Rama ka nevojë për ndihmë

Nga Fron Nhazi

Huffington Post

Kryeministri i ri i Shqipërisë, Edi Rama, ka trashëguar një qeveri dhe një vend në prag të kolapsit social dhe financiar. Partia Demokratike në largim ka tharë financat e shtetit, ka forcuar lidhjet mes qeverisë dhe mafies dhe ka krijuar një shtet të qeverisur nga ligjet e Partisë Demokratike. Për të mbushur arkën e tharë të shtetit dhe për të tërhequr investimet e huaja- kaq shumë të nevojshme, Rama e ka vendosur si prioritet kryesor luftën ndaj korrupsionit. Por nëse Rama nuk ka veshur një kostum të ngushtë dhe një pelerinë të kuqe, ai do të ketë nevojë për ndihmë emergjente dhe të qëndrueshme nga qeveritë e tjera. SHBA dhe BE- ku Shqipëria aspiron të anëtarësohet, duhet të mbështesin ankesat për korrupsion duke u angazhuar në mënyrë aktive. Ata nuk duhet të jenë më thjesht tifozë të qeverisjes së mirë, por të bashkojnë forcat për të prerë tentakulat e mafies shqiptare.

Por sa larg janë shtrirë këto tentakula? Raportimet e shpeshta e lidhin elitën politike të vendit me trafikun e drogës, qenieve njerëzore, bixhozin, ndërtimet e paligjshme, kontrabandën e naftës, etj. Një mori gjykatësish, oficerësh të policisë dhe gazetarësh janë në listat e pagesave të sindikatave të krimit të organizuar. Një kabllogram i ambasadës amerikane i vitit 2009, i publikuar nga Wikileaks, detajon korrupsionin në nivele të larta, duke i quajtur drejtuesit e Shqipërisë “shkelësit e ligjit të kthyer në ligjvënës”. Mendohet se Shqipëria humbet 300 milion dollarë në të ardhura tatimore çdo vit vetëm për shkak të falsifikimeve në fushën e karburantit.

Për të zgjidhur këtë nyje, Rama ka nevojë për ndihmë. Reformat e guximshme dhe të gjithanshme, nëse ai vendos t’i hyjë kësaj rruge, do të kërkojnë mbështetjen e fortë ndërkombëtare dhe kriticizmin e fortë të publikut kur reformat të ngadalësohen. Kritike është monitorimi i vazhdueshëm për të siguruar se një regjim i ri i korruptuar nuk do zëvendësojë atë të vjetrin. Eksperienca e mbështetjes perëndimore për Misha Sakashvilin në Gjeorgji ka rëndësi këtu: Sakashvili erdhi në pushtet me angazhimin anti- korrupsion dhe së fundmi u flak nga pushteti me votë pikërisht për të njëjtat abuzime.

Qeveritë amerikane dhe evropiane kanë dhënë miliarda dollarë ndihmë për zhvillimin demokratik të Shqipërisë që prej rënies së komunizmit 20 vjet më parë. Këtu përfshihet ndihma ndaj qeverisë shqiptare për të hartuar politika anti-korrupsion dhe ligje, të cilat nëse do zbatoheshin, do i kishin dhënë fund korrupsionit dhe do dërgonin prapa hekurave shumë zyrtarë. Por edhe komuniteti ndërkombëtar, edhe shqiptarët, ishin të bashkuar në shpresat naive për rezultatin. Shqiptarët besonin se si çdo investitor që kërkon të mbrojë investimin e tij, komuniteti ndërkombëtar do kishte rol më të madh në të ardhmen e vendit. Ata i mbështetën shpresat e tyre tek Perëndimi si një lloj lige super- miqsh për drejtësi, e angazhuar për drejtësi sociale dhe për t’i dhënë fund tiranisë në botë si dhe për të ndëshkuar liderët e zgjedhur kur ata dalin nga kontrolli. Qeveritë perëndimore, nga ana tjetër, shpresonin për qytetarë më aktivë në Shqipëri, që do kërkonin transparencë dhe llogaridhënie nga qeveria e tyre. Për fat të keq, edhe liga e super- miqve të huaj mbeti thjesht një libër me superheronj dhe shqiptarët vazhdojnë të jenë të heshtur në lidhje me korrupsionin, duke u varur në pikëpamjet e tyre politike. Zyrtarët kryesorë dhe bosët e mafies nga ana tjetër vazhdojnë të bëjnë para.

