Artan Fuga: Nëse rezultati zgjedhjeve do ishte i ngushtë rrezikonim kaosin

 fugaGazeta ” DITA”

Profesor, jemi rreth 10 ditë pas përfundimit të një procesi të rëndësishëm në Shqipëri, zgjedhjet e përgjithshme. Ju si e keni lexuar në përgjithësi atë që ndodhi me Shqipërinë para dhe pas 23 Qershorit?

Për mua në radhë të parë ishte një aspekt psikologjik. Kam përshtypjen se një pjesë e mirë e elektoratit, donte të provonte një ekip të ri në qeverisje. Them psikologjik, sepse njeriu në përgjithësi, kërkon të dijë se çfarë do t’i sjellë dita që vjen. Nga kjo pikëpamje mua më dukej, se sado cinike, fushata e opozitës së majtë, e mbështetur tek faktori kohë, pra tek domosdoshmëria e rinovimit të lidershipit, pati ndikim. Së dyti ishte tregues i një pakënaqësie të akumuluar, për arsye qoftë edhe i të metave në qeverisje, të cilat me vite akumulohen dhe ku shpesh çdo njeri, gjen një arsye për të qenë i pakënaqur. Së treti, për t’i qëndruar, kërkimeve të mia, pohoj atë që e kam përsëritur në vitet e fundit se modeli social-politik-ekonomik-kulturor i vendosur në vitin 1992, i ishin shterur energjitë krijuese dhe duhej transformuar në përshtatje me kohën brenda një koncepti demokratik.

Ishte evident tensioni në vigjilje të ditës së zgjedhjeve. Shumëkush kishte pikëpyetje për mënyrën se si do të shkonte procesi, do të ishte normal apo degradues. Mendoni se përjetimi i ditës së zgjedhjeve si “Lufta te Pragu” tregon për diçka që nuk shkon në këtë vend?

Po. Unë i përgjigjem pozitivisht pyetjes tuaj. Për të qenë i sinqertë jam nga ata që mendoja se ndodheshim në pragun e një kaosi politik dhe social. Fatmirësisht analiza ime doli dhe e gabuar. Por, unë i qëndroj faktit se kur një makinë e prishur vazhdon të eci në tatëpjetë, kjo nuk do të thotë se makina nuk është e prishur, por duhet të vihet e përpjeta që ky fakt të dalë në pah.

Përse kishit pritshmërinë e një kaosi?

E para, situata gjeopolitike rreth nesh shfaqte shenja ç’ekulibri të rëndë. Greqia, Turqia, Siria, disa muaj më përpara kriza politike në Itali, kriza e fuqishme financiare në shumë vende evropiane si në Spanjë e Portugali, më jepte idenë e një vale që rrezikonte të na përfshinte.  E dyta, si asnjëherë tjetër, institucionet e administrimit të zgjedhjeve dhe të njohjes së rezultatit të tyre ishin të mangëta. KQZ-ja pothuajse nuk kishte asnjë mundësi të ishte e besueshme në vendimmarrjen e saj. E treta, konstatoja se aleatët tanë ndërkombëtarë këtë radhë e kishin lënë klasën politike shqiptare ta zgjidhte vetë problemin. Unë i qëndroj faktit se nëse rezultati do ishte “rrotë më rrotë”, Shqipëria do të ishte në kaos. Unë jam shprehur gjithnjë për KQZ-në e ndarë si tortë mes partive politike, e cila është në kundërshtim me parimet themelore të një shteti ligjor.

Në fakt tek konfigurimi Kushtetues i institucioneve ju jeni ndalur gjatë dhe më parë, duke evidentuar një “varësi në themel” të shumë institucioneve kyçe në raport me partitë politike dhe “kapriçot” e tyre. Por duket se rezultati zgjedhor, sfidoi parashikimet dhe i ka dhënë maxhorancës së re, fuqinë e nevojshme për të bërë restaurime Kushtetuese. Nëse vullneti politik ekziston, ju si mendoni cilat janë pikat kryesore ku duhet ë ndërhyrë për të sjellë në normalitet institucionet?

Një fjalë kyçe: Ndarje e pushteteve. Për mua në Shqipëri, ka një ndarje të detyrave administrative mes sektorëve të pushtetit, por nuk ka ndarje pushtetesh. Pushtetet i kanë partitë dhe brenda partive i ka lidershipi i ngushtë i tyre. Hapi i parë do të ishte, të paktën të kishim një Kushtetutë si e Kosovës, ku ka më shumë pavarësi të gjyqësorit, ndaj legjislativit. Të gjitha pushtetet në Shqipëri, dalin nga parlamenti, i cili është i politizuar dhe i ndarë në krahë në ngjyra të theksuara politike. Vendit i duhet ta heqë pushtetin e tepërt që partitë kanë mbi pushtetet e tjera. Kjo për mua është sfida më e madhe e maxhorancë së majtë në vitet që vijnë. A do të dijë ajo, të shkojë drejt ndarjes së pushteteve, në momentin kur ka pushtet mbizotërues në parlament? Ajo që mua më shqetëson, është se deputetët e majtë kanë pranuar projektin e së djathtës për krijimin e AMMA-s(Agjencia e Monitorimit të Medieve Audiovizive) ku anëtarët të vijnë nga krahë politikë të ndryshëm. Për një Këshill Drejtues të TVSH-së, po prapë të ardhur nga korridoret politike, pra partiake. E njëjta gjë vlen dhe lidhur me procedurat e zgjedhjes së Presidentit të Republikës i cili aktualisht nuk është gjë tjetër veçse një “kompromis partiak politik” dhe nuk përfaqëson një shprehje të vullnetit të drejtpërdrejtë politik të sovranit. Unë e shoh Presidentit të Republikës, si një “noter” të vendimeve të partive politike. E njëjta gjë ndodh dhe me anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe me institucionin e Prokurorit të Përgjithshëm. Për mendimin tim këto pushtete duhen ndarë sipas parimeve të demokracisë evropiane dhe amerikane. Është e thjeshtë, mjafton të krahasojmë Kushtetutën tonë me Kushtetutat e vendeve që përmenda. 

