Rama: Qeveria e re në anën e punëtorëve

61

945416_10151456940046523_1411267374_nNga Bulqiza kreu i PS, Edi Rama, premtoi nje qeveri qe do jete ne anen e punetoreve, per ti dhene fund skllaverimit te tyre. Pas 23 qershorit, Rama tha se do te marre fund shkelja e kontratave konçensionare qe synojne vetem grabitjen e nentokes shqiptare.

“Në katër vite unë do jem krah për krah me ju për ti dhënë fund grabitjes së kësaj pasuri kombëtare, për t’i dhënë fund shkeljeve të vazhdueshme në kontratave koncensiobnare në kurrizin tuaj” tha

Nga Bulqiza, Rama denoncoi edhe presionin qe po i behet qytetareve me ndihmen ekonomike.

“Ndihma ekonomike iu është vënë si lak në fyt qytetarëve. Ne do ti japim fund këtij turpi që nuk ka fjalë për tu përshkruar, kësaj loje të ndyrë. Askush nuk iu ofron punë jo se nuk duan të punojnë. Programi ynë i Rilindjes ndihmën ekonomike do ta shndërrojë nga lëmoshë për të mbajtur peng të varfërit, në një formë për punësimin e të gjithë atyre që duan punë”, tha ai.

Ndërkohë në një bashkëbisedim me banorë të Klosit Rama premtoi përfundimin e rrugës së Arbrit.

“Përsa i takon gjërave që s’ka bërë, PD-ja e drejton gishtin tek ne. Madje unë rezultoj se kam bllokuar gjithë Shqipërinë, jo rrugën e Arbrit, gjëja më e vogël. Puna është se pse nuk e ka ndërtuar PD-ja, atë. Ajo që është bërë është sa për sy e faqe, sa për të shkatërruar mjedisin dhe unë ju them se ne do ta bëjmë rrugën e Arbrit. Dhe ne do bëjmë të gjitha rrugët, ndryshe nga këta. Kjo rrugë hyn tek projektet strategjike, që ne do ta çojmë përpara me shumë vullnet” deklaroi Rama.

Vota e 23 qershorit për kryesocialistin është një votë për të vendosur qytetarët se në çfarë Shqipërie duan të jetojnë.

“Nuk duhet të vendosni a do fitojë Sala apo Edi por a do të vazhdojë rrrënimi apo do fillojë rilindja. Shqipëria duhet të vendose se kur ju bie sëmundja në shtëpi dhe kur janë të papunë, të gjithë ata që nuk kanë lekë të vendosin nëse do vazhdojnë me shërbim shëndetësor me lekë apo falas. Turp është ta themi në shekullin e 21 në vitin 2013 të vendosi a do vazhdojë pa ujë për të pirë e për të vaditur tokën, apo do cojë ujë në cdo rubinet e parcelë, a do ta lërë fshatin në rrënim apo do fillojë rilindjen duke rilindur fshatin. Do vendosi të vazhdojë të mbytet Shqipëria nga plehrat apo do bëhet vendi i bukur dhe i ndershëm që gjithë shqiptarët meritojnë”, tha ai më tej.