Ashton: Thaçi dhe Dacic dakord mbi çështjen e pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale

54
Catherine Ashton
Catherine Ashton

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë dhe njëkohësisht Zv. Presidente e Komisionit, Catherine Ashton dha një deklaratë pas takimit të radhës me Kryeministrin e Kosovës dhe të Serbisë, Thaçi dhe Dacic. Takimi u zhvillua në kuadër të implementimit të Marrëveshjes së 19 Prillit, të arritur midis dy vendeve në Bruksel.

Ashton ka deklaruar, se është takuar me Kryeministrat Thaçi dhe Dacic,  për të diskutuar rrugën e mëtejshme për vazhdimin e implementimit të Marrëveshjes së Prillit mbi Dialogun e Normalizimit, ndërmjet dy palëve.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, theksoi, se të dy Kryeministrat diskutuan përgatitjen e zgjedhjeve lokale të planifikuara për më 3 nëntor dhe se, ato ranë dakord që duhet të ndërmerren të gjithë veprimet, për të siguruar që zgjedhjet do të zhvillohen me një pjesëmarrje të kënaqshme.

Puna për implementimin do të vazhdojë në javët e ardhshme me të njëjtin intensitet kështu që duhet mbajtur momenti i arritur deri më tani”,- përfundon deklaratën Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Ashton.