Braçe: Berisha 2 koncensione për klientët e tij, që i marrin shqiptarëve 300 milionë euro

Erion-Brace1Deputeti socialist Erjon Braçe ka denoncuar sërish, se si do t’i vidhen paratë shqiptarëve, nëpërmjet dy koncensioneve të propozuara dhe miratuar nga Kryeministri në ikje, Berisha.

Braçe ka deklaruar, se nëpërmjet këtyre koncensioneve, që i janë dhënë klientëve të pushtetit, vlera monetare e cila do të dalë nga xhepat e shqiptarëve, si taksë ndaj karburantit dhe si taksë doganore, llogaritet në 300 milionë euro, për 15 vitet e ardhshme. Ai thekson se, ky është pushteti ekonomik, me paratë e shqiptarëve, që kërkon të gëzojë në opozite “doktori i mundur”.

“Kryeministri “s.b” ishte i alarmuar dje nga angazhimi: prishje e kontratave koncesionare klienteliste e qe rrisin barren mbi shqiptaret!! Po perse kaq ne panik Agai”:

Ja perse: Behet fjale per dy kontrata koncesionare per sherbime te tilla: Ngjyrosje e karburanteve; Skanim i konteniereve dhe makinave te tjera ne pikat doganore.

I pari: eshte dhene vetem me nje “VKM”, vendim personal te “s.b” dhe, vendos: takse kombetare prej 7.3 dollare per 1000 litra, e cila do rrise cmimin e karburanteve dhe natyrisht shpenzimet e qytetareve!!!

20 milion dollare cdo vit per 10 vite kontrate!! 200 milion dollare ne total!!

Ky sherbim eshte me kosto fare minimale dhe natyrisht me taksen vendosur nga “s.b” Fitimet jane kolosale!!

I dyti: ka kaluar me nje ligj te kuvendit ne ditet e fundit te funksionimit te tij, para shperndarjes per efekt te zgjedhjeve, i propozuar personalisht nga “s.b” dhe, vendos:

Tarife kombetare jo per skanim te konteniereve dhe makinave te tjera, por tarife 39 euro pertej skanimit per cdo deklarate doganore!!

10-12 milion euro cdo vit per 15 vite kontrate!!
180 milion euro ne total!!

Te gjitha keto para do ti paguajne shqiptaret!! Pra: gati 300 milion dollare per 15 vite qe do ju merren shqiptareve, me vendim te “s.b” per interes te klienteve te tij ekonomik.

Ky eshte pushteti ekonomik, me parate e shqiptareve, qe kerkon te gezoje ne opozite “doktori i mundur” s.b!“,- ka deklaruar deputeti socialist Braçe.

Ashton: Thaçi dhe Dacic dakord mbi çështjen e pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale

Catherine Ashton
Catherine Ashton

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë dhe njëkohësisht Zv. Presidente e Komisionit, Catherine Ashton dha një deklaratë pas takimit të radhës me Kryeministrin e Kosovës dhe të Serbisë, Thaçi dhe Dacic. Takimi u zhvillua në kuadër të implementimit të Marrëveshjes së 19 Prillit, të arritur midis dy vendeve në Bruksel.

Ashton ka deklaruar, se është takuar me Kryeministrat Thaçi dhe Dacic,  për të diskutuar rrugën e mëtejshme për vazhdimin e implementimit të Marrëveshjes së Prillit mbi Dialogun e Normalizimit, ndërmjet dy palëve.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, theksoi, se të dy Kryeministrat diskutuan përgatitjen e zgjedhjeve lokale të planifikuara për më 3 nëntor dhe se, ato ranë dakord që duhet të ndërmerren të gjithë veprimet, për të siguruar që zgjedhjet do të zhvillohen me një pjesëmarrje të kënaqshme.

“Puna për implementimin do të vazhdojë në javët e ardhshme me të njëjtin intensitet kështu që duhet mbajtur momenti i arritur deri më tani”,- përfundon deklaratën Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Ashton.

 

 

 

 

 

Nëna 77 vjeçare godet djalin e saj 48 vjeçar me thikë

POLICIA_TIRANEVazhdojnë masakrat në familjet shqiptare. Krimi nuk po di të ndalet. Kësaj herë nëna godet djalin e saj me thikë.

