Judah: Kroacia që sot u fut në BE, arrestoi ish Kryeministrin e vendit për korrupsion

Ish Kryeministri Kroat, Ivo Sanader i akuzuar dhe denuar per korrupsion- foto afp.com/Hrvoje Polan
Ish Kryeministri Kroat, Ivo Sanader i akuzuar dhe denuar per korrupsion- foto afp.com/Hrvoje Polan

Në një analizë për Financial Times, ‘ Kroacia provon se Brukseli e ka transformuar Ballkanin’, analisti i Ballkanit Tim Judah, hedh një vështrim mbi vendet e Ballkanit.

Ai vlerëson se një faktor i rëndësishëm për sa i përket Kroacisë është edhe arrestimi i bujshëm i zyrtarëve të lartë kroat për akte korrupsioni, si rasti i ish Kryeministrit kroat Ivo Sanader dhe zyrtarëve të tjerë, të cilët tashmë gjenden në burg duke krijuar përshtypjen se peshqit e mëdhenj nuk janë të paprekshëm.

Kjo situatë ka reflektuar edhe në Mal të Zi, ku presionet e BE-së janë të larta përballë ndëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë në akte flagrante korrupsioni. Judah përmend rastin e incizimit audio, në një çështje të madhe korrupsioni në Mal të Zi, ku zyrtarë të lartë të partisë në pushtet ishin incizuar duke diskutuar, se si do i manipulojnë fondet shtetërore dhe se si do të manipulojnë procesin zgjedhor për të fituar kandidati i tyre.

Judah, kthen vëmendjen për një moment edhe mbi Shqipërinë:

“Merrni rastin e Shqipërisë. Më 2009 Edi Rama, lideri i partisë Socialiste, akuzoi Sali Berishën se kishte vjedhur zgjedhjet atë vit. Vitin e kaluar, pas skandalit të korrupsionit, katër demonstrues u vranë nga dritaret e zyrës së z. Berisha nga Garda Kombëtare. Z. Berisha akuzoi Ramën, se po përpiqej të bënte një grusht shteti. Rezultati i gjithë kësaj ishte, se u ndal procesi i integrimit.

Muajin e kaluar, Shqipëria mbajti të tjera zgjedhje. Z. Rama fitoi ndershëm dhe qartë. Z. Berisha nuk i kontestoi dhe dha dorëheqjen. Ky rezultat reflekton edhe faktin se njerëzit u lodhën me të, por ndjesia ishte se vendi u bllokua dhe procesi i integrimit europian ishte një kriter për të matur bllokimin e vendit. Shqipëria tani ka mundësi të mira për t’u bërë një kandidat zyrtar për anëtarësimin në BE nga fundi i këtij viti“,- ka vlerësuar analisti Judah.

 

 

 

 

Egjipt: Nëse Presidenti nuk jep dorëheqjen, kalojmë në mosbindje civile

Kundershtaret e Morsit te mbledhur ne sheshin Tahrir ne Kajro/ foto REUTERS- Asmaa Waguih
Kundershtaret e Morsit te mbledhur ne sheshin Tahrir ne Kajro/ foto REUTERS- Asmaa Waguih

Në Egjipt kanë vazhduar protestat për gjatë gjithë natës për të kërkuar dorëheqjen e presidentit të vendit Morsi.

Mijëra protestues të grumbulluar i kanë kërkuar Morsit të largohet dhe t’i hapë rrugën zgjedhjeve të parakohshme. Atij i është lënë afat deri nesër në orën 15.00, dhe pastaj do të kalohet në një mosbindje civile.

Megjithëse protesat janë raportuar të jenë të qeta, përleshje të pashmangshme kanë ndodhur midis mbështetësve të Morsit dhe kundërshtarëve të tij. Përleshjet kanë degjeneruar në dhunë dhe janë raportuar 5 viktima dhe qindra të plagosur.

Që pas rrëzimit të Hosni Mubarak më 2011, këto janë protesat më të mëdha që po sheh sërish Egjipti. Me qindra protestues kanë protestuar në mbarë Egjiptin.

Morsi ka tërhequr vëmendjen gjatë qeverisjes së tij një vjeçare pasi kritikohet, se i ka dhënë shumë pushtet Vëllazërisë Myslimane si edhe nuk ka arritur të zgjidhë problemet ekonomike në vend.

Ndërkohë që presidenti i vendit Morsi e ka theksuar qartë, se nuk do të japë dorëheqje ai i përsëriti publikut ofertën e tij për dialog, duke pranuar, se qeverisja e tij nuk ka qenë perfekte.

