Berisha: Shqipëria në progres ekonomik

Sali-Berisha-Mbledhje-Qeverie-Kryeministri Sali Berisha ka kundërshtuar pretendimet e Partisë Socialiste, se qeveria po vazhdon të rrënojë financat publike, duke konfirmuar gjatë mbledhjes së qeverisë, progresin ekonomik të Shqipërisë.

“Ka dhe disa pretendime që vijnë nga mosnjohja totale e realitetit, siç është ideja e një auditi ndërkombëtar. Zotërinjtë duhet ta dinë se auditi ndërkombëtar është ‘on line’, është i përditshëm, i përjavshëm, i përmuajshëm. Shqipëria është një nga vendet e pakta që boton, publikon në faqen e thesarit çdo qindarkë që shpenzohet në territorin e republikës së Shqipërisë nga buxheti i shtetit, të nesërmen e shpenzimit të tij“,- ka deklaruar Berisha.

Gjatë miratimit të vendimeve për dhënie me koncesion te hidrocentraleve apo të ndalimit të prokurimeve dhe tenderimeve pa marrë më parë lejen nga Këshilli i Ministrave, zoti Berisha i kërkoi administratës të mos japë dorëheqjen pas instalimit të Qeverisë së re, si dhe hodhi poshtë kërkesën e zotit Rama për një qeveri kujdestarie deri ne shtator.

“Ky është një debat shterpë që ka në bazë thjesht revanshe dhe epshe të papërmbajtura të pushtetit, i paqytetëruar, i panevojshëm dhe unë ftoj administratën të mos ndikohet, por të vazhdojë me përgjegjësi detyrat dhe detyrimet e veta ligjore në ushtrim të pushtetit ekzekutiv në këtë vend deri ditën që fillon mandati i ekzekutivit të ri dhe pastaj është ky ekzekutiv që do të vendose, si për programin e vet ashtu dhe për administratën, të cilën unë kam bërë thirrje që asnjeri të mos japë dorëheqjen“, – tha Berisha.

Skandal korrupsioni qeveritar në Spanjë

606x341_231480_scandale-de-corruption-en-espagn (1)Me qindra manifestues kanë protestuar fuqishëm përpara dritareve të Partisë Popullore në pushtet në Spanjë pas publikimit të dokumenteve të reja të kontabilitetit komprometues për shefin e qeverisë.

Protestuesit thërrisnin ‘Dorëheqje Rajoy- Rajoy në burg’. Sloganet kanë qenë të njëjta në gjithë qytetet e mëdhenj të Spanjës.

“ Jemi në një situatë të papërballueshme, kemi prekur limitin. Po drejtohemi nga një qeveri kriminelësh, të mbështetur nga një strukturë kriminale, që është partia dhe për pasojë ne denoncojmë një sistem të korruptuar që nuk mund të zgjasë më! ,-deklaron Franciso, pjesëmarrës në turmë.

“ Jemi më shumë se 6 milionë të papunë, po asistojmë në një ikje masive të trurit, kemi shumë studentë të superkualifikuar në universitete që duhet të emigrojnë, boll më ”,- deklaron një infermier.

E përditshmja e qendrës së djathtë El Mundo ka publikuar këtë të martë një kopje të dokumenteve të kontabilitetit të shkruara me dorë, të prezantuara si origjinale. Mariano Rajoy figuron përmes përfituesve për shtesa rrogë, ndërkohë që ai ishte Ministër.

Ish mbajtësi i thesarit të PP, Luis Barcenas, aktualisht i ndaluar, ka pranuar se mbante llogaritë.

Dje, vetëm kreu i  partisë për rajonin e Madridit ka formuluar një koment: nëse ka pasur parregullsi në financimin e partisë, duhet ta pranojmë, të shpjegohemi përpara qytetarëve spanjollë me ndershmëri dhe integritet,- ka deklaruar Esperanza Aguirre.