Duket sikur rendi jonë ekzistues kushtetues, në një mënyrë figurative, i jep mundësinë “ujkut të bëhet bari”. Mendoni se “ujqërit” mund ta tejkalojnë veten duke u vetëkufizuar?

Unë mbetem një idealist dhe mendoj se vetëkufizimi i pushtetit të vetvetes, sjell korrigjim të gabimeve të mundshme. Ky është një nga parimet bazë të kibernetikës, sistemet që vetëkorrigjohen. Edhe robotët me këtë parim prodhohen sot. Përndryshe, pushteti mund të verbojë, mund të bëhesh i pandjeshëm ndaj konjukturave të realitetit dhe dinamikave të opinionit publik.  Unë mendoj se, duhet kapërcyer modeli i tanishëm, i cili na ka dhënë shumë avantazhe si komb por i ka shterur energjitë e sotme. Kur Niçja thoshte se duhet të lindë mbinjeriu, atë e keqkuptuan dhe e interpretuan sikur duhej të lindë një individ me fuqi mbinatyrore. Jo, ai tha se mbinjeriu është prirja e natyrshme e njeriut për të kapërcyer vetveten, që është ndërkaq dhe sfida më e vështirë e njeriut. Unë këtu do të fokusohem për të matur parametrat e progresit tonë social dhe politik. Për shembull, do të kthehet administrata në një trup punonjësish publikë duke iu thënë Stop militantëve që presin “hisen”, apo do të vazhdojë administrata të fryhet çdo vit, duke u konsideruar si sektori më i sigurt për të ulur papunësinë mes militantëve të papunë. Kjo është një sfidë.

Të gjithë treguesit aktualë ekonomikë flasin për një gjendje të vështirë. Borxhi i jashtëm, është tejet i lartë, borxhi i brendshëm ka kaluar dhe caqet ligjore dhe vazhdon të rritet, bizneset ndër më të mëdha të vendit kanë probleme kyçe me likuiditetin dhe shumë sektorë të ekonomisë duken në rënie të lirë. Pra qeveria e re duket se me shumë gjasa do të ketë një situatë të vështirë financiare. Mendoni zoti Fuga se qeveria e re mund të rrezikohet nga “Efekti Papandreu” nisur nga kjo situatë?

Duhet mbajtur parasysh si një risk i mundshëm, të cilin do ta uroja të mos e kishim për fat. Por, kjo mund të bëhet vetëm duke bërë një ekspertizë, të ftohtë teknike të gjendjes së sotme ekonomike të Shqipërisë. Sepse gjatë fushatës problemet ekonomike janë trajtuar në mënyrë të politizuar dhe me premtime që nuk janë në përputhje me atë që duhet bërë realisht. Personalisht nuk jam ekonomist. Por, duke njohur gravitetin e situatës, ndërgjegjja qytetare më ka çuar në kërkim dhe  pohoj se jam i zhytur në kërkimet shkencore të novelistit amerikan Joseph Stiglitz, analizat e të cilit janë shumë të qarta dhe mund të na vlejnë. Modeli i parë i ekonomisë shqiptare ka qenë, ne importojmë mallra dhe eksportojmë fuqi punëtore, pra emigrantë të cilët na sjellin të ardhura për të jetuar. Ky model që na ndihmoi në vitet e para, është shterur për arsye që dihen. Së dyti, mbas rënies së komunizmit, një pjesë e popullsisë shqiptare e konsiderojnë papunësinë si shprehje e lirisë politike, sepse i kishin shpëtuar punës së detyruar. Edhe ky model ra, sepse erdhi një brez 20-30 vjeçarësh që nuk e kanë njohur punën e detyruar dhe papunësinë e konsiderojnë si mungesë të lirisë politike. Së treti, modeli tjetër ishte ai i qarkullimit të trafiqeve, shpesh herë ilegale dhe i investimeve në zonat urbane apo në sektorë të tjerë të ekonomisë, që sillnin punësim dhe përmirësim të treguesve të rritjes ekonomike, por sa më shumë presioni për një ekonomi legale bëhet i fortë, aq më shumë ekonomia e mbështetur në këtë model bie në krizë. Edhe ky model ra. Sipas Stiglitz-it, globalizimi ekonomik, mbart energji të pashtershme zhvillimi, por nëse një komb nuk ka guximin dhe fuqinë për tu matur në arenën ndërkombëtare, ai bie në katastrofë ekonomike, sepse konkurrohet në një botë pa barriera doganore dhe ku më i forti, e kalon dhe shpesh dhe e shtyp më të dobëtin. Mos harrojmë se jemi në kushtet e një krize tepër të rëndë financiare ndërkombëtare. Në të gjithë shtetet, duke përfshirë dhe SHBA-në, shumë buxhete publike u vunë në shërbim të shëndoshjes së gjendjes së bankave dhe të korporatave kryesore. Tek ne, kjo u shfaq si një përpjekje e shtetit për të investuar në rrugë, sepse ndër të tjera, kapitali shqiptar nuk dinte se ku të investonte. Kjo solli kapitale gjigante të ngurtësuara, por që nuk krijonin hapësira punësimi. Kështu shpjegohet paradoksi që Shqipëria ruan rritje të larta ekonomike dhe nga ana tjetër shkaktonte papunësi. E fundit, ne duhet të kuptojmë se modeli i popullimit të zonave urbane, është kundër rentabilitetit ekonomik, sepse ka rrënjosur në mendjet e njerëzve, modelin e një shoqërie shërbimesh, kafene, taksistë, roje private, kamerierë, qendra interneti etj. Dhe askush nuk pranon të konsiderojë si promovim social, të kthehet në blegtorë, bujk, minator, punonjës guroreje etj. Në këto parametra unë pres se ç’përgjigje do të japë ekipi i ri qeveritar pa u sorollatur në iluzione, në trajtimet elektoraliste, që mbaruan bashkë me fushatën dhe në sfida të jashtëzakonshme për të ardhmen, që unë uroj t’i përballojnë.

