Berisha shpërblen fshirësin e serverit të 21 Janarit, Kaso me post të rëndësishëm

49

berish-bash-prendi-22-janarSali Berisha ka shpërblyer para ikjes së tij me një post të rëndësishëm, të akuzuarin kryesor për fshirjen e pamjeve filmike të serverit të Kryeministrisë për ngjarjet e 21 Janarit, Armando Kaso.

Kaso, në ditën që Berisha zyrtarisht iku nga Kryeministria, emërohet në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive

Sipas burimeve të gazetës Tema, Kaso është emëruar Drejtor IT tek institucioni i drejtuar nga Zana Xhuka, militante e PD-së, e cila ka bërë karrierë për gjatë kësaj periudhe kohore.

Vetëm pak kohë më parë, Kaso u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Tiranës ndaj akuzës për shpërdorim detyre dhe për pengim në zbulimin e së vërtetës për ngjarjet e 21 Janarit.

Provat e ardhura nga laboratori i FBI-së flisnin se, në serverin e Kryeministrisë ishin fshirë pamjet e 21 janarit. Në to ishin vetëm pamjet e datës 22 janar 2011, ku dukeshin disa prokurorë që mblidhnin prova jashtë dhe brenda rrethimit të kryeministrisë. Megjithëse këto prova u cilësuan nga gjykata si të dobishme, në fund u vendos pafajësi, pasi gjykata vlerësoi në konkluzionin e saj se nuk ka shkelje ligjore për rastin Kaso.

zogu-sales-n-gjyqGjatë procesit hetimor Kaso ka deklaruar përpara hetuesve se “një kopje ia kishte dhënë punonjësve të Gardës”. Madje ai ka thënë se ka marrë urdhër që një kopje tjetër të këtyre filmimeve t’ua japë disa zyrtarëve të Këshillit të Ministrave, eprorë të tij, që e kishin urdhëruar të bënte kopjimin e pamjeve në një CD. Megjithëse ai dekalroi se nuk ka fshirë pamjet nga serveri, provat e ardhura nga Laboratori i FBI-së vërtetuan të kundërtën.

Ngjarjet e 21 Janarit ku u ekzekutuan përpara Kryeministrisë 4 persona të pafajshëm dhe ku u arrestuan dhe u turturan dhjetëra persona të tjerë, është një nga ngjarjet për të cilat Partia Socialiste dhe Kryetari i saj Edi Rama kanë premtuar, se drejtësia do të vihet në vend.