Mützenich: Shqipëria e kaloi me sukses provën e zgjedhjeve

foto DW
foto DW

DW

Shqipëria e kaloi testin e zgjedhjeve, por për marrjen e statusit do të shihen edhe aspekte të tjera. Intervistë me Dr. Rolf Mützenich, zëdhënës për politikën e jashtme i grupit parlamentar të SPD-së.

DW: Zgjedhjet e fundit në Shqipëri ishin edhe një test i rëndësishëm për pjekurinë e demokracisë, duke pasur parasysh aspiratat e vendit për integrim evropian. A e kaloi Shqipëria me sukses këtë provë?

Mützenich: Patjetër! Unë mendoj se ky rezultat zgjedhjesh, i cili u pranua edhe nga pala humbëse, këto zgjedhje të cilat rezultuan me më pak parregullsi nga sa ishte shprehur frika fillimisht, do të merren parsysh në shqyrtimin e BE-së në të ardhmen. Por ata që kaluan testin e pjekurisë ishin në radhë të parë zgjedhëset dhe zgjedhësit në Shqipëri.

DW: Si janë premisat që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat në vjeshtë?

Mützenich: Kjo duhet parë me kujdes. Zgjedhjet si të tilla nuk mund të jenë i vetmi kriter. Ka edhe çështje të tjera, të cilat duhet të jenë në fokus, veçanërisht zhvillimi i politikave sociale dhe si do të bëhet krjimi i qeverisë. Pra nëse qeveria e re do të tregojë mirëkuptim për forcat e ndryshme dhe si të thuash do të përpiqet për gjetjen e një koalicioni më të gjerë, duke përfshirë edhe opozitën në çështjet vendimtare për fatet e vendit.

DW: Fushata elektorale në këto zgjedhje u karakterizua në masë të madhe nga akuza dhe kundërakuza të partive / koalicioneve në garë. Tonet janë zbutur pas zgjedhjeve por një pjesë e zgjedhësve që me votën e tyre vendosën për roatacionin e pushtetit, duan të shohin vënien para përgjegjësisë të atyre që mund të kenë abuzuar me pushtetin. Si mund të arrihet vënia para përgjegjësisë e fajtorëve me nevojën për kompromis dhe për unitet të vendit?

Mützenich: Mendoj se qeveria e re në radhë të parë duhet të vendosë si kriter atë që ka kërkuar nga qeveria e vjetër, pra në veçanti të përfshijë në proces konsensusi edhe pakicat politike. Vendi mund të zhvillohet vetëm nëse garantohen të drejtat themelore. Mendoj se në periudhë afatgjatë është e nevojshme përfshirja e të gjitha forcave në qeverisje. Në veçanti mendoj se gjatë viteve të ardhshme do të jetë e rëndësishme të arrihet në vend një lloj pajtimi i qartë, që shoqëria të mos jetë e ndarë në dy grupe të papajtueshme me njëri-tjetrin.

DW: Koalicioni i majtë u paraqit në fushatë me një program ambicioz sa u takon elementeve sociale. Vetë kreu i Partisë Demokratike, kryeministri në largim Sali Berisha, e cilësoi këtë program si utopik dhe deklaroi se një nga arsyet e humbjes ishte fakti që kampi i djathtë nuk ishte i gatshëm të bënte premtime, që nuk mund të realizohen në realitet. A pajtohet një program i tillë me elemente të forta sociale, me një zhvillim me frymëmarrje të lirë të ekonomisë së tregut? Apo forcat e tregut duhet të veprojnë të lira pa ndërhyrje të shtetit?

Mützenich: Unë besoj se është gabim të mendosh që tregu mund të rregullojë gjithçka. Në veçanti zhvillimet e viteve të fundit e kanë hedhur poshtë këtë teori. Sipas mendimit tim ajo që vazhdon ta karakterizojë Evropën është një masë e caktuar përkujdesje bazë e ofruar nga shteti, qoftë sa i takon kujdesit shëndetësor, qoftë sa i takon arsimit apo infrastrukturës. Kjo nënkupton një funksion përkujdesës të shtetit, i cili sigurisht bazohet në gatishmërinë e shoqërisë që të kërkojë nga ata që kanë më shumë, të mbajnë një barrë më të rëndë. Pra kombinimi i ndërhyrjes së shtetit për garantimin e shërbimeve sociale me ekonominë e tregut, është jo vetëm i mundur por edhe një parakusht për një model evropian, i cili vazhdon të miratohet në botë. Unë mendoj se në të ardhmen ky model social evropian duhet të forcohet dhe për këtë duhet të punojnë në veçanti partitë socialdemokrate dhe socialiste.