Partia Demokratike është në opozitë tashmë. Ka nisur dhe një proces për zgjedhjen e pasuesit. Ju duket normale që këtë proces e mbikëqyr ish-kryetari?

Unë nuk e njoh situatën brenda Partisë Demokratike, por si qytetar pohoj, se sistemi politik shqiptar, sikurse çdo sistem politik, ka nevojë për një opozitë të fortë konstruktive institucionale, me ide dhe me mbështetje sociale. Përvoja më ka mësuar se për fat të keq, në historinë politike të Shqipërisë, të këtyre 100 viteve, qytetari është ndjerë më i lirë atëherë kur elitat politike kanë qenë ndarë në krahë opozitarë me fuqi të ekuilibruar me njëri-tjetrin. Gati-gati desha të them se qytetari shqiptar i këtij shekulli e ka përjetuar lirinë edhe në gjendje tensioni politik dhe kaosi social. Uroj që kjo gjë të jetë kapitull i mbyllur, ç’ka do të thotë se liria e qytetarit duhet të realizohet me institucione të forta, të demokratizuara. Si çdo qytetar unë e ndjek në distancë procesin e zgjedhjeve në PD. Është herët ende për të thënë diçka por nuk më duket se është çështje individësh që kandidojnë ndaj njëri-tjetrin, qytetarët presin, se çfarë idesh të reja do të paraqesin kandidatët.

Por ama, kjo parti sapo ka dalë nga një humbje e thellë zoti Fuga dhe pa realizuar asnjë lloj analize apo një “përballje me pasqyrën” kanë vendosur të kryejnë një proces rotacioni kryetari. Mendoni se në këto kushte mund të ketë ndonjë shpresë për “fabrika idesh” mes kandidatëve?

Keni të drejtë. Unë mendoj se një politikan, refleksionet i bën gjatë viteve dhe i ka në xhep për situata të mira e të vështira. Nuk mundet që një politikan të presë një konjukturë të pafavorshme për të nisur refleksionet. Unë e di që është e vështirë, por po shpreh mendimin tim si qytetar se do të doja të shikoja një garë idesh mes kandidatëve dhe jo një garë meritash në të kaluarën. Pyetja ime si qytetar është kjo: A do të ketë mundësi Partia Demokratike të përpunojë një platformë e cila të realizojë njëherësh 3 detyra që shpesh i bëjnë “luftë” njëra-tjetrës”: E para, të kapërcejë të gjithë ato kufij që pati qeverisja e saj dhe që sollën këto rezultate elektorale. E dyta, të rivalizojë me projektin demokratizues të partive të majta që tashmë janë në pushtet. E treta, të bëhet një forcë politike që t’i drejtohet qytetarit masiv dhe jo militantëve të partisë. Për shembull, unë shoh që në këto ditë të para, kandidatët u drejtohen më shumë militantëve se sa qytetarëve. Me një fjalë, atyre u duhet, një projekt emancipues dhe sipas meje, i dobëti dhe i munduri, i ka mundësitë të japë shpresë. 

Dominimi i PD-së nga zoti Berisha nuk është ndonjë risi zoti Fuga. Në kushtet kur modeli dhe grupi i bashkëpunëtorëve të ngushtë të udhëhequr prej tij, u refuzuan me një plebishit popullor në votime, ka ndonjë kuptim dhe ka më vend të flitet për garë, kur kandidatë garues janë staf i ngushtë i ish-kryetarit, ndërsa ish-kryetari ndërkohë po sillet si Patriarku i procesit ? Pra dua t’iu pyes, mos i kemi që tani të dhënat për një proces farsë?

Shumë i saktë shqetësimi juaj. Por unë arsyetoj për atë që mund të bëhet në të mirë të demokratizimit të vendit. Nga njëra anë, influencën mbizotëruese të zotit Berisha nuk mund të mohohet dhe mund të luajë një rol pozitiv që partia të hyjë në një garë nga fraksione politike brenda saj, pa u shpërbërë. Kjo përmban rrezikun që lidershipi i ri, të tkurret për të shpallur një platformë të re politike. Që nga njëra anë njeh anët pozitive të traditës së PD-së, por nga ana tjetër të shpalosin një projekt emancipues, i cili të jetë krejt i ri dhe kritik dhe i hapur, ndaj shterimit të energjive në shumë fusha. Është sigurisht një detyrë “sizifiane” që nga njëra anë të shpaloset një platformë e re politike, ndërkohë që “establishmentet” politike lokale, qendrore dhe deputetë të ndryshëm identifikohen me një të kaluar që kërkon një rinovim të guximshëm. 

Ka pasur debate të shumta këto ditë për mënyrën se si duhet lexuar rezultati. Aq sa, rritjen e LSI-së, disa kanë nisur ta kthejnë në teori konspirative të tipit “Operacioni i javës së fundit” apo duke e interpretuar si një aksion masiv të korruptimit të votuesit. Ju si e lexoni atë që ndodhi me LSI-në, e cila duhet thënë se ishte surpriza e këtij rezultati apo jo?

Unë nuk njoh aspektet konkrete dhe të padukshme, të mundshme, të fushatave elektorale. Por me sinqeritet pohoj se prej disa kohësh kam folur se nuk ka një por dy elektorate socialiste. Në një shkrim timin që mund ta konsultoni dhe në internet, kam analizuar disa karakteristika të elektoratit të LSI-së, si një elektorat me identitet të fortë dhe të qëndrueshëm. Së pari, një pjesë e këtij elektorati vjen nga e majta, pra nga shtresa të cilat në periudhën e shoqërisë socialiste ndonëse nuk përbënin elitat e kësaj shoqërie, ishin disi të integruara në të. Nga sa njoh, është një elektorat i cili vlerëson rrjetet e solidaritetit të grupit dhe ka një lloj ndrojtje ndaj një liberalizimi të jetës urbane. Për më shumë është një elektorat i vendosur në disa krahina apo hapësira periferiko-urbane, sikurse u them shpesh herë jashtë unazave të qendrave qytetare. Nuk mund të mohohen edhe afiniteti kulturore zakonore të natyrave të tjera.