Lideri i ri, Edi Rama, ka shprehur gatishmërinë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Europa dhe SHBA nuk duhet të adoptojnë një qasje prit- dhe- shih, por duhet të bashkohen me Ramën duke marrë një pozicion aktiv publik kundër bosëve të krimit të organizuar. Kjo do të thotë se ata duhet të shfrytëzojnë organet e zbatimit të ligjit dhe agjencitë e inteligjencës së vendeve të tyre për të identifikuar dhe ndjekur penalisht bosët e mafies dhe përkrahësit e tyre brenda dhe jashtë qeverisë.

Shqipëria nuk ka nevojë për superheronj. Ajo ka nevojë për nëpunës publikë që i binden ligjit dhe fonde për shërbimet qeveritare që të përmirësohet jeta e qytetarëve. Për fat të keq kjo mund të arrihet vetëm nëse Rama do e çlirojë Shqipërinë nga kthetrat e krimit të organizuar. Kjo është e mundur me ndihmën e miqve.

*Huffington Post

BB: Qeveria e re duhet të arrijë shumë me më pak financa

foto DW
foto DW

Intervistë me drejtuesen e zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Kseniya Lvovski mbi sfidat që ka përpara qeverisja e re socialiste në Tiranë. Pritet një rimëkëmbje ekonomike, por e ngadaltë dhe e brishtë.

Intervistoi: Ani Ruçi, Deutsche Welle

DW: Znj. Lvovski, Banka Botërore prezantoi kohët e fundit, raportin e saj për Europën Juglindore në përfundim të vitit fiskal 2012-2013, në të cilin përfshihet edhe 6 mujori i parë i këtij viti. Çfarë thotë raporti për situatën ekonomike në rajon dhe në Shqipëri?

Kseniya Lvovski: Raporti paraqet trendin e zhvillimeve të fundit ekonomike në Europën Juglindore dhe Ballkanin Perëndimor. Ai tregon se rajoni dhe Shqipëria po lëvizin nga një recession i dyfishtë në një rimëkëmbje të ngadaltë dhe të brishtë. Vitin e kaluar ekonomitë e Ballkanit Perëndimor patën tregues negativë për rritjen ekonomike, me në krye ekonominë serbe. Këtë vit ne parashikojmë që gjendja do të jetë më mirë. Pasojat e krizës vitin e kaluar në ekonomitë e vendeve të BP, përfshirë edhe Shqipërinë, ku fluksi i remitancave, vështirësitë në sektorin e energjisë, dimri shumë i ashpër dhe thatësira e verës goditën rëndë ekonominë e Shqipërisë. Në këtë vit situata do të jetë më e mirë. Shpresohet që goditja e ekonomise nga sektori energjitik të shmanget, por recesioni do të vazhdojë edhe në vitet në vazhdim. Pra, ne presim rimëkëmbje, por ajo do të jetë e ngadalshme dhe rritja e ekonomike për rajonin dhe Shqipërinë do të jetë e ulët në dy vitet e ardhshme. Faktorë të tillë si huatë e këqia, rimëkëmbja e ngadaltë e kredisë, tkurrja e sektorit privat do të vazhdojnë të ushtrojnë një ndikim negativ ndaj kërkesës së brendshme dhe rimëkëmbjes në vendet e Europës Juglindore dhe në Shqipëri.

DW: Ku bazohet parashikimi i BB se do të jetë më mirë në dy vitet e ardhshme?

Kseniya Lvovski: Shqipëria vitin e kaluar nuk rrëshqiti në recesion. Pati një rritje ekonomike prej rreth 1 % dhe presim që ajo të jetë pak më lart këtë vit, jo me ndonjë ndryshim të madh. Këtë vit shohim përmirësime të vogla, që shpresojmë të vazhdojnë në sektorin e energjisë, plus faktit që recesioni po ecën drejt përfundimit, pa qënë akut si vitin e mëparshëm, por është i pranishëm. Prandaj themi një rimëkëmbje e brishtë, pasi rreziqet janë ende.

DW: Cilat janë efektet më të dukshme të krizës dhe të rënies ekonomike në rajon dhe në Shqipëri?

