Kosova ndërron Kushtetutën për Marrëveshje, edhe malazezët në të

kusha1I ngarkuari me punë i Malit të Zi në Kosovë, Radovan Miljaniq ka thënë se ka marrë garanci, se malazezët shumë shpejt do të bëhen pjesë e Kushtetutës së Kosovës, raporton Kohanet.

Miljaniq ka thënë, se kreu i Kosovës pa dilema dhe fuqimisht ka premtuar se autoritetet në Prishtinë do të bëjnë çdo gjë që malazezët, si popull pakicë, do të bëhen kategorik kushtetuese.

“E vërtetë, autoritetet e Prishtinës ka vite që e premtojnë këtë. E kjo, siç është premtuar nga kreu i autoriteteve të Kosovës, mund të pritet deri në fund të këtij viti kur Kushtetuta duhet të ndryshojë pjesërisht për shkak të zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit ndërmjet  Beogradit e Prishtinës”,- ka thënë Miljaniq për Radio “Antena M”.

Miljaniq ka shtuar se pasi të zgjidhet statusi i bashkësisë kombëtare malazeze, niveli i marrëdhënieve diplomatike të Malit të Zi e Kosovës do të ngrihet nga niveli i të ngarkuarit me punë në ambasador.

“Kur do të ndodhë kjo është vështirë të thuhet, por pritet që malazezët të bëhen kategori kushtetuese në Kosovë”, ka thënë ai

SHBA reagon ndaj strehimit të Snowdenit

1BFF7C60-7D68-4F4C-99B8-72616A26FE6A_w640_r1_sVOA

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë mbetur “tepër të zhgënjyer” nga vendimi i Rusisë për t’i dhënë strehim politik për një vit Edward Snowden-it, i cili akuzohet se ka nxjerrë sekrete të qeverisë amerikane. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kent Klein, njofton nga Shtëpia e Bardhë, ku zyrtarët po diskutojnë se si të përgjigjen.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, tha dje se vendimi i Rusisë për t’i dhënë strehim Snowden-it minon qendrimin e Rusisë në bashkëpunimin në fushën e ligjit me Shtetet e Bashkuara.

“Ne jemi tepër të zhgënjyer që qeveria e Rusisë mori këtë vendim, megjithë kërkesat tona të qarta dhe të ligjshme, publikisht dhe privatisht, për ta dëbuar zotin Snowden dhe kthyer në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me akuzat që janë ngritur ndaj tij”.

Ish kontraktori i Agjencisë së Sigurimit Kombëtar amerikan ka qendruar gjatë gjashtë javëve të fundit në aeroportin e Moskës. Presidenti rus, Vladimir Putin, injoroi kërkesën e administratës Obama që Snowden të kthehej në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me akuzat për spiunazh lidhur me zbulimin e praktikës së përgjimit të amerikanëve.

Carney e përshkroi Snowden-in si rrezik për sigurinë, pasi ka patur informacion sekret si për Kinën ashtu edhe për Rusinë.

“Zoti Snowden nuk është një njeri i zakonshëm që ngre zërin për çfarë i duket e parregullt. Ai akuzohet për dekonspirimin e informacionit sekret dhe është akuzuar për tri krime, prandaj ai duhet të kthehet në Shtetet e Bashkuara sa më parë, ku do të gjykohet dhe mbrohet në bazë të ligjit”.

Vendimi i Moskës i acaron edhe më tej marrëdhëniet SHBA-Rusi, të cilat janë tensionuar për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me Sirinë dhe çështje të tjera.

Carney tha se këshilltarët janë duke diskutuar nëse Presidenti Barak Obama do të takohet me Presidentin Putin në Rusi, takim që përkon me takimin e G20-s në mujin shtator në Shën Petërburg.

“Nuk kam ndonjë njoftim sot për ju lidhur me itinerarin, por është e qartë, se ky nuk është një zhvillim pozitiv. Ne kemi një sërë interesash të përbashkëta me rusët dhe po vlerësojmë rëndësinë e takimit të nivelit të lartë”.

Carney tha se Rusia nuk e njoftoi administratën Obama për vendimin e saj për t’i dhënë strehim Snowden-it.

Ai tha se kjo nuk është vetëm një çështje ligjore, por edhe një çështje në marrëdhënist mes Shteteve të Bashkuar adhe Rusisë.