 

 

 

 

Withers: Mbetjet e së shkuarës komuniste u larguan dhe demokracia u rivendos

john-withersNë një letër dërguar shqiptarëve përmes Top Channel, ish-Ambasadori Amerikan në Tiranë, John Withers thotë se vota e 23 qershorit ishte një akt historik.

LETRA E PLOTË E ISH-AMBASADORIT WITHERS

Të dashur miq!

Prej më shumë se një viti, unë kam folur dhe shkruar disa herë dhe për disa raste. Asnjëra nuk ka qenë kaq e  mrekullueshme sa sot. Pas disa vitesh tranzicioni, ju, populli i Shqipërisë folët. Të dielën, më 23 qershor, në një akt të përbashkët kurajoje dhe mençurie, ju u deklaruat në mënyrë të jashtëzakonshme pro lirisë. Veprimi juaj ishte historik dhe admirimi im për ju, gjithmonë i thellë, u thellua edhe më shumë.

Një njeri i madh dikur ka thënë: “Historia ofron momente të rralla kur njerëzit, kapërcejnë të vjetrën për të përqafuar të renë, kur një epokë përfundon dhe kur shpirti i një kombi të shtypur gjatë, çlirohet”. I tillë ishte rasti i 23 qershorit në Shqipëri. Zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit rigraduan busullën e historisë suaj kombëtare. Mbetjet e së shkuarës komuniste u larguan dhe demokracia u rivendos. Tani e tutje, nuk duhet të ketë më kthim pas.

Por unë besoj se këto zgjedhje janë shumë më shumë se qendrime politike, shumë më shumë se sa votë për njërën apo tjetrën parti. Në radhë të parë, ato ishin riafirmimi i idealeve të shqiptarëve që gjithmone kanë ushqyer dhe trashëguar. Që nga kohët e lashta të historisë, nga Pirro e Teuta, te Skënderbeu e Ismail Qemali, shqiptarët kanë luftuar për liri, shpesh edhe në pamundësi të papërfytyrueshme. Që nga shekujt e errët të pushtimeve, ju keni ruajtur ndezur dritën e shenjtë. Qëndresa juaj e një jave më parë e rikonfirmoi marrëveshjen shpirtërore me paraardhësit tuaj trima dhe në kërkim të pashtershëm të lirisë. Dhe në këtë kontekst unë nuk jam i suprizuar: Ju jeni shqiptarë!

Unë nuk mund të them se ju arritët demokracinë perfekte përmes votës, por tani, me besimin dhe përpjekjet e vazhdueshme, ju e keni vendosur ne prioritetet tuaja të arritjeve. Dhe për sa kohë që ju keni si pikësynim këtë sfidë dhe me besim dhe përpjekje për të, do të keni pa pushim mbështetjen e SHBA dhe popullit të saj. Pavarësisht se kë mbështetët, humbesit apo fituesit, kjo nuk ka rëndësi. Amerika i zgjat dorën të gjithë atyre që e kanë shumë të shtrenjtë demokracinë, nuk ka rëndësi se kujt partie i bashkohen. Kështu ka qenë gjithmonë, kështu ka për të qenë gjithmonë.

Unë dua t’i përçoj urimet e mia të sinqerta, kryeministrit të ardhshëm Rama. Ai është një njeri me një inteligjencë unike, prespektivë dhe vizion, i palodhur në devotshmërinë për Shqipërinë. Fitorja e tij ishte e mirëvotuar dhe mëse e merituar. Një sërë detyrash janë përpara tij, por askush si ai nuk ka vlerat për t’ju udhëhequr në epokën e re që ju pret.

Më lejoni të them edhe disa fjalë për kryeministrin në ikje Berisha. Unë rrallë kam qenë dakort me politikat e tij të brendshme, por e kam respektuar atë si njeri. Ndoshta historia do ta gjykojë atë më drejt. Unë i uroj më të mirën në angazhimet e tij të reja.

Në fund, më lejoni të shpreh ngushëllimet e mia për ata që u lënduan në incidentin e përgjakshëm në ditën e zgjedhjeve. Vdekja e Gjon Gjonit në Laç ditën e zgjedhjeve ishte tragjike. Unë shpreh ngushëllimet e thella për familjarët dhe miqtë.

Në mbyllje, unë ju uroj Ju, miqtë e mi shqiptarë, suksese dhe gëzime në ditët që vijne. Ruajeni qëndresën që ju drejtoi në këtë triumf tejet të rëndësishëm! Ruajeni të pastër dritën që ju prin në rrugën tuaj!

