SHBA përshëndesin popullin shqiptar për pjesëmarrjen e lartë në votime

DoSVOA

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara përshëndesin popullin shqiptar për pjesëmarrjen e lartë në votime duke ripohuar angazhimin për të ardhmen demokratike të Shqipërisë.

Zyrtari amerikan tha se procesi i numërimit të votave duhet të jetë transparent dhe të përfundojë me shpejtësi e saktësi, në mënyrë që të ripërforcojë vullnetin e popullit shqiptar.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri pati një ekip të zgjeruar vëzhguesish që ndoqën zgjedhjet në mbarë vendin.

Harta momentale e fitores

Nga 12 qarqe të vendit, 11 qarqe janë fituar deri më tani nga PS dhe 1 qark nga PD.

1000395_196565743835974_1677526479_n

Kukan: Zgjedhje jo perfekte, por presim përfundimin e numërimit

kukanIntervistë ekskluzive e DW-së me europarlamentarit Eduard Kukan, kryetar i Delegacionit ad hoc të Parlamentit Europian, për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.Eduard Kukan

DW: Z. Kukan, jeni në prag të nisjes për në Bruksel, cilat janë përshtypjet tuaja për zhvillimin e votimit dje në Tiranë dhe ecurinë e deritanishme të numërimit? A ju dhanë garanci palët se do të pranojnë rezultatin?

Eduard Kukan: “Nga aq sa patëm mundësi të ndjekim procesin e votimit dje, më 23 qershor, nga takimet që zhvilluam me drejtues të partive politike,mendoj se ajo vajti në përgjithësi mirë, në mënyrë normale, përveç incidentit tragjik në qytetin e Laçit, ku u humb një jetë njerëzore dhe kjo është e tmerrshme, nuk mund të përligjet dhe justifikohet për asnjë arësye. Ne vizituam katër qendra votimi në Tiranë, nuk u futëm brenda por biseduam me qytetarët që do të votonin ose kishin votuar. Nuk pati raportim incidentesh të tjera dramatike. Të dy drejtuesit kryesorë politikë, në takimet që zhvillova sot paradite me ta , thanë që dita e votimeve ishte normale dhe e civilizuar, gjë që është lajm i mirë, pasi procesi elektoral nuk është vetëm votimi por edhe administrimi i votës , procesi i numërimit, pranimi i rezultateve që janë po kaq të rëndësishme sa edhe votimi. Nga takimet që zhvilluam sot me Z. Berisha dhe Z. Rama morëm garanci për përgjegjësitë e tyre politike që procesi të jetë konstruktiv deri në fund. Kryeministri Berisha rikonfirmoi dhe përsëriti se do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve. Ai shtoi se interesi i tij kryesor është që zgjedhjet parlamentare të jenë në përputhje me ligjin shqiptar dhe standartet europiane. Kjo ishte vërtet inkurajuese. Edhe Z. Rama na tha se ai është gati të kontribojë për një atmosferë politike konstruktive dhe të përfundojë procesin në një mënyrë të ligjshme. Delegacioni ynë kthehet sot në Bruksel me mesazhe pozitive. Ajo që ne presim nga Shqipëria janë zhvillim i zgjedhjeve” të lira, të ndershme, demokratike” që do tësjelln një imazh të ri për vendin, që është shumë i rëndësishëm, pasi të gjithë presim të ketë një raport pozitiv për Shqipërinë dhe për të ecur përpara lidhur me statusin e vendit kandidat. Për këtë status zgjedhjet parlamentare janë testi më i rëndësishëm për pjekurinë politike të vendit. Shpresojmë që kjo të provohet dhe konfirmohet nga procesi i numërimit që do të përfundojë sonte. Ne takuam edhe kryetaren e KQZ, Lefteri Lleshi, që tha se nuk ka shumë ankesa që po mbrijnë në KQZ nga qendrat e votimit. Ka ankesa por asgjë dramatike dhe shpreson se shumë shpejt do të ketë çertifikim të rezultatit.”

