Rama, thirrje Berishës: Ndal vendimet qeveritare mbi pasuritë kombëtare

13

Albanian opposition leader Edi Rama gives a press conference February 1, 2011 in Tirana. Rama called for fresh anti-government protests in the capital on January 4th, for the third week in succession. He said the marches in the Tirana and at least four other cities were to demonstrate "peaceful resistance" to the government. Three people were killed during an anti-government protest in Tirana on January 21st. Rama said he had spoken to European Union foreign policy chief and EU enlargement commissioner who told him they were ready to mediate in the opposition's dispute with the government. AFP PHOTO / STR (Photo credit should read STRINGER/AFP/Getty Images)Lideri socialist Rama i ka bërë thirrje sot Kryeministrit ende në detyrë Berisha, që të ndalë miratimin e vendimeve të qeverisë. Rama deklaroi se populli e ndëshkoi Berishën pikërisht për këto vendime që ka marrë, ndaj qeveria e ardhshme do të sillet e rreptë ndaj cdo aktiviteti privat që nis punën pas 23 Qershorit.

Gjatë fjalës së tij në punimet e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Rama deklaroi:

Jam i detyruar tu bëj thirrje të gjithë subjekteve që të mos vazhdojnë bashkëpunimin me këtë qeveri, pasi ne do jemi të rreptë me çdo produkt të bashkëpunimit të subjekteve private me qeverinë pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Është e pamundur që një qeveri e ndëshkuar nga populli, të vazhdojë sikur s’ka ndodhur asgjë dhe të marrë vendime mbi pasuritë kombëtare për çështje për të cilat u ndëshkua me votë“,- tha lideri i socialistëve Rama.

Deklarata e Ramës vjen pas mbledhjes së qeverisë ku u miratuan rritja e pagave dhe pensioneve dhe pas mbledhjes më të fundit atë të Këshilli Kombëtar i Territorit ku u miratua plani kombëtar sektorial për gazsjellësin TransAdriatik, si dhe lejet zhvillimore komplekse për ndërtimin e disa hidrocentraleve dhe disa plane të përgjithshme vendore.