Sinqerisht John L. Withers II

/ Top Channel

Berisha po dhuron lagunat duke ikur

Oazi-Divjakee11Gazeta DITA

Qeveria ka shpallur një sërë koncesionesh për dhënien ne përdorim të hapësirave për peshkim në disa laguna të Shqipërisë, të cilat po i licenson këto ditë. Ditën e premte, datë 28 qershor, janë mbledhur sekretari i përgjithshëm (MV), drejtori i përgjithshëm (AM) dhe drejtori i pershkimit (PC) per te mbyllur procedurat.

Megjithëse e shkarkuar tashmë nga vota e 23 qershorit, qeveria Berisha po përpiqet të përdor 2 mujorin e trazicionit në detyrë për të shpërdoruar pasuritë kombëtare dhe për të bërë ndere personale për klientët e saj. Dje eshte mesuar se qeveria ka shpallur një sërë koncesionesh për dhënien ne përdorim të hapësirave për peshkim në disa laguna të Shqipërisë, të cilat po i licenson këto ditë. Së pari, procedurat bazohen në “Ligjin për peshkimin”, ndërkohë që të gjitha procedurat lidhen me kultivimin e peshkut dhe si të të tilla duhet të mbështeten në “Ligjin për Akuakulturën” që nuk është miratuar ende. Po ashtu procedurat e konkurrimit per leje te ngjajshme duhet te miratohen me pare me një vendim te qeverise, por edhe kjo gjë nuk ka ndodhur ende. Ndërkohë midis lejeve të ndryshme ka cenime të rënda të zonave të mbrojtura. Ja disa prej tyre:

1. Saranda, Gjiri i Armurës

Bazuar në VKM rr. 693, datë 10.11.2005 “Për Shpalljen e kompleksit ligatinor të Butrintit “Park Kombëtar””, gjiri i Armurës është Zonë qendrore e ruajtjes së biodiversitetit, e shënuar në hartë me “A”, që përcaktohen si zona me vlera të mëdha për natyrën dhe biodiversitetin. Në këtë zonë zbatohet shkalla e parë e mbrojtjes, pra nuk lejohet asnjë lloj aktiviteti ekonomik.

2. Kurbin, Zona ligatinore Patoku i Vjetër, djathtas derdhjes se lumit Mat

Në kundërshtim me germën “a” të pikës 4, të VKM Nr.995, datë 3.11.2010 “Për shpalljen “rezervat natyror i menaxhuar” të ekosistemit natyror ligatinor të Patok – Fushëkuqe – Ishëm” Në këtë zonë zbatohet shkalla e parë e mbrojtjes, pra nuk lejohet asnjë lloj aktiviteti ekonomik.

3. Lezhë, Laguna e Merxhanit- ne zonën ujore Gjerdath,

Në kundërshtim me germën “a” të pikës 4, të VKM Nr.432, datë 28.4.2010 “Për zgjerimin e kufijve të rezervatit natyror të menaxhuar Kune-Vain-Tale”. Në këtë zonë zbatohet shkalla e parë e mbrojtjes, pra nuk lejohet asnjë lloj aktiviteti ekonomik.

4. Lezhë, Laguna Vain, Zona e Zajes, vendi i quajtur Beltojë

Në kundërshtim me germën “a” të pikës 4, të VKM Nr.432, datë 28.4.2010 “Për zgjerimin e kufijve të rezervatit natyror të menaxhuar Kune-Vain-Tale”. Në këtë zonë zbatohet shkalla e parë e mbrojtjes, pra nuk lejohet asnjë lloj aktiviteti ekonomik.

Ditën e premte, datë 28 qershor, janë mbledhur sekretari i përgjithshëm (MV), drejtori i përgjithshëm (AM) dhe drejtori i pershkimit (PC) per te mbyllur procedurat. E gjithë kjo është në kundërshtim me ligjin dhe një veprim korruptiv që mund të anulohet nga qeveria që ka fituar zgjedhjet. Kryeministri i majtë Edi Rama që nis detyrën në shtator paralajmëroi kryeministrin në detyrë disa ditë më parë të ndal veprime të tilla.

 

Aksident me makinë në Gjirokastër, 3 persona humbin jetën

flake-makine-23Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në afërsi të fshatit Mashkullorë, në Gjirokastër. Një automjet tip fiat me targa greke ZHI 7934 , ka shpërthyer në afërsi te fshatit Mashkullorë ne aksin Gjirokastër-Tepelenë, pasi është përplasur me një bordure anësore te rrugës.

Makina pas përplasjes ka shpërthyer në flakë ku kanë humbur jetën 3 persona, që ndodheshin në të.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, por nuk  është bërë  akoma i ditur identiteti i personave.

