Ashton: Puna për zbatimin e Marrëveshjes Serbi-Kosovë në terren, duhet të vazhdojë

catherine-ashtonPërfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë dhe njëkohësisht Zv. Presidente e Komisionit Europian, Catherine Ashton ka dhënë një deklaratë pas mbledhjes së ditës së hënë, në kuadrin e dialogut të thjeshtësimit të BE-së, midis Serbisë dhe Kosovës.

“Takova Kryeministrin Daçic dhe Kryeministrin Thaçi, për herë të 13-të në kuadrin e dialogut të normalizimit të marrëdhënieve midis te dy palëve, në Bruksel sot. Në vijim të vendimit historik të Këshillit Europian të qershorit për hapjen e bisedimeve të pranimit me Serbinë dhe fillimin e negociatave mbi Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Kosovën, ne hodhëm një vështrim mbi hapat e mëtejshëm në lidhje me zbatimin e saj”,- ka deklaruar Ashton.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, ka deklaruar gjithashtu rëndësinë, që ka vazhdimi i zbatimit të kësaj Marrëveshje në muajt në vazhdim, duke theksuar se, tekstet mbi Telekomin dhe Energjinë thuajse janë finalizuar, ndërkohë që diskutimet mbi to, do të vijojnë dhe gjatë vizitës së saj në Beograd dhe Prishtinë.

“Është e një rëndësie të veçantë që puna për zbatimin, të vazhdojë në javët dhe muajt e ardhshëm,  siç e parashikon Plani i Zbatimit. Jam e kënaqur që të dy Kryeministrat konfirmuan angazhimin e tyre, përballë këtij qëllimi. Tekstet mbi Telekomin dhe Energjinë pothuajse u finalizuan. Diskutimet mbi këto tekste, do të vazhdojnë në ditët në vijim ndërkohë që unë do të udhëtoj në Beograd dhe Prishtinë”,- ka theksuar Ashton në deklaratën e saj. /im.ta/

 

 

Demi për PD: korrupsion politik, nepotizëm, patronazhe dhe kleptokraci lokale

LEONARD DEMIIsh-deputeti i Partisë Demokratike, kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Kuvendin e Shqipërisë, Leonard Demi, ka deklaruar në një intervistë për gazetën Shekulli, se korrupsioni politik i krerëve të grupeve të punës në qarqe, klaneve të tyre dhe nepotizmit partiak në gjithë vendin, janë shkaku i humbjes së PD-së.

Demi deklaron se 12 krerët e grupeve të punës në 12 qarqet e kishin shndërruar këto qarqe në pronën e tyre dhe të individëve që mbanin njëri-tjetrin si në drejtim të administratës po ashtu dhe në atë të partisë përgjatë mandatit të dytë qeverisës.

“Së pari, me vendim të PD-së, nga pikëpamja partiake, çdo qark drejtohet nga një ‘Grup Pune’. Pas shtatë vjetësh në pushtet, kryetari i ‘Grupit të Punës’ rëndom nuk ka zbatuar orientimet e PD-së për funksionimin e grupit. Kontrolli i zonës nga këta krerë grupesh ka minimizuar autoritetin dhe aktivitetin e deputetëve në bazë, ku këta të fundit nuk ishin efektivë për të bërë fushatën në zonat e tyre elektorale. Mosfunksionimi i Grupit të Punës sipas orientimeve të PD-së, ka ngërthyer një lidhje të shkurtër midis kryetarit të Grupit të Punës së qarkut dhe kryetarëve të degëve apo nëndegëve të PD-së të vetë qarkut. Ky qark i mbyllur partiak dhe lokal lindi klane lokale apo më të gjera, të cilat kënaqnin interesat e një grupi të vogël njerëzish të lidhur nga interesa të ngushta vetjake. Mungesa e transparencës së krerëve të grupeve të punës në qarqe ka bërë që të nxitej korrupsion politik, sidomos në rastet kur në pozicione të rëndësishme lokale janë vendosur miqtë apo njerëzit e tyre, duke mos marrë parasysh kualifikimin dhe kontributin e tyre individual real, me pak fjalë nepotizëm, patronazhe, apo kleptokraci lokale”, -ka deklaruar Demi.