Po bektashizmi mund të jetë element tjetër që bën solid elektoratin e kësaj partie zoti Fuga?

Nuk ka asnjë lidhje midis partive politike dhe besimeve fetare në Shqipëri. Dua të jem i qartë për këtë gjë. Po kështu, nuk ka në asnjë parti, influenca fetare në programet politike, sepse dhe partitë e shpallura dhe kristiane kanë në bazë të tyre jo shtetin etik por atë ligjor. Këtë e afirmoj, me kënaqësi madje sepse përbën vlerë për bashkëjetesën ndërfetare në vendin tonë, është një nga pasuritë e mëdha të Shqipërisë kjo vlerë. Por, kjo nuk do të thotë që disa tradita kulturore të rajoneve të ndryshme të mos shfaqen dhe në identitetet politike shqiptare. Dihet për shembull se elementi me tradita fetare të krishtera është më pak i pranishëm në partitë e djathta. Nuk ka nevojë për këtë të bëjmë historinë e perandorisë otomane ku tokat arë u akorduan popullsive myslimane dhe pronarët e tokave ishin më shumë nga kjo pjesë. Dihet për shembull që në Shqipëri, katolikët kanë qenë më të persekutuari në regjimin komunist. Afërmendsh, në partitë e majta do të kishte gjatë kësaj periudhe më pak përfaqësues në lidershipin e këtyre partive të majta. Sikurse dihet që LSI-ja ka pasur një përkrahje elektorale(mjafton të shohim hartën elektorale) në zona ku tradita fetare ka pasur një identitet të caktuar. Pra, është një elektorat i cili brenda vetes ka lidhje sociale solidariteti, statusi social, solidaritet krahinor, solidaritet kulturor, pritshmërie ekonomike, etj. Mjafton të kujtoj se dhe në ditë të vështira për LSI-në, ky elektorat nuk e ka tradhtuar atë, çka dëshmon për këtë stabilitet dhe për këtë taban mbështetës. Në kushtet kur dy partitë e mëdha rivale kishin elektorate periferike të paqëndrueshme, kuptohet se natyrshëm këto të fundit do të tërhiqeshin nga një elektorat i qëndrueshëm sikurse ai që përshkruam më lartë

46-vjeçarja Pamela Anderson ne Malibu Beach

Pamela Anderson and Rick Salomon-Daily Mail
Pamela Anderson and Rick Salomon-Daily Mail

 

Pamela Anderson and Rick Salomon-Daily Mail
Pamela Anderson and Rick Salomon-Daily Mail

 

Pamela Anderson and Rick Salomon-Daily Mail
Pamela Anderson and Rick Salomon-Daily Mail

 

Pamela Anderson and Rick Salomon-Daily Mail
Pamela Anderson and Rick Salomon-Daily Mail

 

 

 

Kreu i KIPRED: Qeveria kosovare po e mban të fshehtë thellësinë e dialogut në Bruksel

dedaQeveria e Kosovës nuk është duke u treguar e drejtë me popullin e saj dhe po e mban të fshehtë thellësinë e dialogut në Bruksel, ka theksuar drejtori i KIPRED-it, Ilir Deda, gjatë prezantimit të analizës politike për marrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.  Deda ka numëruar ngecjet dhe ecjet e marrëveshjeve të arritura në Bruksel. Normalizimi i marrëdhënieve midis dy shteteve nuk mund të ndodhë pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve, pasi që normalizimi duhet të prekë edhe popullatën, ka thënë ai.

Sipas Dedajt, rreziku më i madh mund të vijë nga bashkësia e komunave nëse nuk ndryshohet dhe nuk sqarohet përfshirja e këtij asociacioni me Kushtetutë.

Për Dedajn, kjo bashkësi mund të shfrytëzojë dhe të keqshfrytëzojë secilën kushtetutë, ashtu siç i leverdis asaj, duke krijuar pushtet të tretë në këtë pjesë të Kosovës. / KOHA.net

 

Egjipt, ushtria ndërhyn për të ndalur përleshjet

197C4763-1D8C-413F-B026-92C658ABC112_w640_r1_s_cx0_cy5_cw0Ushtria egjiptiane ka ndërhyrë për të ndërprerë përleshjet mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të ish-Presidentit egjiptian Mohamed Morsi.

Makina të blinduara u futën në qendër të Kairos dje për të ndalur protestat. Një zëdhënës i ushtrisë tha për Agjencinë Franceze të Lajmeve se ushtarët nuk po mbajnë anën e asnjërës palë, por kanë ndërhyrë për të mbrojtur jetë njerëzish.

Pjesëtarët e kampeve rivale ishin përfshirë në përleshje në pika të ndryshme të Kairos si dhe në qytete të tjera, përfshirë Aleksandrinë, duke qëlluar me gurë në drejtim të palës kundërshtare e në disa raste edhe në përleshje trup-më-trup. Televizioni shtetëror njoftoi se të paktën 17 vetë kanë gjetur vdekjen.

Po dje, më herët, trupat qeveritare hapën zjarr kundër përkrahësve të zotit Morsi, të cilët u përpoqën të futen në selinë e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ushtria arrestoi zotin Morsi dhe udhëheqës të tjerë të Vëllazërisë Myslimane të mërkurën dhe pezulloi kushtetutën. Ushtria thotë se veprimet e saj u ndërmorën për të shmangur kërcënimin e një kryengritjeje popullore./VOA/

Majko: Të krijohet Komisioni i Transferimit të Pushtetit

Pandeli_MajkoShqetësimi i diplomacisë europiane dhe ndërkombëtare është fokusuar mbi një ‘trancizion të qetë dhe të butë të pushtetit’. Ky shqetësim ngrihet me sa duket për faktin që informacionet paraprake tregojnë, se janë vënë në lëvizje mekanizmat nëpërmjet ‘direktivave’ që ky proces të mos jetë i tillë.

