Ngacmonte një vajzë në telefon, prangoset

arrestimPolicia e Tiranës ka vënë në pranga një person, i cili akuzohet për shqetësimin në telefon të shtetases me iniciale L.M.

Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi Petrit Disha nga Nikla, i cili akuzohet për keqpërdorim të thirrjeve telefonike. Mësohet se Disha i telefononte shpesh vajzës, duke i kërkuar që të lidheshin bashkë.

Vajza ka bërë denoncimin në polici, dhe pas verifikimeve të nevojshme është konfirmuar se Petrit Disha e ka bezdisur vajzën në mënyrë të vazhdueshme.

Kryeministri i Kosovës nesër në Tiranë, takon liderët shqiptarë

hashim thaciKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi do të qëndrojë nesër për një vizitë zyrtare në Tiranë, ku do të pritet nga homologu i tij, Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Gjatë vizitës, Thaçi do të zhvillojë takime edhe me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, me kryeministrin e zgjedhur Edi Rama, me Kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, dhe me Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulëzim Basha.

Temë kryesore e të gjitha takimeve do të jetë thellimi i mëtejshëm i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe bashkëpunimi në kuadër të procesit të integrimit evropian.

Eurogrup do shqyrtojë uljen e normave të interesit grek

euroEurogrup do diskutojë uljen e normave të interesit për kreditë e Greqisë.

Këtë e bëri të ditur sot kreu i Eurogrup Jeroen Dijsselbloem, sipas agjencisë Reuters.

“Ulja e normave të interesit për kreditë mbështese që merr Greqia, do të shqyrtohet nga Eurogrupi dhe do konsiderohet në prill 2014”, tha kreu i Eurogrup, i cili gjithashtu konsideroi edhe mundësinë e një pakete të tretë shpëtimi për Greqinë.

“Greqia nuk i kapërcen dot problemet deri në vitin 2014. Eshtë e arsyeshme të supozohet se asaj do t’i duhet më shumë ndihmë pas vitit 2014, ndoshta në formën e një pakete të tretë shpëtimi”, u shpreh Dijsselbloem duke folur sot në Parlamentin Evropian.

Megjithatë ai siguroi se “çfarëdo vendimi nuk do të merret përpara prillit 2014”, kohë kur do të jetë i njohur fakti nëse Greqia ka arritur një suficit primar në vitin 2013, parakusht themelor për çdo lehtësim të borxhit grek.

Kent, aksidentohen 130 makina

kentNjë mbikalim i bllokuar krejtësisht prej makinave të përplasura me njëra-tjetrën e me dhjetëra të plagosur; aksidenti i frikshem ne Kent te Britanise, sipas raporteve ne media, duket se nuk ka shkak tjeter vec mjegulles se dendur.
Dukshmeria teper e ulet ka bere qe plot 130 automjete te tonazheve te ndryshme te godasin njera-tjetren ne kryqezimin A249 Sheppey. Tete nga te lenduarit, jane ne gjendje kritike per jeten.

Fillimisht u tha se te plagosurit ishin 200, por me vone zyrtaret e rishikuan bilancin duke e reduktuar ne disa dhjetera. Zjarrfikesit kane nxjerre te pakten 5 vete te bllokuar ne makinat e tyre.Sipas deshmitareve okulare megjithate, edhe pse pamja nuk ishte e qarte, nje pjese e shofereve i jane afruar kryqezimit pa i ndezur dritat anti-mjegull. Ata thone se perplasjet zgjaten per te pakten 10 minuta.

Ajo qe ndodhi ne mbikalim ka pasur pothuajse nje efekt domino; 130 automjetet kane goditur ne rresht njeri-tjetrit brenda nje harkut shume te shkurter kohor. Policia njoftoi se kryqezimi mund te mbyllet pergjate gjithe dites. Makinat e perfshire ne aksident do te hiqen nga rruga por me pare, zyrtareve te policise do t`u duhet te nisin nje hetim mbi shkaqet e ngjarjes se rende.