Kseniya Lvovski: Do të theksoja dy pasojat më të dukshme, që ne si BB i cilësojmë të tilla: Niveli i lartë i papunësisë, veçanërisht rritja e papunësisë në radhët e rinisë. Kjo është një sfidë shumë e vështirë. Vitet e fundit numri i vendeve të reja të punës në Ballkanin Perëndimor ka qënë më i ulët se numri i hyrjeve të reja në tregun e punës, në forcat e punës. Situata e vendeve të punës mund të jetë më e keqe nga sa tregojnë shifrat e papunësisë, pasi shumë vetë largohen nga rajoni për të gjetur mundësi punësimi jashtë. Emigracioni vazhdon dhe mjedisi për të bërë biznes acaron më tej kushtet e vështira të tregut të punës. Pasoja e dytë, për të cilin BB është shumë e shqetësuar, është përkeqësimi i treguesve të reduktimit të varfërisë. Shqipëria kishte në këtë fushë arritje mbresëlënëse para krizës. Për fat të keq që nga 2008 nuk kemi ende të dhëna në dispozicion për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në 5 vitet e fundit. Megjithatë ka studime zyrtare për të matur varfërinë, burime të disponueshme si “Life in Transition Surveys”, të kryera më 2006 dhe 2010, që tregojne se varfëria ka ngecur në vend, ose ka të ngjarë të jetë përkeqësuar.

DW: Si do ta përshkruanit performancën e Shqipërisë në kuadër të krizës dhe reçesionit? Çfarë ndodh? Po në vendet fqinjë?

Kseniya Lvovski: Që prej më shumë se 4 vitesh kriza globale dhe financiare vazhdon të luftojë rimëkëmbjen. Ndër rajonet që janë goditur më rëndë nga kjo krizë, e cila vazhdon, është Ballkani Perëndimor, përfshirë Shqipërinë. Duke parë dy vitet e fundit të një rimëkëmbjeje të brishtë, kur rritja reale ekonomike ishte 2%, si në 2010 ashtu edhe në 2011, rajoni regjistroi vitin e kaluar një “rënie të dyfishtë ekonomike”. Vetëm Shqipëria dhe Kosova shënuan një rritje ekonomike pozitive mes të gjitha ekonomive të tjera të Ballkanit Perëndimor, që shënuan rënie. Edhe pse deri tani performanca e Shqipërisë është relativisht më e mirë se e vendeve të tjera, rritja e saj ekonomike është dobësuar në mënyrë substanciale për shkak të krizës së zgjatur në eurozonë, që po ushtron tani presion të lartë mbi kërkesën e brendshme. Me lidhjet e saj të ngushta me ekonomitë e Italisë dhe të Greqisë përmes eksporteve dhe remitancave, si edhe kthimit të flukseve financiare, është vështirë që Shqipëria të ketë një përqindje më të madhe të rritjes ekonomike.

DW: Znj. Lvovski, në shtator në Tiranë fillon punën qeveria e re, me kryeministër Edi Ramën. Cilat janë sfidat kryesore, që duhet të përballojë lidhur me situatën ekononomiko-financiare?

Kseniya Lvovski: Sfida kryesore për qeverinë e re është të kërkojë agjentë të rinj të rritjes dhe rritje, që krijon vende të reja pune. Dhe këtë duhet ta bëjë në një mjedis të vështirë të jashtëm dhe të brendshëm, kur jo vetëm kërkesa e brendshme është e shtypur, por kur qeveria nuk ka hapësirë fiskale për të mbështetur rritjen e kërkeses së brendshme. Prandaj është shumë e rëndësishme për të parë mundësitë: spostim nga një rritje e konomike e orientuar nga kërkesa e brendshme në një rritje të orientuar nga eksporti, masa serioze për të tërhequr investitorët e huaj, konsolidim fiskal, vënie rregulli tek financat publike, ulje e borxhit te lartë publik. Investitorët e huaj e perceptojnë borxhin e lartë publik si një rrezik për ekonominë.