Në këtë kuadër, vjen sërish thirrja e Pandeli Majkos, i cili kërkon ngritjen e një Komisoni të Transferimit të Pushtetit, i cili do të dokumentojë dhe faktojë çdo element të dorëzimit të dokumenteve shtetërore në çfarëdo lloj forme që ato ekzistojnë, të dixhitalizuara ose jo.

Kjo sipas Majkos do frenojë keqpërdorimet te dokumentacioneve shtetërore.

“Mendoj se në situatën politike postzgjedhore do të ishte mirë që të ngrihet një Komision i Transferimit të Pushtetit. Ky komision do duhej të ngrihej nga dy kryeministrat, Rama në ardhje dhe Berisha në detyrë. Ky komision do të duhet të marrë përsipër punën dhe do të mundësonte një transferim të programeve dhe dokumenteve shtetërore. Kjo do të garantonte që në çdo ministri ekzistuese dhe nga administrata e lartë politike në ikje të mos ketë keqpërdorime të dokumentacionit shtetëror për çfarë është arritur gjer më sot. Ky komision duhet gjithashtu të kryejë dhe monitorojë të gjithë memorien elektronike të serverëve aktualë të çdo ministrie, prokurimeve publike si dhe së ashtuquajturës ‘e-Government’ (procesit të dixhitalizimit të qeverisjes)”, -ka thënë  Majko për Panoramën.

 

Aksident në Durrës makina del nga rruga, vdes shoferi

POLICIA_TIRANEAksidenti rrugor ka marrë një tjetër jetë, kësaj radhe në Durrës. Viktima po drejtonte automjetin e tij, që ka dalë nga rruga, duke u përplasur fuqishëm me trafikndarësen.

Ngjarja ka ndodhur tek rrethrrotullimi i Shën Vlashit në Durrës, rreth orës 04 :00 të mëngjesit. Viktima raportohet të jetë shtetasi Shpëtim Tepshi.

Policia e Durrësit bëri të ditur, se Tepshi drejtonte automjetin tip ‘Benz’ me targë DR5629D, dhe në momentin e aksidentit ndodhej i vetëm në automjetin e tij.

Sipas Policisë së Durrësit, po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Rama: simbolika e ngjyrës ‘mavi’ dhe historia e dy breshkave të pagëzuara me emrin Sali dhe Fatos

rama fjalimi i fitoresKryeministri që pritet të marrë detyrën Edi Rama ka rrëfyer për gazetarin Baton Haxhiu në ’Klan Kosova’, se kjo fitore ishte një revolucionin i heshtur me votë e shqiptarëve. Ai ka rrëfyer dhe historinë e dy breshkave, që mban në zyrën e tij dhe simbolikën e ngjyrës ’mavi’.

“T’ju them të drejtën, ne ishim përgatitur për të fituar, por edhe ne jemi të befasuar pozitivisht nga ky revolucion i heshtur me votë e shqiptarëve. Mbresa më e fortë vjen nga harta e Shqipërisë, e cila është e gjitha e purpurt nga veriu deri në jug, si një shprehje e qartë vullneti që shqiptarët nuk duan të vazhdojnë me politikën e dasive të vjetra, as me dasinë e vjetër të së shkuarës komuniste dhe as me dasinë e më të vjetërve, që e kanë ushqyer shumë armiqtë e Shqipërisë, veri-jug”, ka deklarar Rama.

Në lidhje me dy breshkat që ai mban në zyrën e tij ai ka ofruar një metaforë që merr shkas nga realiteti:

“Breshkat do vijnë me mua në zyrën tjetër, patjetër. Historia e tyre është shumë e thjeshtë. Një miku im artist, kishte qenë në Senegal, shumë vite më përpara dhe më tregoi që njerëzit që kanë probleme me astmën, dhe unë kam pasur probleme me astmën, është mirë që të mbajnë breshka në vendin ku rrinë. Një natë duke u kthyer nga Elbasani, pashë nën dritat e makinës një breshkë që po kalonte rrugën. I thashë shoferit “ndalo dhe merre” dhe e morëm breshkën. Pastaj e morëm edhe një tjetër. Të dyja, sepse nuk mund të kishim Fatosin pa Saliun dhe kështu u pagëzuan dhe pastaj më shoqëruan në udhëtimin tim dhe janë këtu me mua”, – tha ai.

Ngjyra e purpurt, e cila në fjalorin e Kryeministrit në ikje Berisha, u shndërrua në ngjyrë mavi, Rama shpjegon se ka thjesht një simbolikë, dhënia fund e ndasive veri-jug nëpërmjet bashkimit të ngjyrave blu dhe të kuqe.

“Ngjyra e purpurt është në fakt ngjyra që bashkon të kuqen dhe blunë dhe ne sot kemi një koalicion, që shkon nga e purpurta tek e kuqja, por njëkohësisht që ka detyrë madhore që i bashkoi shqiptarët përmes një rrugë të re komunikimi me ta dhe përmes një mënyre të re shërbimi ndaj tyre, pa i ndarë në ne dhe ata, pa i ndarë në ata të veriut dhe këta të jugut, duke çuar përpara atë mision që shqiptarët na ngarkuan me votën e tyre për t’u dhënë fund dasive dhe dhënia fund e dasive është guri i themelit në rrugën që ndan tranzicionin nga Shqipëria evropiane”,- tha lideri i PS-së.