De Biasi, letër lojtarëve para ndeshjes

de biasiNë prag të dy ndeshjeve të rëndësishme për pozicionin e Shqipërisë në raport me botërorin 2014, trajneri Gianni de Biasi i ka dërguar skuadrës së kombëtares së Shqipërisë një letër emocionuese dhe mjaft nxitëse. Ai ju ka thënë lojtarëve se ata mund të bëhen të mëdhenj dhe se mund të jenë të parët që mund të kualifikohen në një botëror. De Biasi i ka kërkuar lojtarëve të jenë të gatshëm për të luftuar, për të vuajtur dhe për të derdhur lot për bluzën, që mbajnë të veshur.

Letra 

“Sot fillon një rrugë e re

Nuk ka rëndësi se sa kohë kemi punuar së bashku, sepse ajo që SOT ka rëndësi, është që duke filluar që tani, NE do të hedhim bazat “për tu bërë të mëdhenj”. Një mënyrë e re e të qenit, ata të cilët askush prej jush nuk e ka njohur më parë. Duke filluar që sot, me MUA do të keni vetëm një mundësi: Të dilni në fushë dhe të behni të mëdhenj. Heronj në hapësirën tonë. Mjafton vetëm pak, mjafton ta kërkosh. Mund të bëheni ai grup lojtarësh që deri më sot i kanë quajtur një grup “djemsh të mirë”, ose të filloni të bëheni një GRUP që ka dëshirën të fitoj diçka të rëndësishme. Në fillim do të jeni një GRUP për të mbrojtur vetën TUAJ dhe për të mbrojtur shokët tuaj, një GRUP të cilët çdo kundërshtarë duhet ti ketë frikë. Nuk ka taktik që të ndihmon, nuk është 4-1-4-1, që do na bëjë të shkojmë larg dhe të arrijmë objektivat. Është dëshira për të punuar çdo minutë së bashku në fushë gjatë stërvitjeve, gjatë mbledhjeve teknike dhe gjatë ndeshjeve ajo që do të na shtyjë përpara.

FITORET përgatiten dhe jo gjithmonë fiton më i forti. Ndonjëherë fiton ai që ka më shumë dëshirë, kush është më i përgatitur në një moment të caktuar, kush niset i pari, kush është më i vëmendshëm në çdo detaj. Nëse do të arrijmë këtë në sytë tuaj, kundërshtarët do të shohin një dritë që nuk është gjë tjetër, por vendosmëria JUAJ për të arritur fitoren.

Dhe nëse në çdo moment do të jeni të gatshëm për të LUFTUAR, PËR TË VUAJTUR, PËR TË DERDHUR LOT PËR BLUZËN, QË mbani veshur për të ndihmuar shokun TUAJ, nuk do të jeni inferior ndaj askujt. UNË KAM BESIM TEK JU. Mund të jeni të parët që mund të kualifikoheni në një Botëror në historinë e këtij KOMBI, të KOMBIT TUAJ, të KOMBIT të baballarëve dhe nënave TUAJ, një KOMB të cilin edhe unë kam filluar ta ndjejë pjesë timen. Mund të jeni të parët që arrini një objektiv kaq të rëndësishëm për Shqipërinë. Dhe kur një ditë të ktheheni në shtëpi, do të jeni të vlerësuar. Përgjithmonë do të flasin për ju dhe për atë që ju keni bërë. Jeni të gjithë të rritur, bëni punën më të bukur në botë dhe ka ardhur momenti që të kapni çdo çast që jeta ju ofron. Dilni në fushë dhe filloni. UNË KAM BESIM DHE JAM ATY ME JU.

Mbledhja e fundit, Berisha akuza të majtëve

berisha sadNjë fjalim i gjatë ishte ky i sotmi i kryeministrit Sali Berisha në mbledhjen e fundit të qeverisë. Përmendi arritje gjatë 8 viteve në pushtet, por pa harruar sulmet ndaj kundërshtarit në politikë.