Mariona Rajoy nuk ka deklaruar asgjë. Drejtimi kombëtar i Partisë u mjaftua me një komunikatë të shkruar, për të mohuar gjithçka në bllok./euronews/

 

Mariona Rajoy nuk ka deklaruar asgjë. Drejtimi kombëtar i Partisë u mjaftua me një komunikatë të shkruar, për të mohuar gjithçka në bllok./euronews/

Ashton në Kosovë

catherine ashtonPërfaqësuesja e Lartë e Bashkimti Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe Zv. Presidente e Komisionit Europian, Catherine Ashton, do të kryejë një vizitë sot në Kosovë.

Siç edhe pritej, Baronesha Ashton do të takohet me zyrtarët më të lartë të vendit, Presidenten Jahjaga,  Kryeministrin Thaçi dhe do të kryejë takime edhe me udhëheqësit e opozitës.

Ashton dje qëndroi në Beograd, ku takoi udhëheqësit më të lartë serbë.

Takimet vijnë pas përfundimit të raundit të 13-të në Bruksel, në kuadrin e Marrëveshjes së Normalizimit të Marrëdhënieve midis dy vendeve, ku u vëzhgua puna e bërë deri më tash në terren për implementimin e saj.

Ndërkohë pritet të vazhdojnë diskutimet mbi kapitullin e Telekomit dhe Energjisë, të cilat pothuajse ishin drejt mbylljes gjatë bisedimeve në Bruksel.

 

 

Braçe: Lulëzim ke vrarë në mes të bulevardit, drejtësia do të vihet në vend

erion_braceDeputeti socialist Erjon Braçe, i është kundërpërgjigjur sulmeve, që Lulëzim Basha po bën gjatë fushatës së tij kundër shumicës së majtë, me një koment në Facebook.

Ai i kujton Lulëzim Bashës, se standardi më i ulët i 22 viteve ishte momenti kur ai ka vrarë në mes të bulevardit. Ai i kujton Bashës krimet e kryera, duke i kujtuar gjithashtu mbylljet e dosjeve me procedurë. Ai e mbyll komentin e tij me premtimin që tashmë është një premtim elektoral i së majtës, që pritet të marrë pushtetin, se drejtësia do të vihet në vend.

Më poshtë keni komentin e plotë të deputetit socialist Erjon Braçe:

Lulëzim!

Standardi më i ulët i 22 viteve ishte 21 janari, dita kur ti vrave mu në mes të bulevardit!!
Po lexoj që Lulzim Basha paska thënë sot, gjatë takimeve të fushatës së tij për të merituar “trotuarin”, që i ka caktuar tutori:

“Përballemi sot me një mazhorancë, që është standardi më i ulët i së kaluarës 22-vjeçare. Ata janë Shqipëria e dredhive dhe e pazareve. Ata janë Shqipëria e mashtrimit dhe e tjetërsimit, një mazhorancë me sy të babëzitur drejt pasurive publike të shqiptarëve. PD duhet të jetë gati t’i përgjigjet, si mazhoranca morale e shqiptarëve dhe e qytetarëve shqiptarë kudo ku ndodhen”!!

Kjo është gjuha, që dërgoi në opozitë Sali Berishën, por edhe ty or Lul!!
Po po, gjuha arrogante e një vrasësi serial pushteti apo hajduti po kaq të shpeshtë, po prej pushtetit.

Ti Lulëzim flet për moral?
Lulëzim, mbi ty është ende e pagjykuar një akuzë tejet e rëndë për një funksionar publik, ngritur nga Prokuroria e Republikës.
Bëhet fjalë për “vjedhjen e shekullit” dhe ajo është ende e pagjykuar!!
Ti e kalove ylberin dhe u ktheve në …….fëmijë, kur i dorëzove për muaj të tërë rresht gjykatës më të lartë, raporte ditore nga ato që fëmijët qëmoti merrnin për të justifikuar mungesat.

Me ato raporte shtyve gjyqet, tutori yt fitoi kohën që i duhej për të ngatërruar gjyqet dhe në fund, gjykatësja jote private sajoi procedurën përmes së cilës nuk u gjykove!!
Moral është ky? Ti flet e akuzon për moral kur je i tillë?!

