Dy shpërthime eksplozivi në Vlorë

20130623-084041-280x200I vendoset eksploziv makinës së Sekretarit Politik të PS-së Kreshnik Tepelena. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:45 të mëngjesit të sotëm, ku makina tip BMW X5 me targa AA 768 FN ka shpërthyer, por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz.

Makina ka qenë e parkuar përpara shtëpisë së Kreshnik Tepelenës dhe ai ka komunikuar se me këtë makinë lëvizte Valentina Leskaj.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për ngjarjen.

Eksplozivi i dytë i vendosur, është ndaj makinës së Prokurorit të Rrethit Vlorë, Dorian Tafili, në lagjen ”Pavarësia” Vlorë. Eksplozivi mendohet të jetë vënë rreth orës 00:50. Makina tip “Wolksvagen Golf 4” me targa VL 0615 D, ka pësuar dëme materiale, por nuk raportohet të ketë viktima në njerëz.

 

Ekzekutohet në Laç një person, përpara një qendër votimi

skene-krimi-mos-kalo1Ekzekutohet një person në Laç përpara qendrës së votimit. Sipas raportueses së Top Channel, forcat Renea janë nisur në drejtim të Lacit, pas vrasjes së ndodhur. Gazetarja ka raportuar nga Laçi, se ishin brenda zonës së votimit dhe kanë dëgjuar të shtëna që nuk kuptohej nga vinin. Kur gazetarja ka dalë jashtë ka konstatuar trupin e një personi të shtrirë në rrugë që mendohet të jetë ekzekutuar. Mendohet se ka edhe persona të tjerë të plagosur.

Pritet një konfirmim zyrtar policor së shpejti.

Probleme teknike në disa qëndra votimi

1360138580-228Sipas raportimeve të para në disa zona votimi ka pasur disa probleme të niveleve teknike:

Në Kavajë, raportohet se mungojnë vulat dhe se nuk ka nisur votimi në 2 qendra votimi nr 21 dhe nr 91, deri në orën 7:50 pasi nuk figurojnë vulat e sigurisë. Ndërkohë raportohet se në qendrat e tjera të qarkut Durrës procesi po ecën normalisht.

Në Korçë, është ndërprerë votimi në dy qendra nr 36 dhe nr 48, për shkak të posterave të partive politike.

Në Pukë, raportohet se deri në orën 8:00 nuk ka nisur akoma procesi i votimit, në fshatin Bregë të komunës Rrapë dhe shkak për këtë është bërë ngatërrimi i kapakut të kutisë së votimit.

 

 


Shqiperia sot vendos, Kryetarja e KQZ-së mesazh: Votoni

59257_3Nisi procesi i votimit në orën 7 :00 këtë të dielë për t’i dhënë fjalën sovranit të zgjedhë forcën politike dhe liderin që do të drejtojë vendin për 4 vitet e ardhshme.

Në mënyrë simbolike Kryetarja e KQZ-së Lefterie Lleshi ka hapur qendrën e votimit tek Akademia e Arteve në Tiranë, ku edhe ka votuar. Ajo ka lëshuar edhe një apel publik :

“Mesazhi i ditës së sotme te Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është votoni. I bëj thirrje shqiptarëve të votojnë masivisht. Gjithashtu i bëj thirrje komisionerëve të kryejnë detyrën sipas Kodit Zgjedhor dhe të lenë mënjanë ndikimit politike”,- ka deklaruar Kryetarja e KQZ-së.

Në bazë të regjistrit elektronik pritet të ushtrojnë të drejtën për votë 3 milionë e 271 mijë e 885 zgjedhës.

Qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19 :00. Në total janë 5508 qendra të tilla, 19 qendra votimi janë ngritur në mënyrë që votuesit që gjenden në institucionet e burgimit, rreth 5000,  të mund të votojnë duke ushtruar të drejtën e tyre në bazë të Kushtetutës.

Pritet që numrin më të madh të deputetëve të dalë nga qarku i Tiranës, rreth 32 deputetë, për të cilët priten të votojnë 785 mijë persona, kurse ai i Kukësit më të voglin rreth 4 deputetë, ku pritet të votojnë 77 mijë qytetarë.