Megjithatë, zëdhënësi i presidentit i quajti marrëdhëniet mes dy vendeve “të gjera dhe të rëndësishme”. Carney tha se përfitimi në angazhimin me Rusinë ka qënë i vlefshëm edhe pse është shoqëruar me konflikte dhe mosmarrëveshje.

Ai tha se zyrtarët në Uashington do të vazhdojnë diskutimet për çështjen Snowden me homologët e tyre në Moskë.

Disa ligjvënës amerikanë i kanë bërë thirrje presidentit të marrë masa të rrepta ndaj Rusisë, duke përfshirë edhe mundësinë e bojkotimit nga ekipi amerikan i Lojrave Olimpike Dimërore në Soçi vitin e ardhshëm.

Berisha vazhdon baltosjen e qeverisë së votuar nga populli

Sali-Berisha-Mbledhje-Qeverie-29-Shkurt-2012-NOAKryeministri në ikje, që vazhdon të mos e kuptojë realitetin dhe arsyet e humbjes së tij, vazhdon me një gjuhë karakteristike të filozofisë personale, që është larg normave dhe standardeve të kërkuara për një vend demokratik, të baltosë kundërshtarët e tij, fituesit legjitim të këtyre zgjedhjeve.

I gjendur në një pozicion jo të favorshëm, ku akuzat për krime dhe korrupsion kanë renë jo vetëm mbi të, por mbi tërë familjen e tij, kjo mënyrë e të sjelluri dhe të gjykuari përballë opinionit publik, që mbart jo vetëm një kosto politike por ka dhe një kosto sociale dhe ekonomike, do të shërbejë si në analizë për studiuesit e ardhshëm të politikës shqiptare për të kuptuar, se deri ku mund të arrihet të abuzohet me tolerancën dhe qytetarinë e shqiptarëve.

“Të dashur miq, sot Piktori mblodhi në zyrën e tij kabinetin e vet qeveritar, që është dhe ekipi më i korruptuar që është instaluar ndonjëherë në Shqipëri.

Vetë Piktori, përveç aferave si ish- ministër i qeverisë Nano dhe kryetar 20% i Bashkisë së Tiranës, është i vetmi kryeministër këto 20 vite në Europë që ulet në karrigen e kryeministrit me një vilë dhe një pallat 5 katësh me burim financiar të panjohur.

Ministri i Financave, Cani, është guvernatori që pasi vodhi apo bashkëvodhi Thesarin e Shtetit dhe pas zhdukjes së tij deklaroi se Banka nuk ka pasur në Thesar flori.

Ministri i Shëndetësisë, Beqja, është i vetmi që iu hoq mandati i deputetit sepse me baxhanakun e Piktorit kishte bërë kërdinë me tendera në bashki. Ai ka falsifikuar mijëra e mijëra pensione për të cilat po ndiqet.

Ministri i Brendshëm, Tahiri, është i vetmi deputet me skaf dhe që iu arrestua i ati në flagrance për kontrabandë ilaçesh dhe e ëma ndiqet për evazion fiskal në shumën 80 mijë euro.

Ministri i Ekonomisë, Ahmetaj, është në ndjekje për vjedhjen prej 10 milion euro që i ka bërë kompanisë Albtelekom me kompaninë e tij private Hermes.

Ministri i Mirëqenies Sociale, më mirë të themi i mirëqenies personale, Erion Veliaj është bërë i famshëm si njeriu që me paratë e Mjaftit ndërtoi një vilë për vete dhe një vilë për Velicën pa firmosur në jetën e tyre ndonjëherë në bordero.

Ai më pas për të zhdukur gjurmët e kësaj afere vodhi vetë kompjuterin e financave të Mjaftit.

Këto ishin vetëm disa nga aferat e disa prej anëtarëve të “ansamblit lukunia”! Këtij i thonë ndryshim! Përpara drejt Kleptokracisë!” deklaron Berisha.

 

Merr flakë një automjet para Kryeministrisë

digjet_makina1 (1)Një mjet i tipit Golf3 ka marrë flakë në ecje e sipër në mes të Kryeqytetit dhe pranë Kryeministrisë.

