‘’Prismi” francez

16

DGSE_logoSipas le Quotidien, Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë së Jashtme (DGSE) spiunon gjithë komunikimet e francezëve. Emaile, mesazhe, të dhënat e thirrjeve telefonike, aksesin në Facebook, Twitterin, të cilat stokohen për vite më radhë.

Reagimi në rrugët e Londrës : “Askush nuk ka dëshirë që emailet e tij të jenë të survejuara çdo ditë. Është e gabuar, përfundimisht. Nuk e di se si do ta ndalin këtë gjë. Si mund të ndalohet kjo? Ato zhvillojnë teknologji të reja gjatë gjithë kohës”,- thotë një burrë, i pyetur në rrugë.

Personalisht, nuk i përdor rrjetet online. Nuk do të doja të përdorja Facebook. Ndjehem keq me idenë që pavarësisht cila nga imazhet e mia të publikuara, bëhet pronë e tyre dhe se ato mund ta përdorin këtë. Domethënë supozoj që kam qenë gjithmonë e kujdesshme.”- shton një grua.

Një NGO gjermane Campact, i ka përdorur rrjetet sociale për të lëshuar një apel qeverisë së saj. Në një peticion të vendosur online në internet, ajo ka kërkuar t’i akordohet azili politik Edward Snowden.

Ne duhet t’i vëmë një limit shërbimeve sekrete të mbarë botës duke filluar nga spiunimi botëror, vjedhja dhe stokimi i të dhënave”,- reagon Christoph Bautz, militant në gjirin e NGO Campact.

Gjermania ka vepruar, por jo në sensin e dëshiruar nga ONG. Berlini tashmë e ka refuzuar kërkesën për azil të Edward Snowden. /euronews/