Pavarësisht krizës ekonomike dhe mbylljes së televizionit publik grek ERT, FMN shfaqet optimist për Greqinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar për një kohë të gjatë ka shënjestruar administrimin katastrofik të ERT-së. Mbyllja e televizionit publik shkaktoi greva të vazhdueshme si nga punonjësit e institucionit, po ashtu edhe nga qytetarët që u solidarizuan me to. Ndërsa një anëtar i koalicionit qeveritar u largua. Ato që po kënaqen nga kjo situatë e krijuar me sa duket nuk janë grekët, por kreditorët.
Përballë krizës politike, disa banka qendrore europiane janë të gatshme për të zgjeruar kreditë e tyre mbi borxhin grek. Kthimi i obligimeve në këto dhjetë vjet ka prekur nivelin e tij më të lartë,që prej fundit të prillit.