Drejtuesi i mjetit, Genc Çuçi ka deklaruar për News 24, se ishte duke ecur me shpejtësi kur kishte parë tymin tek motori u detyrua të parkohej për të fikur makinën. Por flakët u ndezën aq shpejt sa Çuçi nuk ka arritur të marrë as Laptopin e tij që gjendej në makinë.

Automjeti është shkrumbuar plotësisht, ndërkohë që forcat zjarrfikëse kanë ardhur në vendin e ngjarjes për të vënë në kontroll flakët. Shtetasi Çuçi fatmirësisht ka dalë pa asnje lëndim nga ky incident i rrezikshëm në mes të bulevardit.

 

 

Shakira ndan me publikun momente intime me familjen e saj

Hawaii
Hawaii
Hawaii

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Loves in the air
Loves in the air

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shakira/instagram
Shakira/instagram

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shakira/Instagram
Shakira/Instagram

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shakira/Instagram
Shakira/Instagram

 

 

 

 

Zhbllokohet rruga Prishtinë – Leposaviq

f1_01radar1375339617Rruga magjistrale Prishtinë – Leposaviq, e cila ishte bllokuar në Rudar, në veri të Mitrovicës, është liruar për qarkullim, të mërkurën, pas orës 20, raporton Kohanet.

Serbët lokalë kanë larguar përkohësisht nga rruga mjetet që i kishin vendosur, në shenjë proteste ndaj arrestimit të dy bashkëkombësve të tyre. Protestuesit e kanë marrë vendimin për zhbllokim pas lirimit nga arresti të Sllobodan Repiqit, por kanë kërkuar që të lirohet edhe Zharko Veselinoviqi, të cilit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Përndryshe, ata janë kërcënuar se do të bllokojnë përsëri qarkullimin në rrugë, madje jo vetëm në Rudar, por në të katër komunat me shumicë serbe në veri: Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë të veriut.

Në kumtesën e nënshkruar nga nënkryetari i komunës paralele të Zveçanit, Dragisha Milloviq, thuhet se serbët e veriut të Kosovës do të vendosin përsëri barrikada dhe do të protestojnë paqësisht në rast se përsëritet praktika e “arrestimit të pabazë” të tyre.

Në kumtesë u adresohen falënderime edhe përfaqësuesve të UNMIK-ut, KFOR-it dhe EULEX-it për, siç thuhet, “kontributin e dhënë për mbajtjen nën kontroll të situatës së sigurisë”.

Veselinoviqi dhe Repiqi ishin arrestuar të premten, në Rudar, nga Policia e EULEX-it dhe Policia e Kosovës, në bazë të dyshimit se kanë marrë pjesë në tentimin e vrasjes së zëvendës-drejtorit të Zyrës Administrative të Kosovës në Mitrovicë, në dhjetor të vitit të kaluar.

Berisha pamundësi për të reflektuar mbi humbjen, i rikthehet shpalosjes së terminologjisë baltosëse

albaniaBerishaKryeministri në ikje Berisha vazhdon përbaltjen ndaj kundërshtarëve të votuar masivisht nga populli më 23 qershor. Për Berishën, Rama, Kryeministri i ri i shqiptarëve është thjesht një piktor i dështuar. Qeveria e tij, është qeveria e komunistëve, bllokmenëve të rinj dhe e trafikantëve në gjirin e PS-së.

Siç duket, vota plebishitare kundër tij, jo vetëm nuk e ka bërë të reflektojë, por është më se i bindur se filozofia e tij politike dhe juridike është pikërisht mënyra më e duhur për të komunikuar me kundërshtarët, përfaqësues të shumicës popullore. 

“Të dashur miq, për herë të parë në histori, aleanca e 1 prillit iu paraqet shqiptarëve standardin e saj, kalimin nga qeveri parlamenti në qeveri personale të Edi Ramës.

Qeveria e re për oreksin e ministrave të saj, dosjet që kanë në prokurori për aferat për vjedhje dhe fshehje pasurie, mund të quhet jo qeveria e babëzisë, por qeveria e lukunisë. Qeveria e Piktorit është qeveria e garancisë së trafikantëve në grupin e PS. Në krye të Ministrisë së Brendshme një njeri me të atin të arrestuar në flagrancë për trafik ilaçesh dhe histori skafesh, etj.

