Kate sjell në jetë princin e vogël të Mbretërisë Angleze

kate-middleton-garticle-1Vjen në jetë trashëgimtari më i ri i Mbretërisë angleze. Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, gruaja e princit William ka sjellë mbrëmjen e sotme në jetë një djalë.

Lajmi u bë i ditur përmes një deklarate të pallatit mbretëror. Mësohet se trashëgimtari ka lindur në orën 16:24 me atë të Londrës, ndërsa peshon 3.8 kilogram. Emri i tij ende nuk është bërë publik.

Raportohet gjithashtu se Dukesha është mirë, por gjithsesi ajo do të qëndrojë në klinikë deri ditën e nesërme, sipas burimeve nga pallati mbretëror.

Mësohet se princi William ka qënë i pranishëm gjatë lindjes së djalit të tij të parë, ndërkohë që Mbretëresha Elisabeta dhe Duka i Edinburgut, Filipi kanë deklaruar se, janë tepër të gëzuar për lindjen e stërnipit.

Sot në mëngjes, pallati mbretëror lajmëroi, se Kate është shtruar në spitalin e Shën Marisë, në të njëjtin vend ku princesha Diana, ka lindur Williamin dhe vëllain e tij të vogël, Harry.

 

E detyrojnë të martohet vetëm 11 vjeç, vajza deklaron se do të vetëvritet

http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=DagCxoMJisc

Video që po bën xhiron e botës, ka në fokusin e saj një vogëlushe 11 vjeçare nga Jemeni e cila kërcënon se do të vetëvritet nëse prindërit e martojnë me burrin që i ka kërkuar dorën.

Për t’i shpëtuar martesës së detyruar që familja e saj kishte planifikuar me një të ri emigrant që e kishte kërkuar për grua, vajza është arratisur nga shtëpia duke lënë një mesazh për prindërit në një video ku disa nga fjalët janë:

“Do të vras veten. Ata s’kanë ndonjë dhembshuri. Më mirë jam e vdekur. Unë nuk jam e vetmja. Kjo gjë mund t’i ndodhë çdokujt. Kam mbaruar punë me ju. Më shkatërruat ëndrrat”

Sapo ka marrë vesh lajmin e martesës vajza është larguar nga shtëpia. Xhaxhai i saj i cili ishte i vetmi që u shpreh kundër martesës ka lajmëruar autoritetet, të cilët e lejuan që të marrë në kujdestari vajzën 11 vjeçare.

 

 

 

Misteri i njeriut që jetoi 256 vite

KineziiiLi-Ching-Yun lindi në një fshat të vogël të Kinës (Szchewan) dhe deri në moshën dhjetëvjeçare, shkoi në shkollë. Për atë periudhe ishte shumë. Më pas udhëtoi në krahina të ndryshme të Kinës, ku dhe mblodhi shume bimë mjekësore.

Sipas “New York Times”, pas kësaj përvoje, Li-Ching-Yun shiti për 100-vjet rresht bimë mjekësore.

Një ditë, kreu i Perandorisë Pei Wu-Fu shkoi ne shtëpinë e Li, për ta pyetur atë se cili ishte sekreti i jetëgjatësisë dhe ai iu përgjigj: “Mbaje te qetë zemrën, qëndro si breshkë, shëtit i lumtur si pëllumb dhe fli si qen”.

Atëherë njerëzit çuditeshin, se si Li, nuk ngjante aspak me një të moshuar, madje ai dukej shume i fuqishëm për moshën e tij. Të shumte ishin ata të cilët pretendonin, se e njihnin që në fëmijëri, ndërsa te tjerë thoshin, se Li ishte moshatar i gjyshërve të tyre, të cilët nuk jetonin më.

Më 1930-n, Wu -Chung- Chien, lektor ne Minkuo University gjeti disa dokumente me anë të të cilave faktohej se, Li kishte lindur me 1677-n. Të njëjtat arkva, faktonin se qeveria kineze kishte uruar Li-Ching-Yun, për 150 vjetorin e lindjes, por edhe kur ai mbushi të 200-at.

Si mendoni, mos valle Li harroi ditëlindjen e tij? Sipas librit të rekordeve Guinness, njeriu i cili ka jetuar më shumë në këtë botë është qytetar francez, qe jetoi 122 vjet dhe 164 dite. Po pse vallë kinezet nuk kane dëshmuar asgjë për të famshmin Li? Është e mundur që një njeri të jetoje 256 vjet? Duhet theksuar se, historia e Li-Ching-Yun aktualisht ndodhet nën studim nga studiues specialistë të fushës, pasi historia e tij vërtet është me shumë interes.

Basha Ministri i Brendshëm i 21 Janarit, vjen në krye të PD-së me 80% të votave

Lulezim Basha_2_1Zgjedhjet në PD po realizohen pa shumë surpriza. Lulëzim Basha kandidatura e përfolur për lidhej të ngushta familjare me Kryeministrin Berisha dhe familjen e tij, ka marrë kreun e PD-së. Ai ka arritur të fitojë 80% të votave, duke lënë mbrapa kandidatin tjetër Sokol Olldashi.

Zgjedhjet u shoqëruan me probleme të mëdha, ku mungesa e fshehtësisë së votës, heqja nga lista e anëtarëve, që ishin kundër Bashës dhe importimi i votuesve, duket se ka qenë skema e klasike tashmë e provuar në terren, nga kandidati fitues dhe mbështetësit e tij ‘në hije’.

Lulëzim Basha, një kandidaturë e akuzuar për korrupsion, krim ekonomik  dhe që ka qenë në funksionin e Ministrit të Brendshëm kur përpara Kryeministrisë u ekzekutuan 4 persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë, ka arritur t’i shpëtojë drejtësisë nëpërmjet procedurave teknike për mbylljen e dosjeve.

Po në forma të tilla manipulative dhe të diskutueshme ai arriti të marrë dhe kreun e Bashkisë së Tiranës, duke u përdorur e njëjta skemë, që sot, Kolegji Zgjedhor e shpall të paligjshme në një situatë analoge.

Kontestime të shumta kanë ardhur nga baza e PD-së, dhe nga deputetë të ndryshëm të saj, ku është vënë në diskutim procesi i zgjedhjes së tij.

 

Vazhdon horrori ndaj masakrimit të grave, shteti i pafuqishëm të ndalë këtë fenomen

skene-krimi-mos-kalo1Pas vrasjeve të njëpasnjëshme dhe masakrimeve që nuk po dinë të ndalen, një tjetër 48 vjeçar ka tentuar të vrasë me sëpatë bashkëshorten e tij.

Bashkim Hysa, me banim në Shkozë ka tentuar të masakrojë me sëpatë Vjollca Hysën, ndërkohë që ka arritur më në fund të arrestohet nga policia.

Jo më larg se dje, Gazmend Banushi, 43 vjeç dhe banues në Koxhas të Shijakut, po ndiqte me pistoletë në dorë bashkëshorten e tij në rrugë, kur ajo po tentonte të shpëtonte nga dhuna që ai ishte duke ushtruar ndaj saj.

Pas arrestimit, Banushi ka deklaruar se e shoqja nuk respektonte fisin e tij dhe ky kishte qenë shkaku, që ai kërkonte ta masakronte.

Dhuna frenetike që ka pushtuar familjet shqiptare, duket se nuk po di të ndalet. Faktorët ekonomikë, socialë por edhe ato politikë duket se, po reflektojnë ndjeshëm në çekuilibrimin e normave të sjelljes brenda bërthamës familjare shqiptare, duke futur në kaos një sërë vlerash, që janë shtylla qendrore e ekzistencës së saj.

 

 

Shpenzimet marramendëse të qeverisë në ikje, Bode kërkon ulje pagash dhe pensionesh

Sali-Berisha2Ministri i Financave Ridvan Bode ka kërkuar ulje të pagave dhe pensioneve, pavarësisht, se rritja e tyre u deklarua me bujë nga Kryeministri në ikje Berisha. Situata financiare në vend, duket se është në momente kritike.

Qeveria në ikje Berisha, po lë për qytetarët shqiptarë një gjendje financiare të rrënuar.

Shifrat e raportuara nga DITA tregojnë se:

1-    Nga të ardhurat tatimore mungojnë 137 milionë euro.

2-    Politikat e papërgjegjshme fiskale, kanë bërë që buxheti i shtetit të jetë me 38 milionë euro më pak.

3-    Në bazë të parashikimeve ekonomike, mbi efektin e paralizës së krijuar në shumë sektorë, sidomos gjatë kësaj periudhe tranzicioni politik, vlerësohet se buxhetit të shtetit deri në fund të vitit, do t’i mungojnë rreth 226 milionë euro.

4-    Shpenzimet buxhetore janë tejkaluar me 67 milionë euro, duke rritur deficitin buxhetor. Huamarrja e brendshme për 6 muaj është tejkaluar me 180 milionë euro. Të gjitha këto kanë një efekt zinxhir në ekonomi, duke përkeqësuar më tej parametrat ekonomikë.

5-    Qeveria aktuale ka ezauruar 93% të borxhit që në gjashtë muajt e parë, duke paralizuar qeverinë që do të vijë në pushtet në shtator, pasi marrja e mëtejshme e borxhit nuk lejohet nga disiplina financiare.

6-    Borxhet që qeveria i ka biznesit llogariten në 292 milionë euro, çka bën që biznesi i vendit të zhytet më tej në krizë duke çuar deri në falimentim.

Në këto kushte qeverisë së re, do t’i duhen hapësira të reja, për një frymëmarrje të mundshme ekonomike dhe një bashkëpunim i ngushtë me Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.

 

 

 

Mesila Dode denoncon fiktivitetin e listave, që sollën në krye të PD-së Lulëzim Bashën

mesila dodeZgjedhjet e zhvilluara dje, për kreun e PD-së u realizuan përmes një sërë problematikash, që arritën të bëhen publike dhe nga media të ndryshme. Fshehtësia e votës u cënua nga caktimi i fletëve të votimit me numër rendor, çka e bënte lehtësisht të identifikueshme votën e çdo anëtari. Problematika tjetër kishte të bënte me faktin, se shumë anëtarë të cilët presupozohej të votonin kundër Lulëzim Bashës, iu ishte hequr emri nga lista. Dhe së fundmi, zgjedhjet brenda partisë konstatuan edhe importim personash, të cilët mendohet se kanë votuar pro Bashës.

Deputetët dhe ish deputetët të PD-së kanë reaguar duke nxjerrë në pah falsitetin e këtyre zgjedhjeve. Në këtë linjë vjen dhe reagimi i Mesila Dodës, e cila shfaqet e revoltuar në deklarimin e saj. Ajo nxjerr në pah fiktivitetin e emrave të gjendur në lista si anëtarë të PD-së, të cilët sollën në krye të partisë Lulëzim Bashën.

“Procesi i sotëm evidentoi një çështje vitale për PD. Themelues, anëtar, sekretar e kryetar seksionesh, komisioner, njerëz me një kontribut të gjate nuk gjenin emrat në listat e sotme. Kjo do të thotë që procesi i sotëm nuk është fundi por fillimi i një procesi të gjatë e serioz, ku së pari duhet të evidentohen të gjithë anëtarët e vërtetë të PD e të mblidhen copat e shpërndara të gjithë shtresave vitale të PD. Ne kemi nevojë për anëtarësi reale, jo thjesht emra që nuk kanë asnjë lidhje reale me anëtarësinë, sepse do jenë ato që do përkthejnë aksionin tonë opozitar në cdo cep të Shqipërisë. Ne kemi nevojë të shohim njëri-tjetrin me vërtetësi dhe jo thjesht të kufizohemi me intervista mediatike por të rikthejmë një forcë të animuar, një opozitë me një filozofi të pastër e të qartë e mbi të gjithë t’i mbledhim të gjitha pjesët bashkë për të bërë betejën tonë në parlament dhe të shtrijmë një organizim perfekt në çdo cep te vendit”,- ka deklaruar Dode.

 

Pse meshkujt dhunojnë femrat?

foto ilustruese

foto ilustruese

Nga Alban Blushi

Ribotim për shkak të pandërprerjes së dhunës ndaj femrave

Dhuna ndaj gruas është shndërruar në një fenomen të ndjeshëm, që nuk po njeh ulje. Vetëm kohët e fundit, 15 gra kanë kërkuar urdhra mbrojtje nga Gjykata e Vlorës. I njëjti fenomen është konstatuar edhe në Korçë, si edhe pothuajse në të gjithë qytetet e tjera duke kulminuar me akte vrasjeje mesjetare.

Për të kuptuar më mirë këtë fenomen, duhen kuptuar shkaqet të cilat arrijnë të gjenerojnë këtë dhunë. Ndër to renditen të kenë rol dominues, faktori ekonomik dhe ai social, si edhe tiparet personale të karakterit të personave të dhunshëm, të cilat konturohen përreth këtyre kushteve dhe presioneve si të jashtme, po ashtu edhe të brendshme. Dhuna gjendet rëndom edhe në bërthamat familjare, ku kushtet ekonomike dhe sociale nuk përbëjnë problem, duke marrë më tepër në konsideratë karakteristikat formuese personale, gjykimet dhe vlerësimet përballë personave të tjerë.

Sipas psikologëve, një shpullë nuk vjen menjëherë, papritur në një ditë të bukur, në një marrëdhënie të shëndoshë. Sipas tyre, sigurisht që ekziston një problematikë, e cila ka çuar në kryerjen e këtij akti. Kjo nuk do të thotë, se kjo gjë do të përsëritet sërish, por psikologët nënvizojnë, se shanset janë shumë të mëdha që kjo gjë të përsëritet, nëse nuk mbajmë një qëndrim kategorikisht refuzues, pas këtij akti.

Shpesh marrëdhënia në çift është komplekse dhe personi që dhunohet, nuk di si të sillet, pasi mund ta gjykojë këtë akt, si një akt të veçantë, të shkëputur. Ajo çka viktima mendon rëndom është se, si duhet të veprojë në një situatë të tillë përsëritëse? Kjo është një pikë shumë e rëndësishme, ku psikologët rekomandojnë fuqishëm, që ajo që i duhet komunikuar partnerit që ka ndërmarrë aktin e dhunës, duhet të jetë: “Herën tjetër nuk do të diskutojmë më, por do të ndahemi’’.

Po çfarë perceptojnë në të vërtetë meshkujt në kokën e tyre, si i shikojnë ato vetveten në këto akte?

Studiuesit afirmojnë se, ajo çka ato ndjejnë nuk është faj, por më shumë një gjendje turpi dhe në këtë gjendje turpi, raporti është vetëm përballë me vetveten, jo me tjetrin, pra luhet kryesisht në nivelin e narcizismit. Për sa i përket fajësisë, përkundrazi, në shumicën e rasteve, personi dhunues, fajëson viktimën. Edhe në ato raste, kur personi në doza sinqeriteti i shpreh viktimës keqardhjen e tij, ky nuk është një faktor i cili do të parandalojë në të ardhmen, aktet e dhunës. Autorët e agresionit, nuk ndjehen asnjëherë fajtorë, ose të ndjehen në faj pas akteve të tyre.

Është e rëndësishme të theksohet, sipas psikologëve, fakti se, shpeshherë dhunuesit nxjerrin si pretekst, arsyen se tjetri i shtyu deri aty ku, nuk mbante më, aty, ku nuk mund të tolerohej. Po çështja sipas psikologëve, shtrihet në aspektin se deri ku, aty ku nuk mban më ? Aty është pika, ku kalohet në të pandërgjegjshmen. Kur ofendohemi nga fjalët e tjetrit, fillon procesi i turbullimit, mbi vlerësimin ndaj vetvetes dhe kjo ndodh prej faktit, se jemi keqtrajtuar në fëmijëri: p.sh, kemi pasur të bëjmë me një baba zhvlerësues, të ashpër, autoritar, etj. Në këto momente, theksojnë psikologët është pikërisht fëmijëria, që nxjerr kokë, duke e rritur fuqishëm tensionin e provuar.

Sipas psikologëve, ka shenja të cilat mund të dallohen, që kemi të bëjmë me një partner të dhunshëm. Kur partneri ju kontrollon vazhdimisht çantën tuaj, telefonin tuaj, ju shef vëngër kur ju shikoni një mashkull tjetër. Në këto marrëdhënie psikologët rekomandojnë arratisjen, sepse shpejt a vonë, dhuna do të fillojë të shfaqet.

Ka raste kur agresorët nuk godasin partnerin, por e përqendrojnë dhunën e tyre mbi objektet duke i përplasur, ose thyer ato. Dhe ky është një qëndrim i rrezikshëm, sepse është thjesht çështje kohe, kalimi nga dhunimi i objekteve në dhunim të personit.

Rastet kur personi ushtron dhunë, janë raste ku strukturat e kontrollit të brendshëm kanë falimentuar, personi nuk arrin dot të zotërojë veprimet që kryen. Dhe sa me i lartë të jetë presioni tek ky person, aq me shpejt ai do të degjenerojë në dhunë.

Psikologët vlerësojnë se, ajo çka mund të arrijë të ndalë dhunën, mund të jetë një shikim më pozitiv dhe realist mbi vetveten, pra personat që ushtrojnë dhunë, duhet të punojnë me vetveten, për të rritur vetëvlerësimin, pasi akti i dhunës është pikërisht momenti që ato perceptojnë si ulje të vetëvlerësimit. Ndërkohë një frenim i ushtrimit të dhunës, mund të jetë që adresuesi, të vihet në vend të viktimës dhe të provojë dhimbjen që provon tjetri.

Çfarë ndodh me fëmijët, prezent në këto skena dhune?

Shumica e studimeve tregojnë, se meshkujt e dhunshëm janë rritur, po ashtu në familje të dhunshme. Shumica e këtyre meshkujve janë rritur në një terren ‘lufte’ familjare, ku dhuna fizike dhe ajo verbale, ka qenë prezent dhe konsiderohej si ‘normale’. Rritja në një familje ku babai është i dhunshëm, i mëson fëmijës në mënyrë të pandërgjegjshme, se pikërisht në këtë formë zgjidhen konfliktet dhe se sundon pikërisht, kush është më i forti. Në këtë mënyrë krijohen modele në mendjen e një fëmije, i cili në çdo rast, që do ndodhet para ndonjë konflikti, ai do të ketë këtë model në kokë, të zgjidhjes së një problemi: modelin e dhunës së ushtruar në familje. Pikërisht në këto momente një prind, ka kultivuar farën e një temperamenti agresiv dhe të dhunshëm tek fëmija e tij, që do të ndjekë fëmijën përgjatë gjithë jetës së tij.

Kur dhuna ushtrohet, si në rastin konkret ndaj njërit prej partnerëve dhe fëmijët gjenden në pozicionin e spektatorit, ajo çka ndodh me to është se, fillojnë në mënyrë të pandërgjegjshme të imitojnë sjelljen e prindërve, të imitojnë rolin e agresorit dhe atë të viktimës. Në një rast studimi, një grua, viktimë e dhunës bashkëshortore, theksonte se, kur po shkonte të merrte fëmijën nga shkolla, vuri re se në një sherr mes nxënësish, vajza e saj, ishte ulur në tokë për tu mbrojtur, duke marrë të njëjtin pozicion si mamaja e saj, në momentin kur mamaja dhunohej. Pra, vajza kishte përthithur modelin e viktimës. ‘Vetëm në atë moment, arrita të kuptoj se çfarë dëmi, po i bëhej fëmijëve të mi’- do deklaronte një viktimë e dhunës së partnerit.

Mirëpo kjo është njëra anë, ajo e pozicionimit të fëmijës si një ‘spektator’ i dhunës familjare. Nga ana tjetër kemi rëndimin e konfliktit, kur fëmija bëhet edhe ai, pjesë e dhunës prindërore. Ajo çka shkaktohet psikologjikisht tek fëmija, është një ndjesi faji, një kompleks inferioriteti dhe personaliteti përballë bashkëmoshatarëve të vet dhe zhvillime të tipareve të dhunës, të cilat do formojnë karakterin e tij më vonë si qenie agresuese. Po si i ati, fëmija do imitojë të njëjtën sjellje, dhe do ndjehet mirë duke agresuar të tjerët, pasi ka përthithur nga sjellja agresive e të atit, se si të mos respektojë fjalën e tjetrit dhe qëndrimin e tjetrit duke i dhënë fund fjalës së tij, nëpërmjet ushtrimit të dhunës.