Zgjedhjet e sotme konsiderohen të jenë si nga më të vëzhguarat deri më tani ku 9000 vëzhgues kanë zbarkuar në terren. 400 vëzhgues i përkasin vetëm OSBE/ODHIR ndërkohë që kanë zbarkuar në Shqipëri edhe stafe të ambasadave të huaja përfshirë dhe atë amerikane. Një vëmendje e pazakonshme e cila shpreh shqetësimin e ndërkombëtarëve që zgjedhjet të zhvillohen të lira dhe të ndershme.

Braçe denoncon për kryerje krimi Inspektorin e Legalizimeve, Rahman Dupin

erion_braceNjë tjetër denoncim është kryer sot nga deputeti socialist Erjon Braçe. Braçe ka akuzuar Inspektorin e Drejtorisë së Legalizimeve, Rahman Dupi, për pengim të qytetarëvë për të votuar dhe konsumim krimi.

Inspektori në fjalë u ka mbledhur kartat e identitetit, me pretekstin e legalizimeve, mes të cilëve gjenden dhe votues nga Divjaka.
“Tentative 1/Lushnje:

Quhet RAHMAN DUPI  është inspektor në Drejtorinë e Legalizimeve.

Po shkel rende ligjin duke konsumuar një KRIM:

Ka mbledhur kartat e identitetit per efekt legalizimi nga votuesit, mes të cilëve dhe votues në Divjakë, por nuk ua kthen me qëllim që të votojnë nesër!

Edhe nje here: Rahman Dupi, inspektor në Drejtorine e Legalizimeve”,- shkruan Brace në Facebook

 

Greqi: FMN optimiste pavarësisht krizës ekonomike

 

Washington, illustration ville, architecturePavarësisht krizës ekonomike dhe mbylljes së televizionit publik grek ERT, FMN shfaqet optimist për Greqinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar për një kohë të gjatë ka shënjestruar administrimin katastrofik të ERT-së. Mbyllja e televizionit publik shkaktoi greva të vazhdueshme si nga punonjësit e institucionit, po ashtu edhe nga qytetarët që u solidarizuan me to. Ndërsa një anëtar i koalicionit qeveritar u largua. Ato që po kënaqen nga kjo situatë e krijuar me sa duket nuk janë grekët, por kreditorët.

Përballë krizës politike, disa banka qendrore europiane janë të gatshme për të zgjeruar kreditë e tyre mbi borxhin grek. Kthimi i obligimeve në këto dhjetë vjet ka prekur nivelin e tij më të lartë,që prej fundit të prillit.

 

 

Rrëfimi: Ja si vrau gjyshi i Berishës priftin e fshatit

vizite_ne_kullen_e_kryeministrKa ndodhur shumë kohë më parë, në fillim të shekullit të XX, por ende mbahet mend dhe tregohet nga banorët e malësisë së Pukës. Bëhet fjalë për vrasjen e priftit të fshatit Berishë, nga gjyshi i kryeministrit aktual, Sali Berisha, çka më pas do të sillte edhe largimin e tyre përfundimtar nga kjo zonë dhe vendosjen e tyre në Malësinë e largët të Gjakovës. Është fakt se banorët e zonave malore të veriut të vendit janë përfshirë shpeshherë në hasmëri të ndryshme që jo rrallëherë kanë zgjatur edhe më tepër se një shekull, por historia e familjes Berisha do të ishte unike. Kjo për faktin se shënohet e para herë që dikush nga banorët ngre dorë kundër kishës. Kjo do të thotë që edhe pasojat do të ishin më tepër se një vrasje për gjakmarrje, pra një “damkë” që shoqëron familjen e kryeministrit prej më shumë se një shekulli. Ndre P. 67 vjeç, e ka origjinën familjare, pikërisht nga ky fshat, por prej rreth 20 vitesh jeton në kryeqytetin belg, Bruksel. Takohemi me të në një bar-kafe në lagjen Uccle ku bashkëbiseduam rreth ngjarjes së vjetër, çka po e botojmë më poshtë. Në marrëveshje me të intervistuarin po ruajmë pjesërisht anonimatin e tij, pasi ai vetë pretendoi se një pjesë e mirë e familjes së tij jeton ende në fshatin e origjinës si dhe në qytetin e Pukës. Ky rrëfim, bie ndesh edhe me atë që tregon vetë kryeministri, i cili nuk ngurron as të hiperbolizojë shpesh kur tregon për fëmijërinë e tij. Ai flet shumë pak, për të mos thënë fare, për origjinën e tij. Edhe kur i përmend, ai flet sipërfaqësisht, aq sa të jep përshtypjen se fsheh diçka. Ndoshta këtë më poshtë…

Nga është origjina e familjes tuaj?

