Runi jashtë, Junajtid “jo” ofertës së Çelsit

56

RuniUejni Runi vazhdon që të mos jetë i pranishëm në takimet parasezonale të Mançester Junajtid. Ylli i futbollit anglez nuk është thirrur për takimin miqësor ndaj suedezëve të AIK-ut, pasi ka pësuar një tjetër dëmtim, këtë herë në shpatull. Lojtari mori një goditje në përballjen ndaj Betisit, që u luajt me dyer të mbyllura. Ky është njoftimi që “djajtë e kuq” kanë bërë, por tashmë dihet që dëshira e anglezit është të ndryshojë skuadër. Më parë ai u largua nga grumbullimi në Tailandë si pasojë e një tërheqjeje. Vetëm ditën e djeshme u bë i njohur njoftimi i mungesës së Runit, ndërkohë që shumë media angleze e komentojnë këtë vendim si një presion të futbollistit për ta bindur klubin ta lërë atë të ikë.

Në asnjë takim të këtij turi parasezonal ai nuk është aktivizuar, duke e bërë të qartë ftohtësinë që ekziston mes tij dhe Junajtid. Ndërkohë që Çelsi vazhdon që të bëjë oferta për kartonin e lojtarit. Kampionët e Anglisë refuzuan një ofertë prej 30 mln eurosh për kartonin e tij, por blutë e Londrës nuk do të tërhiqen. Nga ana e tyre, edhe “djajtë do të bëjnë rezistencë, me qëllim që të përfitojnë sa më shumë nga shitja e kartonit të talentit anglez. “Një ofertë u refuzua nga Junajtid për Runin. Ne vazhdojmë të mbajmë pozicionin tonë, ai është i pashitshëm”, – njoftoi klubi.

Taktika – Junajtid po lufton që ta mbajë Runin, por nëse nuk ia arrin, do të përfitojë sa më shumë. Kështu, mediat angleze raportojnë se ata po presin një tjetër ofertë, por londinezët nuk duan të shkojnë më shumë se 35 mln euro për kartonin e Runit. Pritet që çështja të marrë zgjidhje më 26 gusht, kur do të ketë një sfidë mes dy ekipeve.
Fletçer – Mesfushori i Junajtid, Daren Fletçer, ka frikë se Uejn Runi mund të largohet nga ekipi: “Uejni është një lojtar fantastik, të cilin çdokush do e donte ta kishte në ekip. Unë do të dëshiroja që ai të qëndronte, por kam frikë se në vazhdim mund të vesh një fanellë tjetër. Megjithatë, ky është një vendim që i takon atij dhe klubit”.