Pra për ju këto ishin zgjedhje “të lira dhe të ndershme”?

Eduard Kukan: “Natyrisht , ka patur problem, kriza në KQZ, ne deklaruam se ajo duhet zgjidhur para ditës së votimit, se duhet të funksionojë plotësisht me 7 dhe jo 4 anëtarë për të marrë vendime me shumicë të cilësuar, që tani nuk i merr dot. E vetmja zgjidhje ligjore është çertifikimi i rezultatit nga Kolegji Zgjedhor. Dhe kjo do të jetë një minus në raportin për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Gjithashtu delegacioni ynë dhe vëzhguesit ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it kanë dëgjuar për raste kur punonjësit e sektorit publik janë vënë nën presion nga autoritetet shtetërore të votojnë në favor të partive që bëjnë pjesë në koalicionin qeverisës. Pra nuk kanë qenë zgjedhje të përkryera, por nëse problemi i numërimit do të përfundojë sonte pa asnjë problem…”

Do të përfundojë sonte, kur?

Eduard Kukan: “Duhet të përfundojë sonte, në orën 22.00. Është interesante se për kohën pyetëm secilin nga dy liderat politikë kryesorë, Berishën dhe Ramën, dhe na thanë të njëjtën gjë. Po kështu edhe kryetarja e KQZ, Znj. LLeshi na siguroi që sonte do të ketë përfunduar procesi i numërimit. Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, aty nga shtatori do të jetë formuar Parlamenti dhe qeveria e re.

A ndjeni ndonjë farë shqetësimi se mos pas përfundimit sonte , në orën 22.00 të mbrëmjes të procesit të numërimit, mund të ketë protesta nga mbështetës, militant të palës humbëse?

Eduard Kukan: “E drejtë. Për këtë folëm shumë qartë me dy drejtuesit politikë, Berisha dhe Rama, dhe u kërkuam të marrin përgjegjësi për situatën politike në vend pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Pra mendoj se këtë herë protestat dhe manifestimet në rrugë për mospranim të rezultatit nga pala humbëse do të shmangen. Dhe për sa kohë dy drejtuesit kryesorë politikë janë të ndërgjegjshëm për përgjegjësitë e tyre, le të shpresojmë që e kaluara e rezultatit të kontestuar të zgjedhjeve do të arshivohet në histori. Ne dëshirojmë që Shqipëria pas këtyre zgjedhjeve të ketë një imazh më të mirë politik se sa e kishte para zhvillimit të tyre. Kjo nuk është e lehtë , është e vështirë, por është e nevojshme për vendin që të lëvizë përpara drejt Europës.”

Çfarë pritet të ndryshojë për Shqipërinë pas këtyre zgjedhjeve, që ju i përshkruat me tone pozitive?

Eduard Kukan: “Parlamenti Europian është mbështetësi më i madh i procesit të zgjerimit të BE. Kështu ka qënë përherë dhe kështu ka mbetur. Ne përpiqemi të shprehim mbështetjen tonë ndaj çdo vendi aspirant për t’ u bërë pjesë e zgjerimit, nëse Komisioni Europian ka shumë procedura burokratike ne e shtyjmë të shpejtojë. Kjo ndodh edhe për Shqipërinë. Shqipëria po pret vërtet për statusin e vendit kandidat. Në Dhjetor do të jetë Këshilli Europian që do të merret me Progres Raportet e KE për çdo vend aspirant, që KE do t’i publikojë diku nga tetori. Nëse Progres Raporti do të pasqyrojë situatën e re në Shqipëri dhe shpresojmë që situate e re do të jetë pozitive, e ndryshme nga ajo që pasoi zgjedhjet parlamentaretë vitit 2009: bojkot të Parlamentit, grevë urie nga opozita e protesta në rrugë etj. që ne besojmë fort që nuk do të përsëriten. Shpresojmë që Progres Raporti që është përherë objektiv është një mundësi tjetër për Shqipërinë që të përballet me situatën në një mënyrë të vërtetë , europiane. Por kjo varet nga drejtuesit politikë, nga vetë shqiptarët.”