Nga Berisha e Madhe e Pukës. Por prej shumë vitesh familja ime është zhvendosur nga andej dhe tashmë jetojnë të shpërndarë në disa qytete të mëdha. Një pjesë e fisit tonë ka mbetur ende në fshat dhe jetojnë atje në kushte të vështira, pasi mungon thuajse fare infrastruktura.

Përse mendoni se mungon infrastruktura, kur gjatë fushatës elektorale kryeministri ka pohuar se rrugët janë ndërtuar në çdo fshat të Shqipërisë?

Kryeministri mund të deklarojë çfarë të dojë, por është fakt që në zonën tonë nuk ka investuar. Aq më tepër që edhe origjina e tij është nga ky fshat.

Nga ky fshat? Origjina e Berishës dihet që është nga fshati Viçidol i Tropojës.

Kjo është e vërtetë vetëm për kryeministrin Sali Berisha, ndërsa babai i tij ka lindur në Berishë të Pukës. Saktësisht nuk e di vitin, por sipas asaj që tregohet ende në fshatin tonë, ka ndodhur në fillim të shekullit të kaluar, pra rreth 100 vjet më parë. Gjyshi i Berishës ka vrarë priftin e fshatit dhe për këtë shkak është përzënë që andej dhe është vendosur në Viçidol të Tropojës.

Përse janë përzënë, dhe nuk është zbatuar kanuni me vrasje siç ndodh rëndom në malësi?

Sipas asaj që tregohet në kohën që ka ndodhur krimi, Shqipëria ishte përfshirë në shumë rrëmuja që kishin të bënin me vitet e para të shtetit dhe kohën e turbullt para luftës së parë botërore. Por duke mos pasur zgjidhje tjetër banorët e fshatit, pasi e gjykuan rastin në bazë të Kanunit vendosën që familja e vrasësit të shkishërohej dhe pastaj të përziheshin nga fshati. Ky është fakti që pjesa e mbetur e fisit Berisha në Pukë i përkasin besimit katolik, ndërsa familja e kryeministrit besimit musliman. Pra në fisin e tyre gjysmat janë katolikë dhe gjysmat muslimanë.

A mban lidhje kryeministri Berisha me kushërinjtë e tij nga Berisha e Pukës?

Po, besoj se po. Kjo për faktin se disa prej tyre i ka shpërblyer duke iu ofruar poste të ulëta apo disa vende pune modeste. Por fshati ka mbetur një nga më të varfrit në zonën e Pukës.

Të rikthehemi edhe njëherë tek përzënia, çfarë pasojash të tjera patën ata?

Fisi i tyre ka qenë i madh dhe i fortë, çka siç duket ndikoi edhe mos ekzekutimin e gjyshit të Berishës, por u mjaftuan me përzënie. Fundoja nuk kishin çfarë t’i bënin zemërimit të fshatit, pasi e kishin prekur atje ku nuk mund të shfajësoheshin, aq më tepër që prifti mbante me bukë gjithë njerëzit, përfshi edhe familjen e vrasësit. Sipas asaj që tregohet, hipotezohet se shkak për krimin ishte fakti se prifti e kishte kapur vrasësin duke vjedhur në pronat e kishës. Përzënia ishte më e pakta që mund t’iu bëhej si dënim dhe shpagim njëkohësisht. Kështu që ata kaluan Drinin dhe u vendosën në fshatin Viçidol të malësisë së Gjakovës. Pas kësaj historia e familjes Berisha është e njohur.

Intervistoi Fatos Mahmutaj

Flamur Çani: Arjan Çanin e mbanim në fis si të vonuar nga trutë, por ja që doli djalli vetë

arjan-cani-ftoj-sali-berishenPas mohimit që Arian Çani i bëri xhaxhait të tij pas letrës që ai i dërgoi publikisht, reagon kushëriri i tij Flamur Çani. Flamuri deklaron për Gazetën Dita, se Çani mund të mohojë edhe babanë, jo më xhaxhanë.

Flamur Çani, kushëriri i Arian Çanit është një figurë e njohur në Gjirokastër i cili ka qenë me funksion ish-kryetar i Komitetit Ekzekutiv të rrethit. Babai i Flamurit dhe babai i Haxhiut (gjyshi i Arjanit) janë vëllezër dhe kanë rënë dëshmorë në luftë bashkë.