Gjithashtu konsolidimi fiskal rrit mundësitë e financimit nga bankat tregtare për sektorin privat. Prioriteti tani duhet të jetë kalimi drejt një konsolidimi fiskal, reduktimit të borxhit publik në një periudhë afatmesme. Konsolidimi fiskal ka nevojë të shoqërohet nga një regjim fiskal me qëllim vendosjen e një spirance të re fiskale, pra një objektivi të ri financiar, si edhe forcimin e disiplinës financiare. Duhen marrë masa shtesë për të forcuar zbatimin e ligjit, pasi investitorët privatë e ndjejnë fort që ligji nuk zbatohet për të gjithë njëlloj dhe kjo i zmpraps ata, duke mos i kthyer dot në agjentë të rritjes.

DW: Cilat janë rekomandimet e Bankës Botërore për qeverinë e re lidhur me prioritetet e saj?

Kseniya Lvovski: Prioritetet mund të shihen nga pikëpamja sektoriale dhe nevoja për të krijuar vërtet një mjedis, që lehtëson investimet, rritjen ekonomike, sidomos rritjen e orientuar nga eksportet. Kjo lidhet me zbatimin e ligjit, besimin në institucionert publike, të dhënat e besueshme. Ndërkohë që axhenda e qeverisë Rama është e madhe, shoh tri fusha prioritare si thelbësore për një Shqipëri Europiane.

E para është rritja e besimit tek institucionet publike. Më tej lidhur me propozimet inkurajuese të Z. Rama për rritjen e transparencës dhe mbikqyrjen e pavarur të proceseve buxhetore dhe institucioneve si INSTAT-i, do të ishte shumë e rëndësishme që qeveria e re të adresojë perceptimin e zbatimit të ligjit njëlloj për të gjithë. Për të arritur këtë rritja e kapacitetit për zbatimin e ligjeve duhet të plotësohet me një llogaritje më të kujdesshme të kostove dhe realiteteve të zbatimit të ligjit në proceset legjislative. Por testi i pare i vërtetë për angazhimet e qeverisë së re ndaj idealeve të mirëqeverisjes dhe integrimit në BE do të jetë tërheqja e personave të kualifikuar në administratën publike, pavarësisht se për kë votuan. Kalimi i këtij testi do të sjellë përmirësim të qëndrueshëm në cilësinë dhe pavarësine e shërbimit publik dhe drejt tërheqjes së talentit human për t’ u kthyer, qëndruar dhe punuar në atdhe. Janë të rëndësishme përshpejtimi i reformave strukturore, me fokus në rritjen e prodhimit, konkurrueshmëria dhe efikasiteti i shpenzimeve publike.

Për fat të keq qeveria e re do të jetë në një situatë të tillë, që i duhet të arrijë më shumë me më pak mundësi financiare. Qeverisë së re do t’i duhet të përshpejtojë rritjen pa patur hapësira për stimuj fiskalë. Ndërkohë, që konsolidimi fiskal duhet t’ u dërgojë sinjalet e duhura investitorëve të huaj dhe bankave, që të mbajë të ulët perceptimin e tyre për rreziqet e investimit në Shqipëri. Qeveria e re duhet të krijojë hapësirë fiskale për rritje të investimve publike, në shpenzime publike të orientuara në të ardhmen nga investimet publike. Qeveria e re duhet të adresojë pa humbur kohë disa çështje të mbetura varur në sektorin e energjisë. Kjo është shumë e rëndësishme. Dhe të vazhdojë reformat në një sërë sektorësh, ku reformat kanë filluar ose presin të fillojnë: asistencën sociale, arsimin, bujqësinë, menaxhimin e burimeve ujore, procedurat e kontabilitetit dhe regjimit të inspektimeve dhe nevojës për një angazhim të ripërtërirë ndaj zbatimit të tyre të kujdesshëm.

Në sektorë të tjerë si në atë të energjisë, një fazë e dytë reformash është e vonuar. Përzgjedhja strategjike do të jetë çelësi i suksesit, ashtu si nxjerrja e mësimeve nga përvoja rajonale dhe globale. Prioriteti i tretë është fillim i një programi të besueshëm të konsolidimit fiskal me qëllim stabilizimin e borxhit të rritur publik për ta futur në rrugën e uljes së tij graduale. Kjo duhet realizuar paralelisht me plotësimin e pagesave të prapambetura dhe faturave të papaguara të sektorit privat dhe krijimit të një sistemi, që parandalon akumulimin e pagesave të prapambetura në të ardhmen. Konsolidimi fiskal nuk është një moto popullore për cilëndo qeveri, veçanërisht kur ekonomia është e dobët, por në kushtet e Shqipërisë rritja e shpenzimeve publike pa një rritje korresponduese të ardhurash është e papërballueshme, jashtëzakonisht e rrezikshme dhe në fund të fundit e dëmshme ndaj rritjes ekonomike- Vende të reja të punës, standart më të mirë jetese mund të sjellë vetëm rritja e qëndrueshme. Ka nevojë për një strategji të guximshme dhe realiste, që do të mbështesë rritjen dhe njëherazi do të rindërtojë hapësirën fiskale. Ka ardhur koha për të marrë në konsideratë futjen e një regjimi fiskal dhe programi të FMN.