Qeveria Berisha u mblodh sot per te miratuar mbi 70 vendime, që nga zyrtarizimi i dorëheqjeve të zv/ministrave deri tek vendime të tjera të rëndësishme të karakterit ekonomik.

Që në nisje, Berisha falenderoi qytetarët shqiptarë për besimin 8-vjecar që i dhanë. “Kjo është mbledhja e fundit pas 2 mazhorancash, kjo është mbledhja e 425 në 8 vite, në të cilat janë miratuar mbi 7255 mijë vendime e ligje”, tha ai.

Duke iu drejtuar qytetarëve, Berisha tha se dy ishin qëllimet e tij si kryeministër në 8 vite, integrimi euroatlantik dhe Shqipëria vend i zhvilluar. Para 8 vitesh sipas tij, integrimi ishte një çështje e ngrirë për Shqipërinë. Ai akuzoi qeverisjen e para tetë viteve se vendosnin interesat personale para atye kombëtare, se ushqenin konsolidimin e sistemit të korrupsionit dhe se nuk luftonin krimin e organizuar.

“Të dashur qytetarë shpreh mirënjohje për besimin që na dhatë në 8 vite. Që ditën e parë dhe deri më sot dy kanë qenë objektivat, qëllimet e të gjitha qëllimeve. Me bindjen më të thellë se ato ishin interesat më jetike të cdo fëmije, burri, gruaje apo të moshuari. Ato ishin dhe mbeten, integrimi euroatlantik dhe Shqipëria vend i zhvilluar. 8 vite më parë procesi i integrimit ishte i ngrirë, jo për shkak të partnerëve ndërkombëtarë por për shkak të papërgjegjësisë të atyre që qeverisnin, të cilët vendosnin interesat meskine të pushtetit të tyre mbi interesat jetike të qytetarëve dhe kombit shqiptar. Shqipëria kishte hapur negociatat për marrëveshjen e stabilizim-asocimit, po firmosja e kësaj marrëveshje largohej se Shqipëria bënte zgjedhje të dhunuara, konsolidonte sistemin e korrupsionit nuk luftonte krimin e organizuar, pushteti bashkëjetonte me bandat më të rrezikshme të Europës. Këto ishin faktorët dhe rrethanat që kishin ngrirë procesin e integrimit evropian dhe euroatlantik”, tha Berisha.

Fishekzjarre për festivalin internacional të muzikës ushtarake në Moskë

Fishekzjarre për festivalin internacional të muzikës ushtarake në Moskë. (Denis Tyrin, Ap/Lapresse)
Fishekzjarre për festivalin internacional të muzikës ushtarake në Moskë. (Denis Tyrin, Ap/Lapresse)
Fishekzjarre për festivalin internacional të muzikës ushtarake në Moskë. (Denis Tyrin, Ap/Lapresse)

Interpol: Ja vrasësi i masakrës së Vlorës, kush e sheh të na kontaktojë

masakra e vloresPas 1 muaji, policia publikon foton e autorit të masakrës së Vlorës ku mbetën të vrarë 3 persona.
Ky është Delin Hajdaraj, autori i masakrës së 4 gushtit në plazhin e Kalasë në Vlorë. Fotoja gjendet ne faqen zyrtare të Interpol, i cili e ka shpallur në kërkim për llogari të drejtësisë shqiptare, pas vrasjes së trefishtë të kryer në një nga plazhet më të populluara të Vlorës.
Në websajt jepen të gjitha tiparet e vrasësit dhe apelohet që kushdo që e ka parë të kontaktojë Interpol.
Delin Hajdaraj 22 vjeç rezulton në kërkim që prej 4 gushtit, atëherë kur ai ekzekutoi 3 persona të pafajshëm, pas një sherri që pati me disa djem fierakë.
Ndërkaq, duket se historia e ngjarjes së rëndë ku humbën jetën tre persona është rikthyer përsëri në vëmendje, këtë herë në mediat gjermane. Në dy prej tyre “TZ-online dhe Shuabishe”, përshkruhet e gjithë ngjarja duke nisur që nga sherri mes të rinjve, vrasja e Diana Ademit dhe deri te këndi përkujtimor që fqinjët e viktimës në Gjermani kanë bërë në kujtim të Dianës. Ka qenë vetë Rudi Ademi, djali i 52-vjeçares, i cili ka folur për mediat gjermane dhe ka përshkruar si e ka mësuar lajmin e rëndë për vdekjen e të ëmës dhe jetesa e tij pa të.