Ky është mesazh konstant i PE dhe BE. Çfarë do të mund te thoni tjetër sot, para nisjes tuaj për në Bruksel?

Eduard Kukan: “Kemi qenë të sigurtë që pjesëmarrja e qytetarëve në këto votime do të ishte më e lartë se në zgjedhjet e mëparshme parlamentare, ato të vitit 2009, edhe pse nuk ka ende të dhëna përfundimtare. Dua të falenderoj gjithë votuesit, ky është një mesazh shumë i rëndësishëm, që njerëzit janë të interesuar për të ardhmen e vendit të tyre. Është edhe një mesazh për politikanët që ata duhet të punojnë fort për të mirën e fundit. Dëshiroj të theksoj përgjegjshmërinë politike të drejttuesve politikë për këto zgjedhje që filluan mirë dhe duhet të përfundojnë mirë sepse ne dëshirojmë të ketë vetëm një fitues të këtyre zgjedhjeve. Emri i tij është “Shqipëria”.

Ministrat po transferojnë me urgjencë paratë ne bankat e huaja

money02251
foto ilustruese

Gazeta Dita

Sipas disa portaleve online “transfertat me origjinë nga Shqipëria janë shumëfishuar në dy tre javët e fundit”. Një nga portalet përmend emrat e Pollos, Imamit, Olldashit e Bregut, por burimet e cituara janë ende anonime dhe të pasigurta.

Fonde të regjistruara nëpër sistemin bankar shqiptar në emër të miqve apo familjarëve të zyrtarëve të pasuruar falë korrupsionit, janë duke u larguar nga Shqipëria? Këtë sugjeron një lajm i shpërndarë dje në disa portale online, ku përmendeshin edhe disa mbiemra ministrash, por pa dhënë citime burimesh të besueshme. Lajmi thuajse nuk ka patur mbulim pertej pjeses online. Sipas këtij informacioni (portalet që e kanë botuar citojnë “një burim anonim pranë Bankës së Shtetit”) në javët e fundit, qysh prej fillimit të fushatës elektorale, është rritur me ritme të përshpejtuara numri i transfertave nga Shqipëria. Të rritura po ashtu rezultojnë edhe shumat që janë transferuar nga llogari bankare në Shqipëri, nëpër llogari bankare jashtë vendit.

“Tax heavens”

Portali top-lajm.com shkruan se ajo që bën përshtypje në lidhje me këtë lajm është fakti se një numër i madh i këtyre transfertave të vlerave monetare është bërë për në vende që kanë sisteme të ulëta taksimi mbi vlerat e depozituara në banka dhe që njihen si “tax heavens”. Vende të tilla janë një strehë e sigurt për ata që duan të fshehin vlera monetare që janë siguruar në mënyra ekstraligjore apo edhe të paligjshme, për ti fshehur këto asete nga sytë e shtetit e të mbikqyrësve.

Tax Heavens sigurojnë mbrojtjen e identitetit të depozituesit me anë të një kuadri të zgjeruar ligjor, që mund të anashkalohet vetëm në raste ektreme, sic janë hetimet për mbështetje ndaj terrorizmit apo raste të tjera të kësaj natyre. Këto vende janë të preferuarat e politikanëve të korruptuar.

Çfarë shumash?

Kurse portali tregues.com thotë se “transfertat me origjinë nga Shqipëria janë shumëfishuar në dy tre javë, por si pasojë e periudhës së procesimit nëpërmjet sistemit të pagesave që ndodhet brenda Bankës së Shqipërisë, janë dashur pak ditë për ta vërejtur këtë fenomen. Banka e Shqipërisë nuk ka ndërmend ta bëjë publik këtë lajm pasi është e bindur se impakti mbi sistemin bankar nuk ka për të qenë i madh, ajo që e ka bërë dukurinë që të bjerë këto ditë në sytë e Bankës Qëndrore është fakti se në masën dërrmuese të tyre këto transferta janë prej shumash që janë disafish më të mëdha sesa transfertat normale”. Kurse portali 365.al shkruan se nuk bëhet fjalë vetëm për transferta të pazakonta por edhe në disa raste për mbyllje llogarish dhe tranferim total të shumave jashtë Shqipërisë.

