Rompuy në Kosovë, pas festimeve në Kroaci

15

rompuy_sot_ne_prishtine_bildt_Siç edhe kishte deklaruar Presidenti i Këshillit Europian, Herman Van Rompuy pas mbylljes së ceremonisë së anëtarësimit të Kroacisë në BE, ka bërë një vizitë në Prishtinë.

Në një Konferencë për shtyp Van Rompuy falenderoi Kryeministrin Thaçin për Marrëveshjen historike të arritur me Serbinë, duke shpresuar në një zbatim të saj në terren.

Do të doja që publikisht ta përgëzoja kryeministrin Thaçi që iu përgjigj thirrjes së historisë në drejtim të pajtimit dhe të një të ardhmeje të përbashkët, prosperuese dhe paqësore me fqinjët tuaj. Tani ju duhet të siguroni se marrëveshja do të zbatohet. Jam i kënaqur që mandati për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit është ambicioz. Kjo do t’i mundësojë Kosovës që të vendosë një dialog politik me Bashkimin Evropian dhe të bëjë përparime me reforma në fushën e drejtësisë, luftës kundër korrupsionit, lirisë dhe sigurisë, politikat tregtare, sikurse edhe bashkëpunimin në një varg fushash të tjera”,- deklaroi Van Rompuy.

Po ashtu edhe Kryeministri Thaçi garantoi Presidentin e Këshilllit Europian se Marrëveshja e arritur do të implementohet në një kohë rekord në mënyrë që të përparohet drejt BE-së, si edhe të bëjmë të mundur realizimin e liberalizimit të vizave.

Unë iu zotova presidentit Van Rompuy, se Kosova të gjitha angazhimet që do të ketë do t’i implementojë në një afat rekord, në mënyrë që të lëvizim me hapa të tjerë në kapituj të tjerë drejt së ardhmes evropiane, duke punuar edhe maksimalisht që sa më shpejt të ndodhë edhe liberalizimi i vizave. Vullneti i popullit të Kosovës dhe vizionit politik të qytetarëve te Kosovës është e ardhmja evropiane, prandaj jemi duke punuar me të gjithë dhe është jashtëzakonisht me rëndësi, i nderuari Van Rompuy, se në Kosovë ka unitet të qëndrueshëm qytetar, por edhe politikë e gjithetnik për të ardhmen evropiane”,- vlerësoi Thaçi.

Kreu i Këshillit Europian u prit gjithashtu edhe nga Presidentja e vendit Atifete Jahjaga dhe Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi.