Nishani takim me krerët e institucioneve në vend

41

For the story BC-EU—Albania-PresidentPresidenti i vendit Bujar Nishani, ka kryer një takim sot me krerët e institucioneve në vend. Qëllimi i takimit duket të jetë periudha e tranzicionit të pushteteve nga një forcë politike tek tjetra.

Jemi në procesin e kalimit të tranzicionit politik nga një mazhorance në tjetrën. Ky është qëllimi i mesazhit tim politik. Zgjedhjet prodhuan një mazhorance të re politike që i uroj suksese në përmbushjen e detyrave dhe misionit të saj. Prioritet e kësaj qeverie mund të jenë të ndryshme nga mazhoranca e mëparshme dhe kështu që dhe funksionet e qeverisë duhet të jenë të matura në zbatim të ligjit dhe moralit publik dhe institucional. Ushtrimi i funksioneve, si Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme, KLSH, BSH dhe institucionet e tjera si institucione të pavarura, duhen të mos përfshihen nga perceptimin i inercisë së tranzicionit politik”,- deklaroi Nishani.

Kalimi i pushteteve, po merr një rëndësi përtej normales, që për një vend  evropian do të ishte thjesht një procedure e rëndomtë administrative. Ky tranzicion duket, se nuk po kalon normalisht përderisa dhe fokusi i ndërkombëtarëve është përqendruar mbi këtë pikë ‘tek një tranzicion i butë dhe pa probleme’.

Ndonëse Kryeministri në detyrë vazhdon të ndërmarrë vendime, të cilat sipas opozitës aktuale vijnë në kundërshtim me frymën ligjore, akuzat kanë vazhduar nga të dy kampet politike.

Opozita aktuale po akuzon Kryeministrin në ikje, se po ‘ falimenton me dashje financat publike shqiptare’. Opozita ka kërkuar dhe ngritjen e një Komisioni tranzit të kalimit të pushteteve, për të bërë të mundur një dorëzim të dokumentuar të çdo aparati dhe njësie në nivel shtetëror. Por, ky propozim mori kundërpërgjigje të ashpër nga Kryeministri në ikje Berisha, i cili e konsideron këtë si një sulm antikushtetues.