DW: Korrupsioni?

Kseniya Lvovski: Nuk e përmenda në mënyrë eksplicite, por lufta kundër korrupsionit është pjesë e mirëqeverisjes, pjesë e zbatimit të ligjit. Nëse të gjithë e zbatojnë atë, atëhere nuk do të ketë korrupsion. Perceptimi për korrupsionin është përkeqësuar vërtet në vitet e fundit në Shqipëri. Kjo është shumë shqetësuese, sepse nuk kemi një trend përmirësimi. Adresimi i qeverisë së re në këtë çështje është një tjetër sfidë e rëndësishme, si për axhendën ekonomike, ashtu edhe politike të Shqipërisë, pra anëtarësimin në BE.

DW: Dëshironi të shtoni diçka tjetër lidhur me sfidat e qeverisë Rama?

Kemi një qeveri të re, që është zotuar të cojë përpara axhendën e saj, ta sjellë më pranë Shqipërinë me BE, si ekonomikisht, ashtu edhe politikisht. Por askush nuk mund të presë mrekullira. Të gjitha palët duhet të kontribojnë. Qeveria e re duhet të punojë fort, po kështu bizneset, qytetarët duhet të japin kontributin e tyre duke paguar taksat, duke treguar jo tolerancë ndaj evazionit fiskal. Reformat në një sërë sektorësh, përfshirë shërbime më të mira, kërkojnë pagesën e duhur. Pra, nuk priten mrekullira, por nëse punohet së bashku, Shqipëria në pak vite do të kapërcejë situatën e tanishme.

Berisha: Qeveria e re po rëndon taksapaguesit shqiptarë

Sali-Berisha-Mbledhje-Qeverie-Reagon Kryeministri në ikje Berisha, pas shpalljes së emrave të rinj të kabinetit qeveritar Rama.

Berisha deklaroi, se kjo qeveri është një thes i rëndë mbi barrën e taksapaguesve shqiptarë. Ndërkohë që Kryeministri në ikje konsideron barrë të rëndë qeverinë e re, nuk dihet se ç’kosto reale financiare mbartin akuzat që kanë rënë mbi të dhe familjen e tij për korrupsion dhe grabitje të pasurive kombëtare. Vetëm akuzat e fundit të bëra publike për mediat, llogarisnin thithjen e miliona dollareve, nëpërmjet taksave të ndryshme të aplikuara nga klientët e qeverisë Berisha, si taksë për karburantet dhe zhdoganimet.

“Ndërtimi i një qeverie më të madhe se Italia, Spanja, Gjermania dhe të gjitha vendet e tjera të Bashkimit Europian është një thes i rëndë mbi barrën e taksapaguesve shqiptarë.  Problemi është se mbi shpatullat e taksapaguesve shqiptarë do të rëndojë qeveria më e madhe aktualisht ia kalon vetëm Bjellorusia. Bjellorusia ka qeverinë më të madhe sesa qeveria që u shpall sot nga kryeministri i ardhshëm” ,-deklaron Berisha.

 

Shpallen emrat e kabinetit të ri qeveritar

rama-kmKryeministri i votuar nga populli, Edi Rama në një Konferencë për shtyp, ka bërë publike emrat e kabinetit të ri qeveritar 2013-2017.

Rama deklaroi, se qeveria e re do të jetë mishërimi i boshtit strategjik të vizionit të PS-së për ti dhënë më shumë hapësira grave, dhe për të përfshirë në qeverisje edhe shoqërinë civile. Ai theksoi gjithashtu se qeveria e re nuk do të jetë tribuna tradicionale e dukjes së pushtetit, por tryeza e punës së palodhur për të justifikuar votën e qytetarëve”.