Ish-deputeti i PD-së thotë se administrata drejtohej në disa rrethe nga ekspertë të dobët apo më të dobëtit midis të tjerë. Ai shprehet se korrupsioni ishte i një niveli tjetër, “korrupsion institucional”, që ndryshon nga ryshfetet apo përfitimet e tjera vetjake. Korruptohej institucioni”. Ndërkohë ish-kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, shpjegon gjithashtu se një tjetër arsye pse PD-ja dhe kreu i saj Berisha humbi zgjedhjet ishin dhe tensionet, përçarjet dhe humbja e imazhit të PD-së në nivel lokal, që kishte anëtarësia në bazë për shkak të drejtimit të gabuar, nepotik dhe të korruptuar të drejtuesve të grupeve të punës në çdo qark.

 

Komisarët e Policisë të përjashtuar se ngacmonin femra, letër opinionit publik

Policia-incidenteDy Komisarët e Policisë të cilët janë denoncuar nga dy vajza për sjellje të pahijshme janë përjashtuar me akuzën e “Kryerjes së veprimeve të pahijshme” dhe “Shkelje të Kodit të Etikës së punonjësit të policisë”.

Policia ka njoftuar zyrtarisht opinionin publik, se drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, bazuar në Ligjin Nr. 9749 “Për Policinë e Shtetit” dhe Rregulloren e Disiplinës së Policisë së Shtetit ka vendosur përjashtimin nga Policia e Shtetit “Për kryerje të veprimeve të pahijshme dhe “Shkelje të Kodit të Etikës të punonjësit të policisë”, të dy oficerëve të policisë: komisar Pjerin Voci dhe komisar Julian Malaj.

Dy Komisarët e pezulluar i kanë drejtuar një letër opinionit publik ku sqarojnë se, përjashtimi i tyre ka shkaqe të tjera, të cilat nuk lidhen me ato të përmendura në versionin zyrtar të policisë. Ato theksojnë se, vetëm kanë zbatuar ligjin dhe Kodin e Etikës të Policisë së Shtetit.

Më poshtë do të gjeni letrën e plotë të dy Komisarëve të Policisë, drejtuar opinionit publik:
“Ne të nënshkruarit Pjerin Voci dhe Julian Malaj, komisarë policie të përjashtuar sot nga rradhët e Policisë së Shtetit me motivacionin “për kryerje të veprimeve të pahijshme” dhe “shkelje të Kodit të Etikës të Punonjësit të Policisë”, të informuar për këtë vendim të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit vetëm nga Mass-Media, nëpërmjet kësaj të fundit dëshirojmë t’i bëjmë me dije opinionit publik se e gjithë kjo ngjarje ka ndodhur vetëm për shkak se kemi kërkuar respektin ndaj ligjit dhe pikërisht respektin e Kodit të Etikës së punonjësit Policisë së Shtetit nga ana e punonjësve të Patrullës së Përgjithshme të Policisë me gradë profesionale më të ulët se ne personalisht.

Ne si punonjës të devotshëm prej më shumë se një dekadë në radhët e Policisë së Shtetit, tashmë me gradë “komisar”, të paproceduar asnjëherë dhe me figurë profesionale dhe qytetarë të pastër, nuk mund të lejonim kurrësesi, që punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të shkelin ligjin në mënyrë flagrante duke kryer veprime arbitrare pikërisht ndaj oficerëve të Policisë së Shtetit.

Në lidhje me ngjarjen për të cilën është informuar në mënyrë të njëanshme dhe jo korrekte opinioni publik, dëshirojmë t’ju bëjmë me dije  se në datën 05-07.2013 pranë Bibliotekës Kombëtare të Kryeqytetit, ndërsa nuk kishim kryer asnjë veprim të pahijshëm ndaj asnjë qytetari, gjë që është profesionalisht e verifikueshme, duke udhëtuar me mjetin tonë u ndaluam në mënyrë pikërisht të pahijshme dhe aspak ligjore nga ana e tre punonjësve të Patrullës së Përgjithshme të Policisë disa gradë profesionale poshtë nesh.

Sipas ligjit, ndalimi dhe shoqërimi i çdo oficeri policie, apo gjykatësi dhe prokurori kryhet vetëm në një moment në të cilin është realizuar një vepër penale e rëndë dhe në kushtet e flagrancës, që nuk ka të bëjë aspak me rastin tonë.  Ne u ndaluam nga tre punonjës policie, të cilët as nuk u prezantuan sipas Ligjit të Policisë së Shtetit dhe as nuk e respektuan Ligjin dhe Kodin e Etikës së Punonjësit të Policisë, gjë të cilën ne e bëmë me ta në mënyrën e duhur ligjore, duke u prezantuar dhe treguar dokumentat e nevojshëm  të policisë.

