21-vjecari plagos dy vëllezër: Fshati më përfliste, nuk durova më

49

policiaLidhja” e dyshimtë e nënës ka bërë që një 21-vjeçar të sulmojë me armë automjetin ku udhëtonin dy vëllezër, bashkëfshatarë të tij, duke i plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Borizanë të Krujës, ku 21-vjeçari Gulit Stafa ka tentuar të vrasë me një pushkë gjahu dy vëllezërit Maja.

Policia e Krujës bëri me dije se dy vëllezërit kanë mbetur të plagosur në kokë dhe në trup, por jashtë rrezikut për jetën. Pas dyshimeve se nëna e tij 40-vjeçare kishte lidhje jashtëmartesore me Murat Majën, 21-vjeçari Gulit Stafa, mbrëmjen e së hënës ka qëlluar me armë në drejtim të furgonit ku udhëtonin dy vëllezërit Maja. Në të njëjtin furgon udhëtonte dhe nëna e tij. Ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale që lidh fshatin Borizanë me Fushë-Krujën. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur blutë e Krujës, të cilët kanë arrestuar 21- vjeçarin dhe kanë dërguar në spital dy të plagosurit, Murat Majën, 42 vjeç, dhe vëllain e tij J. Maja, 34 vjeç. Shoku i dy vëllezërve Maja nga Mamurrasi, është larguar nga vendngjarja.

Në dëshminë e tij dhënë në polici, 21-vjeçari ka deklaruar se nuk ka mundur të durojë më fjalët e fshatit dhe ndaj ka qëlluar mbi vëllezërit Maja. Ndërsa shprehet se nuk ka pasur ndërmend t’i vriste, por vetëm t’i trembte që të mos i ngacmonin më nënën.

DESHMIA
Hetuesit: Pse e ndërmore aktin për të vrarë vëllezërit Maja?
Isha vënë në një situatë shumë të rëndë. Të gjithë në fshat përflisnin nënën time. Nëna është e papunë dhe mua më kishin lindur shumë dyshime në kokë dhe për këtë kisha nisur ta ruaja kur ikte nga shtëpia. Dje e pashë kur hipi në furgonin e Murat Majës, i cili është shofer furgoni. Kisha dyshime të shumta se bashkëfshatari im Murat Maja më ngacmonte mamanë. Shikoja që nëna ime nuk po sillej mirë. Kishte disa muaj, edhe me ne në familje, edhe me njerëzit e fshatit. Shikoja që nëna hipte shpesh në furgonin e tij dhe ai i fliste sapo e shikonte, në fshat, në rrugë apo edhe në Fushë-Krujë.
Hetuesit: Po dje, kur i pe, si veprove?
Pashë që nëna ishte në furgonin e Muratit. Ai ishte me të vëllanë e tij dhe një shokun e tyre. Në furgon ishte edhe nëna ime. Nuk durova dot. Vajta në shtëpi, mora armën e gjahut të babit me një karikator fishekësh dhe u dola përpara. Qëllova ndaj furgonit fillimisht. Ata dolën menjëherë të tre nga mjeti dhe po largoheshin me vrap.
Hetuesit: Ku po largoheshin?
Nëpër ferra, po iknin me vrap dhe më shanin e më kërcënonin. Unë i ndoqa nga pas dhe shtiva ndaj tyre. Shtiva ndaj Muratit dhe të vëllait, ata vraponin në rrëpirë nëpër ferra, unë nga pas. Më kishte hipur gjaku në tru, se mirë që më ngacmonin nënën time, por edhe më ofendonin me fjalë fyese. Këtë s’mund ta duroja.
Hetuesit: Po më pas, çfarë bëtë?
Vazhdoja i qëlloja, se janë njerëz të ligj. Di që Muratin dhe vëllain e tij i plagosa. Ai shoku i tyre iku, nuk e pashë. Ia mbathi vrapit në anën tjetër të rrugës. Mua më ishin errur sytë.
Hetuesit: Gulit, po kur u kthyet, pse e qëlluat furgonin?
Pasi pashë që i qëllova, jo për t’i vrarë, por për t’i frikësuar që të mos e ngacmonin më nënën, u ktheva lart në rrugë, aty ku ishte furgoni. Nëna ishte duke qëndruar brenda në furgon. I thashë të dilte jashtë dhe qëllova furgonin me plumba. E qëllova, që ata të mos kishin asnjë mundësi të largoheshin apo të vinin dhe të më kapnin në befasi.
Hetuesit: A punon ndonjë në familje?
Ne merremi me punët e fshatit si familje. Unë jam i madhi i fëmijëve. Edhe babai, edhe nëna, të papunë janë; me punët e fshatit, me bagëtitë dhe tokën punojmë për të jetuar.