DW: Shqipëria ka një nga popullsitë më të reja në Evropë. Por rinia shqiptare përballet aktualisht me probleme serioze sa i takon papunësisë, mundësive të arsimimit dhe shanseve në tregun e punës. Çfarë mund të bëjë qeveria e re e Shqipërisë në këtë drejtim?

Mützenich: Unë sigurisht nuk mund të jap këshilla nga larg, por duke iu referuar eksperiencës sonë mund të them se Gjermania tregoi forcën e saj në vitet 70-të duke u përpjekur nga njëra anë ta bëjë sistemin arsimor aksesibël, duke ndihmuar për barazi shansesh ata, të cilët për arsye familjare nuk kishin mundësi. Në fund kjo ndihmoi dhe shoqërinë në Gjermaninë Perëndimore për t’u pajtuar pas konfrontimeve të ashpra gjatë revoltave të studentëve. Mendoj se nga BE duhet të vijë një ndihmë për rininë në vendet në jug të Evropës, por edhe për ato vende, që nuk janë ende anëtarë të BE-së. Kjo është edhe në interes të BE-së për të krijuar stabilitet social dhe kusht për këtë lloj stabiliteti është që rinisë t’i ofrohen shanse. Këshilla ime e dytë në këtë drejtim është që partitë të kujdesen që në radhët e tyre të kenë të rinj të angazhuar politikisht. Ata duhet të jenë fytyra e së ardhmes. Pra në pozicionet politike të mos jenë vazhdimisht vetëm “burra të vjetër” por t’u jepet një shans edhe të rinjve, vajza dhe djem.

Dr. Rolf Mützenich është deputet në Bundestag dhe zëdhënës për politikën e jashtme i grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate Gjermane (SPD).

Intervistoi: Eliana Xhani

Zv. Drejtori i Policisë së Tiranës reagon: Kam lënë hapur fb, dikush tjetër ka shkruar në emrin tim.

Erzen Berçani

Zv.drejtori i Policisë së Shtetit, reagon pas publikimit në media të lajmërimit të tij në rrjetin social facebook. Ai njofton për A1 Report se kishte harruar hapur profilin e tij në facebook dhe dikush tjetër ka abuzuar në emër të tij.

“Nuk e kam shkruar unë komentin për Ramën. Profili në Facebook është vërtet i imi, por komenti jo. Mund ta kem harruar hapur pa dashje faqen në Facebook”, ka deklaruar Breçani.

Thirrje për përmbysje të Edi Ramës nga Zv. Drejtori i Policisë së Tiranës, Brecani  

Numri 2 i Policisë së Kryeqytetit, Erzen Brecani, ka tejkaluar çdo kompetencë ligjore, duke bërë thirrje, në rrjetin social Facebook, për një rrëzim të liderit socialist Rama, që tashmë ka fituar zgjedhjet.

Sipas Gazetës Dita,  Zv. Drejtori i Policisë, ka postuar një lajmërim, ku i kërkon Sali Berishës që t’i prijë, për të larguar Hitlerin Edi Rama, që po gjunjëzon shqiptarët.

Më poshtë keni lajmërimin e plotë të zv. Drejtorit të Policisë së Kryeqytetit Erzen Brecani:

« Pershendetje liderit historik te shqipetareve Doktorr Sali Berishes e duam ndihmen tende se jemi mesuar me ty qe te na prish deri sa te largojm pinjollet e komunistave me ne krye edvin ramen ta largojm kete enver te dyte ne qe dikur studenta te 91 shembem diktaturen enveriste do gjejme forc dhe optimizem do te ngrihemi te tere se bashku me rinin qe te mos e leme kete hitler te gjunjezoj shqiptaret »,- ka deklaruar Brecani.

