Berisha vazhdon të vendos, kësaj radhe rrit me vendim qeverie rrogat

kryeministri-sali-berisha-11Megjithë thirrjet që lideri socialist Rama, po i bën kryeministrit ende në detyrë Berisha që të ndalojë marrjen e vendime të tjera, që bien në kundërshtim me ligjin, Kryeministri Berisha është i vendosur në rrugën e tij.

Sot një tjetër vendim i marrë nga ai bëhet publik, nëpërmjet rrjetit social Facebook. Berisha lajmëroi, se firmosi vendimin për rritjen e rrogës minimale me 11.3%.

“Te dashur miq, sot firmosa vendimin per rritjen e rroges minimale me 11.3 %. Kjo eshte rritja e madhe e te gjithe e rrogave te te ulta. Me kete vendim rroga minimale ne Shqiperi, krahasuar me fillimin e vitit 2006, rriten me 110 %. Ne mbajme premtimet! sb”- lajmëron Kryeministri në ikje Berisha

Qeveria kosovare riformatohet ne heshtje

SONY DSCQeveria e Kosovës po riformatizohet pa zhurmë, sipas Koha net. Pas rikthimit në Qeverinë e Kosovës të njërit prej politikanëve më kontrovers, Gjergj Dedaj, shefi i ekzekutivit, Hashim Thaçi,  ka “futur në agjendë” edhe ndryshime të tjera.

Sipas “Zërit”, i pari që do të preket nga ndryshimet në qeveri është zëvendësministri i Shëndetësisë, Naim Fetahu, i cili është nënkryetar i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Podujevë. Nga ministria ku ai punon nga fillimi i Qeverisë “Thaçi 2”, do të kalojë në Ministrinë e Financave, ku gjithashtu do të jetë zëvendësministër, duke ia “zënë vendin” paraardhësit të tij, Astrit Haraqija (përkatësisht Ramadan Avdiu).

Vendi i punës do t’i ndërrohet edhe zëvendësministrit në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Shemsi Veseli, i cili, sipas planifikimit të kryeministrit do të shkojë në Ministrinë e Shëndetësisë, ku do ta “zërë vendin” e Fetahut, përkatësisht do të jetë zëvendësministër i Ferid Aganit.

Ndërkaq, kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Podujevë, Muhamet Latifi, i cili aktualisht është drejtor i Departamentit të Administrimit të Shërbimit Civil, në Ministrinë e Administratës Publike, do të emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në vendin që do ta “lirojë” Veseli.

Zëvendësministri i ri i Financave, Fetahu ka thënë se e ka marrë vendimin nga kryeministri për ndërrimin e pozitës dhe se sot (e premte) do të dalë në vendin e ri të punës. Edhe bashkëpartiaku i tij, Muhamet Latifi, ka deklaruar se tashmë do të ketë pozitë të re në Qeverinë e Kosovës.

Këto ndryshime në qeveri i kanë konfirmuar të tre zyrtarët qeveritarë.

Po ashtu, mediet njoftuan se në vend të zëvendësministrit të Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe të Ambientit, të dorëhequr ditë më parë, Ilir Mirena , tashmë ka filluar punën ish-drejtori i “Trepçës”, Ferat Shala.

Siç është raportuar më herët, zëvendëskryeministri Bujar Bukoshi, pas “pushimit” disamujor për shkak të hetimeve të EULEX-it ndaj tij, që rezultuan me pafajësinë e tij, është rikthyer në kabinetin dhe postin që kishte.

‘’Prismi” francez

DGSE_logoSipas le Quotidien, Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë së Jashtme (DGSE) spiunon gjithë komunikimet e francezëve. Emaile, mesazhe, të dhënat e thirrjeve telefonike, aksesin në Facebook, Twitterin, të cilat stokohen për vite më radhë.

Reagimi në rrugët e Londrës : “Askush nuk ka dëshirë që emailet e tij të jenë të survejuara çdo ditë. Është e gabuar, përfundimisht. Nuk e di se si do ta ndalin këtë gjë. Si mund të ndalohet kjo? Ato zhvillojnë teknologji të reja gjatë gjithë kohës”,- thotë një burrë, i pyetur në rrugë.

“Personalisht, nuk i përdor rrjetet online. Nuk do të doja të përdorja Facebook. Ndjehem keq me idenë që pavarësisht cila nga imazhet e mia të publikuara, bëhet pronë e tyre dhe se ato mund ta përdorin këtë. Domethënë supozoj që kam qenë gjithmonë e kujdesshme.”- shton një grua.

