Gomonia e zhdukur në Otranto, Italia rinis kërkimet

51

gomone1Pala shqiptare i ka mbyllur përfundimisht kërkimet për gjetjen e gomones me klandestinë, e cila dha alarmin SOS një natë më parë, duke kërkuar ndihmë nga salla operative italiane. Ndërkohë që pala italiane ka rinisur sërish kërkimet mëngjesin e sotëm.

Mësohet se operacioni i palës italiane është përqendruar në afërsi të brigjeve të Pulias, ku dy anije patrullojnë zonën.

Shefqet Bruka, drejtori administrative I Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare, bëri me dije se pala shqiptare nga ana e saj po mban në vëzhgim territorin ujor të vendit tonë.

Alarmi për gomonen në fjalë është dhënë nga një telefonatë, ku një person kërkonte ndihmë në gjuhën italiane, duke deklaruar se në bordin e gomones ndodheshin 27 persona. Nga të dhënat paraprake dyshohet se gomonia me klandestinë kryesisht kurdë ka pësuar një defekt në motor. Por nga kërkimet e djeshme nuk ka pasur asnjë gjurmë të gomones