Serbia e shqetësuar nga Marrëveshja ushtarake Kosovë-Shqipëri

12

f1_vucic-jpg1372834934Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar dje se marrëveshja ushtarake në mes Kosovës dhe Shqipërisë paraqet një problem serioz, sipas raportimit të Kohanet.

Vuçiq ka thënë se Serbia po punon që të mbrojë qytetarët e saj dhe se për këtë çështje duhet të bisedojë me Bashkimin Evropian dhe me partnerët e tjerë ndërkombëtarë, por nuk guxon që vetes t’i shkaktojë probleme në planin ndërkombëtar.

Siç transmeton Beta, Vuçiq ka thënë se është një gjë e mirë që Forca e Sigurisë së Kosovës nuk është në veri të Kosovës dhe që NATO-ja është garantuese, se ato nuk do të dërgohen atje.

Na duhet të mbrojmë popullin tonë, por pa i shkaktuar kurrfarë problemesh Serbisë në planin ndërkombëtar“, citon telegrafi të ketë thënë Vuçiq në një takim me gazetarë, i pyetur lidhur me marrëveshjen ushtarake të nënshkruar në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Marrëveshja SOFA, e nënshkruar të hënën në Prishtinë në mes Ministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çekut dhe Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, Arben Imami, rregullon procedurat e hyrjes-daljes, qëndrimit të përkohshëm dhe statusin e anëtarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe anëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në territorin e shtetit përkatës, si dhe përbërësve civil apo personave në varësi.