 

Rama bën publike fotot e ditëve pas fitores, me të huajt

Ambasadori i BE, Ettore Sequi
Ambasadori i BE, Ettore Sequi

 

Ambasadori i Azerbajxhanit, Rahman Mustafayev
Ambasadori i Azerbajxhanit, Rahman Mustafayev

 

Ambasadori i Greqise, Leonidas Rokanas
Ambasadori i Greqise, Leonidas Rokanas

 

Ambasadori i Italise, Massimo Gaiani
Ambasadori i Italise, Massimo Gaiani

 

Ambasadori i Kines, Ye Hao
Ambasadori i Kines, Ye Hao

 

Ambasadori i Norvegjise, Jan Braathu
Ambasadori i Norvegjise, Jan Braathu

 

Ambasadori i SHBA, Aleksander Arvizu
Ambasadori i SHBA, Aleksander Arvizu

 

Ambasadorja e Frances, Christine Moro
Ambasadorja e Frances, Christine Moro

 

Ambasadorja e Gjermanise, Carola Mulle
Ambasadorja e Gjermanise, Carola Mulle

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Majko: Shpresoj që Kuvendi i ri të mos fillojë me hetimin për falimentim me dashje të financave të shtetit

Pandeli_MajkoPandeli Majko ka reaguar ashpër në lidhje me vendimin e fundit të qeverisë për rritjen e pagave duke e konsideruar atë si një akt të paprecedent, në një moment kur nuk dihet sa ka arritur borxhi i Shqipërisë, dhe kur nuk dihet se në ç’gjendje janë financat e shtetit.

Më poshtë keni reagimin e plotë të Pandeli Majkos:

“Sot mësova që qeveria në detyrë (humbëse e zgjedhjeve të 23 qershorit) ka marrë vendimin për rritjen e rrogave. Ky është një gjest i paprecedentë.

Në kushtet ekonomike të vendit ky vendim është kulmi i papërgjegjshmërisë. A ka ministër Financash ky vend?! A ka Guvernator të Bankës së Shqipërisë ky vend që pak ditë më parë kërkoi rikthimin e FMN-së për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike?! Çfarë janë duke bërë me financat e vendit këta qeveritarë të përkohshëm?! Pse nuk u kujtuan këta qeveritarë për “premtimet e mbajtura” të rritjes së rrogave para datës së zgjedhjeve (23 qershor) por kujtohen tani pasi i kanë humbur ato?!

Media njofton me shqetësim se Ministria e Financave sapo ka shpallur ankandin e rradhës për bono thesari me afat 12-mujor dhe 6-mujor maturimi, në total 25.4 miliardë lekë të reja. Ky ankand do të zhvillohet ditën e martë, më 9 korrik, në mjediset e Bankës së Shqipërisë, ku do të shiten përkatësisht 16.4 miliardë lekë bono 6-mujore dhe 9 miliardë bono me afat njëvjeçar maturimi. Kjo praktikë është e zakonshme në të gjithë muajt e vitit, por kurrsesi në periudhën, gjatë së cilës qeveria konsiderohet si “qeveri në detyrë”, shkruan Majko.

Deputeti socialist shprehet se në kushtet e mospasjes së një pasqyre reale të gjendjes financiare të shtetit, vendimet e “premtimeve të mbajtura” duhet të pezullohen.

“Banka Botërore dhe FMN kanë shprehur alarm për nivelin e borxhit publik të Shqipërisë dhe stabilitetin financiar të saj. Pyetjet janë shumë dhe të hidhura. Disa prej tyre janë:
Sa është borxhi i Shqipërisë? Si është bilanci i pagesave të shtetit shqiptar aktualisht?! Kush do përgjigjet para ligjit në se situata ekonomike e vendit po shkon drejt një paralize financiare?!

Kush mendon se luan të “zgjuarin” dhe “burrin e mirë” të premtimeve të mbajtura e ka gabim! Shpresoj që Kuvendi i ri të mos fillojë me hetimin për falimentim me dashje të financave të shtetit! Vendimet e “premtimeve të mbajtura” duhet të pezullohen! Shqipëria është në krizë dhe nuk ka kohë për humor! Tallja nuk është virtyt! Ka ende kohë për reflektim për ata që e duan këtë vend edhe kur nuk janë në pushtet ”,-ka deklaruar Majko.

 

Uashingtoni e mirëpret Edi Ramën

Barack-Obama-dhe-Edi-Rama1Nga Robert Papa 

Ramën e njoh vitesh. Jemi thuajse një brez, në fakt ai është brezi i Demollarit, mikut tonë të përbashkët. Qysh para vitit 1990, ishte figurë publike shumë më i njohur se sa Berisha, sepse ishte basketbollist i “Dinamos”, pra nuk ishte anonim.

Basketbolli ishte sport popullor dhe TVSH transmetonte rregullisht ndeshjet në Tiranë. Gjithkush e mban mend Bellovën dhe Ramen, dy shtyllat që furnizoheshin nga supertalenti Fatmir Cuka. Trainer ishte Arben Fagu, ndërsa Dash Peza, sic quhej asokohe “komisar” i ekipit. Rama ishte lojtar me nerv, kurse Bellova  ftohtë.

Me lëvizjet demokratike, Rama ishte nga të parët. Brezi ynë nuk e harron takimin që u bë te Instituti i Arteve,kur Rama iu përgjigj haptas Hekuran Isait dhe Lisien Bashkurtit.

Mbas “Refleksioneve” Rama spikati te Mitingu afër stadiumit “Qemal Stata” duke sulmuar ashpër diktatorin Hoxha, por kjo do t’i kushtonte largimin nga drejtimi i Lëvizjes sepse Berisha , dhe ata që e vunë Berishën nuk do lejonin të shahej Hoxha dhe nuk do nxisnin dënimin e Bllokut.

Eshtë qesharake ta quash Ramën  bllokmen, sepse kushdo që  e ka njohur Ramën para viteve 90, e din mirë se Edi ishte nga brezi që jo vetëm flisnin kundër, por edhe nuk e duronin atë sistem.

E mbaj mend sa ngulmues ishte, që t’i jepja shpesh botimet e huaja që na vinin në gazeten “Sporti Popullor”, vecanerisht revistën e NBA. Nuk e kishte problem të priste gjatë dhe ta kthente gjithmone në kohë, se ne s’na lejojet t’i nxirnim nga mjediset e Ministrisë së Arsimit, ku ishin zyrat e gazetës.

