Bullgaria nën protesta, kërkohet rrëzimi i qeverisë së korruptuar

53

2013-06-21T140057Z_1_CBRE95K12XN00_RTROPTP_2_BULGARIA-GOVERNMENTVazhdojnë protestat në Bullgari. Manifestuesit, që kërkojnë rrëzimin e qeverisë dhe fundin e oligarkisë, kanë bllokuar dje deputetët dhe ministrat në parlament. Rreth 2000 persona ishin mbledhur përreth godinës, ku po punonin 3 komisione mbi temën e aktualizimit të buxhetit. Protestuesit, kanë ngritur gjithashtu edhe barrikada të improvizuara.

Pas 40 ditë protestash paqësore, duket se manifestuesit nuk ia kanë arritur të përcjellin mesazhin e tyre, duke kaluar në lëvizje më radikale.

Presidenti bullgar Rossen Plevneliev, ka bërë thirrje për qetësi. Qeveria e teknokratëve e mbështetur nga socialistët dhe e dalë nga zgjedhjet e parakohshme të 12 majit, tashmë ndodhet nën presion. Opozita e djathtë, kërkon gjithashtu bërjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Manifestuesit kërkojnë dorëheqjen e qeverisë, duke denoncuar fuqishëm korrupsionin, që ka zaptuar atë.

Emërimi në krye të Agjencisë Kombëtare të një deputeti të shumë kritikuar, provokoi në qershor këtë valë të re protestash në Bullgari, pas manifestimeve të mëdha të dimrit të kaluar, që shkaktuan rënien e qeverisë konservatore të Boïko Borissov dhe që ishin të motivuara nga çmimet e ngritura të energjisë dhe nga varfëria.