 

Familja e Remzi Hoxhës: Kërkojmë Drejtësi, Sali Berisha Kryeshefi i grupit të kriminelëve që ekzekutoi babin tonë

remzi hoxhaMe humbjen e pushtetit të së djathtës dhe ikjen e ish Kryeministrit Berisha, familja e Remzi Hoxhës, ish biznesmenit, të rrëmbyer dhe zhukur pa gjurmë nga Shërbimi Sekret, që drejtohej nga Bashkim Gazidede, kërkon të vihet drejtësia në vend. Në një letër publike drejtuar Ramës, familja e Remzi Hoxhës kërkon të vihet drejtësia në vend, duke akuzuar Sali Berishën si Kryeshefin e grupit të kriminelëve, që turturoi dhe ekzekutoi babain e tij.

Më poshtë keni letrën e plotë të familjes së Remzi Hoxhës :

Faleminderit që na e sollët shpresën!

Në emër të familjes Hoxha, më lejoni të përshëndes fitoren historike të Edi Ramës dhe Ilir Metës, e më shumë se kaq të përshëndes dorëheqjen e Sali Berishës nga jeta politike. Familjes tonë tani i erdhi shpresa që për shumë vite vinte duke u zvogëluar. Kemi 18 vite që kërkojmë gjetjen e së vërtetës dhe vënien e drejtësisë në vend për zhdukjen, torturimin dhe vrasjes së babait tim, Remzi Hoxhës.

Nuk më hiqen nga sytë pamjet e proceseve gjyqësore, që ishin të kurdisura dhe që një grup aktorësh amatorë do të kishin aktruar më mirë se trupi gjykues, prokurorja dhe avokatët mbrojtës të personave që zhdukën babain tim. Gjithçka ishte e parapërgatitur në mënyrë që kriminëlët e Berishës të mos dilnin as të njollosur, e lëre më të dënuar. Ky grup kriminelësh, kryeshef i të cilës është Sali Berisha, jo vetëm që e zhduku, torturoi, dhe vrau babain tim, e zhdukën trupin e tij, e torturuan dhe vazhdojnë t’a torturojnë familjen dhe miq e familjes tonë për 18 vite, në fund dolën edhe të pafajshëm. Dhe më irrituesja është që i vetmi dënim, sa do minimal që është, iu dha personit që këta ndihmuan të arratiset, Ilir Kombaros. Pra njerëzit që janë në Tiranë, bashkëpjesëmarrësit e Kumbaros në krim, pra Arben Sefgjini, Budjon Meqe, e Avni Koldashi, lihen absolutisht të lirë, pa asnjë njollë.

Kjo pra tregon se sa thellë e ka kapluar krimi shtetin shqiptar. Për avokatët mbrojtës kutohet se paguheshin që t’i mbrojnë kriminelët, se atë e kanë profesion. Por që edhe prokurorja dhe trupi gjykues të punojnë në shërbim të krimit dhe kriminelëve, këtë vetëm Sali Berisha mundi t’a bëjë. Sot ne ndihemi më me shpresë. Kam 65% të jetës time që kërkoj të gjej eshtrat e babait tim. Kaluan 18 vite, u ndërruan disa pushtete dhe askush nuk ishte i interesuar të na i gjente eshtrat e babait tim, saqë ish-ministri i drejtësisë Aldo Bumçi na tha duke u tallur me ne: “Pse nuk ua gjetën socialistët për 8 vite që ishin në pushtet?” Por kësaj radhe duket ndryshe. Tani kemi shpresë.

Kësaj radhe vërtet duket më ndryshe. Siç edhe besoi dhe shpreson e gjithë Shqipëria dhe votuan për Edi Ramën dhe Ilir Metën, edhe familja ime beson dhe shpreson për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Shpresojmë se drejtësia dhe institucionet e shtetit shqiptar do të funksionojnë ashtu si duhet. Shpresojmë për një Rilindje të vërtetë dhe në vënien në funskion të vlerave më të larta njerëzore. A mos vallë është shumë të kërkojmë eshtrat e babait tim? E gjitha që kërkojmë është t’ia bëjmë babait tim vetëm një varr dhe të vazhdojmë jetën tonë. Edhe një herë, faleminderit që na e sollët shpresën dhe u priftë e mbara.

 

 

 

Rama: Drejtësia do të vihet në vend për 21 Janarin

ramaPartia Socialiste ka festuar sot, 22-vjetorin e krijimit të saj. Kjo festë normalisht duhej të zhvillohej më 12 qershor, por fushata zgjedhore e bëri të pamundur kryerjen e saj, duke e shtyrë për më vonë.

