Rama në krah të Ajalës: skuadra e palës humbëse të vazhdojë me numërimin

22

424490_10151516465041523_1236315356_nNë një dalje publike për shtyp nga selia e PS-së lideri socialist Rama ka dalë në krah të Sekretarit të Përgjithshëm të Internacionales Socialiste, Luis Ajala.

Ajala, uroi liderin Rama, të gjithë shqiptarët dhe Shqipërinë për zgjedhjet dhe falënderoi të majtën për bashkimin i cili garantoi fitoren e thellë.

“Është një moment madhështor për Shqipërinë, Edi Ramën dhe socialistët. Jam i lumtur të përgëzoj popullin shqiptar dhe shoqërinë shqiptare, për mënyrën se, si u kryen këto zgjedhje. Doja t’i dërgoja ngushëllimet e familjes tonë socialiste të gjithë atyre që vuajtën nga incidenti i ditës së diel.

Këto qenë zgjedhje që i mblodhën njerëzit me vendosmëri për të përcaktuar një rrugë të re për vendin. Në fakt, ky është një lajm i shkëlqyer për Shqipërinë, për Europën, për familjen socialiste europiane, ku Edi Rama është Zëvendëspresident.  Ashtu siç i drejtoj urimet e mia të thella Edi Ramës dhe socialistëve, uroj edhe partinë e Metës, LSI. Ata provuan se si bashkimi i socialistëve, progresistëve mund të sjellë një vizion të ri për vendin. Tashmë, Edi Rama dhe Ilir Meta përfaqësojnë një vizion, një të ardhme të përbashkët. Ajo që ne presim është që ata që janë në krye të institucioneve të dalin dhe të pranojnë rezultatin e numërimit të ndershëm që po kryhet”, tha Ajala.

Ndërsa Rama u shpreh, se nga zgjedhjet e 23 qershorit, ajo që fitoi vërtet ishte Shqipëria.

Ne vazhdojmë të presim qetësisht në respekt të etikës tonë demokratike dhe evropiane, që kundërshtari të pranojë humbjen dhe të bashkohet me fitoren e madhe të Shqipërisë. Këto ishin një palë zgjedhje që sikur e kam përsëritur më parë përbënin një takim me historinë në të njëjtën përmasë dhe përgjegjësi për të ardhmen si ato të vitit 1992. Arsyeja pse rezultati i ka tejkaluar të gjitha parashikimet është se shqiptarët kanë marrë vendim solemn për të mbyllur një epokë të vjetër dhe për të hapur një të re njësoj si në vitin 1992. Ka kohë për fjalimin e fitores, por kjo është koha për të bashkëpunuar së bashku që procesi i numërimit të përfundojë një orë e më parë dhe për këtë bëj apel që skuadra e numëruesve të palës të humbur të bëjë detyrën në mënyrë që Shqipëria të fillojë nga puna. Për ne dhe për mua personalisht ky nuk është triumfi i disave kundër disave, por triumfi i sovranit që ndau me këto zgjedhje Shqipërinë nga historia e zgjedhjeve të manipuluara”,-deklaroi lideri socialist Rama.