“Arjani? Arjani mund të mohoj dhe babanë, e jo më xhaxhanë. Po baba a ke ti more djalë? Unë këtë pyetje do t’i bëja pas asaj që ka shkruar në gazetë për xhaxhanë. Mirë bën që na mohon. Fisi ynë janë ose dëshmorë, ose heronj, ai është një bakalaro, është bërë turpi i fisit”.

Flamur Çani shpjegon dhe bursën, që iu dha Arjanit për në shkollën e Gjuhëve të Huaja në Tiranë:

“Ishte vetëm një bursë, e pretendonte një djalë i shkëlqyer me të gjitha notat dhjeta që njihte disa gjuhë të huaja. Unë ndërhyra për t’ia dhënë Arjanit. Ai tjetri ishte nxënës i shkëlqyer, Arjani ishte me mesatare 5.2 nga gjimnazi, por unë e bëra atë punë. Më kritikuan asokohe dhe u mbrojta duke thënë që Arjani është nip dëshmori. Arjani ka shkuar në shkollë të lartë si nip dëshmori”.

“Duket për të qeshur, por kur isha me pushtet Arjani më rrinte pas si këlysh. Tani ka vite që nuk më hap telefonin. Ka përfituar nga ata që sot i mohon. Unë dhe të tjerë në fis e mbanim afër se asokohe dukej si i vonuar nga trutë, por do ti që doli djalli vetë”

Namik Çani, që dërgoi letrën në DITA është vëllai i Haxhi Çanit dhe ky i fundit është babai i gazetarit Arjan. Arjani ka zgjedhur rrugën më të gabuar për tu përballur me letrën publike të xhaxhait të tij, duke e mohuar atë. Duke e quajtur madje edhe “falangë të Edi Ramës”. Ai thotë në reagimin e tij për xhaxhain Namik që “ka vetëm dy halla”. Hallat që përmend Arjani, pra motrat e Namikut dhe Haxhiut, quhen Zelo Daci dhe Shpresa Puci.

“Shpresa  vdiq para një viti, Arjani nuk erdhi fare në varrim. Unë nuk kam ç’t’u them më shumë për, të i tillë njeri është. Mbaj mend ca vite më parë u fejua me një shkodrane, u tall me atë vajzën sic e ka zakon, erdhën ata njerëzit e saj, donin ta vrisnin, i shpëtuam jetën me ndërhyrje e me miq, ua hoqëm duarsh brenda në shtëpi”. Ziver Veizi, i vrarë në 21 janar është kushëri i parë i Haxhiut – e mbyll Flamuri.

 

 

 

Express: Berisha do përdorë kosovarët për të manipuluar rezultatin. Hyn ne lojë dhe Kuvendi i Kosovës

kryeministri-sali-berisha-11Në kampin e së majtes shqiptare ekziston frika se Sali Berisha po bën përpjekjet e fundit për përmbysjen e rezultatit të nesërm zgjedhor, përmes një kontigjenti kosovarësh qe kanë shtetësi të Republikës së Shqipërisë.

Burime të Gazetës Express brenda Partisë Socialiste, kanë treguar planin e Berishës për të mbajtur dhunshëm pushtetin e tij.

“Duke pasur parasysh sistemin tonë elektoral, ku rezultatin final mund ta ndryshojnë një grusht votash, Berisha ka kërkuar përkrahjen e mbështetësve të tij nga Kosova”, ka thënë një zyrtar i PS’se për Express, të shtunn, në kushte anonimiteti.

Të njëjtat informacione janë konfirmuar edhe nga disa burime qeveritare. Madje, sipas tyre, në këtë lojë kanë hyrë edhe disa deputetë të Parlamentit të Kosovës.

“Deputetë te Kuvendit të Kosovës janë të përfshirë në organizimin e njerëzve për të votuar në Shqipëri, të kamufluar si turist. Esenca qëndron se kjo do të bëhet duke keqpërdorur gjithë ata kosovarë që kanë shtetësi shqiptare. Do të votohet në emër të tyre, me personalitete të tjera”, ka thënë një burim qeveritar për Express.

Për përfshirjen e kosovarëve në kurdisjen e zgjedhjeve në Shqipëri, ka pasur intormacione edhe në të kaluarën, duke rritur kështu ndasitë mes dy vendeve. Normalisht, zgjedhjet në Shqipëri nuk do duhej të ishin betejë e shtetasve të Kosovës.