Kam respekt për prindërit e tij. I ati, i nderuari Kristaq Rama, njeri intelektual dhe artist ndërsa e jëma nga një fis me histori. Ndaj turp, kur dikush i përfliste politikisht.

Gjatë viteve të para të demokracisë, Rama, humbi diku në Francë, e unë ika një vit në shkollë në SHBA. Po të shfletoni “Koha e Jonë”, Rudina Xhunga, një gazetare e re, niste një rubrikë me emra të njohur. Na ishte njëherë:Intervista e pare: Edi Rama, intervista e dyte:Robert Papa. Pra ishte ndjerë mungesa edhe për një vit ose dy.

Edi ishte kthyer por ende nuk gjente dot vendin të shpërthente.

Më 1996 ndodhi rrahja barbare dhe jam ndjerë keq. Mbaj mend se nga ata që reaguan më shumë ishte Kujtim Cashku, me të cilin Rama rrinte shumë. Cashku ishte miku i Berishës; aq mik sa rrinte shpesh pas orës 1 të natës të zyra e presidentit bashkë me Mehmet Elezin.

Rebelimi i 97. Unë isha në Uashington. Rama arrin të shkruajë të Neë York Times dhe në fakt( edhe pse unë asokohe isha ne krah të Berishës) analizat e tij ishte e saktë.

Pas 97 ai u kthye në Shqipëri. Nano, ka dëshirë të thojë se e mori ai, por faki është se Rama kishte ndikuar në largimin e Berishës më shumë se sa Nano në burgun e paqëm të Bëncës.

Kam qenë kundërshtar me Ramën, sepse nuk e kuptoja dot se si Rama që njihja unë dhe brezi ynë, të ishte ministër i komunistëve apo më pas kryetar i Bashkisë por i PS.

Në përplasjen Rama-Mustafaj, nëse do kërkohen raportimet e mia të ShijakTv, stacioni konservator dhe i djathtë, do shikohet se unë s’kam pranuar të mbështesja Mustafajn dhe isha i sigurt se Rama do fitonte.

Vitet iknin. Ishim në kahe të kundërta, por as që nuk e diskutoja se Rama nuk ishte regresiv.

Kur jam rikthyer pas një kohë të gjatë në SHBA, Rama ishte nga ata që u treguan të gatshëm të më mbështesinin, dhe nuk ia harroj.

Por të shoqëroheshe me Edin, shikoje si herezi nga ish-lideri ynë, gjoja I djathtë.

Kur Rama organizoi një ceremoni për Kristaq Ramën në Durrës, unë isha i ftuar. Të them të drejtën u  ndjeva keq, se ishin vec të majtë, asnjë i djathtë. Vetëm Mithat Havari. Prania ime aty,mbase ka gjalleruar servilet afer Berishës, me “lajmin” na tradhëtoi. Unë thjesht respektova një mik, e aq më shumë të atin e  tij.

Profesioni shpesh na ka bërë që të jemi kritikë edhe me  shokë para 90-ës. Rama se kishte problem të telefononte dhe në 1 të natës, kur dikush i thoshte:” Të goditi Papa te Koha..”Por jo inatci dhe zemërvogël si Berisha.

Atë ditë që Edi mori teserën e PS, shumë u habitën. Ka qenë ora 10.Ishte dhënë lajmi. E kam telefonuar. Aty qëlloi Bujar Kapexhiu dhe Edi ia ka dhenë telefonin atij të përgjigjej. Ngaqë m’u duk zë i hollë, kujtova se kisha ngatërruar numërin dhe i thashë :Kush jeni? Edi Rama më tha. Ik mër  komunist, i them se kë zë të hollë. Nuk ia njoha zërin. Edi duke qesh kapi telfonin dhe me tha, po i them Kapexhiut të hyjë në PS.

Unë s’kam qenë refraktar Ai e kishte një farë droje si do merrej. Në fakt ai duhej të ishtë pjesë e lojës poltike. Te PD s’kishte shans, ndërsa PS i detyrohej promovimit si ministër dhe kryetar i Bashkisë.

Tirana ndryshoi shumë, por edhe PS e Ramës nuk i ngjet asaj të Nanos, e cila Marksin mezi e hoqi nga programi.

Rama e ka goditur dikaturën dhe Hoxhën dhe ka shprehur respekt për të përndjekurit.

Nga kontaktet e mia, e dija se në Uashington emri socialist, nuk afron simpati, sepse kujtonin se PS ishte vazhdim i PPSH. Deri sa ishte Nano, PS konsderohej si ish-parti komuniste dhe PD si e djathtë anti-komuniste. Pak vetë e dinin se Berisha kishte qenë komunist 23 vjet, kurse Rama asnjë ditë komunist.

Uashingtoni donte largimin e Nanos, por jo ardhjen e Berishës. Uashingtoni me shumë vonesë e njohu fitoren e PD më 2005. Dik Cenej të nesërmen e zgjedhjeve do thoshte:”Ne presim rezultat tjeter!” ( Kjo iu deklarua një figure me pushtet, pasi Geri Kokalari ia kërkoi që Cenej të uronte Berishën në telefon. Cenej nuk pranoi se nuk donin  që Berisha te merrte pushtetin)

Rama fitoi Tiranën edhe pse Berisha ishte në pushtet, pra tregoi forcë,dhe të fortin amerikanët e duan. PS, ende shikohej si vazhduese e Partisë Komuniste të Hoxhës. Rama më shumë ishte progresist, por termi socialiast krijon jo simpati ne SHBA.

Më 2009 Rama nuk humbi. Berisha edhe pse duhet të ketë manipuluar, nuk shkoi më shumë se 70 deputetë.