Një NGO gjermane Campact, i ka përdorur rrjetet sociale për të lëshuar një apel qeverisë së saj. Në një peticion të vendosur online në internet, ajo ka kërkuar t’i akordohet azili politik Edward Snowden.

” Ne duhet t’i vëmë një limit shërbimeve sekrete të mbarë botës duke filluar nga spiunimi botëror, vjedhja dhe stokimi i të dhënave”,- reagon Christoph Bautz, militant në gjirin e NGO Campact.

Gjermania ka vepruar, por jo në sensin e dëshiruar nga ONG. Berlini tashmë e ka refuzuar kërkesën për azil të Edward Snowden. /euronews/

Facebook injoron të drejtat themelore

dw
DW

Max Schrems nga organizata “Europe versus Facebook” thotë per Deutsche Welle, se Facebook dhe degët e kompanive amerikane të internetit në Europë shkelin ligjet e privatësisë.

DW: Ju drejtoni organizatën “Europe versus Facebook” prej dy vitesh tashmë. Cilat kanë qenë kundërshtimet kryesore kundër Facbook deri tani?

Max Schrems: Gjithesej ne kemi ngritur 22 ankesa kundër Facebook, që prekin pjesë të ndryshme të ligjeve të privatësisë në Europë. Problemi më i madh është se kompanitë amerikane mendojnë se mund të injorojnë ligjet Europiane dhe asgjë nuk do të ndodhë.

Facebook dhe rrjetet e tjera sociale, po ashtu edhe kompani si Apple, raportohen se i kanë kaluar të dhëna Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Amerikane NSA në kuadër të programit të përgjimit PRISM. Cila është ankesa juaj në këtë rast?

Ka dy gjëra të ndryshme që ju duhe të ndani. Është idea e të kërkuarit informacion për një person të caktuar, dhe si në Europë si në SHBA është në rregull. Çështja është tek të dhënat e njerëzve të thjeshtë. Ne kemi bërë ankimime për pesë kompani që japin të dhënat e europianëve. Një ndër këto kompani është edhe Facebook, që i ka dhënë informacione NSA-së. Sipas ligjeve Europiane, degët e kompanive të huaja në Europë e kanë të ndaluar japin të dhënat në vendet e tyre në rast se këto të dhëna nuk ruhen atje ku jepen. Kjo është diçka që ata nuk mund ta bëjnë sipas raporteve që kemi dëgjuar deri tani.

Çfarë i’u motivoi të krijonit organizatën “Europe versus Facebook”?

Çështja më e madhe për mua është injorimi total i të drejtave themelore nga kompanitë amerikane. Por përgjegjësi për këtë ka edhe BE. Ata nuk bëjnë asgjë për të forcuar ligjin. Komisioni Europian tani ka propozuar të ndryshojë situatën, por ka patur lobing të fortë nga kompanitë dhe qeveria amerikane për të bërë një ligj që mbron të dhënat në Europë. Situata më e frikshme ishte kur arrita të marr 1200 faqe me të dhëna të ruajtura në faqen time të Facebook-ut. Kishte shumë informacione që unë nuk i kisha futur në kompjuter. Kompanitë marrin të dhëna nga miqtë tanë.

You e përdorni vetë Facebook?

Po. Ne nuk jemi duke bërë asgjë të gabuar. Janë kompanitë ato që nuk janë duke u sjellë sipas rregullave dhe veçanërisht Facebook, që ka monopolin e rrjeteve sociale.

Unë nuk mendoj se zgjidhja është të mbyllim profilet apo të kodojmë mesazhet, ne duhet të ndihemi të lirë.

Cila do të ishte këshilla juaj për përdoruesit e Facebook-ut? Si mund të mbrojnë ata më mirë privatësinë e tyre?

Nuk mund të bëni shumë në Facebook, përveç mënjanimit të postimit të gjërave pa vlerë. E vetmja gjë që do t’iu mbrojë paksa është nëse ju çaktivizoni të gjitha platformat aplikative. Ky është shteg i madh: secili prej miqve tuaj mund të instalojë një aplikim që mund të shfrytëzojnë të dhënat tuaja. Ju mund ta parandaloni këtë plotësisht duke çaktivizuar të gjitha platformat e aplikimeve, ka një mundësi zgjedhjeje për këtë në Facebook.

