Flamur Noka akuzon popullin shqiptar si tradhëtar

ministri_flamur_noka03Ministri i Brendshëm akoma në detyrë, akuzon popullin shqiptar se është tradhtar. Ai e quan të tillë pasi gjykon se Kryeministri akoma në fuqi, Berisha i ka bërë shumë të mira këtij populli, por faji është i popullit që është tradhtar dhe nuk ja njeh të mirat Berishës.

Më poshtë keni prononcimin e Flamur Nokës, në rrjetin social Facebook:

“Lider që solli demokracinë në vend.

Lider që ngriti flamurin tonë përkrah vendeve të tjera të NATO-s.

Lider që bëri Shqipërinë më të sigurt në rajon.

Lider që bashkoi popullin shqiptar nëpërmjet RRUGËS SË KOMBIT.

Libër që bashkoi shumë e shumë familje shqiptare me LIBERALIZIMIN E VIZAVE.

Lider që rriti zhvillimin ekonomik në Shqipëri.

Lider që rriti cilësinë e jetesës së shqiptarëve.

Lider që solli 24 orë drita, ujë dhe pa paguar ne ato i kishim.

Lider që ngriti ndjeshëm turizmin shqiptar.

Lider që bashkoi Elbasanin me Tiranën.

Lider QË U TRADHTUA NGA TË MIRAT QË I BËRI KËTIJ POPULLI.

Lider që kurrë nuk do të harrohet.

Lider si Ty nuk vjen me Sali Berisha

Ne ty të duam. Ti je lideri ynë”.

 

Zbulohen Direktivat e fshehta të Berishës: Urdhërohet baza të kërkojë rikandidimin e tij

sali-berisha-2011-5-19-14-1-48Gazeta Dita ka publikuar sot një burim konfidencial brenda qeverisë, i cili ka arritur të zbardh 7 direktivat, që janë shpërndarë me urdhër të Berishës menjëherë pas dorëheqjes së tij.

1-Të shpërndahen informacione të rreme për ‘kontakte mes Berishës dhe Metës’

2-Të bllokohen llogaritë e biznesmenëve që kanë mbështetur PS, që të mos ketë likuiditet               për paga, sa më shumë prej tyre të çohen në prokurori për pastrim parash.

3-Të mbushet arka e PD se është bosh.

4-Të goditen njerëzit e Jozefina Topallit e Rodvan Bodes.

5- Të goditen bizneset dhe individët në Bulqizë që mbështeten PS e LSI

6-Të kërkohet nga baza rikandidim i Sali Berishes.

7-  Prej shtatorit e tutje, jepen orientime për ta çuar vendin në kaos ekonomik – qëllimi: për dy vjet zgjedhje të parakoheshme.

(vijon)

Për më tepër lexoni në gazeta Dita.

 

Konfirmohet: Rama Kryeministër, Meta Kryetar Parlamenti

meta-ramaLideri socialist Rama dhe Kreu i Lëvizjes për integrim Meta, janë takuar sot në Hotel ’Sheraton’ për të vazhduar bisedimet në lidhje me formimin e qeverisë së re. Gjatë takimit është rënë dakord që Kryeministri i ardhshëm do të jetë Edi Rama, ndërsa Kryetar i Parlamentit Ilir Meta. Ndërkohë është shprehur shqetësim në lidhje me aktet e paligjshme, që po kryen qeveria akoma në fuqi, nëpërmjet prokurimeve dhe koncesioneve të reja që po vendosen gjatë këtyre ditëve.

“U ra dakord që në funksion të një ndarjeje të përgjegjësive për të përmbushur me sukses detyrimet që burojnë prej votës plebishitare të 23 qershorit për Aleancën për Shqipërinë Europiane, kryetari i PS Edi Rama do të drejtojë qeverinë e re, ndërsa kryetari i LSI Ilir Meta do të drejtojë Kuvendin e ri.

U konfirmua angazhimi publik i PS-LSI për të ndarë mandatin e deputetit nga detyra ekzekutive e ministrit.