“Qeveria e re do të ketë vetëm një pjesë pa mandat deputeti, ndërsa pjesën tjeter me mandatin e 23 qershorit në Kuvend. Ajo është fryt i një dialogu intensiv me partnerin strategjik, kreun e LSI që dua ta falënderoj për frymën konstruktive për formimin e kabinetit të ri qeveritar”, -deklaroi Kryeministri i votuar nga shqiptarët.

Rama tha, se shqiptarët nuk votuan për të ndryshuar thjesht kahun politik, por për të ndryshuar vendin, duke filluar nga ndryshimi i modelit qeverisës.

Kabineti i Qeverisë “RAMA” 2013 – 2017

Kryeministri, Edi Rama
Zv/Kryeministri, Niko Peleshi

MINISTRITE:

1. Ministria e Financave, Shkëlqim Cani
2. Ministria e Brendshme, Saimir Tahiri
3. Ministre e Mbrojtjes, Mimi Kodheli
4. Ministër i Jashtëm Ditmir Bushati
5. Ministria e Integrimit Europian Klajda Gjoshe
6. Ministër i Drejtësisë, Nacip Naco
7. Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj
8. Ministër i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri
9. Ministre e Zhvillimit Urban e Turizmit Eglantina Gjermeni
10. Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto
11. Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural e Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti
12. Ministër i Shëndetësisë, Ilir Beqja
13. Ministre e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla
14. Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj
15. Ministre e Kulturës, Mirela Kumbaro
16. Ministër i Mjedisit, Lefter Koka

 

MINISTRAT E SHTETIT: 
17. Ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Harito
18. Ministër për Çështjet Vendore Blend Çuçi
19. Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin Ilirjan Celibashi

 

Serbët bllokojnë rrugët në veri të Kosovës

bllokimi_rruges_veriSerbët lokalë në pjesën veriore të Kosovës, që e kanë bllokuar rrugën magjistrale Mitrovicës – Leposaviq, kanë paralajmëruar bllokimin e rrugëve të tjera në këtë pjesë të Kosovës, nëse personave të arrestuar Sllobodan Repiq dhe Zharko Veselinoviq, nuk u mundësohet që të mbrohen në liri, njoftojnë mediat serbe.

Rruga në fshatin Rudar edhe mëtutje mbetet e bllokuar.

Pjesëtarët e misionit EULEX dhe të policisë së Kosovës  kanë arrestuar të hënën në Rudar, Sllobodan Repiq, për plagosjen e një shtetasi serb që punonte në Zyrën e qeverisë së Kosovës në Mitrovicë, në Dhjetor të vitit 2012, dhe Zharko Veselinoviq, për shkak të armëmbajtjes pa leje.

Këto arrestime kanë sjellë edhe sulme ndaj misionit të EULEX në veri të Kosovës. Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës tha se grupe personash të panjohur, sulmuan gjatë natës një makinë të Misionit të EULEX-it në veriun e Mitrovicës të banuar me shumicë serbe.  Ky ishte sulmi i dytë në ndaj pjesëtarëve të EULEX-it në veri.

Njëri nga të arrestuarit është Zharko Veselinoviç, vëllai i Zvonko Veselinoviçit, i njohur si një nga organizatorët e vendosjes së barrikadave në pjesën veriore të Kosovës dhe për lidhjet e tij të dyshimta me krimin e  organizuar.

Autoritetet serbe ndërkohë u bënë thirrje qytetarëve serbë në veri të shmangin çdo veprim të dhunshëm, ndërsa kritikuan EULEX-in për urdhër arreste të fshehta kundër serbëve, një pohim i hedhur poshtë nga zyrtarët evropian.

Vazhdon dhuna ndaj femrave, dy vëllezër masakrojnë bashkëshorten

policia-ne-patrull-300x225Arrestohen dy vëllezër paradite, e sotme, pasi akuzohen se kanë dhunuar bashkëshorten e njërit prej tyre.

Shtetasit Edmond dhe Arbër Curri, 32 dhe dhe 25 vjeç akuzohen se kanë dhunuar bashkëshorten 26-vjeçare të Edmondit, shtetasen R.C.

Nuk dihen ende arsyet që dy meshkujt kanë gjetur si pretekst për këtë dhunim, por policia ka arritur të bëjë prangosjen e tyre.