Max Schrems, është student i Juridikut nga Vjena, dhe ka themeluar organizatën “Europe versus Facebook” në vitin 2011. Organizata ka bërë ankesa ndaj Facebook, Apple, Microsoft, Skype dhe Yahoo në Gjermani, Irlandë dhe Luxembourg, aty ku janë edhe zyrat qëndore të këtyre kompanive në Europë.

Meta takon Nishanin

ilir-metaKreu i LSI-së Ilir Meta ka takuar paraditen e sotme Presidentin Nishani.

Pas takimit, që zgjati rreth 30 minuta, Meta deklaroi: “Ishte një kënaqesi për t’u takuar me presidentin dhe për të ndarë vlerësimet për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit që t’i shërbejmë të gjithë përgjegjësie të përbashkët për të forcuar institucionet, sundimin e ligjit në vend, për të ngritur funksionimin e institucioneve të pavarura dhe për të bashkërenduar punët në funksion të reformave që i japin vendit statusin e vendit kandidat”.

Dje, me Presidentin Nishani është takuar edhe lideri socialist Rama. Pas takimit Rama deklaroi se takimi ishte pozitiv.

Shkatërrohen dy organizate kriminale shqiptare, në Itali

Carabinieri_triestePolicia italiane ka njoftuar arrestimin e 43 personave që i përkisnin dy organizatave kriminale shqiptare.

Policia italiane ka organizuar paralelisht operacionin në 6 zona të vendit, Piemonte, Lacio, Lombardi, Umbria, Toskana e Veneto.

Këto organizata ishin të përqendruara në trafikun ndërkombëtar të drogës, por spikasnin edhe në grabitjet e shtëpive. Një element tjetër që ishte zbuluar, kishte të bënte me koordinimin e veprimeve të organizatave, të cilat kryheshin nëpër rrjeteve sociale ose mjeteve të komunikimit që ofron interneti.

 

 

Rama, thirrje Berishës: Ndal vendimet qeveritare mbi pasuritë kombëtare

Albanian opposition leader Edi Rama gives a press conference February 1, 2011 in Tirana. Rama called for fresh anti-government protests in the capital on January 4th, for the third week in succession. He said the marches in the Tirana and at least four other cities were to demonstrate "peaceful resistance" to the government. Three people were killed during an anti-government protest in Tirana on January 21st. Rama said he had spoken to European Union foreign policy chief and EU enlargement commissioner who told him they were ready to mediate in the opposition's dispute with the government.       AFP PHOTO / STR (Photo credit should read STRINGER/AFP/Getty Images)Lideri socialist Rama i ka bërë thirrje sot Kryeministrit ende në detyrë Berisha, që të ndalë miratimin e vendimeve të qeverisë. Rama deklaroi se populli e ndëshkoi Berishën pikërisht për këto vendime që ka marrë, ndaj qeveria e ardhshme do të sillet e rreptë ndaj cdo aktiviteti privat që nis punën pas 23 Qershorit.

Gjatë fjalës së tij në punimet e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Rama deklaroi:

“Jam i detyruar tu bëj thirrje të gjithë subjekteve që të mos vazhdojnë bashkëpunimin me këtë qeveri, pasi ne do jemi të rreptë me çdo produkt të bashkëpunimit të subjekteve private me qeverinë pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Është e pamundur që një qeveri e ndëshkuar nga populli, të vazhdojë sikur s’ka ndodhur asgjë dhe të marrë vendime mbi pasuritë kombëtare për çështje për të cilat u ndëshkua me votë“,- tha lideri i socialistëve Rama.

Deklarata e Ramës vjen pas mbledhjes së qeverisë ku u miratuan rritja e pagave dhe pensioneve dhe pas mbledhjes më të fundit atë të Këshilli Kombëtar i Territorit ku u miratua plani kombëtar sektorial për gazsjellësin TransAdriatik, si dhe lejet zhvillimore komplekse për ndërtimin e disa hidrocentraleve dhe disa plane të përgjithshme vendore.

