PS: Kryeministri i 21 Janarit, e ka venë KQZ-në rolin e kamikazit politik

59

gjinkuriDeputeti socialist, Damian Gjiknuri në një deklaratë për shtyp, akuzon Kryeministrin e 21 Janarit, Berisha se e ka shndërruar KQZ-në në një kamikaz politik, duke penguar daljen e rezultatit përfundimtar, i cili po shndërrohet në një shqetësim popullor.

Gjinkuri i thotë Berishës që transparencën mbi zgjedhjet ta kërkojë në Kuvend dhe më këtë rast i gjen vetes dhe një punë.

“Sali Berisha nëpërmjet altoparlantit të tij të markës “Bogdani” deklaroi se nuk do të njohë zgjedhjet pa transparencën e plotë të tyre. Me pak fjalë po kërkon që përtej alibisë së humbjes për gjoja “vjedhje masive” nga opozita në kurriz të Kryeministrit të 21 Janarit, ta kthejë dhe në betejë politike në emër të transparencës.  Kjo shpjegon qartë dhe pse KQZ ka marr rolin e një kamikazi politik që në kundërshtim me ligjin rinumëron zona të tëra zgjedhore pa asnjë shkak ligjor duke vonuar nxjerrjen e rezultatit.

Nëse Berisha është penduar për pranimin e humbjes, kjo nuk është shqetësim i askujt, përveç i tij.

Por, që ky njeri në ikje e sipër të vazhdojë të pengojë daljen e rezultatit, ky është një shqetësim popullor.

Më keq akoma kur ky njeri me inat primitiv kërkon që të pengojë rrugën europiane të Shqipërisë, duke risjellë në qendër të politikës zgjedhjet që sapo i humbi thellë. Vendi ka prioritete të tjera dhe populli e ka thënë fjalën e tij. Rezultati duhet të dalë sa më shpejt dhe qeveria e re të fillojë punë. Nëse Berisha kërkon vërtet transparence, le të kërkojë transparencë në Kuvend, gjë që ja mohoi ish-opozitës 4 vite më parë. Me këtë rast i gjen dhe një punë vetes në kuvend”, -ka deklaruar Gjinkuri.