Një fëmijë, i cili rritet në një dhunë familjare, vuan jashtëzakonisht shume dhe ka probleme gjatë gjithë zhvillimit të jetës së tij. Fëmija formohet si individ, në bazë të vlerave, që familja i përcjell dhe pastaj vjen rrethi social, ai që kontribuon fuqishëm. Një fëmijë prezent në skenat e dhunës, vuan nga çrregullime gjumi, shqetësime emocionale dhe psikologjike, ankth, depresion, çrregullim në të ushqyer dhe nga stresi post traumatik. Ai shfaq gjithashtu çrregullime të sjelljes, agresivitet, dhunë, ulje në rezultatet shkollore, mos interesim për shkollën; zhytet në kriminalitet, ide vetëvrasëse, fillon konsumimin e drogës, etj. Nuk asimilon siç duhet, ka vetëvlerësim shumë të ulët, dhe një imazh negativ mbi vetveten. Të gjitha këto karakteristika do ta shoqërojnë përgjatë shumë marrëdhënieve në jetën e tij.

Psikologët rekomandojnë, se me këto fëmijë duhet punuar, që te arrijnë të administrojnë acarimin e tyre dhe të punojnë që të gjejnë fjalët e duhura për tu shprehur në komunikim me të tjerët, në mënyrë që të mos kalojnë në akte dhune. Vetëm në një marrëdhënie afektive, ku shfaqet përkujdesje dhe dashuri ndaj fëmijës, kjo gjë mund të arrihet të realizohet.

 

 

PS: Kryeministri i 21 Janarit, e ka venë KQZ-në rolin e kamikazit politik

gjinkuriDeputeti socialist, Damian Gjiknuri në një deklaratë për shtyp, akuzon Kryeministrin e 21 Janarit, Berisha se e ka shndërruar KQZ-në në një kamikaz politik, duke penguar daljen e rezultatit përfundimtar, i cili po shndërrohet në një shqetësim popullor.

Gjinkuri i thotë Berishës që transparencën mbi zgjedhjet ta kërkojë në Kuvend dhe më këtë rast i gjen vetes dhe një punë.

“Sali Berisha nëpërmjet altoparlantit të tij të markës “Bogdani” deklaroi se nuk do të njohë zgjedhjet pa transparencën e plotë të tyre. Me pak fjalë po kërkon që përtej alibisë së humbjes për gjoja “vjedhje masive” nga opozita në kurriz të Kryeministrit të 21 Janarit, ta kthejë dhe në betejë politike në emër të transparencës.  Kjo shpjegon qartë dhe pse KQZ ka marr rolin e një kamikazi politik që në kundërshtim me ligjin rinumëron zona të tëra zgjedhore pa asnjë shkak ligjor duke vonuar nxjerrjen e rezultatit.

Nëse Berisha është penduar për pranimin e humbjes, kjo nuk është shqetësim i askujt, përveç i tij.

Por, që ky njeri në ikje e sipër të vazhdojë të pengojë daljen e rezultatit, ky është një shqetësim popullor.

Më keq akoma kur ky njeri me inat primitiv kërkon që të pengojë rrugën europiane të Shqipërisë, duke risjellë në qendër të politikës zgjedhjet që sapo i humbi thellë. Vendi ka prioritete të tjera dhe populli e ka thënë fjalën e tij. Rezultati duhet të dalë sa më shpejt dhe qeveria e re të fillojë punë. Nëse Berisha kërkon vërtet transparence, le të kërkojë transparencë në Kuvend, gjë që ja mohoi ish-opozitës 4 vite më parë. Me këtë rast i gjen dhe një punë vetes në kuvend”, -ka deklaruar Gjinkuri.