Shkelja e ketyre elemeteve baze ne ushtrimin e profesionit te punonjesit te Policise si ne ndalimin dhe shoqerimin tone, arriti kulmin ne ambjentet e drejtorise se Policise se Tiranes ku nje person i veshur civil me pantallona te shkurtra dhe shapka, me arrogance na provokoi duke na fyer ne ambjente zyrtare te policise se shtetit. Ne aparence duket se reagimi yne ne respekt te ligjit dhe figures profesionale te oficerit te policise ndaj ketyre veprimeve arbitrare ne shkelje te ligjit dhe kodit te etikes duket, se deri tani nuk eshte trajtuar ne menyre te drejte duke mos konsideruar edhe respektin qe ne gezojme ne rradhet e kolegeve dhe kolegeve tona.

Pertej ketyre zhvillimeve,  ne mbetemi me besim te plote te drejtesia brenda rradheve te policise dhe te hapur ndaj insititucioneve perkatese brenda Ministrise se Brendeshme qe sigurisht duke kryer detyren e tyre ne respekt te ligjit ne perfundim te rezultateve te punes se tyre ligjore, do te duhet te informojme opinion publik per profesionalimin tone ne detyre dhe ne veprimtari , ashtu si edhe shkeljet ligjore dhe etike te ketyre punonjesve te patrulles se policise. Ne besojme se vendosje e drejtesise per rastin tone do te kontribuoje ne respektin e qytetareve ndaj figures etike, profesionale dhe ligjore te te gjithe punonjesve te policise se shtetit”.

Pjerin Voci
Julian Malaj

 

 

OKB thirrje për armëpushim në Siri, fillon Muaji i Shenjtë i Ramazanit

ban-ki-moon-2011-2-4-7-10-11Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon ka bërë thirrje për armëpushim në Siri.

Fillimi i Muajit të Shenjtë të Ramazanit për mbarë myslimanët në botë  duhet të jetë një nga katër muajt në kalendarin islamik, ku supozohet se luftimet duhet të ndalen.

Luftimet në Siri vazhdojnë dhe përplasjet e kryengritësve me trupat besnike të presidentit Bashar Al-Assad, nuk po arrijnë të ndalen.

Thirrjeve opozitare për armëpushim, regjimi i Bashar Al-Assad iu është përgjigjur me refuzim. Arsyeja bazohet mbi logjikën se, dhuna duhet ndalur totalisht dhe jo pjesërisht, duke refuzuar në këtë mënyrë, mundësinë për vendosjen e paqes së përkohshme, midis dy kampeve luftuese.

 

 

Presidenti Nishani uron besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit

For the story BC-EU—Albania-PresidentPresidenti i Republikës Bujar Nishani uron të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë me rastin e fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.


“Të nderuar besimtarë myslimanë, 

Ju përshëndes me shumë dashuri dhe respekt sot në ditën e parë të Ramazanit. Ramazani ndërthur shenjtërisht sakrificën materiale me lartësimin shpirtëror.

Ramazani është një akt i lartë religjioz dhe human me përmasa kolosale. Duke qenë gjithëpërfshirës dhe universal, efektet dhe dobitë e Ramazanit, paqja, purifikimi, lartësimi, mbarëvajtja, janë të shkrira brenda Tij në një mënyrë harmonike të përsosur brenda një diapazoni mahnitës, që përfshin gjithçka njerëzore, nga aspekti shpirtëror në atë utilitar, nga secili besimtar veç e veç, tek i gjithë komuniteti bashkarisht.

Mesazhet që përcjell riti i Ramazanit janë nga më madhështoret.
Kthimi i vështrimit nga vetja.

Uria dhe etja, dhe në përgjithësi vuajtjet materiale, janë vuajtje
provizore që shpërblehen.
Vazhdimi i ekzistencës bëhet vetëm përmes mbajtjes gjallë të shpresës,
e cila, nga ana e vet, ushqehet nga dhimbjet e sakrificës.
Ndjenja e mëshirës dhe dashurisë për të gjithë njerëzit njëlloj.
Largimi i brengave.
Harrimi i kujtimeve të hidhura.

Këto dhe të tjera janë arsyet pse Ramazani prej shekujsh zbatohet dhe nderohet me aq devocion dhe përpikmëri nga Ju dhe besimtarët myslimanë të mbarë botës.

Ramazan të lehtë të gjithëve!