Përmenden dhe emra

Një tjetër faqe online dainosal.com pretendon se burimi bankar ka përmendur edhe emra. Sipas kësaj faqeje “lajmi fillestar është dhene nga nje burim anonim prane Bankes se Shqiperise që menaxhon edhe sistemin e pagesave nderbankare dhe eshte verejtur se disa nga njerezit qe kane bere transferta te medha jane te aferm fisnorë dhe te aferm pa lidhje fisnore te disa prej figurave kryesore te maxhorances aktuale. Ky portal shkruante dje: “Nderkohe qe transfertat nga persona kane nje limit kur duhen raportuar, shume tansferta jane kryer edhe nga biznese qe jane perfolur per lidhje me politikane te ndryshem. Transferta te ketij lloji jane bere nga disa njerez me mbiemrin Olldashi, nga te aferm e partnere biznesi te familjes se Majlina Bregut, Po ashtu transferta te medha monetare flitet se jane bere nga biznese qe kane lidhje me Ministrine e Mbrojtjes dhe nga familjare te Arben Imamit, si edhe nga njerez te Genc Pollos. Deri tani kjo eshte e vetmja liste emrash qe eshte bere publike…”.

PD në bashkëpunim më CEZ tenton ndërrimin e kutive, shpallet në kërkim Igli Çela

kuti-votimi

Punonjës të CEZ kanë hyrë fshehurazi tek KZAZ 33, te shkolla « Bajram Curri » në Tiranë duke u përpjekur të ndryshojnë kutitë e votimit.

Përfaqësues të PS-së kanë arritur t’i zbulojnë duke njoftuar menjëherë policinë. Policia ka shpallur në kërkim punonjësin e CEZ, Igli Çelën i cili akuzohet për dëmtim të materialeve të votimit, ndërkohë që të dyshuarit e tjerë deklarohet se janë mbyllur brenda sallës.

Raportohet se kanë qenë 6 persona të cilët kanë tentuar të ndërrojnë kutitë, të cilët kanë qenë në shoqërim të dy kandidatëve të PD-së.

 

PD: Ne do të jemi fitues

gerti-bogdaniPartia Demokratike ka dhënë një deklaratë për shtyp nëpërmjet deputetit të saj Gerti Bogdani, ku theksohet se PD do të jetë fituese.

“Partia Demokratike dëshiron që të falenderojë gjithë komisionerët dhe numëruesit e votave, të cilët kanë bërë dhe po bëjnë një punë shumë të mirë.

Ne vazhdojmë që të besojmë se do të jemi fitues. Këtë e bazojmë në rezultatet e fundit, të cilat tregojnë se mund të përmbysin rezultatin.

Nuk duhet të harrojmë që në këtë kohë në vitin 2009 Edi Rama proklamonte fitoren, por në fakt ai humbi. Nuk duhet të harrojmë gjithashtu, që në këtë kohë, në vitin 2011 Edi Rama proklamonte përsëri fitoren, por përsëri mbeti në opozitë.

Ne u bëjmë thirrje të gjitha forcave politike të vazhdojnë një proces të qetë dhe të rregullt të numërimit të votave dhe të mos bllokojnë procesin. E përsërisim, asnjë forcë politike nuk duhet të bllokojë procesin, sepse qytetarët duhet të shohin të gjitha votat e tyre të numëruara, sa me shpejt dhe saktë”,- deklaroi Gerti Bogdani për PD-në.

KQZ: PS kryeson në 11 qarqe nga 12 që ka vendi, ndërsa PD në 1 qark

kuti-votimiSipas të dhënave të deklaruara nga KQZ, janë numëruar deri tani 1309 kuti nga 5508 në total të tilla. Rezultatet paraprake flasin për një avantazh të dukshëm të Aleancës së majtë.