H.Loka 77 vjeç, me banim në Domje të Tiranës ka qëlluar me thikë djalin e saj, Ramazan Loka 48 vjeç.

Ndonëse viktima ka marrë plagë të lehta, raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende shkaqet, që detyruan 77 vjeçare të veprojë në këtë mënyrë ekstreme, por policia thjesht ka komunikuar shoqërimin e saj për në polici.

 

 

 

Aksident hekurudhor më i rëndi në historinë e Spanjës, 77 të vdekur dhe 140 të plagosur (Video)

APTOPIX_Spain_Train_D_inev_t607Spanja po përballet me aksidentin më tragjik hekurudhor në historinë e saj. 77 të vdekur dhe 140 të plagosur është bilanci i deritanishëm, i cili pritet të rritet në orët në vazhdim. Treni ka dalë nga shinat në Santiago të Compostelës. Drejtuesi i trenit ka pohuar, se ka ecur me 190 km/orë, në vend të 80, që ishte autorizimi i shpejtësisë.

Aksidenti ka ndodhur në orën 20 :42, pranë lokalitetit të Angrois, rreth 4 km nga stacioni Santiago i Compostelës, qyteti i famshëm i pelegrinazhit i njohur në tërë botën.

Nga 247 persona të cilët ndodheshin në tren, 77 kanë gjetur vdekjen dhe 140 të tjerë janë plagosur, sipas një bilanci të përkohshëm.

“ Dëgjova një si goditje bubullime. Dukej sikur ndodhi një tërmet. Erdha vetëm një minutë më vonë. Gjëja e parë që vura re ishte kufoma e një gruaje. Më bëri shumë përshtypje, pasi nuk kam parë kurrë kufomë në jetën time. Ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte një qetësi absolute. Kishte pak tym dhe një zjarr të vogël. Gjithçka dukej irreale. Kishte persona që afroheshin, përpiqeshin të nxirrnin njerëzit nga vagonët të cilët kishin ngecur, me mjete të ndryshme derisa arritën të gjenin një sharrë dore. Katër vagonë ishin përmbysur dhe njëri ishte totalisht i shkatërruar dhe hipur mbi vagonin tjetër. Një vagon tjetër kishte hipur mbi një pjesë që dilte mbi rrugë. Shumë kufoma gjendeshin mbi shina të mbuluara me batanije”,-  ka rrëfyer Francisco Otero për AFP, ndërkohë që ndodhej në shtëpinë e prindërve afër stacionit të trenit.

El Pais ka raportuar se një nga drejtuesit e trenit ka pohuar, se po ecte me një shpejtësi prej 190 km/orë, ndërkohë që shpejtësia e kufizuar ka qenë 80km/orë. Drejtuesi i trenit i ngecur në kabinën e tij pas aksidentit ka komunikuar me radio me stacionin për aksidentin që sapo ndodhi. ” Njerëz jemi !  Njerëz jemi !”,-  është shprehur ai. “Shpresoj të mos ketë të vdekur, pasi do vdesin në ndërgjegjen time.”

Hetimi akoma nuk ka zbardhur arsyen e shpejtësisë, nëse bëhet fjalë për një defekt teknik, apo për një gabim njerëzor, pasi drejtuesi i trenit nuk e ka konfirmuar ende kush ishte arsyeja e shpejtësisë.

http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=o32nxuHshv4

Kujdes! Video rekomandohet të mos shikohet nën 18 vjeç.

 

 

 

 

 

 

 

Berisha fillon baltosjen ndaj qeverisë së re, ende pa ikur nga pushteti

Sali-Berisha-Mbledhje-Qeverie-29-Shkurt-2012-NOAKryeministri Berisha menjëherë pas daljes së Kryeministrit të ardhshëm Rama ka komentuar strukturën e qeverisë së re, duke e cilësuar si një ndarje torte me orekse të sëmura.

“Fillim i mbarë për të luftuar krizën! Rriten shpenzimet e qeverisë për veten e saj me 30%! Të dashur miq, risitë e para të qeverisë “Piktori 1″ janë:

-rritet me 30% numri i anëtarëve të kabinetit;

-rriten me 30% shpenzimet e qeverisë për veten e saj. Kështu mendon ai se luftohet më mirë kriza?!