Kërkon të hyjë me forcë në ambasadën amerikane në Tiranë, arrestohet

Ambasada Amerikane_3Shtetasi Sherif Morina, 45-vjeçar është ndaluar nga forcat e Komisariatit të Policisë nr °1 në Tiranë pasi ka tentuar të hyjë me forcë në ambientet e Ambasadës Amerikane në Tiranë. Ai ka shfrytëzuar momentin kur duhej të kryhej ndërrimi i turneve të personelit të sigurisë, duke u përpjekur të penetrojë me forcë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 të ditës së sotme dhe mësohet se shtetasi Morina ka qenë gjithashtu i pajisur me një radio policie dhe një kamera.

Morina ka kërkuar me ngulm të takohet me ambasadorin amerikan Aleksandër Arvizu dhe ka kërkuar gjithashtu t’i jepet një vizë amerikane.

Polica ka njoftuar, se personi po merret në pyetje për të zbardhur incidentin.

Braçe: Shpresoj që Fullani të ketë thënë të vërtetën për gjithçka

erion-brace-lsa_1Pas Takimit që Kryeministri i ardhshëm, Rama ka bërë me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Fullani asgjë nuk është bërë publike për mediat.

Deputeti socialist Erjon Braçe ka deklaruar, se shpreson që Guvernatori të ketë thënë të vërtetën. Ai thekson gjithashtu, se do të dëshironte që ai të ketë marrë përgjegjësinë, që i takon për gjithçka ka ndodhur me borxhin, me financimin jashtë çdo limiti të shpenzimeve elektorale të Kryeministrit në ikje dhe korrupsionin në sistemin bankar, me produkt shifrën alarmante të kredive të këqija.

Takimi i Ramës me Fullanin vjen në kuadrin e një sërë takimesh që Kryeministri i ardhshëm po kryen me krerët e institucioneve në vend.

 

 

 

Fansat pengojnë Rihannën të bëjë plazh në Poloni

Rihanna ankohet nga fansat ne Poloni. Ajo shkruan në Instagram pasi ka postuar fotot e saj: “Ja se si është një ditë plazhi në Poloni. Po marrim diell si kafshët në kafaz”.

Rihanna-Poloni
Rihanna-Poloni

 

Rihanna-Poloni
Rihanna-Poloni

 

Rihanna-Poloni
Rihanna-Poloni

 

Rihanna-Poloni
Rihanna-Poloni

 

Rihanna-Poloni
Rihanna-Poloni

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Dokle: Po fryn era e shtetit, boll më me ndërtime pa leje

namik-dokle-2Namik Dokle shprehet optimist për vendosjen e shtetit, që do të filloje menjeherë pas marrjes në dorë të situatës nga qeveria Rama. Ai ka mbeshtetur deklaratën e Kryeministrit të ardhshëm Rama në lidhje me kthimin e bregdetit në identitet siç edhe bëri me Lanën në Tiranë.

“E thene troc, sakte,pa ekuivoke, me guxim shtetari: ” Kush nderton pa leje ne bregdet, i hedh parate ne det!” Po fryn era e shtetit. Boll me me ndertime pa leje! Boll me me biznese pa leje. Mjaft me grabitje territoresh nga “te fortet”! Mjaft me pronare qe mbijne nga hici ! Ky eshte Edi Rama qe besoj une, ky eshte Edi Rama qe besojne dhe votuan shqiptaret ne menyre plebishitare me 23 Qershor. RILINDJA E SHQIPERISE PO FILLON ME RILINDJEN E SHTETIT“,- ka deklaruar Dokle ne rrjetin social Facebook.

Studentja hidhet nga kati i tretë i Komisariatit të Policisë në Kukës

kukes polici_9Në vajzë 20 vjeçare është hedhur nga kati i tretë i Komisariatit të Policisë Kukës, paraditen e sotme. Studentja A.C është thirrur në polici për të dhënë sqarime në lidhje me ngjarjen, pasi i ati i saj kishte bërë denoncim në polici për zhdukjen e saj.

Gjatë marrjes në pyetje nga policia e Kukësit, vajza ka pranuar se ishte larguar me një djalë. Pasi ka mbaruar procedura vajza i është ofruar dritares nga ku është hedhur. Studentja është çuar me urgjencë në spital ku raportohet, se është jashtë rrezikut për jetën dhe rezulton të ketë marrë disa plagë ne trup.

Ndaj dy punonjësve të policisë, të cilët kanë asistuar gjatë marrjes në pyetje është marrë masa e pezullimit të përkohshëm nga detyra, deri sa të sqarohen shkaqet dhe motivet e incidentit të ndodhur.