Vritet një biznesmen në Laç

24

Policia-incidenteNjë tjetër vrasje është shënuar paraditën e sotme në Laç pas vrasjes së përfaqësuesit të LSI-së dy ditë më parë në këtë qytet.

Sipas informacioneve më të fundit është vrarë 50-vjeçari Lekë Syziu, biznesmen në qytetin e Laçit ndërsa dyshohet se janë plagosur edhe 2 persona.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:50 pranë gjykatës së rrethit Kurbin ndërsa ende nuk dihet identiteti i të plagosurve por dyshohet se ata kanë qënë kalimtar të rastit.

Mësohet se Syziu ishte përfaqësues i PD-së por sipas policisë ngjarja ka ndodhur për konflikte pronësie dhe jo për motive politike.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.