Nga 12 qarqe të vendit, Aleanca e majtë kryeson në 11 qarqe dhe PD në 1 qark, atë të Kukësit.

Rezultatet më të fundit të publikuara nga KQZ:

TIRANE
APMI 39,86% / 23490 vota
ASHE 56,45% / 33261 vota

DURRES
APMI 45,46% / 9475 vota
ASHE 51,61% / 10758 vota

ELBASAN
APMI 41,03% / 12718
ASHE 56,70% / 17714

LEZHE
APMI 46,75% / 9667
ASHE 51,97% / 10301

VLORE
APMI 31,13% / 9296
ASHE 64,18% / 19156
Arben Malaj 735 vota

GJIROKASTER

APMI 30,79% / 1466
ASHE 68,63% / 3268

KUKES
APMI 63,57% / 13418
ASHE 35,45% / 7913

SHKODER

APMI 47,77% / 10714

ASHE 55,09% / 13802

 KORÇE

APMI 40,07% / 25250

ASHE 58,70% / 36422

 FIER

APMI 31.38% / 13020
ASHE 63,53% / 26547

 DIBER

APMI 44,63% / 9705
ASHE 52,36% / 11339

 BERAT

APMI 28,37% / 8107
ASHE 70,73% / 20570

 

 

Reuters: E majta drejt fitores së thellë

Rama-Voton1Fitorja e bindshme e opozitës pasqyrohet edhe në mediat e huaja. Agjencia Reuters shkruan sot se ndërsa votat vijojnë të numërohet, rezultatet e para flasin për rreth 84 mandate të fituara nga e majta.

“Opozita e majtë në Shqipëri i kërkoi kryeministrit Berisha të pranojë humbjen, pas asaj që duket si një fitore e qartë e saj. Partia e ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës thotë se kur janë numëruar më shumë se 20 për qind e votave, aleanca pritet të marrë më shumë se 80 vende në Parlamentin e ri. Nuk pati asnjë deklaratë nga Berisha dhe demokratët, të cilët gjithashtu pretenduan për fitore që në minutat e para pas mbylljes së kutive të votimit.

Projeksionet e para zyrtare tregojnë se socialistët mund të marrin afërsisht 84 mandate, ndërsa demokratët 56”.

Reuters: Zgjedhjet në Shqipëri, dhunë dhe situatë anormale për një vend të NATO-s

Procesi i votimit dhe incidenti i rëndë që ndodhi në hapje të tij në Laç është pasqyruar edhe në mediat e huaja. Agjencia e lajmeve “Reuters” shkruan në faqen e saj online se situata nuk është normale për një vend anëtar të NATO-s.

“Një aktivist u vra dhe një politikan u plagos gjatë një shkëmbimi zjarri gjatë procesit të votimit, i cili po vëzhgohet nga aleatët perëndimorë, duke rritur shqetësimin për demokracinë në vendin anëtar të NATO-s. Opozita pret fitoren, çka do t’i hiqte mundësinë e një mandati të tretë dhe të paprecedent kryeministrit Sali Berisha. Por rreziku i një rezultati të kontestuar është rritur për shkak të numrit të pamjaftueshëm të anëtarëve të KQZ, i cili nuk mund të certifikojë rezultatin.

Ngjarja në Laç rrit frikën e konfrontimit në vendin e polarizuar mes demokratëve të Berishës dhe socialistëve të ish-kryebashkiakut të Tiranës, Edi Rama, pasi dhuna elektorale është një fenomen me precedent.

Që në vitin 1991, Shqipëria nuk ka mbajtur zgjedhje plotësisht të lira e të ndershme dhe një dështim tjetër do të reduktonte ambiciet e vendit për t’iu bashkuar vendeve të BE-së.

Në Laç, një aktivist i opozitës u vra dhe një kandidat për Partinë Demokratike u plagos. Policia tha se është qëlluar me katër armë të ndryshme.

Berisha, një ish-kardiolog, dënoi dhunën. “Votova  44, preka fatin dhe ndjeva një kanqësi të veçantë një ndjenjë që s’e kam përjetuar më parë”, tha ai pasi votoi.