Ti Lulëzim flet në emër të një Shqipërie morale?!
Po çfarë thua? Qenke rëndë.
Po thua që 1 milion shqiptarë nuk kanë moral dhe ti ke?

Ti ke vrarë Lulëzim!!
Dallimi yt nga shumica e shqiptareve qëndron në këtë fakt!!
Ti vrave, ata ishin viktimat!!
Ti vrave në mes të bulevardit të Tiranës dhe në 100 vitet e fundit vetëm një mercenar i fashizmit e kishte bërë këtë në një datë, 4 shkurt!! E fshive këtë datë nga rrugët e Tiranës me shpresën se njerezit nuk do të kujtojnë kurrë faktin që ti, Lulëzim Basha ke vrarë në këtë qytet!!

Lul!
Një krim që nuk ndëshkohet nuk harrohet kurrë!
Kjo po të ndodhë!!
Krimi yt unk do të harrohet!!
Shqiptarët janë njerëz me moral. Morali i tyre buron nga drejtësia dhe drejtësi do të bëhet!!
Duke nisur nga ty!!

 

Korrupsioni minon demokracinë

0,,16939263_303,00DW

Korrupsioni në politikë, biznes dhe administratën publike në dy vitet e fundit është rritur. Partitë politike perceptohen shpesh si institucionet më të korruptuara.

Barometri Global i Korrupsionit i prezantuar të martën (9 korrik 2013) nga Transparency International dokumenton se korrupsioni në politikë, biznes dhe administratën publike po perceptohet gjithnjë e më shumë si një problem mbarëbotëror. Anketa e zhvilluar në 107 vende tregon se më shumë se gjysma e njerëzve në botë besojnë se korrupsioni në dy vitet e fundit është rritur. 27 përqind kanë thënë se kanë paguar gjatë vitit të kaluar të paktën një ryshfet për të punësuarit në polici ose administratë. Në krahasimin ndërkombëtar janë partitë politike që perceptohen më shpesh si institucionet më të korruptuara.

Gjermania është shumë më lart se mesatarja. 57 për qind e të intervistuarve në Gjermani thanë se korrupsioni është rritur. Kjo ishte “të shquar”, tha Edda Müller, Kryetare e Transparency International, për DW, “sepse gjermanët më parë mendonin që në vendin tonë korrupsionit nuk është shumë ndonjë fenomen i rëndësishëm, dhe se ndodh më tepër në vende të largëta.”

Politika dhe mediat kanë reputacion të keq

Në një shkallë nga 1 (aspak i korruptuar) deri në 5 (shumë i korruptuar) gjermanët i vlerësuan partitë politike me 3.8, sektorin privat me 3,7 dhe mediat me 3.6. Edda Müller është e befasuar për shifrën e fundit. “Ne kemi nevojë për median për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me këtë problem. Por nëse për vetë ata dyshohet tani se nuk janë të pavarur dhe sigurojnë privilegje për veten në mënyrë korruptive, kjo është e re.”

Shoqata e Gazetarëve Gjermane (DJV) u shpreh për një “sinjal alarmi”. Kryetari i DJV Michael Konken tha: “Kredibiliteti është vlera më e lartë e gazetave, revistave, radiove dhe portaleve online në qoftë se njerëzit nuk kanë besim tek mediat, është koha për të ndërmarrë diçka.”

Konventa e OKB-së kundër korrupsionit

Dhjetë vjet më parë Organizata e Kombeve të Bashkuara miratoi një konventë kundër korrupsionit, me qëllim për të parandaluar çdo formë të manipulimit politik dhe të korrupsionit në sektorët publikë dhe privatë. Rregullat zbatohen njësoj si për zyrtarët edhe përfaqësuesit e zgjedhur. 161 shtete e kanë ratifikuar Konventën.

