E detyrojnë të martohet vetëm 11 vjeç, vajza deklaron se do të vetëvritet

65

http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=DagCxoMJisc

Video që po bën xhiron e botës, ka në fokusin e saj një vogëlushe 11 vjeçare nga Jemeni e cila kërcënon se do të vetëvritet nëse prindërit e martojnë me burrin që i ka kërkuar dorën.

Për t’i shpëtuar martesës së detyruar që familja e saj kishte planifikuar me një të ri emigrant që e kishte kërkuar për grua, vajza është arratisur nga shtëpia duke lënë një mesazh për prindërit në një video ku disa nga fjalët janë:

Do të vras veten. Ata s’kanë ndonjë dhembshuri. Më mirë jam e vdekur. Unë nuk jam e vetmja. Kjo gjë mund t’i ndodhë çdokujt. Kam mbaruar punë me ju. Më shkatërruat ëndrrat

Sapo ka marrë vesh lajmin e martesës vajza është larguar nga shtëpia. Xhaxhai i saj i cili ishte i vetmi që u shpreh kundër martesës ka lajmëruar autoritetet, të cilët e lejuan që të marrë në kujdestari vajzën 11 vjeçare.