Sequi: zgjedhjet test për institucionet demokratike të vendit

EttoreSequi1DW

Intervistë ekskluzive për DW e Ettore Sequi, ambasador i delegacionit të BE në Shqipëri, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit.

DW: Z. Ambasador çfarë mesazhesh do t’u drejtonit ju votuesve, qytetarëve të Shqipërisë pëz zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit?

Ettore Sequi: Mesazhet janë shumë të qarta dhe mbështeten në konkluzionet e Këshillit Europian në Dhjetor 2012 deklaratën më të fundit të Përfaqësueses së lartë Catherinë Ashtion dhe komisionerit Stefan Fuele.Besojmë se zgjedhjet parlamentare në Shqipëri përbëjnë një test kyç për institucionet demokratike të Shqipërisë dhe natyrisht për progresin e Shqipërisë drejt BE. Ne po vazhdojmë të monitorojmë nga shumë afër përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të së dielës ashtu si do të monitorojmë situatën post- zgjedhore. Presim që zgjedhjet të kryehen sipas standarteve europiane dhe ndërkombëtare. Dëshërojmë që t’u drejtojmë një mesazh votuesve të Shqipërisë: Votoni, nëse doni që zëri juaj të dëgjohet. Në fund të fundit , demokracia është pjesëmarrje. Zgjedhjet janë një mënyrë e drejtëpërdrejtrë për të siguruar pikërisht këtë: demokracinë. Këto janë mesazhet e BE së bashku me partnerët e tij ndërkombëtarë.

DW: Ka një njësim mesazhesh për zgjedhjet e kesaj të diele mes BE dhe partnerëve të tij ndërkombëtare, aresyeja?

Ettore Sequi: Njësimi i mesazheve vjen nga synimi i njëjtë lidhur me këto zgjedhje, që mbeshtetet tek vlerat e përbashkëta. Dhe vlerat janë në thelb, do të thoja, të “ndërtesës europiane dhe euro- atlantike”. Unë e kam zakon te them që Europa është një sistem vlerash të përbashkëta. Mesazhet e BE, të përbashkëta me vendet e tij anëtare dhe partnerët ndërkomnbëtarë, veçanërisht me SHBA, mbështeten pikërisht në këto vlera: demokracia, të drejtat themelore, pjesëmarrje në jetën demokratike të vendit. Ashtu si thashë pak më parë, zgjedhjet janë “përkthimi më i mirë” i vënies në jete të këtyre parimeve.

DW: Cilat janë pritshmëritë tuaja nga administrata zgjedhore, partitë politike, shoqëria civile?

Ettore Sequi: Kemi pritshmëri të larta kundrejt partive politike, shoqërisë civile e kështu me rradhë. Pritshmëritë tona janë në radhë të parë për një proces të qetë, që nga njëra anë të sigurojë besimin e qytetarëve të Shqipërisë tek institucionet e tyre demokratike dhe nga ana tjetër të sigurojë një bazë të shëndoshë për pranimin dhe respektimin e rezultatit. Në këtë kuptim, roli i administratës zgjedhore, i partive politike, i shoqërisë civile është jashtëzakonisht i rëndësishëm, është kyç. Presim një pjesëmarrje të lartë në votime, pjesëmarrje të lartë të shoqerisë civile në monitorimin e procesit elektoral,presim një administratë zgjedhore të pavarur, profesionale, të shpejtë, presim që politikanët të marrin përgjegjësinë dhe të sigurojnë që qytetarët e Shqipërisë të kenë besim tek procesi dhe të respektojnë rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Natyrisht, që BE pret që gjithë aktorët politikë dhe mbështetësit e tyre të sigurojnë zhvillimin paqësor të zgjedhjeve.

DW: Ambasador Sequi, ju po flisni për besim të zgjedhësve, të qytetarëve tek institucionet demokratike të procesit zgjedhor. Ndër më kryesorët mes tyre është KQZ, që vazhdon të jetë në krizë nga mosfunksionimi i tij me gjithë anëtarët por vetëm me 4 në vend të 7 syresh. A ka ndonjë shpresë, sado të vogël, që deri të dielën, mosbesimi që gjeneron tek votuesit funksionim i mangët i KQZ te mund të rikuperohet nga kompletim me gjithë anëtarët e tij, të paktën për sa i përket pikërisht besimit të votuesive pa u ndalur tek respektim i ligji, Kodit etj?

