Berisha: Qeveria e re po rëndon taksapaguesit shqiptarë

64

Sali-Berisha-Mbledhje-Qeverie-Reagon Kryeministri në ikje Berisha, pas shpalljes së emrave të rinj të kabinetit qeveritar Rama.

Berisha deklaroi, se kjo qeveri është një thes i rëndë mbi barrën e taksapaguesve shqiptarë. Ndërkohë që Kryeministri në ikje konsideron barrë të rëndë qeverinë e re, nuk dihet se ç’kosto reale financiare mbartin akuzat që kanë rënë mbi të dhe familjen e tij për korrupsion dhe grabitje të pasurive kombëtare. Vetëm akuzat e fundit të bëra publike për mediat, llogarisnin thithjen e miliona dollareve, nëpërmjet taksave të ndryshme të aplikuara nga klientët e qeverisë Berisha, si taksë për karburantet dhe zhdoganimet.

Ndërtimi i një qeverie më të madhe se Italia, Spanja, Gjermania dhe të gjitha vendet e tjera të Bashkimit Europian është një thes i rëndë mbi barrën e taksapaguesve shqiptarë.  Problemi është se mbi shpatullat e taksapaguesve shqiptarë do të rëndojë qeveria më e madhe aktualisht ia kalon vetëm Bjellorusia. Bjellorusia ka qeverinë më të madhe sesa qeveria që u shpall sot nga kryeministri i ardhshëm” ,-deklaron Berisha.