Thaçi: Serbët në Kosovë më shumë të drejta se shqiptarët në Maqedoni

19.3.2013_-_KM_Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se 3 për qind e serbëve që jetojnë në Kosovë kanë më shumë të drejta se 35 për qind e shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni.

“Ne vazhdimisht theksojmë që shqiptarët të jenë pjesë e institucioneve dhe të jetës demokratike në maqedoni. Dua të theksoj se 3 për qind e serbëve që jetojnë në Kosovë kanë më shumë të drejta se 35 për qind e shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni”, ka theksuar kryeministri Thaçi në intervistën për Radion Kombëtare Bullgare BNR, gjatë kohës së vizitës së tij të fundit në Sofje.

Kjo deklaratë e kryeministrit nënvizon se shqiptarët në Maqedoni janë 35 për qind dhe jo sipas regjistrimit zyrtar 25,6 për qind. Sipas Thaçit, çdo i tretë qytetarë në Maqedoni është shqiptarë. “Në Maqedoni regjistrimi i fundit i popullsisë ishte pa sukses dhe se opinioni nuk e di shifrën e saktë të popullsisë sipas përkatësisë etnike, transmeton ina. Por dua të them se çdo i treti qytetarë është shqiptarë”, ka theksuar Thaçi.

Ai ka theksuar edhe nevojën e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Në këtë drejtim vlerësojë se liderët shqiptarë dhe autoritetet shtetërore në Shkup duhet të bisedojnë dhe të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit”, theksoi kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Kjo deklaratë e tij gjatë fundjavës është komentuar nga një pjesë e mediave maqedonase, edhe pse vizita e Thaçit në Sofje ishte zhvilluar dy muaj më parë . /Koha Net/

 

Berisha, Ramës: Nuk do të jesh Kryeministër me votat e krimit

sali-berisha-2011-5-19-14-1-48Kryeministri në ikje Berisha, kërcënon për mosnjohje rezultati zgjedhor. Në një prononcim për mediat, ai i është rikthyer gjuhës së egër, duke kërcënuar për mosnjohje pushteti dhe mos njohje të Kryeministrit Rama, që pritet të marrë detyrën në shtator. Ai akuzon Ramën, se i ka vjedhur votat, i ndihmuar nga krimi.

“Jam këtu sot për t’i thënë zotit Edi Rama në mënyrën më të prerë dhe më të hapur, mos bëj gabimin fatal për të bllokuar numërimin e votave. Berisha ka njohur rezultatin, do njohë cdo rezultat që del nga numërimi i ndershëm i votave. Ta dijë mirë se nuk do të gëzojë kurrë një pushtet të dalë nga falsifikimi dhe mashtrimi, nuk mund të jetë kryeministri që me thes votash të vjedhura të përfaqësoje vendin. 

Të numërohet çdo votë dhe unë absolutisht do respektoj njëlloj dhe atë që është pro e atë që është kundër dhe e faktova këtë më qëndrimin tim. Bëra atë që kërkonte vendi im, por vendi im kërkon, qytetarët kërkojnë që çdo fletë të rinumërohet dhe asgjë të mos qëndrojë mbi krimin drogën e kartelën e saj. Ajo qe ne pame në 14 qendra të Lezhës ishte fytyra më e shëmtuar në zgjedhjet e 23 viteve të fundit. Ka qenë Dushku, por ishte teknikalitet amoral, por kjo është vjedhje me duart të pista, pare të pista e qytë revolveri. Në interesin më të mirë të kryeministrit të ardhshëm e të çdo qytetari i kërkoje të bëjë transparencë, përndryshe PD nuk do të njohë kurrë pushtet të dalë nga vota e vjedhur”,- deklaron Kryeministri në ikje Berisha.

 

Prism, dyshime se Berlini bashkëpunon me SHBA në fushën e spiunazhit

Der Spiegel
Der Spiegel

Revista Der Spiegel ka zbuluar, se Shërbimet Sekrete gjermane përdorin një program vëzhgimi, të  Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Amerikane. Shërbimet Sekrete gjermane e kanë mohuar këtë shkëmbim masiv të të dhënave, me homologët e tyre të përtej Atlantikut.

Gjithsesi ato kanë pranuar, se e kanë testuar këtë program të përmendur nga Spiegel, por pa e përdorur në punën e tyre.

