Dajti: Duçkollari u vra pas shpine nga oficeri i Policisë F.G

20

imagesNë seancën e radhës gjyqësore i akuzuari për vrasjen e katër oficerëve të policisë, Dritan Dajti, dha përpara trupit gjykues një dëshmi tronditëse. Ai tha, se oficeri i policisë Duçkollari është qëlluar nga një tjetër oficer policie me inicialet F.G dhe është vrarë pak metra larg makinës ku ndodhej vetë Dajti.

“Duçkollari u vra pas shpine, nga oficeri i policisë F.G. Vrasja ndodhi pak metra larg, para makinës ku ndodhesha unë. Plumbi e ka përshkruar nga shpina në zemër”,- deklaroi Dajti ndërkohë që konfirmon faktin, se Duçkollarin, kolegu e tij e ka qëlluar me armë të tipit kallashnikov.

Seancën gjyqësore të radhës së kaluar Dajti kishte paralajmëruar se do të fliste për vrasjen e 4 oficerëve të ekipit ndërhyrës duke i bërë thirrje familjarëve të oficerit të rënë në detyrë dhe ‘Dëshmor i Atdheut’ Saimir Duçkollari, të jenë prezent në seancë për të mësuar të vërtetën mbi vrasjen e tij.

Pritet reagimi i institucionit përkatës Prokurorisë, se ç’ hapa do të ndërmarrë në këtë situatë pas vlerësimit të provave dhe të dëshmive përkatëse, kundrejt oficerit të policisë F.G.