Ettore Sequi: Faleminderit shumë, kjo është një pyetje shumë e rëndësishme, thelbësore. KQZ duhet të marrë vendime me shumicë të cilësuar prej 5 votash q ë nuk i ka. Nuk është kurrë vonë që KQZ të funksionojë i kompletuar , me gjithë anëtarët e saj.Dhe besoj se kjo çështje duhet zgjidhur pikërisht për të siguruar më tepër besim tek procesi. Ndërkohë duhet të pranojmë që situata aktuale përmban në vetvete disa sfida lidhur me vendimet që kërkojnë një shumicë të cilësuar. Plotësimi KQZ me të gjithë anëtarët e saj është në mënyrë shumë të qartë thelbësor perkundrejt besimit dhe mirëbesimit të votuesve ndaj institucioneve zgjedhore. Gjithsesi,përsëris : nuk është kurrë vonë të zgjidhet ky problem.

DW: Keni shpresë, keni ndonjë sinjal nga palët?

Ettore Sequi: Më tepër se sinjale kam pritshmëri.

DW: A mund të arrijë amplituda e mosbesimit te i votuesve deri në mospranim të rezultatit,ne kontestim të tij nga njëra apo tjetra palë, në fakt nga ajo që do të humbasë zgjedhjet?

Ettore Sequi: Ashtu si thashë pak më parë situata në fjalë paraqet disa sfida. Ashtu si deklaroi para disa ditësh Zv.Ndihmës Sekretari Amerikan i shtetit, Philip Reeke, – deklaratë me të cilën jam plotësisht dakort- se “ mënyra si partitë politike po zhvillojnë fushatën elektorale, si KQZ menaxhon dhe administron procesin, si do të regjistrohen votat, si do të të zgjidhin mosmarrveshjet dhe ankesat, si do te bëhet numërimi, si partitë politike dhe publiku do të presin rezultatin final – të gjitha këto do të dërgojnë një mezazh shumë të rendesishem për të ardhmen e Shqipërisë, unë do të thoja për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Jam shumë i sigurtë se të gjithë e dinë, e kuptojnë këtë.

DW: E diela, dita e zgjedhjeve është shumë afër. Më falni që po kembëngul: a ka ndonjë gjasë që BE të ushtrojë ndikim që ky mesazh të përkthehet në veprime konkrete. Çfarë do të bëjë delegacioni i BE të dielën?

Ettore Sequi: Para së gjithash ne po monitorojmë nga shumë afër procesin zgjedhor,përgatitjet per diten e votimit dhe do të vazhdojmë të monitorojmë. Kemi qënë shumë të qartë për nevojën që zgjedhjet e së dielës të jenë në përputhje me standartet europiane dhe ndërkombëtare. Kemi vepruar dhe po veprojmë edhe tani me deklaratat, zotimet tona, kontributin në misionin vëzhgues të ODIHR-it, BE ka vënë në dispozicion fonde për të financuar 32 vëzhgues afatshkurtër dhe 6 afatgjatë. Do të mbulojmë edhe një numër shumë të madh qëndrash të numërimit të votes,do të marrim pjesë aktivisht në procesin e vëzhgimit, në procesin e votimit dhe të regjistrimit, të dyja këto segmente të procesit të votimit jashtëzakonisht të rëndësishme. Kjo do të injektojë më shumë besim dhe mirëbesim tek procesi. Sinqerisht , besimi dhe mirëbesimi në Shqipëri nganjëherë është “një mall që mungon”. Nga ana tjetër, besojmë që besimi dhe mirëbesimi tek procesi është një përgjegjësi e drejtuesve politikë dhe partive politike të Shqipërisë. Do të doja të shtoja për të rinjtë dhe të rejat që votojnë për herë të parë se këto zgjedhje janë një mundeësi shumë e mirë për ta që zërat e tyre të dëgjohen, është fjala për të ardhmen e tyre. Pres një pjesëmarrje të madhe në votime por sidomos nga rinia. Nga përvoja e qëndrimit tim në Shqipëri- tani më bëhen 8 vjet- admiroj vitalitetin, entuziazmin, madje edhe idealizmin e rinisë . Rinia e Shqipërisë meriton shumë. Nëse jemi dakort që zgjedhjet e mira do ta ndihmojnë Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt Europës, mendoj qe të rinjtë dhetë rejat janë ata qe do të përfitojnë më shumë nga procesi i integrimit europian, prandaj duhet të marrin pjesë aktivisht në zgjedhjet e të dielës, pasi është fjala për të ardhmen europiane të vendit të tyre.