Komisarët e Policisë të përjashtuar se ngacmonin femra, letër opinionit publik

48

Policia-incidenteDy Komisarët e Policisë të cilët janë denoncuar nga dy vajza për sjellje të pahijshme janë përjashtuar me akuzën e “Kryerjes së veprimeve të pahijshme” dhe “Shkelje të Kodit të Etikës së punonjësit të policisë”.

Policia ka njoftuar zyrtarisht opinionin publik, se drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, bazuar në Ligjin Nr. 9749 “Për Policinë e Shtetit” dhe Rregulloren e Disiplinës së Policisë së Shtetit ka vendosur përjashtimin nga Policia e Shtetit “Për kryerje të veprimeve të pahijshme dhe “Shkelje të Kodit të Etikës të punonjësit të policisë”, të dy oficerëve të policisë: komisar Pjerin Voci dhe komisar Julian Malaj.

Dy Komisarët e pezulluar i kanë drejtuar një letër opinionit publik ku sqarojnë se, përjashtimi i tyre ka shkaqe të tjera, të cilat nuk lidhen me ato të përmendura në versionin zyrtar të policisë. Ato theksojnë se, vetëm kanë zbatuar ligjin dhe Kodin e Etikës të Policisë së Shtetit.

Më poshtë do të gjeni letrën e plotë të dy Komisarëve të Policisë, drejtuar opinionit publik:
Ne të nënshkruarit Pjerin Voci dhe Julian Malaj, komisarë policie të përjashtuar sot nga rradhët e Policisë së Shtetit me motivacionin “për kryerje të veprimeve të pahijshme” dhe “shkelje të Kodit të Etikës të Punonjësit të Policisë”, të informuar për këtë vendim të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit vetëm nga Mass-Media, nëpërmjet kësaj të fundit dëshirojmë t’i bëjmë me dije opinionit publik se e gjithë kjo ngjarje ka ndodhur vetëm për shkak se kemi kërkuar respektin ndaj ligjit dhe pikërisht respektin e Kodit të Etikës së punonjësit Policisë së Shtetit nga ana e punonjësve të Patrullës së Përgjithshme të Policisë me gradë profesionale më të ulët se ne personalisht.

Ne si punonjës të devotshëm prej më shumë se një dekadë në radhët e Policisë së Shtetit, tashmë me gradë “komisar”, të paproceduar asnjëherë dhe me figurë profesionale dhe qytetarë të pastër, nuk mund të lejonim kurrësesi, që punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të shkelin ligjin në mënyrë flagrante duke kryer veprime arbitrare pikërisht ndaj oficerëve të Policisë së Shtetit.

Në lidhje me ngjarjen për të cilën është informuar në mënyrë të njëanshme dhe jo korrekte opinioni publik, dëshirojmë t’ju bëjmë me dije  se në datën 05-07.2013 pranë Bibliotekës Kombëtare të Kryeqytetit, ndërsa nuk kishim kryer asnjë veprim të pahijshëm ndaj asnjë qytetari, gjë që është profesionalisht e verifikueshme, duke udhëtuar me mjetin tonë u ndaluam në mënyrë pikërisht të pahijshme dhe aspak ligjore nga ana e tre punonjësve të Patrullës së Përgjithshme të Policisë disa gradë profesionale poshtë nesh.

Sipas ligjit, ndalimi dhe shoqërimi i çdo oficeri policie, apo gjykatësi dhe prokurori kryhet vetëm në një moment në të cilin është realizuar një vepër penale e rëndë dhe në kushtet e flagrancës, që nuk ka të bëjë aspak me rastin tonë.  Ne u ndaluam nga tre punonjës policie, të cilët as nuk u prezantuan sipas Ligjit të Policisë së Shtetit dhe as nuk e respektuan Ligjin dhe Kodin e Etikës së Punonjësit të Policisë, gjë të cilën ne e bëmë me ta në mënyrën e duhur ligjore, duke u prezantuar dhe treguar dokumentat e nevojshëm  të policisë.

Shkelja e ketyre elemeteve baze ne ushtrimin e profesionit te punonjesit te Policise si ne ndalimin dhe shoqerimin tone, arriti kulmin ne ambjentet e drejtorise se Policise se Tiranes ku nje person i veshur civil me pantallona te shkurtra dhe shapka, me arrogance na provokoi duke na fyer ne ambjente zyrtare te policise se shtetit. Ne aparence duket se reagimi yne ne respekt te ligjit dhe figures profesionale te oficerit te policise ndaj ketyre veprimeve arbitrare ne shkelje te ligjit dhe kodit te etikes duket, se deri tani nuk eshte trajtuar ne menyre te drejte duke mos konsideruar edhe respektin qe ne gezojme ne rradhet e kolegeve dhe kolegeve tona.

Pertej ketyre zhvillimeve,  ne mbetemi me besim te plote te drejtesia brenda rradheve te policise dhe te hapur ndaj insititucioneve perkatese brenda Ministrise se Brendeshme qe sigurisht duke kryer detyren e tyre ne respekt te ligjit ne perfundim te rezultateve te punes se tyre ligjore, do te duhet te informojme opinion publik per profesionalimin tone ne detyre dhe ne veprimtari , ashtu si edhe shkeljet ligjore dhe etike te ketyre punonjesve te patrulles se policise. Ne besojme se vendosje e drejtesise per rastin tone do te kontribuoje ne respektin e qytetareve ndaj figures etike, profesionale dhe ligjore te te gjithe punonjesve te policise se shtetit”.

Pjerin Voci
Julian Malaj