Kreu i LSI-së: Kushtetuta do të ndryshohet dhe do të kthehet aty ku ishte

metaIlir Meta Kreu i LSI-së, në një dalje në TV Agon, është prononcuar në lidhje me shumë tema, që pritet të prekin së shpejti ndryshimet në skenën politike të vendit. Në lidhje me ndryshimin e Kushtetutës Meta, është shprehur se asnjëherë nuk ka qenë dakord me ndryshimet që i janë bërë asaj, por që sipas tij, kjo do të kalojë edhe nëpërmjet një procesi konsensusi me opozitën.


Z. Meta, si e përktheni ju me dy fjalë rezultatin e 23 qershorit?

I referohem asaj çka mori Lëvizja Socialiste për Integrim. Demonstrim i shpirtit të ndryshimit të qytetarëve shqiptarë dhe i shpirtit pro-europian të tyre. Sepse nuk kanë qenë zgjedhje të lehta, ka pasur një trysni të padrejtë dhe të pandershme nga ana e maxhorancës së mëparshme dhe e qeverisë aktuale për të trysnuar popullin shqiptar, për të deformuar procesin zgjedhor. Gjë që nisi që me ndryshimin e paligjshëm dhe antikushtetues të anëtarit të KQZ-së dhe që vijoi deri në minutën e fundit apo që më pas vazhdoi edhe me një sondazh të proklamuar nga një kompani gjoja që kishte punuar me Obamën etj., që nxirrte bindshëm fitues koalicionit e djathtë. 

Çfarë përgjigje keni ju z. Meta për ata që thonë se vota për LSI-në në fakt ishte një votë pragmatiste?
Mendoj se ishte një votë e mençur, edhe pragmatiste qoftë, sepse unë nuk e marr asnjëherë në sens negativ, përkundrazi. Ishte një votë e mençur, sepse njerëzit donin një stabilitet dhe së dyti, cila ishte ajo parti që, do të thosha unë, bëri fushatën më pozitive? Ishte LSI-ja. 

Por, me siguri kanë rëndësi potenciale edhe emrat që do të mund të drejtojnë këtë program…
Patjetër, por ajo vjen në fund dhe unë mendoj që të jenë emra krejtësisht në harmoni me programin dhe me prioritetet e tij. 

Për shembull, ju keni programin me pesë pika për punësimin. LSI a nuk do ta ndjente veten më komode që të drejtonte të paktën ato pesë ministri, të cilat vënë në zbatim pikën e fortë të fushatës së saj elektorale?
Për ne më e rëndësishmja është çështja e programit. Së dyti, është që qeveria të ketë sukses në të gjitha fushat, e sidomos në ato fusha që kanë qenë prioritetet tona kryesore, por që janë prioritete edhe të Partisë Socialiste apo të partive të tjera të koalicionit. Njëkohësisht ne nuk e konceptojmë qeverinë të ndarë sipas përfaqësimit partiak, pavarësisht se është e rëndësishme për të pasur një qeveri sa më përfaqësuese edhe nga ana politike. Për ne e rëndësishme është që programi të jetë pikërisht sa më realist, sa më tokësor, sa më i zbatueshëm, sa më konkret dhe ne të gjithë do të monitorojmë përmbushjen e këtij programi. Kjo është kryesorja.

A ishte kaq naiv Vangjel Tavo kur tha se Lëvizja Socialiste për Integrim do të duhet të kontrollojë 40 për qind të qeverisjes, sepse dinte edhe shifrat që do të merrte LSI-ja? Ju thatë se keni folur për to dy muaj përpara, apo jo?
Nuk e kam dëgjuar këtë deklaratë të z. Tavo, por e theksova edhe një herë tjetër, për ne është e rëndësishme në radhë të parë të zbatojmë programin dhe të realizojmë premtimet tona, sepse kjo është më e rëndësishme për të gjithë qytetarët shqiptarë dhe natyrisht emrat përfaqësues të jenë në harmoni të plotë me prioritetet që ne kemi. 

