PS, në 26 shtator do të zgjedhë kreun e ri

46

edi rama vlPartia Socialiste ende nuk i ka mbaruar zgjedhjet, pasi këtë muaj pritet që partia më e madhe e mazhorancës të çelë fushatën për përzgjedhjen e kryetarit të PS-së. Në 26 shtator mandatit i Edi Ramës si kryetar i PS-së mbaron.

26 shtatori i 2009-ës ishte dita kur Edi Rama u përball me Maqo Lakrorin për drejtimin e partisë më të madhe opozitare ne vend, zgjedhje të cilat i fitoi me afro 90% të votave.

Afrimi i datës 26 shtator duhet t’i hapë rrugë përgatitjes për zgjedhjet e reja në PS, pasi statuti i PS-së saksionon se mandati i kryeçarit të PS është 4 vjet. Organi i parë që ngarkohet për zgjedhje është Asambleja Kombëtare.

Neni 27 i Statutit të socialisteve përcakton se kur vendi i kryetarit të partisë mbetet vakant. Asambleja Kombëtare mblidhet brenda 15 ditësh dhe thërret brenda 30 ditësh Kongresin e jashtëzakonshëm të partisë për administrimin e kandidaturave dhe caktimin e datës së votimit për zgjedhjen nga anëtarësia të kryetarit të ri të partisë, e cila nuk duhet të jetë më vonë se një muaj nga data e zhvillimit të Kongresit.

Siç pritet, Edi Rama do të rikandidojë për kryetar të PS-së dhe kjo do të jetë gara e tij e pestë dhe mandati i tij katërt.

Në vitin 2003, në pozicionin edhe të kryetarit të Bashkisë së Tiranës,Edi Rama, kandidonte për herë të parë në Kongres përballë kryetarit të atëhershëm, Fatos Nano dhe ish-Presidentit Rexhep Mejdani, garë të cilën ai natyrisht do ta humbiste, pasi përballë kishte kryetarin dhe kryeministrin e vendit.

Dy vjet më vonë, në vitin 2005, ai do të provonte sërish përballë ish-Presidentit Rexhep Mejdani, të cilin do ta mundte me një diferencë të konsiderueshme.

Mandati që mori në vitin 2005 për Ramën nuk do ishte i plotë, por plotësues i mandatit të lënë për gjysmë nga Nano. Ndaj në vitin 2007, pasi ishin kryer edhe ndryshimet e nevojshme statusore, PS-ja zhvillon sërish zgjedhjet për kryetar të saj, por kësaj here direkt nga anëtarësia sipas parimit një anëtar një votë.

Në zgjedhjet e 12 majit të atij viti, Rama mori mandatin e plotë të tij si kryetar i PS-së, përballe Shkëlqim Metës.

Këtë mandat Rama do ta mbante vetëm 2 vjet, pasi në vitin 2009 ai do të humbiste zgjedhjet e përgjithshme dhe një klauzolë në statutin e PS-së e detyron kryetarin të dorëheqjen në rast se humbiste zgjedhjet.

Rama dha dorëheqjen dhe rikandidoi sërish në zgjedhjet e 26 shtatorit, të cilat i fitoi bindshëm përballë Maqo Lakrorit.