Gjatë fjalës së tij të rastit, Rama nuk la pa përmendur edhe ngjarjet të cilat kanë tronditur opinionin publik, siç është ajo e ‘21 janarit’. Rama premtoi se drejtësia do të vihet në vend, për vdekjen e katër qytetarëve të pafajshëm.

“Unë si kryetar dhe ne si PS vendosëm një sërë objektivash për rikthimin në qeveri me një vizion të ri, program të ri dhe politikë të re. Patëm beteja jo të lehta. U vodhëm në zgjedhje, u baltosëm, bëmë protesta të panumërta dhe grevë urie. Humbëm katër jetë të pafajshme njerëzish, që shpresoj se sot janë më të qetë dhe të cilëve u premtoj se nuk do të jem i qetë derisa të bëj drejtësi për vdekjen e tyre. Por më në fund ia dolëm në mënyrën më të bukur. I kemi dhënë vetes me fitoren e 23 qershorit të drejtën për t’i dhënë fund jetës opozitare të PS”, -deklaroi Rama.

Burri hedh gruan nga kati i nëntë

carabinieri-ap_1Krimi në familje godet sërish. Silvana H. Ka gjetur vdekjen pasi është hedhur nga kati i nëntë i një pallati në Itali. Viktima dhe familja e saj banonin në rrethinat e Milanos, në lokalitetin Kolonjo Monceze.

Zef Lleshi 30-vjeç akuzohet se ka vrarë të shoqen Silvana. H. Fillimisht forcat e policisë kanë qenë të orientuara drejt versionit të vetëvrasjes, pasi gruaja ishte hedhur nga kati i nëntë i një pallati dhe i shoqi kishte ofruar alibinë e vetëvrasjes.

Ndërkohë, gjurmët e lëna në krahun e bashkëshortes si edhe shenjat e një sherri të fortë në familje, me orendi të thyera kanë rrëzuar hipotezën e vetëvrasjes së ngritur nga bashkëshorti. Ai e ka pranuar vrasjen më vonë, që me sa duket duhet të kenë për arsye motive xhelozie.

 

 

Rompuy në Kosovë, pas festimeve në Kroaci

rompuy_sot_ne_prishtine_bildt_Siç edhe kishte deklaruar Presidenti i Këshillit Europian, Herman Van Rompuy pas mbylljes së ceremonisë së anëtarësimit të Kroacisë në BE, ka bërë një vizitë në Prishtinë.

Në një Konferencë për shtyp Van Rompuy falenderoi Kryeministrin Thaçin për Marrëveshjen historike të arritur me Serbinë, duke shpresuar në një zbatim të saj në terren.

“Do të doja që publikisht ta përgëzoja kryeministrin Thaçi që iu përgjigj thirrjes së historisë në drejtim të pajtimit dhe të një të ardhmeje të përbashkët, prosperuese dhe paqësore me fqinjët tuaj. Tani ju duhet të siguroni se marrëveshja do të zbatohet. Jam i kënaqur që mandati për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit është ambicioz. Kjo do t’i mundësojë Kosovës që të vendosë një dialog politik me Bashkimin Evropian dhe të bëjë përparime me reforma në fushën e drejtësisë, luftës kundër korrupsionit, lirisë dhe sigurisë, politikat tregtare, sikurse edhe bashkëpunimin në një varg fushash të tjera”,- deklaroi Van Rompuy.

Po ashtu edhe Kryeministri Thaçi garantoi Presidentin e Këshilllit Europian se Marrëveshja e arritur do të implementohet në një kohë rekord në mënyrë që të përparohet drejt BE-së, si edhe të bëjmë të mundur realizimin e liberalizimit të vizave.

“Unë iu zotova presidentit Van Rompuy, se Kosova të gjitha angazhimet që do të ketë do t’i implementojë në një afat rekord, në mënyrë që të lëvizim me hapa të tjerë në kapituj të tjerë drejt së ardhmes evropiane, duke punuar edhe maksimalisht që sa më shpejt të ndodhë edhe liberalizimi i vizave. Vullneti i popullit të Kosovës dhe vizionit politik të qytetarëve te Kosovës është e ardhmja evropiane, prandaj jemi duke punuar me të gjithë dhe është jashtëzakonisht me rëndësi, i nderuari Van Rompuy, se në Kosovë ka unitet të qëndrueshëm qytetar, por edhe politikë e gjithetnik për të ardhmen evropiane”,- vlerësoi Thaçi.

