Athinë, arrestohen 2 shqiptarë për trafik droge

47

kanabisPolicia greke ka arrestuar 3 persona, dy nga të cilët shqiptarë të moshës 39 dhe 38 vjeç dhe një grek 32 vjeç, që tregtonin sasi të mëdha kokaine në rajone të ndryshme të Atikës.

Pas disa informacioneve, policia identifikoi 2 shqiptarët, njëri prej të cilëve punonte taksist dhe ishte përgjegjësi për trafikimin e drogës. 39 vjeçari kryente takimet me blerësit, duke shfrytëzuar si mbulim udhëtimet e tyre me taksi.

Më pas u survejua bashkëpunëtori i tij, në banesën e të cilit fshihej droga si dhe shtetasi grek që mbante artikuj të tjerë dhe të ardhurat nga veprimtaria kriminale.

Në posedim të të arrestuarve u gjetën dhe konfiskuan, 623 gr kokainë, një sasi e vogël kanabisi, 1 peshore elektronike e saktësisë së lartë, 7 telefona celularë dhe shuma prej 12 660 €.

Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë e Athinës. Ata akuzohen për posedim dhe trafik droge.