Rama prezanton strukturën e kabinetit te ri qeveritar

56

1006286_10151570750046523_1041740781_nSiç edhe kishte deklaruar Kryeministri i votuar i shqiptarëve, Edi Rama ka shpallur në orën 15:00 skemën ristrukturuese të organikës së qeverisë së re. Rama specifikoi rastet kur Ministritë nuk do të pësojnë ndryshime dhe se do t’i nënshtrohen vetëm një reforme të thellë strukturore, si edhe Ministritë që do të ndahen dhe ato që do të krijohen.

“Do të kemi ristrukturim të godinës së Kryeministrisë dhe do të ketë shkurtime të ndjeshme në organikë. Do të ketë vetëm një zëvendëskryeministër.

Ministria e Brendshme dhe e Mbrojtjes nuk ndryshojnë, por do të kenë një reformë strukturore të thellë, ashtu si me Ministrinë e Jashtme dhe atë të Integrimit.

Do kemi një ndarje të Ministrisë së Ekonomisë, e cila përfshin një gamë të gjerë brenda. Prandaj kjo superministri nuk do të ekzistojë më në këtë formë.

Gjithashtu do të ndahet në dy Ministria e Transporteve. Një strukturë do mbulojë vetëm transportin dhe infrastrukturën dhe nga ana tjetër një strukturë e re do të mbulojë zhvillimin urban dhe turizmin.

Ministria e Bujqësisë do të kthehet në Ministrinë e Zhvillimit Rural.

Ministria e Shëndetësisë merr edhe mbrojtjen e konsumatorit.

Arsimi dhe sporti do të jenë në një ministri të vetme.

Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale kthehet në Ministri e Çështjeve Sociale dhe të Rinisë.

Ministria e Kulturës nuk do të ketë pas sport, turizëm dhe elementë të tjerë. Ajo do të fukusohet vetëm tek kultura dhe tek trashëgimia kulturore.

Nuk do të kemi një ministri, por vetëm një ministër të Inovacionit dhe Administratës Publike.

Do të kemi edhe një ministër të Pushtetit Vendor.

Në fund të muajit të ardhshëm do të publikojmë edhe përbërjen e qeverisë”, -deklaroi Rama.

Ristrukturimi i Qeverisë së re:

Ministria e Brendshme, nuk ndryshon në kompetenca, por do të ketë një reforme të thellë strukturore
Ministria e Mbrojtjes, nuk ndryshon në kompetenca, por do të ketë një reforme të thellë strukturore
Ministria e Jashtme, nuk ndryshon në kompetenca, por do të ketë një reforme të thellë strukturore
Ministria e Integrimit Europian
Ministria e Drejtësisë
Ministria e Zhvillimit Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes
Ministria e Energjisë dhe Industrisë
Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës
Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit
Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Çështjeve Sociale dhe Rinisë
Ministria e Kulturës
Ministria e Mjedisit

Një Ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike
Një Ministër për Çështjet Vendore

Rama do të prezantojë strukturën e kabinetit qeveritar, në orën 15:00

Edi Rama, Kryeministri i votuar i shqiptarëve, që pritet të marrë funksionin e tij në fillim të shtatorit, ka deklaruar në rrjetin social Twitter, se në orën 15:00 të ditës së sotme do të bëjë publike për mediat, strukturën e qeverisë së re.

Kryeministri i ri Rama, do të japë gjithashtu edhe disa detaje mbi mënyrën e organizimit të kabinetit të ri qeveritar. Do të bëhet publike edhe skema e ministrive, të cilat janë shtuar apo janë degëzuar.