Opozita gjermane ka reaguar fuqishëm: “ Po dëgjojmë tani se drejtuesit e NSA-së kanë takuar Kancelarinë. Dhe pretenduakan se nuk dinë gjë, kjo është qesharake”-, ka deklaruar Hans-Christian Stroebele, deputeti i të gjelbërve.

“Nëse është e vërtetë se Drejtori i Shërbimeve Sekrete është përpjekur të shkelë ligjet e ruajtjes së të dhënave, atëherë ai duhet të japë dorëheqjen”, – ka deklaruar Sigmar Gabriel, president i Partisë Social-Demokrate.

Dyshimet mbi atë, çfarë dinte Berlini mbi programin e spiunimit amerikan Prism, ka shqetësuar gjithmonë e më shumë Anxhela Merkelin, që synon të rizgjidhet në shtator, duke marrë parasysh ndjeshmërinë e gjermanëve, mbi çështjen e ruajtjes së të dhënave personale. E gjendur nën presionin e pyetjeve të ndryshme mbi këtë subjekt, ajo ka deklaruar se pret shpjegimet e amerikanëve për t’u prononcuar.

 

 

Irina Shayk në super formë në plazhet e Floridës

Irina Shayk-Florida
Irina Shayk-Florida

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Irina Shayk-Florida
Irina Shayk-Florida

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Irina Shayk-Florida
Irina Shayk-Florida

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Irina Shayk-Florida
Irina Shayk-Florida

 

 

 

Te paralizohet është ëndrra e 59 vjeçares, Chloé Jennings-White

article-2366260-1AD58A22000005DC-691_634x422Një grua 59 vjeçe amerikane, Chloé Jennings-White nga Salt Lake City, që nga fëmijëria e hershme ka një dëshirë të papërmbajtur për të qenë e paralizuar dhe për tu ulur gjatë gjithë jetës në karrocën e invalidëve. Ajo është e gatshme të paguajë 25 mijë dollarë për operacionin, që do ta paaftësonte deri në atë masë, sa do ta lidhte pas karrocës. Ajo është e interesuar, që t`i bëhet shkëputja e nervave të komblikut  dhe të kofshëve.

Kjo prirje e çuditshme  e amerikanes, është sëmundje e rrallë  qe quhet “Body-Integrity-Disorder-Syndrom”. Njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje i ndjejnë disa pjesë të caktuara të trupit si të tepërta dhe si pengesë. Për këtë arsye ato janë të bindur se këto pjesë duhen hequr ose së paku duhen bërë të papërdorshme.

Misteri i Jetimores në Ohio

Lost-Hearts600x600Në pyjet e Vermillon në Ohio, SHBA, një histori rrëqethëse qarkullon mbi jetimoren gjakatare, e cila ka marrë jetë fëmijësh. Sipas banorëve vendas, ende vazhdojnë të dëgjohen ulërimat e fantazmave të fëmijëve të djegur në këtë jetimore. Sipas legjendës, kjo jetimore ishte pritëse e qindra fëmijëve. Një natë ndoshta për shkak të ndonjë aksidenti, apo ndonjë akti të qëllimshëm jetimorja u dogj tërësisht. Shumica e fëmijëve pësuan fat tragjik.

Historia duket të jetë e besueshme për vendasit të cilët vazhdimisht i rikthehen kësaj historie duke angazhuar hetime të vazhdueshme dhe kërkojnë për dëshmitarë nëmënyrë që të vërtetojnë atë çka ato besojnë.

Shumë prej tyre kanë deklaruar, se kanë filmuar fantazma fëmijësh në këtë jetimore dhe shumica e këtyre rrëfimeve janë shndërruar dhe në subjekt filmi.

Por, hetuesia gjithashtu është angazhuar duke marrë pjesë në kërkime. Grupe hetuesish fantazmash i kanë publikuar online konkludimet e tyre. Një ndër ato ka qenë dhe një autor libri Horodyski, i cili rrëfen se i ishin dukur të dyshimta këto histori të treguara nga banorët vendas, deri sa një natë, teksa ishte duke regjistruar me kamerën e tij, kishte kapur një objekt të çuditshëm, të shndritshëm. Ajo që pa, e bëri të besojë, se atje padyshim kishte diçka, dhe ne jemi të paaftë të kuptojmë gjera, që nuk kane lidhje me natyrën e Tokës.