Si ratë dakord me Edi Ramën për të ndarë postin e Kryeministrit dhe që ju do të jeni kryetari i Kuvendit nesër, a ishte e thjeshtë?
Mendoj se është një ndarje e natyrshme dhe e logjikshme, duke lexuar rezultatin e votuesve dhe përgjegjësitë që ata na kanë besuar. Kështu që unë mendoj se, përderisa Partia Socialiste ka dalë në mënyrë të qartë forcë e parë politike, natyrisht që është akoma më e vështirë për partinë që ka dalë e dyta, edhe pse me shumë numra, që të pretendojë postin e Kryeministrit. Për respekt në radhë të parë të votës së qytetarëve dhe të të gjithë opozitarëve, i takon PS-së për të marrë përgjegjësinë për drejtimin e qeverisë. Asaj i takonte marrja e kësaj përgjegjësie. Përderisa ata u votuan më shumë se kushdo tjetër, sigurisht që u takon atyre kjo përgjegjësi. Natyrisht që edhe unë, në emër të LSI-së, kam marrë një përgjegjësi tjetër shumë të rëndësishme, sikurse është drejtimi i Kuvendit. Besoj se fryma jonë e bashkëpunimit, e forcimit të institucioneve dhe e dialogut për reformat e mëdha që ka nevojë vendi do të reflektohet edhe në drejtimin e Kuvendit.

Kush do ta paguajë faturën e keqqeverisjes. Kush do ta mbajë peshën specifike të katër viteve të para, të mandatit tuaj të parë? Natyrisht që nuk duhet ta fillojmë kështu. Ne duhet ta fillojmë me vullnetin për mirëqeverisje, duke nxjerrë mësime nga qeverisjet e deritanishme, nga gabimet tona, por edhe nga gabimet e aktorëve të tjerë. Besoj se garancia më e madhe është ndërtimi i një qeverisjeje, e cila në themel të saj ka transparencën me qytetarin, votuesit, taksapaguesit dhe me të gjitha institucionet e tjera dhe që ka në filozofinë e saj bashkëpunimin dhe gjithëpërfshirjen. Pra, një qeverisje ku vendimet nuk janë pronë as të Kryeministrit, as të ministrave dhe as thjesht të maxhorancës, por ato reflektojnë mendimin më të kualifikuar, por edhe sensibilitetet e gjithë shoqërisë e të grupeve të interesit në bazë të çështjeve të caktuara. 

Legalizim falas ishte çështja më e fortë me të cilën Partia Socialiste u prezantua në këtë fushatë. Çfarë do të thotë legalizim falas?
Nuk mendoj se suksesi i Partisë Socialiste në këto zgjedhje ka ardhur për shkak se ka premtuar legalizime falas. Një pjesë e mirë e dështimit në Partinë Demokratike ka ardhur sepse ka premtuar në 4-5 fushata legalizim falas, dhe ky proces ishte komplet i dështuar. Pastaj, se si do të zgjidhet kjo çështje dhe kur do të zgjidhet, kjo do të bëhet transparente, por që çështja e legalizimit do të marrë një zgjidhje të shpejtë, kjo është e padiskutueshme. 

Po për sa i përket heqjes së taksës për biznesin e vogël?
Është një qëllim pozitiv, duhet parë se si mund të implementohet konkretisht. Është një çështje që do të shikohet me imtësi nga ekspertët, për efektin dhe për rolin e saj. Si qëllim ka qenë qëllim i mirë, për të ndihmuar biznesin e vogël. 

A do ketë ndonjë përpjekje nga ana e maxhorancës, që pritet të formojë shumë shpejt qeverinë, për të vënë balancat e humbura gjatë qeverisjes së demokratëve? Do ketë përpjekje qoftë në ndryshimin e Kushtetutës?
Nuk duhet të nisim me paragjykime. Ne gjithçka do ta bëjmë bazuar mbi transparencën dhe mbi bashkëpunimin. 

Do ketë një lëvizje?
Nuk do të ketë asnjë lëvizje të sforcuar, aty ku institucionet funksionojnë në bazë të ligjit. 

Cilat institucione nuk funksionojnë në bazë të ligjit?
Nuk mund ta them këtë gjë, sepse vetëm kur je në pozicion apo detyrë zyrtare mund të bësh një verifikim të qartë. Është shkelur apo nuk është shkelur ligji. Ligjet janë të qarta. 

Duke qenë se nuk i keni pranuar asnjëherë ndryshimet kushtetuese, do të bëni një hap drejt ndryshimit të atyre neneve të Kushtetutës, meqenëse kësaj radhe keni një maxhorancë solide?
Së pari, ka disa elementë. Ne dëshirojmë bashkëpunimin në të gjitha fushat, sidomos për sa u takon reformave të mëdha, aq më tepër legjislacionit që ka të bëjë me integrimin në Bashkimin Europian. Natyrisht që ne kemi një maxhorancë prej 84 deputetësh dhe ajo mund të jetë edhe më e lartë në të ardhmen. Po kjo nuk është më e rëndësishmja. Më e rëndësishmja është vullneti ynë për të bashkëpunuar dhe për të orientuar konsensusin me opozitën për miratimin e reformave të mëdha që i shërbejnë të gjithë vendit dhe që kanë impakt afatgjatë. Ndryshimet në Kushtetutë nuk i kam pranuar dhe nuk do t’i pranoj asnjëherë, por natyrisht që rikthimi i Kushtetutës në themelet e saj varet shumë edhe nga konsensusi me opozitën e re. 