-shkenca për qeverinë “Piktori 1″ nuk egziston (e gjora mori malin!);

-kushërira Koleka merr administratën në varësi, për hatër të kushëririt;

-1 milion hektarë pyje mbeten jetim;

Ndarje torte për orekse të sëmura. Hajde qeveri hajde! sb, “,- shkruan Berisha në Facebook.

 

Rama prezanton strukturën e kabinetit te ri qeveritar

1006286_10151570750046523_1041740781_nSiç edhe kishte deklaruar Kryeministri i votuar i shqiptarëve, Edi Rama ka shpallur në orën 15:00 skemën ristrukturuese të organikës së qeverisë së re. Rama specifikoi rastet kur Ministritë nuk do të pësojnë ndryshime dhe se do t’i nënshtrohen vetëm një reforme të thellë strukturore, si edhe Ministritë që do të ndahen dhe ato që do të krijohen.

“Do të kemi ristrukturim të godinës së Kryeministrisë dhe do të ketë shkurtime të ndjeshme në organikë. Do të ketë vetëm një zëvendëskryeministër.

Ministria e Brendshme dhe e Mbrojtjes nuk ndryshojnë, por do të kenë një reformë strukturore të thellë, ashtu si me Ministrinë e Jashtme dhe atë të Integrimit.

Do kemi një ndarje të Ministrisë së Ekonomisë, e cila përfshin një gamë të gjerë brenda. Prandaj kjo superministri nuk do të ekzistojë më në këtë formë.

Gjithashtu do të ndahet në dy Ministria e Transporteve. Një strukturë do mbulojë vetëm transportin dhe infrastrukturën dhe nga ana tjetër një strukturë e re do të mbulojë zhvillimin urban dhe turizmin.

Ministria e Bujqësisë do të kthehet në Ministrinë e Zhvillimit Rural.

Ministria e Shëndetësisë merr edhe mbrojtjen e konsumatorit.

Arsimi dhe sporti do të jenë në një ministri të vetme.

Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale kthehet në Ministri e Çështjeve Sociale dhe të Rinisë.

Ministria e Kulturës nuk do të ketë pas sport, turizëm dhe elementë të tjerë. Ajo do të fukusohet vetëm tek kultura dhe tek trashëgimia kulturore.

Nuk do të kemi një ministri, por vetëm një ministër të Inovacionit dhe Administratës Publike.

Do të kemi edhe një ministër të Pushtetit Vendor.

Në fund të muajit të ardhshëm do të publikojmë edhe përbërjen e qeverisë”, -deklaroi Rama.

Ristrukturimi i Qeverisë së re:

Ministria e Brendshme, nuk ndryshon në kompetenca, por do të ketë një reforme të thellë strukturore
Ministria e Mbrojtjes, nuk ndryshon në kompetenca, por do të ketë një reforme të thellë strukturore
Ministria e Jashtme, nuk ndryshon në kompetenca, por do të ketë një reforme të thellë strukturore
Ministria e Integrimit Europian
Ministria e Drejtësisë
Ministria e Zhvillimit Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes
Ministria e Energjisë dhe Industrisë
Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës
Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit
Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Çështjeve Sociale dhe Rinisë
Ministria e Kulturës
Ministria e Mjedisit

Një Ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike
Një Ministër për Çështjet Vendore

Rama do të prezantojë strukturën e kabinetit qeveritar, në orën 15:00

Edi Rama, Kryeministri i votuar i shqiptarëve, që pritet të marrë funksionin e tij në fillim të shtatorit, ka deklaruar në rrjetin social Twitter, se në orën 15:00 të ditës së sotme do të bëjë publike për mediat, strukturën e qeverisë së re.

Kryeministri i ri Rama, do të japë gjithashtu edhe disa detaje mbi mënyrën e organizimit të kabinetit të ri qeveritar. Do të bëhet publike edhe skema e ministrive, të cilat janë shtuar apo janë degëzuar.

 

 

 

Si ndërhyjnë fantazmat në jetën njerëzore?

fantazemA ekzistojnë fantazmat ? Një numër i konsiderueshëm njerëzish kanë dhenë mjaft dëshmi të cilat provojnë se fantazmat ekzistojnë dhe janë pjesë integruese e jetës së të gjallëve.

