Berisha 90% e familjeve shqiptare kanë ujë rubineti, Censusi 4083 familje pa tualet në shtëpi

59

June-12-16-31-19FOTO7Kryeministri Berisha ka qenë sot në disa komuna të qarkut të Elbasanit, ku fillimisht u ndal në Labinot-Mal për të marrë pjesë në inaugurimin e shkollës së re 9 vjecare Osman Sllami-Guri i Zi me një investim me vlerë 17 milion lekë.

Nga Labinoti, Kryeministri Berisha ka sulmuar sërish liderin opozitar Rama duke i thënë se Shqipëria nuk është mesjetë dhe se 90% e shqiptarëve kanë ujë rubineti. Ndërkohë deklaratat e Kryeministrin duken të bien në kontradiktë,  kur vetëm jo pak kohe më parë studimi i censusit kishte konstatuar, se një pjesë e konsiderueshme e familjeve shqiptare ( 2336 familje në Shkodër , 1567 familje në Tiranë dhe 180 familje në Gjirokastër, nuk kanë tualet në shtëpitë e tyre).

Kryetari shoferi i autobuzit mavi kalon nga një vend në një vend tjetër dhe u thotë qytetareve këtu është mesjetë, këtu s’ka ujë. Në vitin 2005 vetëm 60 %  e shqiptarëve kishin ujë rubineti. Sot, kjo shifër po shkon mbi 90 %, por as atëherë nuk ishte mesjetë, as tani nuk është mesjetë, por tani është një përpjekje e fuqishme, për zhvillimin e Shqipërisë, për zhvillimin  e Labinotit, e Elbasanit dhe ne po ecim përpara.

Çdo njeri e kanë dorë të kontribuojë në zhvillim dhe secili prej jush ka kontributin e vet të madh, të gjithë qytetaret pa përjashtim. Ky kontribut bëri të mundur anëtarësimin tonë në NATO. Ky kontribut bëri të mundur lëvizjen e lirë pa viza në Evropë, ky kontribut bëri të mundur firmosjen e stabilizim asocimit, ky kontribut bëri të mundur marrjen e statusit të vendit kandidat së shpejti. E bllokoi për 236 ditë shoku i autobusit mavi, në fund u dorëzua dhe ne do të marrim statusin.

Ndaj dhe le ta lëmë shokun e autobusit mavi të çlodhet në autobusin mavi dhe ne të vazhdojmë bashkë të lodhemi dhe të djersijmë për të realizuar objektivat tona fisnike, të punojmë më shumë për veten tonë, për fëmijët tanë, për të ardhmen tonë , për Labinot-Malin, për Elbasanin, për Shqipërinë”-, tha Berisha.