Gjëja e parë që duhet të bëjmë është të zbulojmë nëse historitë e këtyre fantazmave janë të vërteta. A ka qenë vërtet një jetimore e tillë? A është djegur vërtet deri ne themele së bashku me fëmijët që strehonte? Ndonjë mund te mendoje se një histori e tille ka një magnitude shume të lartë tragjedie kështu që fantazmat e saj, duhen varrosur prej nga nuk mund të rishfaqen më.

Meqë historia ndodhi në vendin e quajtur ‘Lorian County’, filluan kërkimet prej Shoqërisë Historike të këtij vendi. Një arkivist i informuar mbi ngjarjet historike të vendit, thotë se nuk ka pasur asnjë zjarr në jetimore, pasi ajo nuk ka ekzistuar aspak.

Por, nga erdhi atëherë ideja e një jetimoreje te tille? Ne fakt, ne një zgjatim rruge të këtij vendi, ka ekzistuar Jetimorja ‘Light and Hope’. Ajo drejtohej nga John Sprunger dhe gruaja e tij. Ajo u mbyll mbas 14 vitesh, por nuk ka prova të ndonjë zjarri, që kishte përfshirë banesën e këtyre fëmijëve.

Aspekti për të cilin i janë venë pas kësaj historie është thjesht ajo çka u ka ngjarë fëmijëve dhe aspektet mbinatyrore, që e kane shoqëruar këtë, si shfaqje fantazmash dhe zërash ulëritës. Pjesa e pare e kësaj historie zbulohet për shkak të ekzistencës atje të nëe vile te ‘Swift Mansion’, qe ka ekzistuar në atë kohë. Joseph Swift, pronari, e shiti atë pasi kishte falimentuar. Pronari i ri, Nicholas Wilber, ishte i martuar dhe kishte 4 fëmijë. Të katërt kishin vdekur nga sëmundja e difterisë në një kohë shumë të shkurtër. Familja gjithashtu kishte marre pjesë në seanca për të komunikuar me shpirtrat e vdekur të fëmijëve të tyre. Kjo mund te shpjegoje deri në njëfarë pike, aspektin e shfaqjes së fantazmave të fëmijëve.

Për sa i përket djegies, ka pasur një tragjedi të tille në shkollën e quajtur Lake View në Cleveland, e cila mori zjarr dhe ku humbën jetën shumë fëmijë. Nuk ka asnjë dokument që vërteton se kësaj shkolle i referoheshin me ndonjë emër të ngjashëm me jetimoren në fjalë. Por shkolla është djegur vërtet, duke u marre jetën shume fëmijëve dhe disa të rriturve./Skeptical Inquirer/

 

Belgjika gdhihet me një Mbret të ri, Filipin

phil22Filipi bëhet Mbreti i ri i belgjëve dhe Matilda bashkëshortja e tij, Mbretëresha e re e vendit.

Të dielën në darkë, ato janë shfaqur për herë të fundit në ballkonin e Pallatit Mbretëror çka nuk ishte e parashikuar në programin zyrtar. Në total, rreth 500 000 persona kanë asistuar në evenimentet e ndryshme të parashikuara për këtë ditë, e cila është njëkohësisht dhe dita kombëtare e Belgjikës.

Alberti, babi i Mbretit të ri ka nënshkruar aktin e abdikimit, herët në mëngjes. Momenti më i veçantë i kësaj dite, ka qenë akti i betimit të mbretit të ri Filip, përpara dy dhomave të parlamentit. Ai u betua në tre gjuhët kombëtare në flamisht, frëngjisht dhe në gjermanisht, se do të mbajë integritetin e territorit belg, një formulë që ka sensin e saj në një vend të përshkruar nga ndarjet nacionaliste midis Flamandëve dhe Wallonëve.

Ndonëse në temperatura të pazakonshme për vendin, rreth 30° celsius, mijëra persona kanë asistuar gjatë paradës ushtarake të zhvilluar për festën kombëtare përpara Pallatit Mbretëror dhe shumë festimeve të organizuara në tërë vendin.

