Express: Berisha do përdorë kosovarët për të manipuluar rezultatin. Hyn ne lojë dhe Kuvendi i Kosovës

63

kryeministri-sali-berisha-11Në kampin e së majtes shqiptare ekziston frika se Sali Berisha po bën përpjekjet e fundit për përmbysjen e rezultatit të nesërm zgjedhor, përmes një kontigjenti kosovarësh qe kanë shtetësi të Republikës së Shqipërisë.

Burime të Gazetës Express brenda Partisë Socialiste, kanë treguar planin e Berishës për të mbajtur dhunshëm pushtetin e tij.

“Duke pasur parasysh sistemin tonë elektoral, ku rezultatin final mund ta ndryshojnë një grusht votash, Berisha ka kërkuar përkrahjen e mbështetësve të tij nga Kosova”, ka thënë një zyrtar i PS’se për Express, të shtunn, në kushte anonimiteti.

Të njëjtat informacione janë konfirmuar edhe nga disa burime qeveritare. Madje, sipas tyre, në këtë lojë kanë hyrë edhe disa deputetë të Parlamentit të Kosovës.

“Deputetë te Kuvendit të Kosovës janë të përfshirë në organizimin e njerëzve për të votuar në Shqipëri, të kamufluar si turist. Esenca qëndron se kjo do të bëhet duke keqpërdorur gjithë ata kosovarë që kanë shtetësi shqiptare. Do të votohet në emër të tyre, me personalitete të tjera”, ka thënë një burim qeveritar për Express.

Për përfshirjen e kosovarëve në kurdisjen e zgjedhjeve në Shqipëri, ka pasur intormacione edhe në të kaluarën, duke rritur kështu ndasitë mes dy vendeve. Normalisht, zgjedhjet në Shqipëri nuk do duhej të ishin betejë e shtetasve të Kosovës.