Dhuna ndaj femrave është shndërruar në një fenomen shqetësues për publikun, pasi shteti nuk duket se po shqetësohet shumë nga kjo problematikë. Strukturat e tij, që duhet të ishin tashmë në situatë emergjence, duket se janë paralizuar nga asfiksia e tranzicionit politik. Një tranzicion që në Shqipëri po shoqërohet me kosto të larta humbjesh njerëzore dhe që sigurisht askush nuk do të mbajë përgjegjësi, të paktën morale, mbi këtë situatë.

Plagosen tre persona në Durrës, autori në kërkim

Policia-incidenteTre persona janë plagosur me armë zjarri, pasi janë konfliktuar njëri me tjetrin, për arsye që ende nuk janë zbardhur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur tek stacioni i trenit, rreth orës 21:30 ku shtetasit Ashim Hallulli, Ilia Plaku dhe Bujar Luku janë plagosur.

Policia nuk ka bërë ende publik ndonjë informacion për ngjarjen dhe po punon për zbardhjen e krimit dhe të autorit. Ndërkohë, mësohet se të plagosurit janë dërguar në urgjencë në spitalin e zonës, ku i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.

 

 

Jennifer Aniston në superformë për rolin e striptistes në ‘We’re the Millers’ (trailer)

Aniston- We're the Millers
Aniston- We’re the Millers

Aktorja Jennifer Aniston duket të ketë arritur formën e përkryer fizike për realizimin e rolit te striptistes në filmin ‘We’re the Millers’. Aniston tregon se i është dashur të mbajë një dietë të veçantë me zarzavate dhe proteina për arritjen e duhur të perfeksionit trupor.

 

 

 

 

 

 

 

 

Aniston- We're the Millers
Aniston- We’re the Millers

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Aniston- We're the Millers
Aniston- We’re the Millers

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Fshati që shndërrohet në ishull

f1_30fshat1375171005Ishte një fshat turistik, tashmë është një ishull, ndoshta edhe më turistik se më parë.   Bëhet fjalë për Mont St Michel, një fshat mesjetar në Francë, i cili pas goditjes së një baticë u kthye në ishull. Qindra turistë dhe kalimtarë kureshtarë u mblodhën për të parë ngjarjen, e cila zgjati vetëm rreth 20 minuta.

“Për herë të parë, ne do të shohim detin të na rrethojë”, thote për  “Figaro”, Laurent Beauvais, presidenti i rajonit Basse-Normandie.

Ishulli në Normandi është i famshëm për manastirin e tij, që daton qysh prej shekullit të 11, dhe ka një rëndësi historike strategjike teksa tërheq rreth tre milionë turistë në vit. Prej disa muaj ishulli ishte i lidhur me territorin nga një rrugë. Tashmë një projekt rinovimi do të fillojë në fshat, ku rruga e zhdukur pritet të zëvendësohet me një urë.

Sekreti i frikshëm i numrit 666

Numri 666 ndërlidhet me anën e kundërt të së mirës, tek shumë popuj, përgjithësisht, konsiderohet si kodi i djallit dhe simbolizon të keqen, mallkimin, ferrin, antikrishtin, gjegjësisht, çdo gjë që ndërlidhet me anën e kundërt të së mirës.

Jo vetëm te popullata e zakonshme, por në botë ekzistojnë shumë vëllazëri magji-zezë që këtë numër e kanë si kod të kontaktit ritual të nënshtrimit ndaj forcave të errëta, e që konsiderohen si ndikime polare antagoniste kundrejt së mirës. Edhe pse, që nga kohët e lagërta, e deri te ditët e sotme, me këtë numër manipulohet mjaft, shumica prej nesh nuk e dinë burimin e saj të vërtetë.

Në fakt, numri i mallkuar 666 për herë të parë përmendet në Dhjatën e Re, ku në lidhje me të thuhet se: “…nëse doni të kuptoni, duhet ta përllogaritni numrin e bishës, sepse ai numër është numri i njeriut dhe numër është 666”.