Ja disa dëshmi të personave që kanë kaluar eksperienca të tilla:

Një çift i ri zhvendoset të banojë në një shtëpi të re dhe shumë shpejt fillojnë të bëhen dëshmitarë të fenomeneve të pazakonshme. Çfarë fenomenesh ? Një njollë, e cila nuk hiqet edhe pasi ka marrë disa dorë të lyera, por ato dëgjojnë gjithashtu dikë të lëkundet në një karrige lëkundëse, etj. Çifti fillon të bëjë kërkime mbi shtëpinë dhe të pyesin dhe arrijnë të informohen se një grua kishte vdekur aty, dhe ato janë të sigurt se bëhet fjalë pikërisht për këtë femër që lëkundet në karrige, pasi ato e kanë parë shpesh atë. Ajo nuk duket sikur dëshiron t’u bëjë keq atyre, përkundrazi duket sikur i mbron ato.

Silvia, ka përjetuar një eksperiencë të ndryshme, pasi ajo u bë pre e një situate agresive. Djali i saj i vogël dukej të ishte prekur nga ky fenomen, pasi ai ishte shndërruar në një person agresiv, bile kishte dhe dëshirë të vdiste, sa që të tërë kujtonin se djali ishte pushtuar nga fantazmat. Tensionet ishin të larta në familje dhe djali ndjehej gjithmonë e më shumë komod në këtë gjendje duke iu larguar gjithmonë e më shumë familjes së tij.

Elsi ka humbur të atin e saj, por ajo është e sigurt se ai është akoma aty dhe se përpiqet të komunikojë me të. Për një arsye apo për një tjetër, shpirti i tij ishte rikthyer dhe shfaqet përmes të gjallëve. Nuk është një rast i vetëm pasi shpesh dëgjojmë histori të tilla të ngjashme.

Shpeshherë mund të përballeni me një shpirt keqbërës që mund të jetë edhe i rrezikshëm, ndërkohë që një shpirt paqësor mund t’i sjellë komoditet një qenie njerëzore, që tashmë është e dobësuar nga humbja e një të afërmi. Shpirtrat janë atje, shpeshherë të ngecur midis dy botëve pasi nuk janë gati të largohen, ose pasi nuk arrijnë ta kuptojnë dot se kanë vdekur. Ne duhet të jetojmë me këtë fakt dhe të mësojmë që të mos i trembemi atij.

Kjo është njëra anë e këtij aspekti, ndërkohë pyetja që shtrohet është: Sa jemi ne të ndikuar nga histori dhe rrëfime të tilla dhe si ndërthuren këto me gjendjen tonë shpirtërore në raste tragjedish, humbjesh apo momentesh depresive ?

 

 

Berisha për arsye ‘parimi’ nuk miraton vendimet për Sigurimet Shëndetësore dhe ISSH

Sali-Berisha-Mbledhje-Qeverie-Ndonëse, pak ditë më parë Kryeministri në ikje Berisha vendosi rritjen e pagave dhe të pensioneve, një vendim i cili do të aplikohet duke interferuar me programin e qeverisë së re, sot ai ka dalë me një tjetër standard, për të njëjtin lloj vendimi.

Berisha gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë ka deklaruar, se nuk mund të ndërmarrim vendime të cilat interferojnë me programin e qeverisë tjetër. Kjo sipas tij, ka qenë dhe arsyeja e mosmiratimit të vendimit për Sigurimet Shëndetësore dhe ISSH, e sjellë kjo për miratim nga Ministri i Shëndetësisë. Ndërkohë që miratohet vendimi për rritje pagash dhe pensionesh, i cili interferon me programin e qeverisë së re, me një standard të dyfishtë Berisha refuzon miratimin e vendimit për Sigurimet Shëndetësore dhe ISSH.

“Asnjë ligj dhe vendim që interferon me programin e qeverisë tjetër nuk mund të miratohet. Zoti ministër nuk do mund të pranohet. Shqiptarëve u është premtuar shërbim shëndetësor falas pa kontribute, ne nuk vazhdojmë me kokëfortësi. Ndahemi në dy filozofi, e kuptoj që krijon vështirësi, por të ngremë institucione që në programin e forcës politike nuk ekzistojnë nuk mund të bëhet”, – deklaron Berisha.

