Paradë ushtarake në Francë: Presidenti Hollande përshëndet ndërhyrjen ushtarake në Mali

50

535613-des-militaires-maliens-descendent-les-champs-elysees-le-14-juillet-2013-a-parisMali ishte i ftuari i nderit i Presidentit francez François Hollande në Champs Elysées, për paradën tradicionale ushtarake të 14 korrikut.

Në krye të kortezhit, me dhjetëra ushtarë të malit dhe flamujt e 12 vendeve afrikane të angazhuara në krah të Francës në Mali.

Në një intervistë të dhënë dy kanaleve kryesore të vendit, François Hollande bëri një bilanc pozitiv të Operacionit Serval.

Është një fitore që u rrëmbye. Unë u përshëndeta në Afrikë, jo për atë çfarë kisha bërë, por për atë çfarë kisha vendosur. Ato që vepruan janë ushtarët francezë. Ne fituam mbi terrorizmin në Mali, por s’kemi fituar kudo. Ne, nuk do të bëjmë luftë kudo. Atje, ne e bëmë, sepse ne u thirrëm nga një vend mik dhe u mbështetëm nga Europa dhe në kuadrin e legjitimitetit ndërkombëtar”,- ka deklaruar Hollande.

Parada është shoqëruar me ovacione dhe brohoritje për 4800 ushtarët popullariteti i të cilëve shumë rrallë ka qenë kaq i lartë. Sipas një sondazhi Ifop, 91% e francezëve kanë deklaruar se kanë besim tek ushtria e tyre.