Uashingtoni donte stabilitetin! Ramën nuk e njihnin. Berishen po. Më mirë një qen plak se e dimë se si leh. Rama? Nuk ishin të bindur ende . Pra Berisha bleu heshtjen dhe nuk i hapi kutitë. Rezultati i fundit tregoi se edhe me 2009 Berisha nuk ka fituar. LSI i janë hequr shumë vota.

21 janari ishte fundi i Berishës, por ende nuk ishte koha e Ramës. Nëse do bëheshin zgjedhje të parakoshme, nuk qe e sigurt se Rama fitonte, por në Uashington ai po shikohej si e ardhmja, ndërsa Berisha si e shkuara. “Ta lemë ta hajë pesha e vetes.”Kjo qe moto e Departamentit.  Dhe ajo peshë  e coi në disfatën e 23 qershorit.

Ndërkohë Rama ishte pozicionuar si figurë serioze dhe nuk shikohej si lider i një partie ish-komuniste ndërsa Berisha si ish-komunisti i fundit në pushtet.

Raportimet e CIA- dhe kabllot e Ambasades tregonin korrupsionin e madh te Berishës, por korrupsioni nuk të rrëzon në Uashington. Të Drejtat e Njeriut, Zgjedhjet e Lira-po. Berisha  gaboi sërish si më 1996. 4 të vrarë në Bulevard, 4 të pafajshëm, 4 të paarmatosur. Ndërkohë që vjedhja e mandatit te Tiranes Live ne Tv tregoi se Berisha do vidhte sërish.

Ndërkohë Rama shikohet si e ardhmja, por kjo do arrihej mes  bashkimit me ata që kishin mbajtur Berishen, LSI e fortë e Metës.

Takimi i Hillari Klintonit me Ramën në Sheraton ishte mbështetja më e madhe ndaj Ramës dhe hapja e rrugës së fitores. Madje mesazhi i saj ishte i qarte: s’do lejohet vjedhja e zgjedhjeve, por mesazhi kryesor ishte bashkimi i Rames me Metën. Rama e kuptoi, media jo.

Hillari tha me diplomaci se kundërshtarët në politikë duhet të harrojnë sharjet dhe të bashkohen për të mirën e vendit. Ajo solli shëmbullin e saj me Obamën. Sa shumë u shanë në fushatë dhe pastaj  punuan bashkë. Media kujtoi se ajo tha që Berisha dhe Rama të bashkëpunojnë bashkë për hyrjen në BE. Në fakt ajo s’kishte fare ndërmend Berishën, sepse ishte informuar per 21 janarin, por Rama e kuptoi. Obama dhe Hillari, nuk ishin nje republikan dhe një demokrat, por të dy pjese e të majtës moderne amerikane.Ndaj ai lëvizi duke kërkuar bashkimin me Metën-lëvizja e tij politike më spektakolare.

Media e mbyti! I vetmi me logjike politike ishte Ngjela: Ai e mirëpriti ardhjen e Metës dhe  avokati tha: Largimi i LSI nga Berisha e forcon apo e dobëson Berishën?

Meta kishte provuar se kishte 120-150 mije vota. Afrimi i tj me PS e garantoi fitoren.

Në dhjetor një miku im amerikan këtu më tha: PS dhe LSI shkojnë 84 vota, por me gjithe AK dhe FRD do shkojnë 94 sepse USA kerkon një ndryshim rrënjësor si në Kroaci, ndryshim Kushtetute, Nryshim Drejtesie dhe Shqipëria të jetë si shembull.

Nëse AK dhe FRD,do dëgjonin logjikën e Ngjelës, sot pozita e re do kishte edhe 10 mandate më shumë.

Rama e fitoi Uashington gradualisht. I bindi se eshte më shumë se kryetar Bashkie. Eshtë i fortë më shumë  sa Berisha, por është shumë më i ri në moshë, pra, mund të jete ai Toni Bler shqiptar, e Berisha nuk bëhej dot Helmut Kohli shqiptar sepse kishte kohë që ishte spostuar nga Moska.

Për Uashningtoni nuk ka shume rëndësi të majtë e të djathtë por pro-amerikanë dhe anti-amerikanë.

Rama mund të jetë cdo gjë, por anti-amerikan s’ka shasn të jetë. Këtë e them me bindje. Unë do kisha dëshire që ai të ishte nga krahu i djathtë, por PS u tregua me e zgjuar. Diti ta afrojë.

Ai pëlqen që forca e tij të quhet progresiste, dhe duhet provuar.

Kur më ka telefonuar Xho Dioguardi,para zgjedhjeve dhe duke me pyetur a e di ti se Rama vjen ne Uashington?,unë i kam thënë e di, madje sipas informacioneve të mia do e presë Joe Biden. Departamenti i Shtetit deklaronte se mbështesnin Ramen, kjo nuk thuhej publikisht por në korridoret e pushtetit, Rama shikohej si kryeministër.

Obama u largua 4 ditë qe te takonte presidentin kinez, e keshtu Biden, anuloi axhenden e tij per 4 dite ndaj takimi nuk u realizua. Rama nuk u mburr se do takonte Biden. Priste  i qetë fitoren.

Ndërkohe u publikua foto me Obamen. Vajtocat e pushtetit shkuan deri aty sa FBI po hetonka Ramen. Ne fakt ishte mashtrim sepse amabsada amerikane s’tha asnjë fjalë. Berisha e di mirë, madje le të kujtojë vitin 2001 kur u  nis për vizitë në SHBA dhe mbeti në Vjenë dhe nuk  u lejua as të nisej për Uashington.

Uashingtoni vepron ndryshe. Uashingtoni e mirepret Ramën!  Atij nuk i duhen palaco si Podesta. Me Uashingtonin duhet folur direlt e jo me lobista. Ed ke miq në SHBA dhe Uashington! Mos harro se  ke shumë miq shqiptaro-amerikanë. Puna mbarë! Tash e djathta ka shansin të rilindë, por as me ish kamariera  Rinasi apo nipa blloku gjaksor. Lidhja e djathtë rreth Topit do ishte  zgjidhja më e mirë!