Krimi godet sërish, ekzekutohet një tjetër grua

59

Policia-incidenteKrimi ka marrë kontrollin në Shqipëri. Një tjetër grua, 28-vjeçare është gjetur e ekzekutuar në banesën e saj në Fushë Mamurras, ndërsa dy ish- ministrat e Brendshëm të qeverisë Berisha, Sokol Olldashi dhe Lulzim Basha, të cilët po vazhdojnë fushatat e tyre për kreun e PD-së, duhet ta dinë mirë se krimi i përhapur është një nga arsyet kryesore, pse vota plebishitare shkoi kundër kësaj maxhorance.

28 vjeçarja, që për ironi të fatit quhet Valbona,  është ekzekutuar me thikë nga i shoqi, Marian Lleshi, 42 vjeç. Dyshohet se krimi ka ndodhur për shkaqe xhelozie. Dy ditë më parë një tjetër grua me emrin Valbona u ekzekutua në mes të ditës në Tiranë, raporton e përditshmja “TemA”.