Totozani takohet me përfaqësues të OSBE-së dhe të KiE-së për romët

49

Avokati i Popullit, pret sot në zyrën e tij përfaqësuesin e OSBE-së dhe përfaqësues nga Këshilli i Europës në Tiranë për të diskutuar mbi çështjen e komunitetit rom.

Ditën e djeshme në një reagim të saj, organizata e të drejtave të Njeriut “Amnesty International” kërkoi marrjen e masave urgjente për 37 familjet rome qe rrezikojnë të dëbohen nga banesat e tyre në rrugën e Kavajës, në Tiranë.

“Amnesty International” shkruan në apelin e saj, se pronari i tokës nuk ka respektuar procedurat e përcaktuara në ligj dhe se autoritetet nuk kanë marrë masa për t’u garantuar familjeve rome një strehim alternativ.

Pas institucionit të Avokatit të Popullit, organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut është institucioni i dytë që reagon për çështjen e romëve.