U vlerësua se pikësëpari një grup i përbashkët pune nën drejtimin e Sekretarit të Programit të PS, Ilir Beqja, dhe anëtarin e kryesisë së LSI Edmond Haxhinasto, duhet të nisë menjëherë nga puna për planin e detajuar të punës së 300 ditëve të para që do t’i paraqitet publikut në muajin shtator. Ky grup pune do të vendosë kontakte me grupet e interesit si edhe me ekspertë vendas e të huaj të nivelit më të lartë.

U çmua e nevojshme, edhe në vijim të kontaktit që të dy kryetarët patën dje me autoritete përfaqësuese të Azerbajxhanit, që në mbështetje të plotë të projektit të TAP të krijohet një Task Force. Kjo Task Force duhet të bëhet operative për të ndjekur fazën përgatitore të projektit si edhe për të organizuar në  bashkëpunim me partnerët në këtë projekt, procesin e kualifikimit të burimeve njerëzore vendase që do të përfshihen në fazën e realizimit të projektit.

U shpreh shqetësimi për të dhënat më të fundit që tregojnë se qeveria në detyrë nuk po bën thjesht kujdestarinë dymujore që imponon verdikti plebishitar i 23 qershorit, por po vazhdon në një inerci që nuk është në dobi të vendit e të qytetarëve. Prandaj dy liderët e koalicionit fitues vendosën të bëjnë apel për urtësi e përgjegjshmëri nga ana e kryeministrit në detyrë dhe e qeverisë së tij, në mënyrë që të mos ndërmerren hapa që bien ndesh me etikën e një qeverie kujdestarie. Të ndalen prokurimet e reja, të mos merren vendime për koncesione të reja të pasurisë publike, të garantohet që administrata të mos përfshihet në veprime antiligjore apo joetike të orës së fundit me arkën e shtetit.

U nënvizua nevoja për t’i dhënë vendit një skuadër qeverisëse që do të sjellë një model të ri sjelljeje e veprimi në procesin qeverisës, si edhe një model të ri gjithëpërfshirës të parlamentarizmit me një frymë bashkëpunuese jo vetëm me opozitën po edhe me shoqërinë  në procesin ligjvënës.  

U dakordësua ecuria e mëtejshme e konsultimeve për strukturën dhe përbërjen e qeverisë së re, për të cilën do të dëgjohen me vëmendjen e merituar edhe aletatët e tjerë”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për shtyp nga LSI.

 

Zhvillohet Këshilli i katërt i Stabilizim Asocimit, BE-Mal i Zi

eu flagNë Bruksel është mbledhur Këshilli i katërt i Stabilizim Asocimit BE- Mali i Zi. Gjatë këtij Këshilli u ekzaminuan sfidat politike dhe ekonomike, që janë grumbulluar në Mal të Zi, në muajt dhe javët e fundit. Në filtër shqyrtimi kaluan dhe vendimet parlamentare të fundit të muajit maj, si edhe puna e bërë kundrejt Planeve të Veprimit për hapjen e Kapitujve 23 dhe 24, të kuadrit legjislativ të BE-së.

Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë në BE, Stefan Fyle ka deklaruar pas përfundimit të Këshillit të katërt të Stabilizim Asocimit midis BE dhe Malit të Zi, se takimi ishte i frytshëm.

Fyle theksoi, se BE ka bërë të qartë se progresi në çështjet si : amendimet kushtetuese, hetimi i çështjes së Audio-Regjistrimit, si edhe ndjekja e rekomandimeve të OSBE-së pas zgjedhjeve presidenciale, do të jenë një faktor i rëndësishëm, që do të përcaktojë progresin e ardhshëm në negociatat e aderimit.

Komisioneri për Zgjerimin vlerësoi se, një vit pas hapjes së negociatave, jemi në aktivitet të plotë përsa i përket negociatave të aderimit: dy kapituj negociues tashmë janë hapur dhe mbyllur përkohësisht dhe është duke u diskutuar një numër thelbësor i raporteve ekzaminuese me Shtetet Anëtare.

“Komisioni po e ndihmon aktivisht Malin e Zi, në këtë proces. Ne presim që autoritetet e Malit të Zi të shfaqin vullnetin politik të nevojshëm, për të kapërcyer sfidat dhe të ngrihen në nivelin e pritur nga BE, në lidhje me negocimin e një vendi për aderimin e tij në BE”,- ka deklaruar Fyle.