Gjermania është prej një dekade një nga vendet e pakta që nuk e kanë ratifkuar këtë marrëveshje. Në fund të qershorit CDU/CSU dhe FDP votuan në parlament kundër rregullave më të fushishme për luftimin e korrpsionit. Opozita kërkon që për deputetët e korruptuar të vendoset një masë dënimi me deri në pesë vjet heqje lirie.

Angazhimi politik ndikon

Ndër të paktat vende ku korrupsioni në perceptimin e të anketuarve është ulur bëjnë pjesë vende shumë të ndryshme si Belgjika, Ishujt Fixhi, Ruanda, Sudani dhe Sudani i Jugut, Tajvani, Serbia, Gjeorgjia, Kamboxhia dhe Filipinet. Nga kjo nuk mund të nxirret ndonjë fomulë e përgjithshme për luftimin e korrupsionit, por me një angazhim efektiv politik mund të arrihen suksese, mendon Edda Müller.

Laçi eliminohet me turp nga Europa League

1060353_10201170601854372_207143434_nPritej që të reagonte në Luksemburg, por Laçi e ka humbur edhe ndeshjen e kthimit të Europa League me modestët e Diferange. Pas disfatës 1-0 në sfidën e parë të luajtur në Korçë, dje kurbinasit janë mundur sërish nga amatorët luksemburgas me rezultatin 2-1, në një kohë kur udhëhiqnin në pjesën e parë, duke i dhënë kështu lamtumirën në një mënyrë të turpshme aventurës evropiane.

Fituesit e Kupës së Shqipërisë i eliminon një ekip që konsiderohej i kalueshëm, madje në sfidën e djeshme bardhezinjtë janë “skuqur” në minutat e fundit të takimit, duke marrë tre kartonë të kuq e duke e mbyllur 90 minutëshin me tetë lojtarë.
Skuadra e drejtuar nga Stavri Nica ka arritur të shënojë e para në minutën e 38-të me Nimanin, çka barazon rezultatin e përgjithshëm, por gjithçka përmbyset në fraksionin e dytë të lojës. Vendësit shënojnë dy herë radhazi me Er Rafik në të 55’ dhe 75’. Minutat e mbetura shërbejnë vetëm sa për vulosur turpin edhe me tre kartonë të kuq të marrë nga Ndreka, Vucaj e Sefgjini. Kësisoj, Laçi i jep fund aventurës në Europa League me një shije të hidhur.

Florian Behlula

Vdes në spital 22 vjeçarja shtatzënë

imagesNjë vajzë e re 22-vjeçare, ka gjetur vdekjen ndërsa ishte në spital për lindjen e fëmijës së saj. L.I, 22 vjeç nga fshati Shullaz, nuk ka arritur të mbijetojë dot, ndërkohë që familjarët kanë akuzuar mjekët, se nuk kanë ndërhyrë në kohë.

Vajza ka ndërruar jetë mbrëmjen e së hënës dhe nuk ka akoma ndonjë variant zyrtar në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

 

 

Rama apel Berisha: Ndal projektin rrënues, me kosto materiale në dëm të sovranit

Albanian opposition leader Edi Rama gives a press conference February 1, 2011 in Tirana. Rama called for fresh anti-government protests in the capital on January 4th, for the third week in succession. He said the marches in the Tirana and at least four other cities were to demonstrate "peaceful resistance" to the government. Three people were killed during an anti-government protest in Tirana on January 21st. Rama said he had spoken to European Union foreign policy chief and EU enlargement commissioner who told him they were ready to mediate in the opposition's dispute with the government.       AFP PHOTO / STR (Photo credit should read STRINGER/AFP/Getty Images)Gjatë mbledhjes së parë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Kryeministri i ardhshëm Edi Rama i bërë një apel të fortë qeverisë dhe Kryeministrit në ikje Berisha, që të ndalin projektin e tyre rrënues, pasi e kanë humbur të drejtën të marrin vendime me kosto materiale në dëm të sovranit.

“Vetëpërmbajtje dhe përgjegjshmëri në shërbim të interesit të vendit dhe publikut, jetojmë në Evropë dhe qeveria në detyrë duhet të sillet sipas këtyre standardeve, shqiptarët meritojnë respekt, pasi zgjodhën me 1 milione vota projektin fitues. 

