Berisha për arsye ‘parimi’ nuk miraton vendimet për Sigurimet Shëndetësore dhe ISSH

55

Sali-Berisha-Mbledhje-Qeverie-Ndonëse, pak ditë më parë Kryeministri në ikje Berisha vendosi rritjen e pagave dhe të pensioneve, një vendim i cili do të aplikohet duke interferuar me programin e qeverisë së re, sot ai ka dalë me një tjetër standard, për të njëjtin lloj vendimi.

Berisha gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë ka deklaruar, se nuk mund të ndërmarrim vendime të cilat interferojnë me programin e qeverisë tjetër. Kjo sipas tij, ka qenë dhe arsyeja e mosmiratimit të vendimit për Sigurimet Shëndetësore dhe ISSH, e sjellë kjo për miratim nga Ministri i Shëndetësisë. Ndërkohë që miratohet vendimi për rritje pagash dhe pensionesh, i cili interferon me programin e qeverisë së re, me një standard të dyfishtë Berisha refuzon miratimin e vendimit për Sigurimet Shëndetësore dhe ISSH.

Asnjë ligj dhe vendim që interferon me programin e qeverisë tjetër nuk mund të miratohet. Zoti ministër nuk do mund të pranohet. Shqiptarëve u është premtuar shërbim shëndetësor falas pa kontribute, ne nuk vazhdojmë me kokëfortësi. Ndahemi në dy filozofi, e kuptoj që krijon vështirësi, por të ngremë institucione që në programin e forcës politike nuk ekzistojnë nuk mund të bëhet”, – deklaron Berisha.