Shkatërrohet Parku i Tiranës në favor të Universitetit, me leje nga Kryeministri në ikje Berisha

48

1000441_143532145851655_1269994054_nPavarësisht denoncimeve të shumta publike në lidhje me shkatërrimin e Parkut të Tiranës në favor të bizneseve të ndryshme apo palëve të treta të interesuara për ndërtim në atë zonë, vazhdon shkatërrimi i tij.

Kësaj here Parku i Tiranës po gërryhet në favor të Universitetit, në krah dhe pas Korpusit të tij. Deputeti socialist Erjon Braçe ka denoncuar këtë fakt dhe deklaron se pemët janë prerë dhe gërryerja e kodrinës po vazhdon. Kjo sipas Braçes vjen pas një leje e cila i është dhënë Universitetit, në mesin e fushatës zgjedhore nga Kryeministri i humbur Sali Berisha.

Po e kafshojne perseri: Parkun e vetem te Tiranes! Mu ne zemer te tij: Ne krah e pas Korpusit te Universitetit! Po e ben vete Universiteti ej! Me leje te Sali Edepzes Berishes! Ka firmosur ne maj, mu ne mes te fushates. Pemet jane prere, gerryerja e kodrines vazhdon. Mund te shkoni ta vizitoni!”, deklaron Erjon Braçe në rrjetin social Facebook.

Leja per shkaterrimin e Parkut per Universitetin
Leja per shkaterrimin e Parkut per Universitetin