Komisioneri për Zgjerimin ka konfirmuar gjithashtu, se është vështruar edhe progresi i fundit siç janë vendimet Parlamentare të fundit të majit, në adresimin e disa prej sfidave të fundit, dhe punën kundrejt Planeve të Veprimit për kapitujt 23 dhe 24, të cilët pritet të adoptohen shumë shpejt nga qeveria.

“Jam i lumtur të konstatoj, duke ndjekur zhvillimet e fundit në Parlament, se Mali i Zi po lëviz drejt ‘normalitetit’ sërish. Është e rëndësishme që konkluzionet parlamentare të 31 Majit të përkthehen në rezultate konkrete”,- vlerësoi Fyle.

E rëndësishme sipas Komisionerit Fyle, është tashmë implementimi Planeve të Veprimit, në mënyrë që të mund të hapen sa më shpejt Kapitujt 23 dhe 24, të cilat pritet të sjellin përmirësime konkrete për sundimin e ligjit, në Mal të Zi. Gjithashtu sipas tij, rezultate konkrete në këtë drejtim, janë të nevojshme për progres të vazhdueshëm në procesin e aderimit.

Mali i Zi, deklaroi pavarësinë nga Unioni Serbi-Mali i Zi, më 2006, dhe vetëm më 2008, shteti i ri depozitoi një kërkesë anëtarësimi në Bashkimin Europian. Më 2010, Komisioni doli me një mendim të favorshëm ndaj kërkesës së aderimit të Malit të Zi, duke përcaktuar njëkohësisht 7 kritere të cilat duhej të aplikoheshin përpara hapjes së negociatave të aderimit dhe Këshilli i akordoi statusin e vendit kandidat.

Më dhjetor 2011, Këshilli hapi procesin e aderimit me synim hapjen e negociatave më qershor 2012. Negociatat e aderimit me Malin e Zi filluan vetëm, më 29 qershor 2012

Me 18 Dhjetor 2012, janë hapur dhe mbyllur përkohësisht kapitujt 25 mbi Shkencën dhe Kërkimin dhe më 15 prill 2013 është hapur dhe mbyllur përkohësisht Kapitulli 26 mbi Edukimin dhe Kulturën. 35 Kapituj në total kanë të bëjnë me përthithjen e kuadrit ligjor, sipas fushave të caktuara të BE-së./im.ta/

 

 

 

Brad Pitt, Cameron Diaz dhe Penelope Cruz në një film thriller

cruz-diazXhirimet e filmit ‘The Counselor’ kanë mbledhur bashkë  në një set xhirimesh Brad Pitt, Cameron Diaz, Penelope Cruz dhe Javier Bardem. Elita e Hollivudit po xhirojnë skenat e filmit me regjisor Ridley Scott dhe skenarin e Cormac McCarthy dhe filmi së shpejti do pushtojë kinematë e mbarë botës.

 

 

 

 

 

 

 

 

SHBA,Senati miraton projekt-ligjin për imigracionin

foto/ eacouncil.org/
foto/ eacouncil.org/

Senati amerikan miratoi një reformë të rëndësishme në ligjet e imigracionit me 68 vota pro dhe 32 kundër. Projekt-ligji është një përparësi për axhendën e Presidentit Obama, por ballafaqohet me një të ardhme të paqartë në Dhomën e Përfaqësuesve:

Projekt-ligji i Senatit ofron mundësinë e shtetësisë përmes një rruge të gjatë dhe të vështirë për miliona imigrantë pa dokumenta.  Demokrati Richard Durbin ndihmoi në hartimin e dokumentit:

“11 milionë vetë do të paraqiten për t’u regjistruar në dokumentat e qeverisë sonë, do të paguajnë taksat, gjobat, dhe do të pranojnë që të bëhen subjekt i një analize të biografisë, para se të kenë të drejtën e shtetësisë në këtë vend”.  

Projekt-ligji përpiqet të thjeshtëzojë mënyrat për imigracion të ligjshëm, duke vënë theksin tek tërheqja e punonjësve të kualifikuar. Po ashtu dokumenti kërkon forcimin e masave të kontrolli në kufi, gjë që e vuri në dukje Senatori republikan Marco Rubio.