Humbësit nuk mund të sillen sikur s’ka ndodhur asgjë e aq më pak si fitues, sepse nuk janë mundur aritmetikisht, por janë rrëzuar moralisht, është rrëzuar modeli i tyre qeverisës, qasja ndaj ekonomisë dhe financave të vendit, sjellja e tyre me publikun dhe opozitën, më vjen keq që për shkak të sjelljes me paratë e popullit dhe pasuritë kombëtare këto ditë duhet të ua kujtojmë përsëri, se janë mundur aq keqazi, por e kemi detyrë publike që ta ndalin projektin e tyre rrënues, janë në të drejtën e tyre ta interpretojnë verdiktin e popullit, por e kanë humbur të drejtën të marrin vendime me kosto materiale në dëm të sovranit”,- ka deklaruar Rama.

Grabitet biznesmeni Kodheli në Kryeqytet

policia-ne-patrull-300x225Mëngjesi i sotëm nis me një tjetër sulm ndaj personit. Biznesmeni Ciprian Kodheli është grabitur pranë stadiumit ‘Qemal Stafa’ ku i është rrëmbyer shuma prej 1.5 milionë lekë të reja.

Kodheli është sulmuar nga persona të paidentifikuar akoma, të cilët i kanë hedhur spraj neuroparalizues, për ta grabitur më pas.

Biznesmeni Kodheli merret aktualisht me disa fusha biznesi, ku figuron si aksioner në fushën e farmaceutikës, dhe seksionin i ndërtimit.

Aksidenti tragjik Elbasan-Librazhd, tre të arrestuar

aksident-autostrad1-300x225Policia ka arrestuar 3 drejtuesit e automjeteve, të cilët u përfshinë në aksidentin e aksit Elbasan-Librazhd ku gjetën vdekjen 4 shtetas.

Sipas të dhënave të Policisë, në aksident janë përfshirë tre mjete, mjeti tip BMW me targë AA EA me drejtues shtetasin Edvin Çuçuli, 29 vjeç banues ne Elbasan, mjeti Ford Tranzit me targë LB 001 A me drejtues shtetasin Eduart Haskurti, 40 vjeç banues ne Librazhd, mjeti DAF kamion me targë KO 7579 B e me rimorkio me targë KO 1024 A, me drejtues Renato Torollari, vjeç 31, banues ne lagjen Radanec-Korçë.

Përplasja e tre automjeteve ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme të shtetasit Fetah Çela, vjeç 50, banues ne lagjen “Emin Matraxhiu” Elbasan, si dhe bashkëshortja e tij shtetasja Ryfete Çela, 48 vjeçe. Nasibe Shehu, 49 vjeçe banuese ne fshatin Katund i Ri Elbasan, si dhe nëna e saj, shtetasja Salushe Kullafi, 69 vjeçe banuese po në fshatin Katund i Ri, Elbasan. Të katërt viktimat ishin pasagjere në mjetin Ford tranzit me drejtues shtetasin Eduart Haskuti, ku nga ky aksident mbeti i dëmtuar dhe ky shtetas, i cili është dërguar ne Spitalin Ushtarak Tiranë.

Për shkak të dëmtimeve të mëdha katër viktimat ishin pothuajse te paidentifikueshme. Nga hetimet paraprake mendohet se, shkak i ndodhjes së aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar nga ana e drejtuesit të BMW, shtetasit Edvin Çuculi, i cili ka parakaluar kamionin me drejtues Renato Torollari, ku te dy këto mjete kishin si drejtim lëvizje Elbasan-Librazhd, ndërsa mjeti tip furgon me drejtues Eduart Haskuti i cili lëvizte nga krahu tjetër kishte si drejtim lëvizje Librazhd-Elbasan. Policia e Elbasanit mori masën e arrestit ne flagrance për tre drejtuesit e mjeteve shtetasit: Edvin Çuçuli, Eduart Haskurti, Renato Torollari.