Rama: Ja cila është trioja ime vlonjate

rama triojaEdi Rama ka çelur zyrën e deputetit në qarkun e Vlorës, pas përzgjedhjes së tre të rinjve që do të punojnë në këtë zyrë. Nga 252 persona që kishin aplikuar duke ju përgjigjur ftesë së hapur të kryeministrit të zgjedhur, shkallë pas shkalle janë vlerësuar të gjithë pjesëmarrësit në konkurs dhe në përfundim të tij janë përzgjedhur për të punuar në këtë zyrë të rinjtë Arjola Sulaj, Alma Binaj dhe Bevis Shehaj.

Që të tre kandidatët fitues janë nga qyteti i Vlorës, janë shkolluar me rezultate të larta në universitete prestigjioze brenda dhe jashtë vendit, kanë eksperienca të mira pune dhe i janë përgjigjur më mirë pritshmërive të stafit përzgjedhës të caktuar nga Edi Rama. Ajo që është vlerësuar maksimalisht nga të gjithë pjesëmarrësit në konkurs ka qenë transparenca dhe korrektesa në procesin përzgjedhës.

Duke deklaruar të çelur zyrën e tij në qytetin bregdetar Kryeministri i zgjedhur dhe njëkohësisht deputet i qarkut të Vlorës është shprehur se kjo praktikë do të kthehet në një model të bashkëjetesës mes deputetëve dhe zgjedhësve të tyre. Rama është takuar e ka biseduar gjerësisht me tre të rinjtë që janë përzgjedhur për të punuar në këtë zyrë.

“Kjo është filozofia e re që ne duam të jetësojmë përditë në qeverinë e krijuar nga vullneti i një populli të tërë për të ecur më shpejt drejt një rilindjeje shqiptare dhe njëkohësisht unë dua që kjo zyrë të kthehet në një model të bashkëjetesës mes deputetit apo deputetëve dhe zgjedhësve të tyre”, tha Rama.

Gruaja e parë myslymane transgjinore

gruaja burreNjë ish-ushtar i trajnuar ka ndërruar organet gjenitale duke u bërë në këtë mënyrë gruaja e parë transgjinore myslimane. 28-vjeçarja (burrë dikur) është martuar tani me një tjetër burrë mysliman dhe ky i fundit nuk është në dijeni se ajo kishte qenë dikur burrë. Lucy Vallender tani vesh një vello të plotë, për t’i treguar botës se ajo është e martuar.

“U ndjeva ndryshe nga të tjerët, më tërhiqnin më shumë burrat megjithatë, ndrydha ndjenjat e mia dhe u përpoqa të jetoja si shumica e njerëzve të moshës sime’’. “Duke u përpjekur të hiqja mendjen, ndoshta edhe të shpëtoja prej vetes bashkë me disa shokë të mi dilnim jashtë të bënim një jetë të shfrenuar, duke pirë shumë alkool”.

gruja burrNë moshën 28-vjeçare filloi të vishej si femër dhe pati lidhje me burra. Për rrjedhojë, vendosi të takonte mjekun dhe mori guximin t’i tregonte atij dëshirën e madhe për tu bërë femër. Pas ndërhyrjes u ndjeva e lumtur dhe tashmë kisha diçka në të cilën besoja fort. Një zëdhënës i Xhamisë tha: “Gjithkush është i mirëpritur, për aq kohë sa ata sillen në përputhje me Islamin.”

*swins.com