Beogradi përkrah Lubonjën, në akuzat e tij ndaj luftëtarëve të UCK-së

480787CD902B8A2860B54F8AC1C5B419Kohanet ka raportuar sot, se mediet e Beogradit kanë transmetuar shkrimin e publicistit Fatos Lubonja. Lubonja shkruan se, “Prishtina e Tirana kanë mbajtur mbyllur sytë ndaj krimeve të UÇK-së” nga frika. Këto medie përmendin fyerjet dhe kërcënimet, që i janë bërë Lubonjës “nga zyrtarë të Kosovës e të Shqipërisë”.

Ato citojnë gazetën serbe me pikëpamje ekstremiste nacionaliste, “Vjesti”, që botohet në Frankfurt, sipas të cilës Lubonja i ka konfirmuar asaj se, “elita ka mbyllur sytë para krimeve të UÇK-së për shkak të retorikës nacionaliste, përvetësimit të legjitimitetit dhe të kontekstit të arsyetimit të krimeve të UÇK-së kundruall krimeve serbe”. Po ashtu Lubonja citohet të ketë thënë se, kjo ka ndodhur edhe si efekt i glorifikimit të udhëheqësve, popullariteti dhe pushteti i të cilëve është ngritur mbi luftën. “Në kombinim me frikën prej tyre, çështja e krimeve të UÇK-së jo vetëm ndaj serbëve e romëve, por edhe ndaj vetë shqiptarëve, është temë tabu”, citohet Lubonja.

Shkrimi në fjalë është shndërruar në një objekt polemike, ku vetë publicisti Lubonja mbron idenë e tij, se glorifikimi i heronjve nuk është me vend, nëse ato akuzohen për krime lufte, ndërkohë që ka pasur reagime dhe nga pala kosovare, ku përgjigja më e spikatur ka qenë përgjigja e bërë publike nga Ramush Haradinaj.

Haradinaj vlerëson se, në lidhje me akuzat, ai ka një vendim nga Gjykata e Hagës, ku jo vetëm nuk akuzohet për krime, por saktësohet se në raste kritike, ai ka mbrojtur civilët nga kërcënimet e ndryshme. Haradinaj ka deklaruar gjithashtu, se si greku edhe serbi kanë pasur përherë ‘zagarët’ e tyre ndër shqiptarë dhe se do preferonte hedhjen në gjyq të autorit në fjalë.

Bullgaria nën protesta, kërkohet rrëzimi i qeverisë së korruptuar

2013-06-21T140057Z_1_CBRE95K12XN00_RTROPTP_2_BULGARIA-GOVERNMENTVazhdojnë protestat në Bullgari. Manifestuesit, që kërkojnë rrëzimin e qeverisë dhe fundin e oligarkisë, kanë bllokuar dje deputetët dhe ministrat në parlament. Rreth 2000 persona ishin mbledhur përreth godinës, ku po punonin 3 komisione mbi temën e aktualizimit të buxhetit. Protestuesit, kanë ngritur gjithashtu edhe barrikada të improvizuara.

Pas 40 ditë protestash paqësore, duket se manifestuesit nuk ia kanë arritur të përcjellin mesazhin e tyre, duke kaluar në lëvizje më radikale.

Presidenti bullgar Rossen Plevneliev, ka bërë thirrje për qetësi. Qeveria e teknokratëve e mbështetur nga socialistët dhe e dalë nga zgjedhjet e parakohshme të 12 majit, tashmë ndodhet nën presion. Opozita e djathtë, kërkon gjithashtu bërjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Manifestuesit kërkojnë dorëheqjen e qeverisë, duke denoncuar fuqishëm korrupsionin, që ka zaptuar atë.

Emërimi në krye të Agjencisë Kombëtare të një deputeti të shumë kritikuar, provokoi në qershor këtë valë të re protestash në Bullgari, pas manifestimeve të mëdha të dimrit të kaluar, që shkaktuan rënien e qeverisë konservatore të Boïko Borissov dhe që ishin të motivuara nga çmimet e ngritura të energjisë dhe nga varfëria.