Vritet një 26-vjeçar me thikë

Policia-incidenteArbër Mitro, 26-vjeç është qëlluar me thikë nga A. Bajraktari në afërsi të zonës ‘Don Bosko’. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme. Viktima, i cili është goditur me thikë nuk ka arritur dot të mbijetojë, megjithëse ishte duke u çuar me urgjencë në spital. Ngjarja raportohet të ketë e çastit. Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të vrasjes dhe ka deklaruar gjithashtu se shkak i konfliktit kanë qenë motive të dobëta.

Ylli Pango nën akuzë nga KLSH për shpërdorim detyre në vlerën 100 mijë dollarë

yllipangoYlli Pango i cili pas skandalit të perfolur seksual, dhe pas shkarkimit nga Berisha, për tu marrë në punë vetem pak muaj më vonë, pa bujë, si Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit, akuzohet nga KLSH dhe do te hetohet për shpërdorim të fondeve publike.

Pango i ka shkaktuar një dëm ekonomik buxhetit të shtetit prej 10 milionë lekësh të reja. Lajmi është bërë i ditur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili ka depozituar dhe ngritur në Prokurori një kallëzim për rastin në fjalë.

Sipas një njoftimi të KLSH-së thuhet, se gjatë auditit të kryer, në këtë agjenci u konstatuan mjaft parregullsi dhe shkelje të legjislacionit.

Kukan: Tranzicioni i qetë i pushtetit politik do të forcojë proceset demokratike në vend

kukanEduard Kukan, Kryetar i Delegacionit Europian për Europën Juglindore ka deklaruar, se situata paszgjedhore në Shqipëri rezulton më e mirë se në të kaluarën.

Ai theksoi me anë të një deklarate për shtyp, se dëshiron t’i përgëzoj qytetarët e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare të së dielës.

E vizitova Shqipërinë së bashku me deputetët e tjerë për të vlerësuar situatën politike gjatë procesit zgjedhor. Ne u takuam me liderët e partive kryesore politike dhe patëm diskutime pozitive mbi rëndësinë që kanë zgjedhjet për demokratizimin dhe perspektivën europiane të Shqipërisë. Mirëpres faktin që rezultati u njoh nga të dyja palët dhe liderët politikë komunikuan me mirësjellje me njëri-tjetrin”, – ka deklaruar Eduard Kukan.

Kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Juglindore vlerësoi, se beson fuqimisht që tranzicioni i qetë i pushtetit politik do të forcojë proceset demokratike në vend, diçka thelbësore për procesin e integrimit të vendit. Kukan deklaroi se dëshiron të shfrytëzojë këtë mundësi për të përgëzuar zotin Edi Ramen për fitoren e tij. Ai falenderon gjithashtu Kryeministrin, Sali Berisha për përpjekjet dhe sukseset e tij në zhvillimin e Shqipërisë dhe për mënyrën demokratike dhe europiane me të cilën njohu rezultatin e zgjedhjeve.

Avril Lavigne martohet me Chad Kroeger

chad-kroeger-avril-lavigne-married-leadLavigne dhe Kroeger janë martuar në një ceremoni private, në Kane të Francës pas një viti qëndrimi së bashku.

Lavigne ka deklaruar se ‘ Dua që të gjithë të ftuarit që do vijnë, të përjetojnë vetëm një herë në jetë këtë eksperiencë, dua që të jetë speciale për të tërë, jo vetëm për ne”

Kjo është martesa e parë për Chad dhe për Avril martesa e dytë. Ajo ka qenë më përpara e martuar me Deryk Whibley për tre vjet dhe u divorcua më 2009.

 

 

Obama: SHBA përkrahin metodat paqësore për ndryshim në Egjipt

20120608_president-obama_33Presidenti Barack Obama thotë Shtetet e Bashkuara po e ndjekin me shqetësim përshkallëzimim politik në Egjipt, ndërsa kundërshtarët e Presidentit Mohamed Morsi po bëjnë thirrje për largimin e tij nga detyra.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Pretoria me presidentin afrikano-jugor Jacob Zuma, zoti Obama tha se Shtetet e Bashkuara përkrahin metodat paqësore për ndryshim në Egjipt.

Të paktën shtatë vetë janë vrarë dhe qindra janë plagosur gjatë ditëve të përleshjeve në rrugë mes përkrahësve të qeverisë dhe kundërshtarëve të saj.

Autoritetet thonë tre vetë humbën jetën dje, përfshirë Andrew Pochter, një student amerikan që gjeti vdekjen nga goditje me thikë ndërsa fotografonte protestat në Aleksandri./VOA/