Aksident hekurudhor më i rëndi në historinë e Spanjës, 77 të vdekur dhe 140 të plagosur (Video)

52

APTOPIX_Spain_Train_D_inev_t607Spanja po përballet me aksidentin më tragjik hekurudhor në historinë e saj. 77 të vdekur dhe 140 të plagosur është bilanci i deritanishëm, i cili pritet të rritet në orët në vazhdim. Treni ka dalë nga shinat në Santiago të Compostelës. Drejtuesi i trenit ka pohuar, se ka ecur me 190 km/orë, në vend të 80, që ishte autorizimi i shpejtësisë.

Aksidenti ka ndodhur në orën 20 :42, pranë lokalitetit të Angrois, rreth 4 km nga stacioni Santiago i Compostelës, qyteti i famshëm i pelegrinazhit i njohur në tërë botën.

Nga 247 persona të cilët ndodheshin në tren, 77 kanë gjetur vdekjen dhe 140 të tjerë janë plagosur, sipas një bilanci të përkohshëm.

“ Dëgjova një si goditje bubullime. Dukej sikur ndodhi një tërmet. Erdha vetëm një minutë më vonë. Gjëja e parë që vura re ishte kufoma e një gruaje. Më bëri shumë përshtypje, pasi nuk kam parë kurrë kufomë në jetën time. Ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte një qetësi absolute. Kishte pak tym dhe një zjarr të vogël. Gjithçka dukej irreale. Kishte persona që afroheshin, përpiqeshin të nxirrnin njerëzit nga vagonët të cilët kishin ngecur, me mjete të ndryshme derisa arritën të gjenin një sharrë dore. Katër vagonë ishin përmbysur dhe njëri ishte totalisht i shkatërruar dhe hipur mbi vagonin tjetër. Një vagon tjetër kishte hipur mbi një pjesë që dilte mbi rrugë. Shumë kufoma gjendeshin mbi shina të mbuluara me batanije”,-  ka rrëfyer Francisco Otero për AFP, ndërkohë që ndodhej në shtëpinë e prindërve afër stacionit të trenit.

El Pais ka raportuar se një nga drejtuesit e trenit ka pohuar, se po ecte me një shpejtësi prej 190 km/orë, ndërkohë që shpejtësia e kufizuar ka qenë 80km/orë. Drejtuesi i trenit i ngecur në kabinën e tij pas aksidentit ka komunikuar me radio me stacionin për aksidentin që sapo ndodhi. ” Njerëz jemi !  Njerëz jemi !”,-  është shprehur ai. “Shpresoj të mos ketë të vdekur, pasi do vdesin në ndërgjegjen time.”

Hetimi akoma nuk ka zbardhur arsyen e shpejtësisë, nëse bëhet fjalë për një defekt teknik, apo për një gabim njerëzor, pasi drejtuesi i trenit nuk e ka konfirmuar ende kush ishte arsyeja e shpejtësisë.

http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=o32nxuHshv4

Kujdes! Video rekomandohet të mos shikohet nën 18 vjeç.