Kreu i Këshillit Europian u prit gjithashtu edhe nga Presidentja e vendit Atifete Jahjaga dhe Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi.

Biberaj shpall kandidaturën për kreun e PD-së

59biberaj1Aleksandër Biberaj ka shpallur kandidaturën për kreun e PD-së. Në një lajmërim në rrjetin social facebook, Biberaj deklaron se e vetmja gjë që kërkon është një garë e ndershme, gjë që ka munguar gjithë këto vite brenda PD-së.

Të dashur miq demokratë!

Pas inkurajimit që kam marrë gjatë këtyre ditëve nga shumë demokratë në të gjithë Shqipërinë, kam vendosur të shpall kandidimin për kryetar të Partise Demokratike të Shqipërisë. Nëpërmjet kandidimit tim synoj të ringjall vlerat më të mira të demokracisë, të institucionalizoj mirë-funksionimin e demokracisë së brendshme, bazuar në konkurrencën e ndershme, në meritokracinë dhe kontributet e gjithseicilit, sipas modelit të Partive Popullore Europiane. 

Synoj gjithashtu që të bashkoj të gjithë demokratët në këto ditë të vështira, duke respektuar vlerat dhe kontributin e gjithsecilit, pasi nuk ka demokratë të tepërt në PD dhe kundërshtari ynë i përbashkët nuk është brenda nesh. I siguroj të gjithë mbështetësit dhe të gjithë demokratët se po punoj intensivisht për të hartuar një platformë serioze, thellësisht në frymën e idealeve të Dhjetorit ‘90. E gjitha që kërkoj është vetëm një garë e ndershme, gjë që na ka munguar gjithë këto vite brenda PD-së. Në përfundim të një gare të ndershme, unë do të njoh rezultatin, cilido qoftë ai dhe do të punoj, siç di unë të punoj, në mbështetje të programit fitues. Nuk ka rrugë tjetër përveç bashkimit për rikthimin e PD-së në pushtet, në emër të interesave të Shqipërisë”,– deklaron Biberaj në Facebook.

 

 

Rama, takime pune në Kroaci

RAMA---KROACI

Kryeministri i ardhshëm Edi Rama gjatë pjesëmarrjes së tij në ceremonitë festive të organizuara në Zagreb të Kroacisë me rastin e anëtarësimit të saj në BE, është takuar me shumë personalitete.

Sipas Zyrës së Shtypit në PS, Rama pati mundësinë të zhvillonte disa takime pune me Zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Philip Reeker, me Komisionerin për Zgjerim, Stefan Fule, me Kryeministrin sllovak Robert Fico, Zv.Kryeministrin e njëherësh Ministër i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Laicak, me Zv.Kryeministrin e njëkohësisht Ministër për çështjet e BE-së të Danimarkës, Nicolai Wammen, me Ministrin e Punëve të Jashtme të Suedisë, Carl Bildt, si dhe Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Zyra e Shtypit në PS, thekson gjithashtu se në të gjitha takimet e zhvilluara ka mbizotëruar fryma e bashkëpunimit reciprok dhe interesit të vazhdueshëm të këtyre vendeve për hapat që do të ndjekë Shqipëria në rrugën e saj të pakthyeshme drejt integrimit europian.

Protesta më e madhe në historinë e Egjiptit

Sipas një burimi ushtarak ky është mitingu më i madh i zhvilluar deri më sot në historinë e Egjiptit. Me rënien e natës sheshi mori ngjyra të tjera.

foto REUTERS-Amr Abdallah Dalsh
foto REUTERS-Amr Abdallah Dalsh

Ndahet këngëtarja Scherzinger nga piloti i Formulës 1, Hamilton

Nicole_Scherzinger,_fidanzata_di_Lewis_Hamilton_e_paraNdahen këngëtarja Nicole Scherzinger dhe Lewis Hamilton, piloti i Formulës 1, pas pesë vitesh qëndrimi së bashku. Shkak ka qenë axhenda e tyre e ngjeshur që nuk e lejonte çiftin të rrinin më shumë në shoqërinë e njëri tjetrit.

Kjo nuk është ndarja e parë e çiftit. Në janar të vitit 2010, Hamilton dhe Scherzinger u ndanë për tu pajtuar disa muaj më pas. Gjithashtu janë ndarë në fund të vitit 2011 për tu bashkuar sërish në fillim të vitit 2012.