Kate sjell në jetë princin e vogël të Mbretërisë Angleze

58

kate-middleton-garticle-1Vjen në jetë trashëgimtari më i ri i Mbretërisë angleze. Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, gruaja e princit William ka sjellë mbrëmjen e sotme në jetë një djalë.

Lajmi u bë i ditur përmes një deklarate të pallatit mbretëror. Mësohet se trashëgimtari ka lindur në orën 16:24 me atë të Londrës, ndërsa peshon 3.8 kilogram. Emri i tij ende nuk është bërë publik.

Raportohet gjithashtu se Dukesha është mirë, por gjithsesi ajo do të qëndrojë në klinikë deri ditën e nesërme, sipas burimeve nga pallati mbretëror.

Mësohet se princi William ka qënë i pranishëm gjatë lindjes së djalit të tij të parë, ndërkohë që Mbretëresha Elisabeta dhe Duka i Edinburgut, Filipi kanë deklaruar se, janë tepër të gëzuar për lindjen e stërnipit.

Sot në mëngjes, pallati mbretëror lajmëroi, se Kate është shtruar në spitalin e Shën Marisë, në të njëjtin vend ku princesha Diana, ka lindur Williamin dhe vëllain e tij të vogël, Harry.