 

Mbreti Filip dhe Mbreteresha Matilde
Mbreti Filip dhe Mbreteresha Matilde

 

 

Masakrohet një vajzë 18 vjeçare nga bashkëshorti

POLICIA_TIRANEKrimi brenda familjes ka goditur sërish. Një vajzë 18 vjeçare është masakruar nga bashkëshorti i saj 26 vjeçar, me sa duket për motive xhelozie.

Ngjarja ka ndodhur sot në fshatin Hekal të Tiranës. Autori i krimit Ersi Gjoshi i cili kishte vetëm 3 muaj që ishte kthyer nga emigracioni ka goditur me sëpatë bashkëshorten 18 vjeçare Anxhela Gjoshi dhe pas kryerjes së krimit raportohet të jetë arrestuar nga forcat e policisë.

Kjo është vrasja e radhës, në një seri vrasjesh, që po shoqëron këtë tranzicion politik që siç duket do të vazhdojë të jetë absurd, në llojin e tij.

Berisha nuk pranon humbjen, frikë nga përballja me drejtësinë

berisha sadKryeministri të cilën shqiptarët vendosën ta ndëshkojnë me votë, nuk e pranon humbjen. Në rrjetin social Facebook , ai deklaron alibinë e humbjes “vjedhja e votave”, në pamundësi për të pranuar realitetin e vendimit popullor.

Berisha flet për kartele droge, që i kanë marrë votat që i takonin atij, dhe se PD si një parti e pastër, nuk do ta pranojë kurrë pushtetin që del nga krimi, droga dhe paratë e pista.

Siç duket frika, se do të përballet së shpejti me drejtësinë, e ka detyruar Berishën të angazhojë një mekanizëm të tërë, që ka nën zotërim, duke i shkaktuar kosto dhe energji të pallogaritshme tërë strukturave përkatëse.

Një sërë deklaratash, për mosnjohje rezultati, po shoqërojnë procesin e hapjes dhe rinumërimit të kutive të votimit, që përgjatë gjithë kësaj kohe, kanë qenë nën ruajtjen e njerëzve të tij të afërt.

“Të dashur miq, rinumërimi i fletëve të votimit dëshmoi se karteli i drogës që erdhi në pushtet me zgjedhjet e 23 qershorit ka vjedhur me dhunë, terror e para të pista 1200 vota vetëm në qarkun e Lezhës dhe tani, po me dhunë, terror dhe para te pista, duan të bllokojnë rinumërimin e votave dhe të mbrojnë mandatet e krimit. Ky është ndryshimi që donin trafikantët dhe miqtë e tyre!! Por, ne demokratët pushtetin e dalë nga krimi, droga dhe paratë e pista, nuk do e pranojmë kurrë! Përpara për votën e lirë të shqiptarëve”, -deklaron Berisha në Facebook.

 

Sadije Berisha, pushime me lekët e qytetarëve shqiptarë

970639_144416899096513_1958692870_nPasi ish nusja e djalit të Kryeministrit në ikje, Berisha ka deklaruar në Facebook, se po pushon në rezidencat qeveritare, vjen dhe një reagim nga deputeti socialist Erjon Braçe, i cili denoncon abuzimet e familjes Berisha, me paratë e qytetarëve shqiptare.

Braçe deklaron, se po abuzohet me rezidencat qeveritare dhe me paratë e buxhetit të shtetit duke mbajtur ish gratë e djalit të Berishës.

“Po mire, po Nusja e djalit te Kryeministrit, familjarisht por pa djalin e Kryeministrit; Perse duhet te pritet, te mbahet e trajtohet me shpenzimet e buxhetit te shtetit ne nje rezidence qeveritare?!!  Ky eshte abuzim dhe me rezidencat qeveritare eshte abuzuar pa fund, ne shpenzime posacerisht!! Nese ky vend duhet te shiste dicka nga pasuria e tij publike, ajo dhe ato nuk duhet te ishin nafta-ndermarrjet e prodhimit e perpunimit te saj; energjia-hidrocentralet apo ndermarrjet e shperndarjes se energjise!!

Duhet te ishin shitur rezidencat qeveritare! Pushtetaret ne kete vend, duhet te pushojne si gjithkush tjeter, ne hotele, ne Shqiperi apo kudo ne bote!”,- deklaron deputeti Braçe.