Sondazhet flasin për një diferencë të ngushtë në avantazh të socialistëve të 48-vjeçarit Rama, i cili është në aleancë me një parti të vogël të majtë, e cila ishte më parë në koalicion me Berishën. Rama i humbi zgjedhjet e vitit 2009, çka pasoi me një protestë ku forcat e sigurisë vranë katër persona.

Berisha ka dominuar në jetën politike shqiptare që prej rënies së sistemit stalinist. Në moshën 68-vjeçare, një humbje në këto zgjedhje do të thoshte fund i karrierës së tij politike. Ramma tha sot në Laç se vrasja ishte një përpjekje për të frikësuar njerëzit dhe për t’i mbajtur larg kutive të votimit.

“U bëj thirrje njerëzve të votojnë, sepse një veprim që kërkon vetëm pak minuta kohë do të jetë vendimtar për katër vitet e ardhshme”, tha ai.

Të drejtën e votës në Shqipëri, duke përfshirë edhe emigrantët që jetojnë jashtë vendit, e kanë 3.27 milionë persona. Ky numër është më i madh se ai numri aktual i popullsisë 2.8 milionë banorë.

Qendrat e votimit pritet të mbyllen në orën 19:00. Rezultatet zyrtare priten në darkë vonë, por sistemi i numërimit në zgjedhjet e shkuara ka dëshmuar vonesa dhe mosnjohje rezultati.

Rama i ka tërhequr tre përfaqësuesit e tij në KQZ-në me 7 anëtarë, pasi qeveria përzuri nga ky komision një anëtar të partisë që ndryshoi koalicionin.

Socialistët dhe demokratët e Berishës nuk ndryshojnë shumë në pikëpamjet për integrimin e vendit në BE apo politikat properëndimore. Por marrëdhënia e tyre kontradiktore nuk e bën të lehtë qëndrimin e Brukselit dhe aleatëve të NATO-s ndaj politikës shqiptare.

Bashkimi Europian është shprehur se zgjedhjet janë një test krucial para se Shqipëria t’i afrohet bllokut 27-vendësh, pjesë e të cilit Kroacia do të bëhet në korrik. Shqipëria aplikoi për t’u anëtarësuar katër vite më parë, por ende nuk është bërë kandidate për anëtarësim.

Qeveria që do të dalë nga këto zgjedhje do të përballet me efektet e krizës së eurozonës në ekonomi, në një kohë kur rreth 1 milion shqiptarë punojnë në Itali dhe Greqi, dy vende të prekura nga kriza. Ndërsa Shqipëria ka shmangur deri tani recesionin, remitancat kanë shënuar rënie, kurse borxhi publik dhe deficiti buxhetor janë rritur”./Dita/

Rama apel Berishës: Ka gjithmonë një kohë për të humbur. Eshtë momenti ta bësh me nder, për hir të Shqipërisë

rama (1)Lideri socialist, Rama në një Deklaratë për shtyp nga Selia e PS-së deklaroi se ne këto zgjedhje më e rëndësishme është fitorja e Shqipërisë dhe ftoi kundërshtarët të nxjerrin Shqipërinë me dinjitet nga ky proces. Rama theksoi se ky është momenti ku të humburit mund të marrin pjesë në fitoren e vendit të tyre.

Fjala e plotë e Ramës:

“Dje ju thashë që Rilindja ka fituar mbi rrënimin, sot ju them qe fitorja do jetë dhe më e thellë nga ç’ duket.

Por, ka kohe akoma për te festuar, tani është koha, për të përmbushur dy, aspekte themelore te kontratës sonë me Shqipërinë.

E para thirrja ime për çdo deputet për çdo drejtues dhe koordinator, për çdo numërues te PS-së dhe aleancës për Shqipërinë europiane, asnjë votë asnjë votë, asnjë votë nuk duhet të cënohet, duhet të numërojmë çdo votë në respekt të çdo shqiptari. Duhet të sigurojmë që çdo votë që zgjedhësit shqiptar kane çuar në kutinë e votimit, të numërohet dhe të shkojë në atë adresë ku ato e kanë çuar.