“Ky propozim përfshin masat më të forta të sigurisë së brendshme dhe kontrollit të kufirit në historinë e vendit. Për shembull, përfshin fonde për ngritjen e një gardhi 1126 kilometrash përgjatë kufirit dhe shton 20 mijë agjentë të rinjë kufiri.  Ky propozim parashtron plane specifike për teknologjinë që kërkohet për çdo sektor të kufirit”. 

Të gjithë senatorët demokratë e mbështetën projekt-ligjin, së bashku me afro 1 të tretën e senatorëve republikanë. Kundërshtarët, si Senatori David Vitter, nuk janë të bindur se do të përmbushë premtimet për sigurinë:

“Së pari, thuajse menjëherë jepet amnistia për imigrantët e paligjshëm. Më pas, ndoshta, realizohet zbatimi i ligjit”. 

Republikanë të tjerë argumentuan se shtimi i miliona imigrantëve në forcën e punës në Shtetet e Bashkuara do të ulte pagat dhe do të rriste papunësinë.
Por sipas një analize nga një grup jopartiak, projekt-ligji i Senatiti do të nxiste rritje ekonomike dhe do të ulte deficitin buxhetor. Këtë argument theksoi edhe Senatori demokrat Charles Schumer:

“Më pak imigrantë të paligjshëm, shtohet prodhimi i përgjithshëm i brendshëm, shtohen vende pune dhe ulet deficiti. Kush mund ta kundërshtojë këtë? 

Por rezistenca ndaj këtij propozimi është e lartë në radhët e republikanëve që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner ka hedhur poshtë idenë e hedhjes në votë të projekt-ligjit të Senatit./VOA/

Topi: dorëheqja e Berishës pozitive, por e pamjaftueshme për reflektim

TopiKreu i FRD, Bamir Topi dha sot një deklaratë për shtyp. Topi shprehu mirënjohjen për votën, që qytetarët i kanë dhënë partisë së tij, pranoi rezultatin zgjedhor dhe theksoi se, PD ka nevojë për reflektim. Topi e konsideroi pozitive dorëheqjen e Berishës, por vlerëson se kjo është pak për të filluar procesin e reflektimit brenda së djathtës.

Më poshtë keni deklaratën e kreut të FRD-së Bamir Topi: 

“Dal sot në emër të FRD për të bërë një deklaratë në lidhje me procesin zgjedhor.

Të nderuar qytetarë, të dashur anëtarë dhe mbështetës të FRD.

Sot mbyllet zyrtarisht procesi zgjedhor i 23 qershorit. Qytetarët morën vendim të qartë për rotacion politik dhe krijimin e një aleance të re qeverisëse.

Në emër të FRD, shpreh publikisht njohjen e rezultatit të këtyre zgjedhjeve. Ne urojmë fituesin e zgjedhjeve dhe i inkurajojmë të mbajnë premtimet e dhëna, duke siguruar publikun se do jemi forcë aktive opozitare. Vendi ka nevojë për mirëqeverisje, sikurse ka nevojë për një opozitë të re, serioze dhe të aftë të përfaqësojë alternativën konkurruese të pushtetit.

Mirënjohje për më shumë se 30 mijë qytetarë, që në kushtet e polarizimit ekstrem, vendosën të besojnë në vlerat e parimet e FRD.

Ndjehem dyfish i nderuar që mbi 10 mijë qytetarë të kryeqytetit zgjodhën FRD, duke arritur kuotën më të lartë për një parti jashtë koalicioneve.

Falënderim për zotin Sinanaj, kandidatin tonë fitues në garën lokale në Sevaster të Vlorës.

Ne kemi rezervat tona për votën de facto, por si parti pa përfaqësim në komisione dhe me një vit në jetën politike, fenomene të tilla ishin të pritshme.

Në një sistem të ndershëm zgjedhor rezultati ynë do kishte qenë më i thellë. Ne nuk kemi mundësi ndaj e pranuam këtë sistem. Ne hymë në garë për të ofruar më të mirën për qytetarët dhe jemi krenarë.

Gjej rastin të theksoj se FRD vlerëson se vota popullore ndëshkuese për arrogancën e pushtetit aktual, penalizoi më shumë se gjithçka të djathtën e vërtetë shqiptare.

Mijëra demokratë të vërtetë janë në opozitë për shkak të modelit të keqqeverisjes dhe abuzimit të pushtetit.

