Atentat në Tiranë, 1 i plagosur

43

atentatNjë tjetër shpërthim eksplozivi ka tronditur kryeqytetin gjatë orëve të mbrëmjes së të dielës, nga ku shënohet një i plagosur.

Shpërthimi ka ndodhur në hyrje të Laprakës. Eksplozivi mësohet të jetë vendosur në pjesën e poshtme të makinës, në krahun e shoferit, teksa ky i fundit ka pësuar plagë të rënda në gjymtyrë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për ngjarjen në fjalë. Makina ku shpërtheu eksplozivi është e tipit Benz, me targa AA 787 DK.

I plagosuri raportohet të jetë dërguar në Spitalin Ushtarak, ndërkohë që ka qenë i shoqëruar edhe nga bashkëshortja dhe fëmija e tij, të cilët kanë shpëtuar pa dëmtime nga kjo ngjarje.

Ngjarja ndodh vetëm pak ditë pas një tjetër shpërthimi të ndodhur në Tiranë, në rrugën “Siri Kodra”, ku iu vu eksploziv makinës së një biznesmeni ndërtimi, fatmirësisht pa të lënduar.