Sipas intepretimeve të vjetra, “Egërsira e madhe 666”, apo ndryshe “Antikrishti”, një kohë të gjatë duhet të sundojë me njerëzimin dhe ky sundim do të zgjasë në paraqitjen e sërishëm të Jezusit, i cili, pasi të shfaqet në tokë, do ta mposhtë atë duke e shpëtuar njerëzimin nga ky kataklizëm që e priste. Pas kësaj periudhe, do të mbretërojë një etapë e re e artë e pakohësisë.

Identiteti i personalitetit të mallkuar bishë, me shekuj ka qenë objekt i spekulimeve sensacionale. Duke shfrytëzuar sistemin antik të numerologjisë, çdo gjeneratë ka tentuar ta gjejë numrin 666 në emrat apo në detajet e tjera biografike të personaliteteve të shquara historike që janë dalluar me veprat e tyre mizore. Ky fokus, më së shumti ishte i përqendruar tek pushtuesit dhe sundimtarët tiranë, diktatorët e ndryshëm, si dhe prijësit e mëdhenj ushtarakë të historisë njerëzore. Një kohë të gjatë, si prioritet në “top listën” e personaliteteve më të egra të historisë njerëzore ka qenë imperatori i çmendur romak Neroni. Ai, përpos faktit se, sipas rregullave të numerologjisë, për të përmbushur kriterin e vlerës së 666, emrit të tij i mungonte dhe një germë “N”, ai, sot e kësaj dite, ende e mban këtë prioritet.

Me një keqardhje ndaj kundërshtarëve të shumtë të tyre, Napoleoni, Hitleri dhe Stalini kanë rënë nga kriteret e këtij klasifikimi numerologjik. Në vitet e fundit, mbreti i pakurorëzuar i prapësisë, egërsisë dhe të keqes, okulisti Alister Krol, themeluesi i vëllazërisë magji-zeze, e quajtur “Agimi i artë”, i cili ka vdekur më 1947, sinqerisht ka besuar se pikërisht ai është “egërsira Antikrisht” që fshihet prapa numrit 666. Vetë, me plot krenari, publikisht nënshkruhej si “Egërsira e madhe 666”, ose si “Tomega Therion”, që nga gjuha greke do të thotë egërsirë apo bishë, e që sipas sistemit hebraik të përllogaritjes numerologjike, përfitohet numri 666. Numri 666 mund të haset edhe në simbolikën e vëllazërive të ndryshme masonerike, të cilën ata e kanë shprehur si identitet edhe në nivele publike me karakter shtetëror, shkruan banka e ideve. Ta zëmë, konstruksioni artistik i piramidës së madhe e ndërtuar nga qelqi dhe profilet e hekurit në hyrje të muzeut të Luvrit në Paris, përbëhet nga 666 dritaret qelqore dhe e njëjta është ndërtuar me urdhër të vetë presidentit francez Zhak Shirak.

Në anën tjetër, okulistët dhe përkatësit e vëllazërisë shpirtërore tejet të përhapur në botë e quajtur “Neëage” (Gjenerata e re), në kërkim të instuticioneve zyrtare që përputhen me numrin e mallkuar, kanë regjistruar se shërbimi postar i Britanisë së Madhe në ishujt e Foklandës, më vitin 1982, ka pasur numrin 666, ndërsa një komentim më autentik të mundësisë së lidhjes shtetërore britanike me këtë numër e ka dhënë burrështetasi dhe politikani anglez Tomas Mekolli. Ai konstatonte se “bisha numerike biblike” është e fshehur prapa institucionit të njohur shtetëror britanik me 666 anëtarë. Këtu Mekolli e kishte fjalën për Parlamentin e Britanisë së Madhe, i cili, me deputetët dhe gjithë personelin tjetër teknik të punësuar në të, numëron gjithsej 666 njerëz të angazhuar.

Ndoshta kjo hamendje na duhet paksa e tepruar, por shumica sot, mendojnë se Mekolli s’ka gabuar edhe aq. Në fund, droja e këtij viti për përputhshmërinë e datës 06.06.2006, me simbolikën e numrit 666, edhe përpos publicistikës së madhe, nuk u tregua i saktë, por, ende mbetet e paqartë se, pse mediat e posaçërisht ato me njohje të madhe botërore kësaj besëtytnie, i dhanë një rëndësi të madhe? Mos ky fakt e dëshmon edhe më bindshëm realitetin përhere të njohur se mediat e mëdha botërore vërtet janë të kontrolluara nga masoneria elite globale./iglobi/