Kritikat tona të vazhdueshme u refuzuan, por elektorati me votë i vërtetoi ato.

Sot në emrin tim dhe FRD vlerësoj dorëheqjen e kryetarit të PD dhe e shoh si një hap pozitiv, por jo të mjaftueshëm për të nisur një proces reflektimi brenda të djathtës.

Ajo parti mbetet një pasuri për Shqipërinë. Mijëra demokratë të ndershëm nuk janë vetëm. Ata meritojnë respekt dhe falje publike. Kjo tendencë për të evituar përballjen me realitetin vonon jo vetëm rikthimin e tyre dinjitoz në vendimmarrjen politike, por edhe procesin e krijimit të alternativës ndaj pushtetit”, – deklaroi Topi.

 

Mustafaj: Kapardisja e Ministrave të Berishës është fyese

besnik mustafajPas daljes publike të ish-kreut të PD-së, Berisha dhe pas mbledhjes së qeverisë ditën e djeshme, vjen dhe një deklarim nëpërmjet rrjetit social FB, të ish-deputetit demokrat dhe ish Ministrit të Jashtëm, Besnik Mustafaj. Ai deklaron, se është i habitur se, si në një katastrofë të tillë elektorale, nuk ka asnjë shenjë reflektimi nga Ministrat e Kabinetit Berisha, qoftë dhe në statuset e tyre në Facebook. Kapardisja e tyre është fyese, ka deklaruar ai.

“Të dashur miq! Berisha, ashtu siç i takonte, e mori publikisht përsipër gjithë përgjegjësinë e humbjes. Shoh se ky fakt po keqkuptohet rëndë nga ministrat. Në statuset e tyre në FB nuk shfaqin asnjë shenjë reflektimi. Ata duhet të rrinë thellësisht kokulur para demokratëve në radhë të parë për katastrofën elektorale që shkaktuan të gjithë bashkë. Kapardisja e tyre është fyese”,- deklaron në fb, Mustafaj.

 

Shpërthen bombola e gazit në çerdhe, nuk ka viktima

bombolaDitën e sotme një ngjarje e rëndë ka tronditur çerdhen shtetërore në Kamëz. Raportohet, se një bombol gazi ka shpërthyer por fatmirësisht nuk ka pasur viktima.

Deklarohen tre persona të cilët kanë marrë plagë të konsiderueshme, përkatësisht roja i çerdhes dhe kuzhinierja ndërsa, një fëmijë i cili po ashtu është dëmtuar, raportohet se dëmet janë të lehta.Të tre të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Qendrës Spitalore Universitare « Nënë Tereza ».

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 dhe shkaku kryesor dyshohet të jetë rrjedhja e një bombole gazi, e cila më pas ka provokuar edhe shpërthimin.

 

 

 

Dajti: Duçkollari u vra pas shpine nga oficeri i Policisë F.G

imagesNë seancën e radhës gjyqësore i akuzuari për vrasjen e katër oficerëve të policisë, Dritan Dajti, dha përpara trupit gjykues një dëshmi tronditëse. Ai tha, se oficeri i policisë Duçkollari është qëlluar nga një tjetër oficer policie me inicialet F.G dhe është vrarë pak metra larg makinës ku ndodhej vetë Dajti.

“Duçkollari u vra pas shpine, nga oficeri i policisë F.G. Vrasja ndodhi pak metra larg, para makinës ku ndodhesha unë. Plumbi e ka përshkruar nga shpina në zemër”,- deklaroi Dajti ndërkohë që konfirmon faktin, se Duçkollarin, kolegu e tij e ka qëlluar me armë të tipit kallashnikov.

Seancën gjyqësore të radhës së kaluar Dajti kishte paralajmëruar se do të fliste për vrasjen e 4 oficerëve të ekipit ndërhyrës duke i bërë thirrje familjarëve të oficerit të rënë në detyrë dhe ‘Dëshmor i Atdheut’ Saimir Duçkollari, të jenë prezent në seancë për të mësuar të vërtetën mbi vrasjen e tij.

Pritet reagimi i institucionit përkatës Prokurorisë, se ç’ hapa do të ndërmarrë në këtë situatë pas vlerësimit të provave dhe të dëshmive përkatëse, kundrejt oficerit të policisë F.G.