Rama: 23 qershori, për të zgjedhur mes rrënimit dhe rilindjes

61

mitingu-psKryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka deklaruar sot se zgjedhjet e 23 qershorit janë për të zgjedhur mes rrënimit dhe rilindjes.

Duke folur në një aktivitet me tëmë “Tironsit për Rilindjen”, kryesocialisti Rama se në 23 qershor do të merret një vendim për “çfarë Shqipërie duam nesër”.

“Zgjedhjet e 23 qershorit është më tepër se zgjedhja mes dikujt e dikujt tjetër. Ka moment në historinë e një vendi ku zgjedhjet janë më shumë se zgjedhje mes palësh.  Zgjedhjet në  vitin 92 ishin zgjedhje mes të shkuarësh  dhe të ardhmes, zgjedhjet e 23 qershorit janë zgjedhje mes rrënimit të mëtjeshëm dhe një rilindje qytetare. Janë zgjedhje për të marrë një vendim për çfarë Shqipërie duam nesër që ti ngjajë më shumë për keq kësaj që kemi tani, ku ka papunësi, arsim jo cilësor, analfabetizëm që rritet, shërbim shëndetësor me para në dorë, plehra që importohen nga jashtë, vend që ka ujë por që nuk pi dot ujë apo të një shoqëri normale ku puna mos të jetë privilegj” tha Rama.

Kryesocialisti Rama premtoi se pas fitores së PS-së në 23 qershor ai do të shikojë me përparësi të gjitha hallet dhe problemet e qytetarëve.

“Ju siguroj duke votuar për PS-në dhe nr 29 ne nuk do të bëjmë magji sepse nuk kemi shkop magjik por një gjë zotohem që hallet e njerëzve do të jenë hallet e mia, problemet e njerëzve do të jenë problemet e mia sepse unë kam bindjen se Shqipërisë i ka munguar shteti” tha Rama.