Do ta kërkoni këtë gjë?
E kemi kërkuar dhe do ta kërkojmë gjithmonë. Unë këtë e kam kërkuar edhe në vitin 2009, por në atë kohë z. Berisha më ka thënë në mënyrë të qartë që “unë për këtë gjë nuk jam dakord, se unë kam qenë dakord me këto ndryshime që janë bërë”. Nuk mjafton vetëm bashkëpunimi me z. Rama për këtë gjë. Duhet edhe konsensusi me opozitën për ndryshimet kushtetuese.

Ku duhet të preket Kushtetuta dhe më pas të kërkoni një proces bashkëpunimi me opozitën?
Kushtetuta duhet të preket në të gjitha pikat të cilat u ndryshuan dhe të kthehet aty ku ishte.

Zbulohet skema e re e riformatimit të Kabinetit Qeveritar.

70052 (1)Eshtë zbuluar skema e re e riformatimit të kabinetit qeveritar. Prioritetet e Partisë Socialiste duke se reflektohen ndjeshëm në këtë riformulim.

Meqenëse zhvillimi i fshatit merr një pjesë të rëndësishme në programin e PS-së, duket se është strukturuar në funksion të këtij prioriteti, Ministria e Zhvillimit Rural. Pra Ministria e Punëve Publike dhe Transportit do ndahet në 1- Ministri e Transportit dhe 2- Ministri e Zhvillimit Rural.

Ndërkohë skema reflekton kthimin ne vend, siç kanë qenë të disa Ministrive para marrjes së pushtetit nga Berisha. Konkretisht, Ministria e Brendshme rikthehet në formën e saj të para 2005, në 1- Ministri Rendi dhe 2- Ministri e Pushtetit Lokal.

Po ashtu Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës do shndërrohet në 1- Ministri të Ekonomisë dhe Tregtisë dhe 2- Ministri të Energjetikës.

Skema vazhdon linjën e reflektimit të Programit dhe Prioriteteve të PS-së, si Kultura, Rinia dhe Sportet të cilat do të kenë një vëmendje të rëndësishme nëpërmjet krijimit të Ministrive përkatëse. Pra Ministria e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve shndërrohet në 1- Ministri e Kulturës dhe Turizmit, 2- Ministri e Rinisë dhe Emigracionit, 3- Ministri e Sporteve; 4- Ministri e Inovacionit dhe Telekomunikacionit.

Serbia e shqetësuar nga Marrëveshja ushtarake Kosovë-Shqipëri

f1_vucic-jpg1372834934Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar dje se marrëveshja ushtarake në mes Kosovës dhe Shqipërisë paraqet një problem serioz, sipas raportimit të Kohanet.

Vuçiq ka thënë se Serbia po punon që të mbrojë qytetarët e saj dhe se për këtë çështje duhet të bisedojë me Bashkimin Evropian dhe me partnerët e tjerë ndërkombëtarë, por nuk guxon që vetes t’i shkaktojë probleme në planin ndërkombëtar.

Siç transmeton Beta, Vuçiq ka thënë se është një gjë e mirë që Forca e Sigurisë së Kosovës nuk është në veri të Kosovës dhe që NATO-ja është garantuese, se ato nuk do të dërgohen atje.

“Na duhet të mbrojmë popullin tonë, por pa i shkaktuar kurrfarë problemesh Serbisë në planin ndërkombëtar“, citon telegrafi të ketë thënë Vuçiq në një takim me gazetarë, i pyetur lidhur me marrëveshjen ushtarake të nënshkruar në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Marrëveshja SOFA, e nënshkruar të hënën në Prishtinë në mes Ministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çekut dhe Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, Arben Imami, rregullon procedurat e hyrjes-daljes, qëndrimit të përkohshëm dhe statusin e anëtarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe anëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në territorin e shtetit përkatës, si dhe përbërësve civil apo personave në varësi.