Te mbrojmë çdo votë të çdo subjekti zgjedhor të koalicionit tonë dhe të subjektit opozitar.

Sot, është dita e parë e Rilindjes dhe sot ne duhet të sillemi me votën e çdo shqiptari si fuqia që do të rilindë Shqipërinë dhe Rilindja duhet sot të respektohet me respektin për çdo votë.

Prandaj, në çdo moment të jemi në lartësinë e Kushtetutës, të jemi në lartësinë e ligjit zgjedhor te moralit te kësaj Rilindje te Shqipërisë qe quhet Aleanca e Shqipërisë Europiane.

Dhe e dyta , por jo më pak e rëndësishme, sot kemi detyrimin t’i japim Shqipërisë dhe shqiptarëve mundësinë që të krenohen përpara botës mbarë për këtë proces zgjedhor, nga ku Shqipëria duhet të dalë e pastruar nga njollat e së kaluarës, të dali si një popull europian që me votën e tyre dëshmuan përkatësinë e tyre ndaj këtij atdheu, që e shpëtuan.

Prandaj, unë dua t’i drejtoj një mesazh kundërshtarit tonë: ka gjithmonë një kohë për të humbur dhe sot është koha ta bësh këtë me nder, ne nderin e Shqipërisë duke bashkëpunuar ne çdo tavolinë numërimi duke garantuar dinjitetin dhe pacenueshmërinë e popullit shqiptar. Ky proces duhet te vazhdoje pa pengesa. Te gjithë ato që janë çuar nga partitë për të numëruar votat e sovranit duhet të jenë në lartësinë e tyre në këtë detyre fisnike.

Ne këto zgjedhje ka fituar aleanca jonë dhe ka humbur PD dhe aleanca e tyre dhe është detyrimi ynë dhe i tyre që të nxjerrim Shqipërinë nga ky proces dhe duke u ndarë njëherë e përgjithmonë nga zgjedhjet e cenuara, të manipuluar dhe turpëruese

Shqipëria nga këto zgjedhje duhet të dalë me kokën lart.

Dhe ky është ai moment në politikë ku të humburit mund të marrin pjesë në fitoren e vendit të tyre” deklaroi lideri socialist Rama

DW: Hantke: Palët të pranojnë rezultatin e pa manipuluar të zgjedhjeve

0,,16884616_303,00

Në Shqipëri sot po vazhdon numërimi i votave në qendrat e numërimit për të përcaktuar fituesin e zgjedhjeve të djeshme parlamentare. Nga numërimi i deritanishëm rezulton se Koalicioni i majtë opozitar “Aleanca për Shqipërine Europiane” ka fituar 58% të votave ose 82 mandate deputetësh, kurse koalicioni i djathtë qeverisës “ Aleanca për Punësim, Mirëqenie, Integrim” 42%.ose 57 madate deputetësh. Të dyja forcat  kryesore, PD në pushtet dhe PS në opozitë pretenduan mbrëmë  fitoren e tyre, pas një votimi që u njollos nga një shkëmbim vdekjeprurës zjarri në qytetin e Laçit, ku mbeti i vrarë një mbështetës i opozitës, Gjon Gjoni, dhe u plagos rëndë një kandidat për deputet i PD. Pretendimet e të dyja palëve për fitore ushqejnë rrezikun e kontestimit të rezultatit nga pala humbëse.

KQZ ka publikuar rezultatet paraprake nga numërimi i deritanishëm i kutive të votimit në disa zona të Shqipërisë. Sipas tyre PD është fituese  në veri të Shqipërisë dhe kryeson në Kukës, Shkodër por edhe në qytetin bregdetar të Durrësit. Kurse PS kryeson në Tiranë, Fier, Elbasan, Vlorë, Berat, Dibër, Gjirokastër, Korçë.