Qeveria e aleancës së 1 prillit është qeveria e neobllokmenëve, e nepotizmit, e ministrave me diploma fallco. Ky kabinet qeveritar është identik me qeverinë Çarçani 2.

Përpara drejt të shkuarës me Piktorin dështak!”,-dekalron Berisha në FB.

 

Vdes një grua 48-vjeçare, bie nga kati i dytë i pallatit ku jetonte

Policia-incidenteShtetasja SH.Rosa 48-vjeç ka humbur jetën ditën e sotme, pasi ka renë aksidentalisht nga kati i dytë i ballkonit ku jetonte.

Sipas burimeve policore, ngjarja ka ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një pallat në rrugën ‘Artan Lenja’ në Kryeqytet.

Ndonëse raportohet të ketë qenë një aksident, goditja ka qenë e papërballueshme, duke  shkaktuar vdekjen e menjëhershme të shtetases SH. Rosa.

 

 

Itali, pritet vendimi mbi ish Kryeministrin Berluskonin

ITALY POLITICSSot pritet vendimi nga Gjykata e Lartë e Italisë, nëse do të lërë në fuqi dënimet e shkallëve më të ulta për ish-kryeministrin italian Silvio Berluskoni. Ai akuzohet për krijimin e një mekanizmi për shmangien e taksave për mediat e tij. Bëhet fjalë për perandorinë mediatike Mediaset, e cila ka deklaruar çmime joreale tepër të larta për disa filma të blerë nga shtëpitë kinematografike amerikane, me qëllim shmangien e përqindjeve të larta tatimore.

Avokatët e tij kërkojnë nga gjykata e lartë rrëzimin e vendimit të shkallëve më të ulta për ish-kryeministrin italian. Në maj, gjykata e apelit la në fuqi vendimin tetorit të vitit 2012 të gjykatës së Milanos, për dënimin e tij me 4 vite burg, që u reduktua në një vit, në bazë të ligjit të faljes të miratuar në vitin 2006. Megjithatë, dënimi mund të konvertohet në punë në shërbim të komunitetit. Gjithashtu, gjykatësit vendosën që Berluskoni të qëndronte 3 vite larg skenës politike dhe publike.

Por lënia në fuqi e vendimeve të shkallëve më të ulta, do të rrezikonte qëndrueshmërinë e qeverisë së koalicionit të drejtuar nga Enriko Leta. Berluskoni akuzon gjykatat dhe kundërshtarët e tij politik, se duan ta eliminojnë atë politikisht. Në shenjë hakmarrje, ai paralajmëron me tërheqje nga koalicioni qeverisës.

Emrat e deputetëve që përfitojnë mandatin pas përzgjedhjes së ministrave

salla_seancave_plenareSiç edhe ishte berë publike nga Kryeministri i ri Rama, Ministrat që do të pranonin marrjen e funksionit, do të dorëzonin mandatin e deputetit. Më poshtë është lista e deputetëve të rinj, të cilët do të ulen në Parlamentin shqiptar, duke zëvendësuar deputetët e zgjedhur:

Dorëzon mandatin                                   Merr mandatin

PS, SAIMIR TAHIRI                             ENKELEJDA SHKRELI
PS, DITMIR BUSHATI                          ERVIN BUSHATI
PS, LINDITA NIKOLLA                       BLEDAR DORACAJ
PS, MILENA HARITO                          ALFRED DALIPI
PS, ARBEN AHMETAJ                         VLADIMIR KOSTA
PS, ERION VELIAJ                               DASHAMIR KAMBERI
PS, DAMIAN GJIKNURI                     ARBEN KAMAMI
PS, SHKELQIM CANI                            HASAN CENI
PS,  MIMI KODHELI                             ARBEN NDOKA
PS, EGLANTINA GJERMENI            ANDUEL XHINDI
PS, ILIRJAN CELIBASHI                    BUJAR ÇELA
PS, ILIR BEQAJ                                      SHKELQIM TROPLINI
LSI, NASIP NAÇO                                 SELFO KAPLLANI
LSI, LEFTER KOKA                              BUJAR DERVENI
LSI, EDMOND HAXHINASTO          MIRANDA RIRA
LSI, KLAJDA GJOSHA                        YLLI MANJANI