Shpallen emrat e kabinetit të ri qeveritar

71

rama-kmKryeministri i votuar nga populli, Edi Rama në një Konferencë për shtyp, ka bërë publike emrat e kabinetit të ri qeveritar 2013-2017.

Rama deklaroi, se qeveria e re do të jetë mishërimi i boshtit strategjik të vizionit të PS-së për ti dhënë më shumë hapësira grave, dhe për të përfshirë në qeverisje edhe shoqërinë civile. Ai theksoi gjithashtu se qeveria e re nuk do të jetë tribuna tradicionale e dukjes së pushtetit, por tryeza e punës së palodhur për të justifikuar votën e qytetarëve”.

Qeveria e re do të ketë vetëm një pjesë pa mandat deputeti, ndërsa pjesën tjeter me mandatin e 23 qershorit në Kuvend. Ajo është fryt i një dialogu intensiv me partnerin strategjik, kreun e LSI që dua ta falënderoj për frymën konstruktive për formimin e kabinetit të ri qeveritar”, -deklaroi Kryeministri i votuar nga shqiptarët.

Rama tha, se shqiptarët nuk votuan për të ndryshuar thjesht kahun politik, por për të ndryshuar vendin, duke filluar nga ndryshimi i modelit qeverisës.

Kabineti i Qeverisë “RAMA” 2013 – 2017

Kryeministri, Edi Rama
Zv/Kryeministri, Niko Peleshi

MINISTRITE:

1. Ministria e Financave, Shkëlqim Cani
2. Ministria e Brendshme, Saimir Tahiri
3. Ministre e Mbrojtjes, Mimi Kodheli
4. Ministër i Jashtëm Ditmir Bushati
5. Ministria e Integrimit Europian Klajda Gjoshe
6. Ministër i Drejtësisë, Nacip Naco
7. Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj
8. Ministër i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri
9. Ministre e Zhvillimit Urban e Turizmit Eglantina Gjermeni
10. Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto
11. Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural e Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti
12. Ministër i Shëndetësisë, Ilir Beqja
13. Ministre e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla
14. Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj
15. Ministre e Kulturës, Mirela Kumbaro
16. Ministër i Mjedisit, Lefter Koka

 

MINISTRAT E SHTETIT: 
17. Ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Harito
18. Ministër për Çështjet Vendore Blend Çuçi
19. Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin Ilirjan Celibashi