Pjesëmarrja në votime 50% në nivel kombëtar – 1,5 milion zgjedhës më shumë se numri zyrtar i popullsisë

KQZ ka ka publikuar edhe të dhënat paraprake lidhur me përqindjen e pjesëmarrjes në zgjedhje nga votuesit në 12 qarqet e vendit. Pjesëmarrja më e lartë raportohet në Kukës me 58% dhe më e ulta në Vlorë me 40 për qind. Mbështetur në listat e votuesve, të publikuara nga Ministria e Brendshme,  numri i tyre është  3, 2 milion.  Ndërkohë që shifra zyrtare e publikuar nga Instituti i Statistikave, (INSTAT) për popullsinë e Shqipërisë, pas censusit te vitit 2011 është  2, 8 milion vetë. Nga krahasim i këtyre dy shifrave zyrtare, nga institucione shtetërore,  rezulton një diferencë prej më se 1,5 votues më shumë  se popullsia e Shqipërisë. Nëse shifrës së votuesve i hiqen edhe fëmijët apo të rinjtë që nuk kanë mbushur moshën për të votuar diferenca bëhet edhe më e madhe. Burime zyrtare nga Ministria e Brendshme argumentojnë këtë diferencë të madhe me ardhjen e emigrantëve shqiptarë, kryesisht nga Greqia dhe Italia, por  edhe të shqiptarëve nga Kosova që gëzojnë edhe nështetësinë shqiptare. Sipas të dhënave të sapopublikuara nga Drejtoria  Rajonale e Kufirit dhe Migracionit, në Shqipëri kanë hyrë gjithsej për të votuar vetëm mbi 30 mijë emigrantë, kurse shifrat për kosovarët nuk janë publikuar.

Dritë – hijet  e procesit zgjedhor dhe testi i BE

Apeli kryesor i BE dhe i faktorit ndërkombëtar për procesin zgjedhor në Shqipëri, që tani ka hyrë në fazën vendimtare të numërimit është përmbushja e standarteve europiane dhe ndërkombëtare të zgjedhjeve demokratike, realizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, si testi kryesor për marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria. Frank Hantke, Drejtor i Fondacionit Gjerman “Fridrich Ebert” në Tiranë thotë për DW:

“ …Dëshira ime është që të dyja palët të pranojnë rezultatin e pa manipuluar, që pritet të dalë pasnesër, të mërkurën” thotë  Z. Hantke.

Kurse analisti i pavarur i Tiranës, Aleksander Çipa  thotë për DW se  “Testi i BE do të plotësohet nga mënyra sesi do të realizohet tranzicioni i pushtetit, nëse do të ketë rotacion të tij”. Sipas tij ”zhvillimi i qetë dhe paqësor i fushatës elektorale është tregues pozitiv, shpalosja e programeve të forcave politike në garë dhe vëmendja ndaj problematikës social- ekonomike. Përballë këtyre anëve pozitive qëndron dhuna ekstreme, vrasja në Laç, rrethanat ende të pazbardhura dhe dyshimet për korrupsion zgjedhor.”

BE e cilësoi dje refuzimin e dhunës si një nga standartet më të rëndesishme europiane dhe ndërkombëtare dhe Parlamenti Europina theksoi se fati i zgjedhjeve “do të varet nga reagimi i forcave politike ndaj rezultatit”. Në 20 vjet pluralizëm politik dhe demokraci Shqipëria ka dështuar të zhvillojë zgjedhje me rezultat të pakontestuar, gjë që e ka lënë atë pas vendeve të tjera të rajonit si Mali i Zi, Maqedonia, Serbia në procesin e integrimit europian.

Pranimi i rezultatit nga palët duket celësi i këtyre zgjedhjeve. Burime zyrtare nga delegacioni ad hoc i Parlamentit Europian,i ardhur në Shqipëri për zgjedhjet e djeshme parlamentare thanë për DW se kreu i tij, europarlamentari Edurad Kukan do të zhvillojë sot paradite takime me kryeminisatrin Berisha dhe liderin e opozitës Rama.